Pyetja: I nderuari hoxhë! Vëllai im e përdor drogën. I kam treguar se është haram, mirëpo ai nuk më dëgjoi dhe ende merr drogë. Më këshilloni çka të bëjë.?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh, Mbikqyrësit të Gjithësisëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij… Pa fije dyshimi vëllai yt është në fatkeqësi të madhe. E lusim Allahun që t`ju ndihmojë me qëllim që ta tejkaloni këtë problem.
Të këshillojmë që të sillesh butë me të dhe t`i thuash fjalë miradije, sepse ai sikurse të sëmurët tjerë, e meriton veëmendjen.
Duhet të shfrytëzosh çdo mënyrë për të ndaluar nga përdorimi i drogës. Pra, duhet ta ndalosh që të takohet me shoqërinë e keqe që ia jep apo ia shet drogën dhe që e çon në rrugën e shkatërrimit
Ju nuk duhet t`ia plotësoni dëshirat e tij, me qëllim që ta ndaloni dhe ta largoni nga ajo që të bëjë çfarë të dojë.
Të këshillojmë që t`i drejtoheni mjekut të specializuar që t`ia jape ilaçet e duhura edhe t`i ndihmojë që të heqë dorë nga marrja e drogës.
Nëse ka fëmijë, të këshillojmë që edhe ata t`i flasin dhe ta gjykojnë këtë, ndoshta do të turrpërohet para tyre.
Madje, ju mund të thirrni persona që e kanë pare në gjendjen e dehur nga droga dhe t`ia përshkruajnë se si është dukur, me qëllim që ai vetë ta shoh se çfarë mëkati është duke bërë.
Andaj vazhdimisht luteni Allahun e Lartësuar që ta ruaj prej asaj që është duke e bërë, e posaçërisht në pjesën e tretë të natës dhe Zoti do t`ua pranojë lutjet.
E lusim Zotin që ta udhëzojë, ndërsa juve tju bëjë të durueshëm Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, sallahu alejhi ve selem.
M.S.M
Teuhid.net



