Pyetja: I nderuar hoxhë! Vallë, i Dërguari, sallahu alejhi ve selem, ua ka lejuar fëmijëve që të hipin mbi shpinën e tij gjatë kohës së faljes së namazit dhe a numërohet kjo në sunetin e tij? Më ndihmoni si mund të arrijë deri te argumentet që flasin për këtë çështje?
Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut xh.sh, Zotit të Plotfuqishëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij… Kështu transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerët hadithin prej Ebu Katades r.a në të cilën ka thënë: “Gjatë kohës së namazit i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, e kishte mbajtur mbesën Umame (ajo ishte vajza e Zejnebës) në prehrin e tij. Kur e bënte sexhden, ai e lëshonte atë, ndërsa kur kthehej prej saj, sërish e merrte atë.:
Në një thënie tjetër thuhet: “E kam pare të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve selem, duke ju prirë njerëzve në namaz, ndërsa në të njëjtën kohë duke e mbajtur në krahun e tij Umame bintu Ebul-Asin r.a. Kur shkonte në ruku, ai e lëshonte atë, ndërsa kur ngrihej prej sexhdes, e merrte prapë.” (Në këtë pyetje është përgjigjur sheh Abdul-Kerim El-Hudajri.)
Transmeton Abdullah Ibën Shedati prej babit të tij se ka thënë “Njëherë para nesh i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, për ta falur namazin e akshamit apo të jacisë, ndërsa me vete e kishte Hasanin apo Husejnin. Doli përpara dhe e vendosi në tokë nipin e tij. Pastaj e tha tekbirin për fillimin e namazit dhe filloi të falej. Gjatë namazit njërën sexhde e zgjati më shumë se që vepronte zakonisht. Babi im kishte thënë: “Kur kjo ndodhi, e ngrita kokën time prej sexhde dhe e pashë djaloshin mbi shpinën e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem, që edhe më tej ishte në sexhde.
Pas kësaj edhe unë u ktheva në sexhde. Pasi që përfunduan namazin, të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem , disa njerëz i thane: “O i Dërguari i Allahut! Gjatë namazit e bëre sexhden më të gjatë, kështu që menduam se kishte ndodhur diçka apo se kishte zbritur Shpallja.” Atëherë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem tha: “Nuk ka ndodhur asgjë, por djali im (nipi) u ngjit në shpinën time dhe nuk desha që ta ngut, derisa të plotësojë dëshirën dhe nevojën e tij.” [Nesaiu në Sunen, hadithi nr.1141]
M.S.M
Teuhid.net




Kam dy pyetje: A mund të shkojë femra në luftë( nëpër male e fusha) duke qenë në një batalion me meshkuj dhe pyetja e dytë: A ka ndonjë dua të posaqme që thuhet me rastin e shkuarjes në luftë?
Me nderime, This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it '> This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it