All-llahu s.v.t i krijoi xhinët dhe njerëzit për ta njësuar në adhurim, për t’i respektuar urdhëratë e tij dhe larguar nga ndalesat e tij. All-llahu i lartësuar thotë: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit përpos se të më adhurojnë mua." (Edh-Dharijat, 56)
Për të qenë adhurimi i saktë dhe i pranuar tek All-llahu s.v.t patjetër duhet të kryhet në atë mënyrë që na ka mësuar i Dërguari i All-llahut ngaqë atë e kemi shëmbëlltyrë të mirë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun”. (Ahzab, 21)
Abdulkerim el-Hudejr
Përktheu: Abdyl Fuga
Teuhid.NET



