I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve se-lem është pyetur se a e di Allahu se çfarë njerëzit fshehin në vetvete: “Po”, u përgjigj i Dërguari. [Buhariu dhe Muslimi]
I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, është pyetur se a do të shohin besimtarët Zotin e tyre në Ditën e Gjykimit. Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka pyetur: “A ju pengon diçka që të shihni diellin kur nuk ka vranësira?” “ Jo, o i Dërguari i Allahut,” u përgjigjën ata. “A ju pengon diçka që ta shihni hënën në natën e kthjellë pa re?” “ Jo, o i Dërguar”, thanë sahabët. “Ashtu do ta shihni Allahun në Ditën e Gjykimit.” [Buhariu dhe Muslimi nr.11/358]
I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem është pyetur për kaderin dhe për atë se çfarë pjese kanë njerëzit në të. A është ai përcaktuar apo ricaktohet sërish? Ai tha : “Ai është i përfunduar dhe i kryer?” Pastaj e pyetën: “Atëherë, pse është vepra?” I Dërguari u përgjigj: “Punoni, secilit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar (përcaktuar). Ai i cili është prej të lumturve, do t`i lehtësohet kryerja e punëve të të lumturve (xhenetlinjve). Ndërsa kush është prej fatkeqëve, do t`i lehtësohet kryerja e punëve të fatkeqëve ( xhenenemlinjve).” Pastaj, e lexoi ajetin kur`anor: “ E sa i përket atij qe jep dhe ruhet. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,” e deri në fund të ajetit. [Muslimi nr.2647]
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve se-lem është pyetur se a e di Allahu se çfarë njerëzit fshehin në vetvete: “Po”, u përgjigj i Dërguari. [Buhariu dhe Muslimi]
Transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem është pyetur: “Ku ka qenë Zoti ynë para se te krijohen qiejt dhe toka?” Nuk e refuzoi atë që pyeti dhe tha: “Ishte mbi vranësira, mbi Të nuk kishte asgjë dhe nën Të asgje nuk kishte.” [Ahmed “Musned”, 4/11]
I pyetur për fillimin e krijimit të kësaj bote, i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj: “Allahu ka egzistuar dhe asgjë nuk kishte përveç Tij. Arshi i Tij ishte mbi ujë. Pastaj gjithçka shkroi nën Levhi Mahfudh, në Librin e Kaderit.” [Kjo është një pjesë e hadithit të gjatë të cilin e përmend Buhariu, nr.66/8, “El-Megazijj”]
U pyet i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Ku do të jenë njerëzit atë ditë kur toka të zëvendsohet me një tokë tjetër?” Ai u përgjigj: “Në urën e Siratit.” Në një transmetim tjetër thuhet: “Ata do të jenë në errësirë, para urës (Siratit).” Pastaj e pyetën: “Kush do të kalojë i pari?” “ Muhaxhirët e varfër.” (Muhaxhirët më të varfër të cilët kanë bërë hixhretin prej Mekes në Medinë) [Muslimi, 315]
Nuk ka kundërthënie ndërmjet këtyre dy përgjigjeve. Errësira është në fillimin të Siratit këtu fillon ndryshimi i pamjes së tokës, ndërsa përfundon derisa njerëzit gjenden në urën e Siratit
Është pyetur i Derguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për fjalët e Allahut të Lartësuar: “Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë.” ( Inshikak, 8). “Mendohet për paraqitjen e veprave,” u përgjigj i Derguari [Muslimi]
Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se çka do të hanë së pari banorët e xhennetit. “Ligamentet e rrumbullakëta të mëlçisë së balenës.” [Në transmetimin e Muslimit qëndron: Skajet e mëlçisë së balenës] “Pas kësaj, cili ushqim do të jetë?” [Ekzistojnë dy transmetime. Në të parën theksohet: giza`uhum, në tjetrin: gida`uhum. Sipas mendimit të Kadij ibn-Ijadit, transmetimi i dytë është më i drejtë sepse ajo përmendet në shumë vende.] “Do t`u theret një nga Xhenneti i cili ka kollotur nga luginat e tij.”
“Çfarë pije do të jetë pas këtyre?” “Prej burimit të quajtur Selse-bil,” u përgjigj i Dërguari [Muslimi, “Në Sahih”, nr.315, “Për hajzin”]
Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “A e ke parë ti Zotin tënd?” “Vetëm dritë. Si ta shoh Atë?! u pergjigj i Dërguari [Muslimi, nr.178 “El-Iman”]
E ka përmendur afërsinë dhe ka tërhequr vëretjen në atë që pengon shikimin e ajo është drita, e cila është perdja e Allahut të Lartësuar, e nëse e largon, asgjë para Tij nuk do të përballon fuqinë e dritës.
Është pyetur i Derguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem “Çka do të bëjë Zoti ynë kur do ta takojmë?” “Do të dilni para Tij dhe fletat e juaja do t`i paraqiten Atij: asgjë nuk do të jetë e fshehur nga veprat e tua. Pastaj Allahu i Lartësuar me dorën e Tij do te marrë një grusht ujë dhe me të do të spërkasë drejt juve. Pasha Zotin tuaj, nuk do të gabojë asnjërin prej jush asnjë pikë ujë. Sa i përket muslimanëve, fytyrën e tij do ta bëjë gunë të bardhë, derisa mosbesimtarin do ta qëllojë në hundë, duke lënë në fytyrën e tij vulën e nënçmimit të zi sikur qymyri” [Ahmedi “Musned”, 4/13.]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Si do ta shohim Atë kur Ai do të largojë diellin dhe hënën?” “ U përgjigj: “Ashtu siç po sheh në këtë moment, gjatë lindjes së diellit derisa e ndriçonte tokën, pastaj e penguan malet.” Pastaj, sërish u pyet: “Me çka do të shpërblehemi për veprat tona të mira dhe të këqija?” “Vepra e mirë do të shpërblehet dhjetëfish, ndërsa vepra e keqe sipas mëkatit ose do të falet.” “Çka do të shohim për së pari herë në Xhennet?” “Lumenj nga mjalti i pastër dhe lumenj vere, prej së cilës nuk të dhemb koka e as pendimi dhe lumenj nga qumështi me shije të pandryshueshme dhe ujë të pandërprerë. Fruta të cilat pasha Zotin tuaj i keni të njohura, por edhe më të mira. Dhe gra te pastra.” Prap pyetën: “Vallë edhe atje do të kemi gra?” “Gra të mira për burra të mirë. Do të kënaqeni njëri me tjetrin ashtu siç kënaqeni në këtë botë, vetem se nuk do të ketë lindje ” [Ahmedi, “Musned”, 4/14]
Është pyetur i Derguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se në çfarë mënyre i vjen Shpallja. Tha: “Nganjëherë më vjen sikur zilja e fortë. Kjo është mënyra më e rëndë e Shpalljes. Kur Cingërima përfundonte, unë plotësisht e mbaja në mend atë që më dorëzoi Xhibrili. Nganjëherë meleku më paraqitej në formë të njeriut.” (Mutefekun alejhi) [Buhariu, 1/18 “El-Iman]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë se pse fëmija nganjëherë i gjason të atit e nganjëherë nënës së tij dhe ka thënë: “Nëse sperma e mashkullit e tejkalon të gruas i përngjanë atij, ndërsa nëse fara e gruas e tejkalon atë të mashkullit i përngjanë asaj” [Buhariu, “Menakibu-l-Ensar,” 7/212 “Tefsir”, 8/125]
Muslimi në këtë “Sahih” transmeton se i Dërguari i ALlahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse sperma e mashkullit e mbisundon atë të femrës, me dëshirën e Allahut fëmija do të jetë mashkull. Nëse sperma e femrëse mbisundon atë të mashkullit, me dëshirën e Allahut fëmija do të jetë femër.” [Muslimi, nr.317]
Në aspektim e përdorimit me vend të termit të hadithit të fundit, Ibn Kajjimi është i përmbajtur. Termet e hadithit të parë janë më me vend. Përcaktimi i gjinisë së fëmijës nuk ka shkakun e tij natyror. Allahu i Lartësuar e urdhëron melekun që ta krijojë ashtu siç dëshiron Ai. Për këtë shkak, përcaktimi i gjinisë ndodhë bashkë me përcaktimin e fatit, përcaktimin e orës së vdekjes, a do të jetë fatlum apo fatkeq në aspektin e fesë.”
Valorizatori shton: Nëse ky tekst është me vend, prapë nuk ekziston kundërshti ndërmjet dy teksteve, ndërmjet Buhariut dhe Muslimit. Mbisundimi i njërës spermë mbi tjetrën është shkas i ngjajshmërsië, derisa mbisundimi i njërës mbi tjetrën , është shkas i gjinisë mashkullor apo femër të fëmijës, Allahu e di më së miri.
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për familjet e idhujtarëve (mushrikëve), të cilat sulmohen natën, kur vuajnë gratë dhe fëmijët e tyre. Ai tha: “Ata janë prej tyre” (ky hadith është sahih) [Buhariu,6/102 “Rreth xhihadit”]. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka dashur të thotë: “Ata i pasojnë në bazë të dispozitave të kësaj bote dhe nuk kanë garanca, derisa kjo nuk ka të bëjë në pasimin në aspektin e dënimit në ahiret. Allahu nuk dënon askënd para se të vendoset dëshmia kundër tij.”
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për fjalët e Allahut të Lartësuar: “ Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.” Pejgamberi ka thënë: “Ai ka qenë Xhibrili a.s Atë vetëm dy herë e kam parë në pamjen në të cilën është krijuar.” [Muslimi, 177]
Kur Allahu i Lartësuar shpalli ajetet: “Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur. E pastaj, ne ditën e kijametit ju pranë Zotit tuaj do të grindeni mes vete (e Ai gjykon).” (Ez Zumer, 30-31), është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i dërguari i Allahut vallë Allahu sërish do të bëjë të grindemi, madje edhe përskaj mëkateve tona personale?” “ Po, sërish do të ktheheni në grindje, derisa secili prej jush të marrë të drejtën e tij.” Ndërsa Zubejri tha: “ Pasha Allahun, me të vërtetë do të jetë vështirë.” [Sujutiu, “Ed-Durru-l-Mensur” 5/327]
Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Si do të ringjallet mosbesimtari duke u zvarrë me fytyrën e tij?” Ai u përgjigj: “Vallë, nuk është në gjendje Ai i Cili ka bërë që në këtë dunja të ecë në këmbë, e në Ditën e Gjykimit të ringjallë duke u zvarrë me fytyrë?” (kështu duke e nënçmuar, vër. e përkth.).
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem pyeti: “A do të njohnin familjet e tyre në Ditën e Gjykimit?” Pastaj vazhdoi: “Në tri vende asnjëri nuk do ta njohë tjetrin: atje ku vendoset miziani –peshoja deri sa të mos dijë se a do t`i peshojnë veprat e mira të këqijat dhe atje ku do të ndahen librat – derisa të mos njoftohet se a do t`i vijë libri i tij nga ana e djathtë, e majtë apo pas shpine dhe atje ku është i vendosur Sirati, urra mbi Xhehennem në qoshet e së cilës janë grremça nga hekuri dhe ferra të fuqishme të hekurit, (Grremçat e hekurit janë hekur me maje të lakuar në të cilat varet mishi dhe vendoset në tharëse. Ferra të hekurta: gjilpëra të fuqishme të hekurit) e në të cilat Allahu do të ndalë Atë që do Ai – derisa të mos dijë se a do të shpetoje a jo.” [Ebu Davudi, “Sunen” nr.4755, “Es-Sunne”]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Nëse një njeri e do dikë, ndërsa veprat e tyre nuk janë të njëjta,” ndërsa ai iu përgjigj: “ Njeriu në atë botë do të jetë me atë të cilin e do.” [Buhariu, 10/462, “El-Edeb”]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për Keutherin, dhe është përgjigjur: “Ai është lum në Xhennet të cilin mua ma ka dhënë Allahu, është më i bardhë se qumështi ndërsa më i ëmbël se mjalti; përskaj tij janë zogjtë [Në “Musnedin” e Ahmedit dhe të Tirmidhiut ka të bëjë me kuptimin e “zogut] qafat e të cilëve janë sikurse qafat e deveve,” [Domethënë, kamila dhe deve (në gjuhën arabe kjo kafshë ka shumë emra,] dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, domethënë se janë sikurse shkurtëzat e buta?!”, dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Ata që do t`i hanë, janë edhe më të butë.” [Ahmedi, “Musned”, 3/236]
Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu ajehi ve sel-lem: “Çka do t`i dërgojë më së shumti njerëzit në zjarr?” Ai u përgjigj: “Dy vrima: goja dhe organi gjenital.” “E çka do t`i dërgojë më së shumti në Xhennet?” “Frika nga Allahu (besimi) dhe morali i mirë,” u përgjigj Pejgamberi. [Ahmedi, “Musned”, 291,392,442/2]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se cili është mëkati më i madh. “Që Allahut t`i përshkruash shok, ndërsa Ai të ka krijuar,” u përgjigj Pejgamberi. “Pastaj cili?” “Që të mbytesh fëmijën tënd nga frika se nuk do të mund tam bash.” “E pastaj cili?” “Që të krysh kurvëri me gruan e fqiut tënd.” [Buhariu dhe Muslimi “Sahihajn”]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem” “Cilat vepra janë më të dashura te Allahu?” Ai u përgjigj: “Namazi ne kohën e tij.” (në një transmetim tjetër: “Në kohën e tij të parë”) “ E pastaj cila?” “Lufta në rrugë te Allahut.” “E cila pastaj?” “Pastaj bamirësia ndaj prindërve.” [Buhariu dhe Muslimi, hadithi i Abdullah b. Mes`udit r.a]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për ajetin kur`anor: “Oj motra e Harunit” (Mejrem,28) dhe çfarë është ndërmjet Musa dhe Isa a.s “Njëri tjetrin e kanë thirrur me emrat e pejgamberëve dhe paraardhësve të mirë,” tha Pejgamberi. [Ahmedi “Musnded”, 4/252]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për shenjën e parë të madhe të Ditës së Kijametit dhe ju tha: “ Zjarri i cili do t`i detyrojë njerëzit prej lindjes kah perëndimi.”
Kjo është një prej tri pyetjeve të Abdullah bin-Selamit .
Pyetja e dytë: “ Cili do të jetë ushqimi i parë i Xhenetlinjve?”
Dhe e treta: “ Shkaku i ngjajmshmërisë së fëmijës babait apo nënës.”
Gënjeshtarët i kanë trilluar këto pyetje si dhe pyetjet tjera dhe i kanë futur në një libër të veçantë dhe e kanë quajtur “Pyetjet e Abdullah ibn-Selamit,” ndërsa vetëm këto tri pyetje të cilat janë përmendur në “Sahihun” e Buhariut.”
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem rreth islamit dhe është përgjigjur: “Islam është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazeve të caktuar, dhënia e zekatit, agjërimi i muajit të Ramazanit dhe kryerja e haxhit!”
Është pyetyr i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem rreht imanit dhe është përgjigjur: “Të besosh ne Allahun, në librat e Tij, në Pejgamberët e Tij dhe të besosh ringjalljen pas vdekjes.”
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem rreth ihsanit dhe është përgjigjur: ”Të adhurosh Allahun sukur kur e sheh Atë. Sepse, edhe pse ti Atë nuk e sheh, Ai të sheh ty!” [“Sahihu-l-Muslimi”, nr.8 “Rreth imanit”]
Vazhdon InshAllah...



