Problemet e gruas që e ka pranuar islamin, ndërsa babi i fëmijëve të saj është hindus

I nderuar hoxhë! E kam lexuar pyetjen nr.2803 ku e këshilloni një motër që e kishte shtruar pyetjen për t`ju treguar se ishte martuar, sepse kjo është praktikë e sunetit. E lexova edhe njërën, por edhe pyetjen tjetër lidhur me refuzimin e prindërve që për ndonjë arsye të ndryshme t`ia lejojnë djalit apo vajzës që të hynë në martesë. Çka e keshilloni motrën që gjendet në këtë situatë. Në të vërtetë, bëhet fjalë për një grua e cila është divorcuar prej burrit hindus dhe e ka pranuar islamin, sepse e ka kuptuar se kjo është fe e vërtetë që çon drejt rrugës së drejtë. Falënderuar qoftë Allahu! Për shkak të arsyeve të njohura, kalimi i saj në islam ka mbetur sekret për familjen e saj. Dy fëmijët e saj që janë dhënë për t`i ruajtur, ende janë hindusë, sepse burri i saj më pare do t`i vriste sesa t`i lejonte që fëmijët e tij të kalojnë në islam.

Ai është kundërshtar i madh i islamit dhe shumë here ka folur keq për islamin dhe për Zotin. Tani, kjo motër është e dashuruar në një musliman të devotshëm dhe të ndershëm. Mirëpo, problem është se prindërit e saj nuk e pranojnë një martesë të këtillë, sepse nëna e saj konsideron se dikush që sapo e ka pranuar islamin, nuk mundet aq shpejt të bëhet musliman i mirë. Ajo kështu thotë: “Një person i tillë nuk mund të bëhet brenda natës sikurse ne” Nëse ata dy vendosin të martohen, a munden këtë ta mbajnë të fshehtë për shkak të arsyeve të përmendura?
Njeriu që dëshiron të martohet me të, pajtohet se fëmijët e saj të jenë me të dhe t`i thërrasin për ta pranuar islamin, sepse siç thotë ai, nuk mund të pranohet që të praktikohen dy fe në një shtëpi.
Në të vërtetë, si munden këta dy të martohen nëse para vetes i kanë problemet e përmendura, pra familja e saj nga njëra anë dhe burri i saj në anën tjetër. Ish burri i saj nuk do të pranonte që fëmijët e tij të kalojnë në islam, ndërsa në të njëjtën kohë shoqja ime nuk dëshiron që ta humb kujdesin mbi fëmijët sepse babi i tyre është një person me moral të keq dhe do t`i lëndonte.
Ju lutem që të jepni këshilë për këtë motër së çfarë të bëjë sa më shpejt, sepse ka rënë në pikëllim dhe në hall të madh për shkak të së cilës as natën gjumë të rehatshëm nuk mund të bën.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ve selem.


Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh, Krijuesit të çdo sendi, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguerin e Tij.
1. Kësaj motre për të cilën bëhet fjalë në këtë pyetje, kurrsesi nuk do ta kishim larguar prej konvertimit të saj në islam. Ngase kjo është lumturia për të cilën jepet pasuria dhe jeta. Andaj çfarëdo brenge apo fatkeqësie qoftë, kurrsesi nuk janë të barabarta me begatitë e islamit.

2. Lidhur me deklarimin e motrës që e shtron pyetjen në lidhje me dashurinë ndaj muslimanit të përmendur, ne do të theksojmë se muslimania nuk duhet të hyjë në situate, siç janë zbavitjet dhe lidhjet e ndaluara.
Dashuria të cilën arritëm dhe patëm rastin ta dëgjojmë e lexojmë është një prej prezantimit të gjërave të ndaluara si të lejuara nga ana e djallit. Atij që i pëlqen ndonjë vajzë e caktuar, atë duhet ta kërkojë prej prindërve të saj që të martohet me të.

3. Është e pabazë thënia e nënës së djaloshit së muslimanët që sapo e kanë pranuar islamin, nuk mund të jenë muslimanë të mirë.
Çka ishin sahabët (Zoti qoftë i kënaqur me ta) përveç se muslimanë të rinj. Mirëpo, dije se para se të konvertoheshin në islam ata, kanë qenë idhujtarë?! Vallë, mundet ndonjë musliman të dyshojë ne fenë dhe në moralin e tyre. Ne po shohim se numri i muslimanëve të rrinj janë shumë më të mirë sesa ata “të lindur”. Ajo se dikush sapo është konvertuar në islam, nuk do të thotë se nuk është musliman i mirë, sikur që nuk është fakti se dikush ka lindur prej prindërve muslimanë, është edhe i mirë  Esenca është në devotshmëri dhe në kryerjen e veprave të mira, edhe pse përparësi duhet të ketë ai që më parë e ka pranuar islamin dhe ka filluar t`i kryej obligimet fetare

4. S`ka kurrfarë pengese nëse prindërit e këtij djaloshi nuk e dinë se do të martohet, posaçërisht për shkak të asaj se në të fshihet e mira dhe lehtësimi për motrën me të cilën martohet, e cila ka pak njerëz që do t`i ndihmonin në kalimin e këtyre vështirësive. Pajtueshmëria e prindërve apo e kujdestarit nga aspekti sheriatik nënkuptohet për vajzën, e jo për mashkullin. Nëse familja e tij pasi që të binden pajtohen me këtë, do të jetë më mire sesa ta marrin vesh se djali tyre është martuar fshehtë.

5. Burri i ardhshëm thotë se do t`i thërrasë fëmijët për të pranuar islamin. Kjo është fjali dhe vepër e mire në të cilat Allahu ndihmon dhe ne lutemi që Allahu t`i ndihmojë në këtë dhe që ta mbrojë prej të gjitha të këqijave të cilat mund t`ia bëjë hindusi, pra babi i këtyre fëmijëve. Të këshillojmë që kur lidhni kurrorë, të mos e publikoni dhe t`i thërrisni fëmijët në islam nëse një gjë e këtillë do të çonte deri te ajo që babai jobesimtar, me anë të gjykatave mosbesimtare t`i marrë fëmijët prej kujdesit të nënës. Në këtë rast, ju këshillojmë të veproni me mençuri dhe me urtësi

6. Motra e cila po e shtron këtë pyetje, nuk duhet vetë që të sjell vendim për t`u martuar, sepse këtë Sheriati nuk e lejon. Edhe pse, në essence kjo vepër është e mire dhe e pëlqyeshme. Nëse s`ka kujdestar në kuptimin sheriatik të fjalës, atëherë kujdestar i saj do të jetë personi i obliguar për ta çuar në vend të drejtën sheriatike apo personi që i përfaqëson muslimanët në vendin ku ajo jeton, e kam fjalën, kryetari i qendrës islamike apo zëvendësi i saj.

7. Le të kërkojnë ndihmë prej Allahut të Lartësuar lidhur me problemin që i mundon. Posaçërisht kjo ka të bëjë me motrën që po e shtron këtë pyetje. Dijeni se Allahu   ua lehtëson vështirësitë dhe jep sinqeritet. Djaloshi do të duhet me të gjitha mundësitë e veta që ta këshillojë familjen e vet për të ndryshuar mendimin në lidhje me muslimanët e rinj, me këtë rast duke ju sjellë shembuj që e tregojnë të kundërtën e asaj që e thonë ata. Lidhur me problemet që ua shkakton ish burri, edhe një here të këshillojmë që të mos flasish publikisht se si do t`i thërrasish fëmijët për të pranuar islamin, me qëllim që babai i tyre të mos bëjë diçka që do të kishte pasoja të këqija.

8. Motrën që po e shtron këtë pyetje e këshillojmë kështu: nëse me rastin e martesës e humb të drejtën që të kujdeset për fëmijët e saj, atëherë në këtë moment mos të martohet, sepse me këtë rast ekziston frika se dy persona do të jenë lëndë e djegies së Xhehenemit në botën tjetër. Por, nëse ka frikë se do të bie në grackat e kurvërisë, atëherë le të vendos kurorë me muslimanin para dëshmitarëve dhe kujdestarit. Publikimi i martesës është sunet dhe nuk është e patjetërsueshme që të publikohet zyrtarisht dhe nëpërmjet administrates. Mirëpo, kjo motër duhet të jetojë në mjedis islam që ta dijnë se është e martuar, me qëllim që mos të vijë deri te ajo e të diskutohet për nderin e saj. Nëse ka mundësi për shkak të kushteve më të  vilitshme që të shpërngulet prej qytetit në të cilën jeton burri i saj dhe të kalojë në ndonjë vend tjetër ku e lire do të mund që të kujdeset për fëmijët e saj, atëherë ajo mund të martohet për cilindo musliman i cili do t`ia ofrojë mbrojten.

9. Është e patjetërsueshme të lusim Allahun që të na i largojë fatkeqësitë e brengat dhe të kërkojmë mbrojtje prej Tij. E lusim Zotin që t`i ndihmojë për të arritur atë që e dëshiron dhe me të cilën do të jetë e kënaqur. Amin! Allahu e di më së miri.

 M.S.M

Teuhid.net

Hits: 414
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy