PYETJA: I nderuar hoxhë! Unë jam musliman, por nuk ndiej se jam mu`min – besimtar. Nuk ndiej rahati në mënyrën e jetës në të cilën jetojë. Një gjë e këtillë më ndodh nganjëherë. Andaj, e pyes veten se ku e kam vendin në Ditën e Gjykimit. Nuk ndiej gëzim në jetën time për shkak të kësaj. Pendohem kur e lë namazin, mirëpo pas kësaj dëshirojë të bëjë shumë gjëra me të cilat më obligon Allahu xh.sh me qëllim që të hyjë në Xhenet e të jem në shoqërinë me të Dërguarin, salallahu alejhi ve selem. Nërsa tani në fund nuk bëjë asgjë. Dua të më tregoni si t`ia fillojë. Ju Falimenderit dhe Allahu ju shpërbleftë.
PËRGJIGJJA: Falënderimi i takon Allahut xh.sh Sunduesit të Madhërishëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij.. Vëlla i dashur! Ndjenjat që i ke përmendur në pyetje e kanë motive të mira, (nëse do Allahu).Ato janë rezultat i ndjenjës tënde ndaj pakujdesisë dhe dëshirës për të pastruar shpirtin dhe për të ngritur shkallën e besimit te ti. Mirëpo, më e rëndësishme është që kjo mos të të çojë në shkatërrim, por të të jetë vetëm motiv praktit për përmirësimin.
Shfrytëzoje ndjenjën tënde ndaj pakujdesisë me qëllim që të fillosh të veprosh, e jo që t`i nënshtrohesh shkallës së ulët, pra të kënaqesh me gjendjen duke mos ndryshuar asgjë.
I Dërguari, salallahu alejhi ve selam, në lutjen e tij drejtuar Allahut ka kërkuar mbrojtje nga pafuqia dhe përtacia. Ai na ka mësuar se si të bëjmë vepra që do të na bëjnë dobi në këtë dhe në botën tjetër. Ai ka thënë: “Bëhu i qëndrueshëm në atë që të bë dobi, kërko ndihmë prej Allahut dhe mos u largo.” [Muslimi,4816]
Vëlla i dashur! Bëre devotshmërinë prioritet, sepse Zoti i Lartësuar thotë: “O Ju që besuat, kini frikë Allahut me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, por vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” [Ali Imran,102]
Ne duhet të përkujtojmë premtimin dhe kërcnimin e Tij. Ai u ka premtuar robërve të Tij të mire falje dhe shpërblim të ndershëm: “Allahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madhë” (Maide,9)
Ai i ka kërcnuar ata që largohen prej rrugës së drejtë dhe që i shkelin urdhrat apo që i injoron ato “Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve. Allahu u ka përcaktuar zjarrin e Xhehenemit.” [Et-Teube: 68].
Këtë e ka bërë me qëllim që çdoherë të jenë ndërmjet frikës dhe shpresës dhe të dine se premtimi i Allahut është i vërtetë. Për këtë shkak, mos u mashtro me këtë jetë dhe përgatitur për ditën kur do ta takosh Atë:
“O ju njerëz, s`ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj Allahut ai i mashtruari (djalli).” [Fatir:5]
Duhet që më shumë të përmendim Allahun, sepse në këtë është qetësimi i zemrave dhe rehatia e shpirtrave: “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen.” [Rad:28]
Duhet sa më shpesh të kërkosh falje për urdhrat që nuk ke kryer. Allahu i Lartësuar i ka lënë dyert e pendimit të hapura për të gjitha mëkatarët. Transmeton Muslimi në Sahih se i Dërguari, salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Allahu i Lartësuar e shtrin dorën e Tij natë që të pendohet ai që ka mëkatuar gjatë ditës dhe e shtrinn dorën e Tij gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkat gjatë natës. Kështu ndodh derisa të lind dielli nga perëndimi.” [Muslimi,4954]
Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi selam, ka thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: “O biri i Ademit! Derisa më thërret Mua dhe shpreson te Unë, do t`ia fail mëkatet dhe kjo për Mua nuk do të jetë e vështirë. O biri i Ademit! Sikur mëkatet e tua të arrijnë majen e qijeve, ndërsa ti pastaj kërkon falje prej Meje, Unë do ta fali dhe kjo nuk do të jetë vështirë për Mua. O biri i Ademit! Sikur të më vije me mëkate përplot sa toka, pastaj më takon Mua. (më drejtohesh) duke mos më përshkruar Mua shok, Unë do të vijë me po aq falje.” [Tirmidhiu me zinxhir të mire,3463]
Nëse muslimani jeton i nënshtruar ndaj Allahut xh.sh, atëherë Ai do t`i jape rrugëdalje prej çdo vështirësi dhe do t`i gjejë zgjidhje prej çdo brenge. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe e furnizonn atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” [Et-Talak:3]
Andaj, të këshillojë që të fillosh me farzet (me detyrimet e rrepta islame) dhe obligoje nefsin tënd me to. Largohu nga gjërat e ndaluara dhe ndërpreji faktorët që nxisin në to. Pastaj vazhdo me vepra të lavdëruara dhe kryeji ato, në të vërtetë shtoi ato me qëllim që të mos largohesh dhe të të bezdisen.
Në fund, ruaju prej zvarritjes, sepse ajo i shkatërron veprat, ndërsa kur fillon të kryesh ndonjë vepër të mire, shpejto dhe mos u vono. Të ngutesh në këto çështje të fesë është e lavdëruar. Allahu xh.sh thotë: “Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësira e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.” [Ali Imran:133]
Allahu është dhurues i suksesit.
Pëgatiti: Teuhid.Net



