Ndjenja e pakësimit të besimit kur largohet prej vëllezërve të tij

 PYETJA: I nderuari hoxhë! Jam duke vazhduar me ngulm në fenë e Allahut përafërsisht një muaj. E ndiej veten mirë kur jam me vëllezërit e mi, mirëpo kur largohem prej tyre për shkak të obligime të mia, ndiej pakësimin e besimit. Çfarë më këshilloni?

PËRGJIGJJA:  Falënderimi i takon Allahut., Mbikëqyrësit të qiejve dhe të tokës, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij… Të këshillojmë që të vazdhdosh e të shoqërohesh me njerëzit e zgjuar.

Kur ata i lenë për shkak të obligimeve tua, atëherë ke frikë Allahun she kujtoje se Ai të sheh e të përcjell. Pra, Ai është më i madh se ata.
Allahu thotë: “…se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

“I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.” (Esh-Shuara:218,219)

“Mos u pikëllo (friko), Allahu është me ne!” (Et-Teube:40)
Allahu vëzhgon mbi ty, andaj ke frikë Atë Dije se gjithmonë je para Tij. Ke parasysh se Ai të sheh kur e respekton, respektivisht kur e kundërshton. Ruaju prej dënimit të Allahut, e kam fjalën, ruaju që të mos bësh diçka që do të shkaktonte zemërimin e Tij. Ai thotë:

“Allahu ju paralajmron që t`i ruheni Vetes së Tij.” (Ali Imran,28)

Zoti i Madhërishëm thotë: “… dhe të më keni frikë vetëm Mua.” (El-Bekare:40)

Duhet të jesh i sinqertë ndaj Allahut dhe të qëndrosh në fenë e Tij, qoftë vetëm, me shokët e tu dhe në cilindo vend. Dije se Allahu të dëgjon dhe të sheh. Dua të them, Ai e dëgjon të folurit tënd dhe i sheh veprat e tua. Andaj, duhet të kesh turp ndaj Allahut më shumë sesa prej familjes dhe prej njerëzve tjerë.”

Pergatiti: Teuhid.NET

Hits: 403
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy