PYETJA:
I nderuari hoxhë! Jam një vajzë njëzetenjëvjeçare. Kështu, dëshirat dhe lakmitë po më pushtojnë dhe nuk po më lenë të qetë. Në të, vërtetë ato më shqetësojnë, më pengojnë dhe më bëjnë të tensionurar. I nderuari zotëri! Më tregoni si të çlirohem prej këtyre dëshirave dhe lakmive të djallit.
PËRGJIGJJA:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh, Sunduesit të Ditës së Gjykimit, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…
Njerëzit për nga natyre atyre anojnë kah pasionet dhe nuk mund të çlirohen prej tyre. Andaj, prej muslimanit as që kërkohet të çlirohet prej epsheve. Miërpo, ajo që kërkohet prej tij është që mos t`i zbrazë ato në mënyrë të palejuar, pra t`i kënaq siç e ka lejuar Zoti i Lartësuar
Çështja e pasioneve që janë prezente te kjo vajzë, mund të zgjidhet me dy mënyra:
E para: Duhet ta dobëson atë që e nxit dhe që i lëviz epshet, e kjo të realizohet në këtë mënyrë:
1- Largimi i shikimit prej të gjitha gjërave që i ka ndaluar Allahu i Lartësuar.
“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t`i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre.” (En-Nur:31)
Në shikimin e ndaluar mund të numërohen shumë raste, mirëpo ne këtu do t`i përmendim shikimin e djemve, qoftë drejtpërdrejt apo nëpërmjet fotografive, pra në revista, në filma në…
2- Largohu nga leximi i tregimeve dhe i romaneve të cilët si temë kryesore e kanë seksualitetin. Në të vërtetë, largohu edhe nga ndjekja e faqeve të internetit që merren me këtë tematikë.
3- Largohu prej shoqërisë së keqe.
4- Sa të jetë e mundshme largohu mendimeve të pasionit. Vetëm të menduarit nuk është e rrezikshme, mirëpo kjo nëse kjo zgjatë, atëherë mund të të çojë deri te kryerja e ndonjë harami.
5- Kaloje kohën në vepra të mira, sepse nëse nuk angazhohesh me gjëra të dobishme, atëherë natyra jote do të preukopohet me gjëra të dëmshme.
6- Mundohu sa më pak të shkosh në vende publike ku takohen djemtë dhe vajzat.
7- Nëse vajza e ka për obligim që t`i përcjell mësimet bashkë me djemtë dhe nuk gjen mundësi tjetër, atëherë duhet të ketë kujdes për njerizshmërinë dhe të qëndron larg ndejave e bisedave me djemtë. Dua të them, për të është mire që të shoqërohet vetëm me koleget e ndershme.
E dyta: Shihet ne forcimin e elementeve që do t`i pengojnë rrugët e epsheve, e kjo mund të realizohet në këtë mënyrë:
1- Forcimi i besimit dhe lidhjes me Zotin e Lartësuar arrihet me: përkujtimin dhe përmendjen e shpeshtë të Allahut të Lartësuar, me Leximin e Kuranit, me të menduarit rreth emrave dhe cilësive të Tij dhe me kryerjen e shpeshtë të namaze vullnetare.
2- Agjërimi. I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “O ju të rinj, cili prej, jush mund të martohet, le ta bëjë këtë, sepse kjo është mënyra më e mire që t`i ruani shikimet dhe organet tuaja gjenitale. E ai që nuk mund të martohet, le të agjëroje, sepse agjërimi do të jetë mburojë për të.”
Kjo ka të bëjë edhe për vajzat
3- Forcimi i vullnetit dhe vetëbesimi. Kjo ndihmon në zhdukjen e epsheve dhe në arritjen e vetëkontrollit
4- Duhet gjithmonë të kemi ndër mend atë që Allahu xh.sh: ua ka premtuar besimtareve të ndershme dhe të dëgjueshme.
Zoti thotë: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakdhënësit e sadakdhëneset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e rujteset e nderit, shumëpërmendësit e Allahut e shumëpërmendeset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (El-Ahzab:35)
5- Duke menduar për jetën e besimtareve të ndershme, në mesin e të cilave është edhe Merjemja për të cilën Allahu i Lartësuar flet me fjalë miradije: “Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt, e ajo i besoj fjalët e Zotit të saj e librat e Tij dhe ishte e devotshme (Et-Tahirim:12)
Në të njejtën kohë duhet të mendojmë për grate që kanë devijuar dhe të bëjmë krahasimin e këtyre dy pamjeve.
6- Duhet të kërkosh, shoqëri të njerëzishme ku do të kalojë koha dhe ku do të ketë nxitje të ndërsjellë për të qenë të nënshtruar ndaj Allahut të Lartësuar.
7- Duhet të bëhet krahasimi ndërmjet epshit që çon në kryerjen e haramit dhe saj që do të pasonte më vonë. Kështu kur, kënaqësia kalon, ndërsa fatkeqësia dhe dhmebja mbeten, atëherë do ta kuptosh se fitorja mbi epshet është më e madhe sesa kënaqësia në haram.
8- Duhet të kërkosh ndihmë prej Zotit. Këtë na e porosity Kurani nëpërmjet tregimit për Jusufin a.s: “Ai (Jusufi) tha: “Zoti im, burgu është më i dëshiruar për mua, se sa atë që ma ofrojnë ato mua dhe nëse Ti nuk largon prej meje dredhinë e tyre, unë mund të anojë te ato e të bëhem injorant.” (Jusuf:33)
Përgatiti
Teuhid.NET



