Cilës t`i japë përparësi: pastrimit të shpirtit apo veprave vullnetare?

I nderuar hoxhë! Më tregoni cila ka përparësi dhe më meritore që ti kushtohet vëmendja: veprave të zemrës që Allahu i Lartësuar nuk i do, siç janë: zilia, urrejtja, e keqja, mendjemadhësia, dyftyrësia, kryerja e veprave me qëllim që të bëhet i njohur apo që të shihet

vrazhdësia e zemrës dhe anomaly të tjera që kanë të bëjnë me zemrën dhe me ndyrësirat e saj, apo t`i përkushtohem kryerjes së veprave të dukshme siç janë: namazi, agjërimi dhe lloje të tjera të veprave të mira e të dashura për Zotin prej nafileve e betimeve, duke ekzistuar këto anomali në zemër? Allahu xh.sh ju shpërbleftë për përgjigjen!

 

Përgjigjja:

Falënderimi i qoftë Allahut xh.sh, Sunduesit të Ditës së Gjykimit, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij.. Disa prej gjërave që i përmendët janë obligim për të gjithë muslimanët, ndërsa përparësia dhe merita u jepet gjërave më me prioritet dhe që janë të obligueshme. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: “Më së shumti me të cilën robi Im mund të më afrohet Mua është kryerja e asaj që ia kam obliguar”
Pastaj ka thënë: “Robi Im më afrohet me nafile derisa ta dua.”

Veprat e jashtme apo të dukshme nuk do të jenë të mira dhe të pranuara te Zoti pa veprimin ndërmjetsues dhe pa intervenimin e zemrës. Në të vërtetë, zemra është në pozitën e sundimtarit, ndërsa organet tjera janë ushtarët e tij. Nëse ajo është e keqe edhe e prishur, e tillë do të jetë edhe ushtria e tij. Për këtë shkak, i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Me të vërtetë, në trup gjendet një pjesë që nëse është e mire dhe e drejtë, i mire do të jetë tërë trupi. Mirëpo, nëse ajo pjesë është e prishur, atëherë do të jetë i prishur i tërë trupi. Ajo pjesë është zemra.”

Nxitjet e zemrës duhet të ndikojnë dhe t`i përmirësojnë veprimet e trupit. Përparësi ka ajo që është e obligueshme, pa marrë parasysh a është e brendshme apo e jashtme. Nganjëherë ajo që quhet e brendshme është më e obligueshme, siç është: lënia e zilisë, apo mendjemadhësia. Për shembull, njeriu më tepër ka përparësi që të largohet prej këtyra cilësive negative, sesa të agjërojë vullnetarisht. Mirëpo, nganjëherë  ajo që quhet  e jashtme është më e vlefshme dhe më e mirë, siç është rasti i namazit të natës që vshtë më i mirë sesa lënia abstrakte e disa mendimeve që i vinë njeriut ndërmend dhe të cilat i kujton, siç është lloji i lejuar i zilisë(gibt) e të ngjashme. Çdo vepër, qoftë e brendshme apo e jashtme, e ndihmon tjetrën, dua të them, janë të lidhura mes vete dhe e plotësojnë njëri-tjetrin. Kështu, namazi të largon prej shthurjes dhe prej të gjitha gjërave që janë të këqija, ndërsa të mundëson e të lenë në trashëgimi përultësinë dhe gjurmët tjera të veprimit. Në të vërtetë, namazi së bashku me zeqatin numërohen në veprat më të mira. Allahu xh.sh e di më së miri. (Ibën Tejmije, Mexhmul-fetava, 6/381)

Ende nuk ka veçim ndërmjet saktësisë së brendshme (batin) dhe përmirësimit të anës së jashtme (dhahir). Kështu, format e jashtme të adhurimeve që njeriu i praktikon dhe i kryen me gjymtyrët e tij dhe nëse me ato e kërkon kënaqësinë e Allahut xh.sh, atëherë me siguri se do të ndikojnë pozitivisht në gjendjen e tij të brendshme. Këtë  që ua thashë e vërtetojnë fjalët e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem: “A dëshironi t`ju njoftojë me diçka që e largon zemërimin, urrejtjen dhe zilinë prej gjokseve tuaja: tre ditë agjërim në secilin muaj.” [Nesaiu në Sunen, hadithi nr.2386]

Në terapitë e rëndësishme me rastin e shërimit të sëmundjes të zemrës numërohet edhe të menduarit rreth teksteve që i kërcnojnë ata që ua lejojnë ketyre sëmundjeve që të depërtojnë në zemra e tyre, siç janë fjalët e të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem): “S`do të hyjë  në Xhenet ai që në zemrën e tij do të ketë  mendjemadhësi sa një thërrmi.” [Muslimi në Sahih, hadithi nr.91}
Apo hadithi që flet për fjalët e Xhehenemit: “Jam i caktuar për mendjemëdhenjtë.” [Buhariu në Sahih, hadithi nr.4850]

Hadhiti tjetër: “Mendjemëdhenjtë do të ringjallen në Ditën e Gjykimit sikurse pluhuri në formën e njerëzve.” [Tirmidhiu në Sunen, hadithi nr.2492]
Gjithashtu edhe fjalët e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem: “Në mesin tuaj do të përhapet sëmundja e popujve të mëparshëm: zilia dhe urrejtja. Ajo është sëmundje që ju rruan. Nuk po them se ua rrun kokën, por ua rruan fenë. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni, ndërsa nuk do të besoni derisa të duheni ndërmjet veti. Vallë, dëshironi që t`ju lajmërojë me diçka që do ta përfërcojë dashurinë ndërmjet jush: jepni selam ndërmjet veti!” [Tirmidhiu në Sunen, hadhithi nr.2510]

Ai që mendon me përqëndrim rreth këtyre kërcnimeve që janë të lidhura me sëmundjet e zemrës, me siguri do të përpiqet ta pastrojë zemrën e tij prej tyre. Në këtë përpjekje do të ndihmohet me veprat e e gjymtyrëve të dukshme dhe duke e lutur Zotin e tij me qëllim që t`ua pastrojë zemrën e tij prej së keqes, zilisë dhe urrejtjes. Zoti i Lartësuar në lidhje me lutjen e besimtarit thotë: “… dhe mos lejo në zemrat tona kurrfarë urrejtje ndaj atyre që besuan.” (El-Hashr: 10)

Në fund. Allahu xh.sh, e di më së miri, kurse salavatet dhe selamet qofshhin mbi të Dërguarin Muhamed (sallahu alejhi ve selem.)

 

M.S.M

Teuhid.net

Hits: 373
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy