A konsiderohet kjo lutje sharje e kohës?

A është lutja me fjalët: “O zoti im, na trego tek ata një ditë të zezë” sharje e kohës? A konsiderohet kjo lutje sharje e kohës?

Një: Kjo lutje nuk është transmetuar nga i Dërguari i All-llahut, dhe nuk është  gjetur në asnjë libër që përmbledhë hadithet e të Dërguarit të All-llahut.

Dy: Nuk egziston  pengese që njeriu  të lutet me këtë lutje, dhe nuk konsiderohet sharje e kohës, ngaqë lutja ka për qëllim: Ditë e keqe dhe e vështirë. Kjo i ngjanë fjalës së Lutit a.s ku thotë: “E kur të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhjen e tyre e tha: “Kjo është ditë e vështirë!” (Hud, 77)

“Atyre Ne një ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuam një erë të fortë.” (Kamer, 19)

“Andaj Ne kundër tyre lëshuam një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza, për t'u dhënë ta përjetojnë dënimin nënçmues në jetën e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen”. (Fusilet 16)

Këto ajete dhe të tjerë të ngjajshëm me këtë tregojnë cilësinë e kësaj dite, siç janë ditë të vështira, të ashpëra. Ekziston dallim i qartë mes cilësimit të ditës dhe sharjes së kohës.

Gjithashtu “ditë të zezë” nuk është në mënyrë globale por vetëm për ata të jetë ditë e zezë.

Ibën Kajjimi thotë: “S’ka dyshim se ditën në të cilët All-llahu i dënoi armiqtë e tij dhe të të Dërguarve të Tij ishin ditë fatzeza, edhe pse për besimtarët ishin ditë me plotë fat, ditë ku besimtarët u gëzuan shumë. Poashtu edhe dita e gjykimit, për jobesimtarët është ditë e vështir ndërsa për miqtë e All-llahut ditë gëzimi dhe ditë shumë e lehtë. Muxhahidi thotë. Ekziston mundësia që e njëjta ditë për një grup të jetë ditë e zezë, e pafat ndërsa për grupin tjetër ditë me plotë fat ,siç ishte dita e luftës së Bedrit, ditë  gëzimi, ditë fati për besimtarët ndërsa ditë dëshpërimi dhe  fatzeze për jobesimtarët. (Miftah daru es-Seade)

Islamqa.com

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 419
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy