A lejohet hyrja në parti politike me qëllim daveti?

Pyetje: A lejohet hyrja ne parti politike me qellim daveti apo diqka te ngjajshme?

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Vëlla i dashur, në Islam qëllimi nuk e arsyeton mjetin, dhe gjërat e ndaluara nuk bëhen të lejuara për shkak të qëllimit të mirë.

Partitë politike, të gjitha janë të ngritura mbi themelet e Demokracisë, nëpëmjet të cilave vendosen ligjet e kufrit, dhe merren nëpër këmbë ligjet e Islamit. Andaj, ai i cili hyn në to, nuk mund të jetë tjetër përveçse një ndihmues dhe përkrahës i këtyre ligjeve, pa marrë parasyshë qëllimin e tij.

Kush kërkon prej davetçiut që ai të rrezikojë imanin e tij, për të ngritur fjalën e Allahut? Davetçiu nuk guxon të jetë si qiriu, i cili u bën dritë të tjerëve, ndërsa e shkrinë dhe e djegë veten e tij. Davetçiu duhet së pari t’i bën dritë vetëvetes, e pastaj sa të ketë mundësi t’u bën edhe tjerëve. Atij nuk i mbetet gjë tjetër përveçse të thërret ashtu siç është i urdhëruar, e rezultati dhe suksesi është në dorën e Allahut.

Pastaj, si mund të thërret në pasim të sunetit të Pejgamberit (salallahu alejhi veselem) një davetçi bidatçi? Apo si mund të thërret në nënshtrim ndaj Allahut dhe largim ndaj mëkateve, një thirrës që mëkatet e tij janë haptas? Apo si mund të thërret një davetçi në teuhid, duke qenë vetë ai në kufër?! Thotë Allahu (azzevexhel): “A po i urdhëroni njerëzit në punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin. A nuk po mendoni?” (Bekare – 44).

Kjo është sikur një person të vjedhë pasurinë e muslimanëve, me qëllim që të ndërtojë xhami, apo të ndihmojë të varfërit. Apo sikur të bëjë prostitucion, me qëllim që fëmijët e prostitucionit t’i bëjë pastaj dijetarë e muxhahida.

Apo sikur të shpifë hadithe, sikur ato janë fjalë të Pejgamberit (salallahualejhiveselem), me qëllim që t’i nxitë njerëzit në punë të mira. Ndërsa Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Kush gënjen në emër timin me qëllim (qoftë të mirë apo të keq), le t’ia bën vetit gati një ulëse të zjarrit (në Xhehenem). (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Kështuqë qëllimi i tij, nuk e arsyeton atë para Allahut, bile dijetarët janë ndarë në mendime në lidhje me këtë person nëse ai me këtë ka bërë kufër dhe vritet, apo ka bërë vetëm mëkat të madh që nuk arrin shkallën e kufrit.

Gjithashtu kjo i përngjanë atij personit i cili vjedhte për çdo natë nga një dirhem, e pastaj me atë blente bukë dhe ia dërgonte ndonjë të varfërit. E pastaj thoshte: Për vjedhjen time, e kam një mëkat (ngase për çdo mëkat Allahu e shkruan një), ndërsa për ndihmën ndaj të varfërit i kam dhjetë shpërblime (ngase për çdo të mirë Allahu i shkruan dhjetë e më shumë), kështuqë një e mirë e shlyen një të keqe, e më mbesin edhe nëntë të mira shtesë. Subhanallah. Kështu vepronte ai, duke harruar se lëmosha e cila bëhet nga pasuria e ndaluar, nuk është e pranuar tek Allahu. Kështu mund të vepron edhe ai që hyn nëpër parti politike me qëllim daveti, duke harruar se thirrja në teuhid, duke qëndruar vetë në kufër, nuk pranohet tek Allahu.

Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

omerbajrami.com


 

Hits: 539
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy