Përse duhet të kemi dashuri dhe bindje ndaj Muhamedit alejhi selam?

Pyetja: Përse duhet të kemi dashuri, bindje, ta ndjekim dhe respektojmë Muhamedin a.s  maksimalisht? Apo më shumë se kushdo tjetër?

Përgjigja:

1. All-llahu na ka urdhëruar t’i bindemi Pejgamberit paqja qoftë mbi të. All-llahu i Lartësuar thotë: “Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë”. [Maide 92]

2. All-llahu i Lartësuar na tregoi se bindja ndaj Pejgamberit paqja qoftë mbi të është bindje ndaj Zotit. All-llahu i Lartësuar thotë: “Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre”. [Nisa 80]

3. All-llahu i Lartësuar paralajmëroi për rrezikun e mosbindjes, njashtu tregoi se mosbindje  mund të ndikoj në rebelimin e myslimanit, e ky rebelim mund të arrij shkallën e idhujtarisë. All-llahu i Lartësuar thotë: “Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i ithët”. [Nur 60] 

All-llahu i Lartësuar tregoi se pozitën e pejgamberisë që ia dhuroi Muhamedit a.s  kërkon nënshtrim besnik dhe respektim. All-llahu i Madhëruar thotë: “Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues. Që ju (njerëz) t'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje”. [Fet’h 8-9]

4. Besimi nuk do të jetë i plotë përderisa myslimani ta dojë të Dërguarin e All-llahut paqja qoftë mbi të, madje ta dojë të Dërguarin e All-llahun më shumë se babai, fëmijët , vetvetja dhe të gjithë njerëzit.  Transmetohet nga Enesi r.a se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Askush nga ju nuk do ta ketë besimin e plotë përderisa unë nuk jam më i dashur tek ai se babai i tij, fëmijët e tij dhe gjithë njerëzit”.

Ibën Tejjmije thotë: “Shkaku pse duhet të duhet dhe respektohet më shumë se çdokush është fakti se të gjitha të mirët e kësaj bote dhe të ahiretit nuk do ti meritonin vetëm se nga ana e të Dërguarit të All-llahut  nëpërmjet besimit tek ai, pasimit të tij. Asnjë njeri nuk do të largohet nga dënimi i All-llahut dhe nuk do të ketë qasje në mëshirën e All-llahut vetëm se nëpërmjet pejgamberit duke e respektuar, dashuruar dhe nënshtruar.  Begatia  më me vlerë dhe më madhështore është besimi, e kjo begati nuk mund të arrihet vetëm se nëpërmjet të Dërguarit të All-llahut. I Dërguari i All-llahut është më i dobishëm dhe më këshillues për gjithsecilin sesa vetvetja dhe pasuria e tij. All-llahu me të Dërguarin  e tij i nxjerr njerëzit nga errësira në dritë, s’ka rrugë tjetër tjetër vetëm se nëpërmjet tij ndërsa vetvetja dhe familja e tij nuk do t’i ndihmojnë me diçka nga All-llahu i Lartësuar”.


Islamqa.com

Përktheu: Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 461
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy