A mund të gjykojmë për ithtarët e librit që kanë vdekur se janë në zjarr?

A mund të gjykojmë për ithtarët e librit që kanë vdekur se janë banor të zjarrit apo në xhehenem?
 
Po, gjithkujt që i ka arritur mesazhi dhe thirrja islame e më pas e ka refuzuar lejohet të gjykojmë se ai është banor i xhehenemit, dëshmi për këtë është fjala e All-llahut ku thotë: “Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, e ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): “Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!” [Gafir 46]
 
I Dërguari i All-llahut thotë: “Pasha atë në dorën e të cilit është jeta ime, çdokush që dëgjon për mua qoftë çifut apo krishterë e më pas nuk më beson mua, veçse do të hyjë në zjarr”.

“Nuk do të hyjë në xhenet përveç se myslimanit”
 
Hoxha i nderuar Abdulatif thotë: “Nëse një krishterit i arrin ajo me çfarë është dërguari Muhamedi alejhi selam dhe nuk e kritikon sepse ai  vetëm mendon se ai është i Dërguar i All-llahut ai është kafir (jobesimtar), njashtu gjithsecilit që i arrin mesazhi dhe shpallja islame dhe e din qëllimin dhe objektivat e islamit e më pas e refuzon për shkak të dyshimit apo gjëra të ngjashme ai është kafir (jobesimtar) edhe pse është i hutuar e në këtë nuk ka asnjëfarë kontesti”.
 
Ithtarëve të librave, krishterëve dhe çifutëve ju ka arritur mesazhi, thirrja islame dhe argumenti është ngritur mbi ta ngaqë kanë dëgjuar për islamin e më pas nuk e besuan duke u bazuar në thënien e të Dërguarit të All-llahut ku thotë: “Pasha atë në dorën e të cilit është jeta ime, çdokush që dëgjon për mua qoftë çifut apo krishterë e më pas nuk më beson mua, veçse do të hyjë në zjarr”.
 
Ali el-Hudejri
Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 408
Comments (1)Add Comment
...
written by hamzabinhashimbinshabaelvushtrria, March 23, 2011
XHEZAKAll-LLAHU hajren jaahij BarekAll-LLahu fikk Gafer All-llahu leke

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy