Pyetja: I nderuar hoxhë! Marrëveshjet lidhur me martesën time janë kryer para disa muajve, ndërsa dasma (nëse do Allahu) do të jetë së shpejti. Familja e burrit tim aspak nuk janë të lidhur me fenë. Për fat të keq, kam vërejtur se familja e burrit tim s`janë të kënaqur që do të lidhim kurorë. Për këtë shkak, lidhjet e mia me familjen e tij – posaçërisht me nënën e tij – nuk janë të mira. Burri im është fëmija i tyre i vetëm dhe ata shumë e duan atë. Kjo është arsyeja që kam frikë se nëna e tij pasi që nuk më pranon, ndoshta kjo do të ndikojë në të ardhmen edhe në marrëdhëniet ndërmjet meje dhe burrit tim. Më këshilloni çfarë të bëjë me qëllim që t`i largohem kësaj situate. Vallë, ekziston ndonjë lutje për këtë çështje?
Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut xh.sh, Zotit të Plotfuqishëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij… Dije se nuk ka problem e që nuk ka zgjidhje, pra secili problem e ka zgjidhjen e duhur. Mirëpo, nuk është problemi në gjetjen e zgjedhjes, por në atë se kush e realizon atë. Thënë ndryshe, një numër i madh i atyre që kalojnë nëpër situate të vështira dhe që kërkojnë zgjidhje, mendojnë se ajo pas së cilës shkojnë, mund t`ua largojë problemet e tyre. Dijeni se një e gjë e këtillë nuk është e vërtetë.
Ajo që i ështe dhënë njeriut është të gjejë rrugën më të mirë të mundshme për arritjen e rezultatit të kërkuar. Njeriut i mbetet që të përpiqet dhe që të gjejë zgjidhje për problemet dhe fatkeqësitë që e shtrëngojnë. Mirëpo, duhet të dime se ky është momenti që kurrë nuk mund të parashikohet.
Sa i përket momentit që kurrë nuk mund të parashikohet
Sa i përket pyetjes konkrete, ne po ju themi këtë:
E para: Ndoshta familja e burrit nuk të pranon për shkak të pikëpamjes se keqe që e kanë ndaj teje. Mirëpo, dije se kjo është e karakterit të përkohshëm dhe se do të zhduket bashkë me përpjekjen tënde duke u sjellur mirë me ta.
Jam duke e theksuar këtë, ngase ne nuk mundemi aq shpejt të gjykojmë për atë që do të ndodh në të ardhmen. Shumë vajza në fillim nuk i pranojnë familjet e dhëndurëve, ndërsa më vonë fillojnë të jetojnë bashkë me ta. Në të vërtetë, kur të shohin se ajo po sillet mirë, ata e ndërrojnë raportin e tyre ndaj saj dhe në vend që ta qortojnë, ata fillojnë që ta lavdërojnë, Për këtë arsye, mos i parashiko ndodhitë dhe bëhu optimiste ndaj të ardhmes me burrin tënd.
E dyta: Duhet të sillesh në mënyrën më të mirë ndaj familjes së bashkëshortit tënd, sepse je e obliguar të veprosh kështu, posaçërisht ndaj prindërve të tij. Kushtoja vëmendjen nënës së tij sikur të ishte nëna jote. Pra, përpiqu që të pranosh me mirësjellje të hijshme dhe duke u buzëqeshur kur t`ju vizitojë. Kështu, mos u preukupo shumë me burrin derisa ajo është në shoqërinë tuaj, sepse kjo mund të nxisë një lloj të xhelozisë.
E treta: Lute Allahun që të silleni mirë me njëri-tjetrin, pra t`i bëjë zemrat e tyre të buta dhe që të duan. Duhet të dish se sa herë që nxiton pas zgjidhjes, suksesi është në duart e Tij, qoftë i Lartësuar Ai. Andaj, të gjitha dëshirat dhe lutjet e tua drejtoja Atij.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhamed.
M.S.M
Teuhid.net



