I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka urdhëruar që ai i cili kryen kurvëri e është i pamartuar, që të largohet prej vendlindjes për një vit dhe mbi të të kryhet dënimi (njëqind goditje me kamxhik) [Buhariu 12/140]
Një njeri iu drejtua të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Djali im ka qenë meditës te ky njeri dhe ka bërë kurvëri me gruan e tij. Për kompensimin e tij kam dhënë njëqind dele dhe një shërbëtor. Kam pyetur njerzi të dijshëm dhe më njoftuan se djali im duhet të kamxhikoset me njëqind goditje dhe të depërtohet për një vjet, ndërsa ajo grua duhet të gurëzohet.” I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: “Pasha atë në dorën e të Cilit është shpirti im, sigurisht se mes jush do të gjykoj sipas Librit të Allahut. Njëqind delet dhe shërbëtorin ktheji, ndërsa djali yt do të kamxhikoset me njëqind goditje dhe do të jetë i përzënë për një vit, ndërsa ti Unejse, shko në mëngjes te ajo grua dhe nëse pranon, gurëzoje.” Ajo kishte pranuar dhe ishte gurëzuar. (Mutefekun alejhi) [Ebu Davudi 4445]
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka gjykuar që kurvëria e kryer mes atyre që kanë qenë njëherë të martuar, të dënohet me njëqind goditje me kamxhik e pastaj me gurëzim, ndërsa kurvëria mes të pamartuarëve të jetë me njëqind goditje me kamxhik dhe të largohen nga vendlindja për një vit. [Muslimi 1960]
Erdhën hebrenjtë te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe i thanë se një njeri dhe një grua, kanë bërë kurvëri. I pyeti: “Çka ka te ju në Teurat rreth gurëzimit?” I thanë: “Që të turpërohen dhe të kamxhikosen.” Abdullah b. Selami tha: “Gënjyet. Në Teurat përmendet gurëzimi.” E sollën Teuratin dhe e happen, ndërsa njëri prej tyre e vendosi dorën në versetin reth gurëzimit dhe e lexoi atë që është para saj dhe pas saj. Abdullah b. Selami tha: “Ngrite dorën tënde,” dhe e ngriti, kur u vërejt verseti rreth gurëzimit. I thanë: “Të vertetën e ka thënë Muhamedi. Në Teurat ka verset rreth gurëzimit,” dhe u gurëzuan. (Mutefekun alejhi) [Muslimi 1699; Muvetta’ 2/819]
Ebu Davudi thekson se një njeri dhe një grua hebrenj, kishin bërë kurvëri dhe ju thane: “Dërgoni te Pejgamberi sepse ai është dërguar me lehtësime. Nëse na jep fetva në të cilën nuk do të përmendet gurëzimi, ne do të pranojmë prej tij dhe me këtë do të arsyetohemi te Allahu dhe do të themi: “Kjo është fetvaja e njërit prej të Dërguarve Tuaj.” Ata shkuan derisa Pejgamberi ishte ulur në mesxhid me sahabët. I thanë: “Ebu-l-Kasim, çka mendon për burrin dhe gruan të cilët kanë bërë kurvëri?” Nuk tha asnjë fjalë derisa nuk erdhi te shtëpia e dijetarit të tyre. U ndal te dyert dhe tha: “Ju betohem në Allahun, i cili ia ka dërguar Musait Teuratin, që të thuani se çka po gjeni në Teurat për atë i cili bën kurvëri, ndërsa është i martuar?”. Iu përgjigjën: “Se të dy laviret të vendosen në gomar ashtu që majat e kresë së tyre të preken dhe të ecet me ta dhe pastaj të kamxhikosen.” Një djalosh i tyre heshte. Kur e pa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem si hesht, kërkoi prej tij betimin dhe djaloshi tha: “Pasi që na u betove, ne në Teurat gjejmë gurëzimin.” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur për herë të pare shkelët urdhërin e Allahut?” U përgjigj: “I afërmi i prijësit tone ka bërë kurvëri, dhe gurëzimi është shtyer. Pastaj një tjetër bëri kurvëri në një familje dhe ai prijësi deshti që të gurëzojë, ndërsa njerëzit kërcyen në mbojtje të tij duke thënë: “Shoku ynë nuk do të gurëzohet derisa nuk e sjell të afërmin tend dhe nuk e gurëzon.” Kështu u morën vesh për këtë dënim.” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Mirëpo, unë gjykoj siç është në Teurat.” Pastaj urdhëroi që të sillen dhe u gurëzuan
Te Ebu Davudi gjithashtu transmetohet se Pejgamberi ka ftuar dëshmitarë dhe i erdhën katër. Kanë dëshmuar se kanë parë se si organin e tij gjenital e ka vendosur ne të sajin, sikur shkopi kur hyn në shishen për surme. [Ebu Davudi 4446, 4449]
Maiz b.Maliku iu drejtua të Dërguarit sal-lallahu alejhi ve sel-lem që ta pastrojë duke thënë: “Kam bërë zina.” I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë që ta pyesin popullin e tij: “A e dini se është i mençur dhe çka mund të kontestoni te ai? U përgjigjën “E dime se është prej njerëzve tanë të mire dhe e ka mendjen e shëndoshë.” Pranoi katër here dhe në herën e pestë tha: “A ke pasë marrëdhënie me të?” U përgjigj: “Po.” I tha: “Derisa plotësisht organi yt ka hyrë në organin e saj?” U përgjigj: “Po” Pyeti: “Sikur shkopi kur hyn në shishen e syrmes ose litari i kofës në pus?” “Po” tha ai. E pyeti: “E di se çka është kurvëria” Tha: “Po. E kam bërë me të në mënyrë të palejueshme, që përndryshe njeriu e bën atë me gruan e tij si të lejueshme.” Pyeti: “Çka dëshiron me këtë të folur?” Tha: “Dua të më pastrosh.” Pastaj e urdhëroi njeriun që prej tij të kërkojë që ti merr erë që të vërtetohet mos është i dehur, e pastaj urdhëroi që ta gurëzojë. Nuk iu bë një grope në të cilën do të vendosej për gurëzim. Kur ndjeu goditjet e gurrëve, filloi të ikë, derisa nuk kaloi përsak një njeriut i cili kishte me vete nofullën e deves dhe e goditi me të. Pastaj njerëzit e goditën derisa nuk vdiq. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Pse nuk e latë e të ma dorëzoni mua?”
Sipas disa transmetimeve, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ke dëshmuar kundër vetes katër herë. Merreni dhe gurëzojeni.”
Në disa transmetime tjera theksohet: “Pasi që dëshmoi kundër vetes katër herë, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “A mos je ti i marrë?” U përgjigj: “Jo.” E pyeti: “A je i martuar?” Ka thënë: “Po,” dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Merreni dhe gurëzojeni.”
Në disa transmetime theksohet se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka dëgjuar dy sahabët e tij se si njëri i thotë tjetrit: “Shihe këtë njeri të cilit Allahu ia mbuloi mëkatin, ndërsa nuk e la vetveten të qetë dhe është gurrëzuar si qen.” Ai heshti, e pas një kohe shkoi derisa nuk kaloi përskaj një gomari të ngordhur me këmbë të çara. Pyeti: “Ku janë ato dy?” Ndërsa ata thanë: “Ne jemi, o i Dërguari i Allahut.” Ju tha: “Hani këtë trup të ngordhur gomari.” U përgjigjën: “O i Dërguari i Allahut, kush do mund ta hante këtë?” Tha: “Nderi i vëllait tuaj të cilin e çnderuat pak më parë, është më e rëndë te Allahu sesa ngënia e mishit të ngordhur. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, ai tash zhytet në lumenjtë e Xhennetit.”
Në disa versione theksohet se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i ka thënë Maizit: “Ndoshta ti këtë e ke pare në ëndërr ose je i detyruar në këtë?” Të gjitha këto shprehje janë të sakta.
Në disa të tjera, transmetohet se ka urdhëruar që t`i gërryhet një gropë [Transmeton Muslimi 1691]
Ndërsa kjo është gabim nga transmetimi i Beshir b. El Muhaxhirit edhe përskaj asaj se Muslimi transmeton prej tij në “Sahihun” e tij, dhe i besueshmi mundet nganjëherë të gabojë, ndërsa Ahmedi dhe Ebu Hatim er-Razi rreth tij janë shprehur negativisht, ndërsa në të vërtetë, bëhet fjalë për një grope e cila isht gërryer për një gamidije dhe kjo i është përshkrur Maizit. Allahu e di më së miri.
Erdhi te Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem një grua nga fisi Gamid dhe i tha: “Kam bërë kurvëri, më pastor,” ndërsa ai e ktheu. I tha: “A po me kthen ashtu siç ke kthyer Maizin, ndërsa pasha Allahun unë jam shtatzënë?” I tha: “Shko dhe mos eja derisa të lindësh” Kur lindi, erdhi me fëmijën e mbështjellur. I tha: “Shko dhe jepi gji derisa nuk fillon të hajë vetë.” Kur filloi t`i japë ushqim, ajo erdhi ndërsa në dorë kishte një copë bukë. I tha: “Unë e kam ushqyer dhe ka filluar të hajë.” Fëmijën ia dorëzoi një muslimani, e pastaj urdhëroi që të gërryhet një grope deri te gjoksi i saj. Urdhëroi dhe e gurrëzuan. Halid b. Velidi iu afrua me gur në dorë dhe e goditi në kokë. Gjaku e stërpiku në fytyrë, për çka e shau. I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem i dëgjoi fjalët e tij ofenduese dhe tha: “Ngadal Halid. Pasha Atë në duart e të Cilit është shpirti im, ajo është penduar me aso teube, saqë sikur të pendoheni ashtu, do t`ia falet atij i cili padrjtësisht ka marrë pasurinë e tjetrit.” Pastaj ka urdhëruar që t`i falet xhenazja, e pastaj e kanë varrosur [Muslimi 1695]
Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “O i Dërguari Allahut, kam bërë kundërvajtje, kryeje dënimin mbi mua.” Pejgamberi nuk e pyeti asgjë rreth asaj. Erdhi koha e namazit dhe u fal me Pejgamberin. Njeriu u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kam bërë kundërvajtje, për këtë, kryeje mbi mua dënimin sheriatik sipas Librit të Allahut.” I tha: “A nuk u fale me ne?” U përgjigj: “Po.” I tha: “Allahu ta fali mëkatin” (ose ka thënë “dënimin tënd”) (Mutefekun alejhi) [Muslimi 2764]
Rreth këtij hadithi ekzistojnë mendime të ndryshme.
Një grup ka thënë: Ka pranuar se ka bërë kundërvajtje, por nuk e ka emëruar, ndërsa imami nuk e ka pyetur për detajet. Sikur të përmendte gabimin, mbi të do të kryhej dënimi sikur ndaj Maizit.
Të tjerët thane: Allahu ia fail për shkak se u pendua, ndërsa ai i cili pendohet prej mëkatit, është sikur të mos e kishte atë mëkat. Sipas kësaj, ai i cili pendohet prej mëkateve para se ta zë pushteti, prej tij bie obligimi i kryerjes së të drejtave të Allahut, ashtu siç bie kryerja e dënimit mbi ushtarin e armikut. Ndërsa ky është mendimi më i drejtë.
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “E kam puthur një grua, çka do të bëhet me mua”? Atëherë është shpallur ajeti: “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S`ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.” (Hud,114)
Njeriu pyeti: “A ka të bëjë kjo edhe me mua?” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Jo, por për të gjithë të cilët veprojnë ashtu nga ummeti im.” (Mutefekun alejhi) [Ebu Davudi 4468]
Ata të cilët mendojnë se dënimet të cilat nuk janë të definuara fikse në sheriat, nuk janë të obligueshme, e vërtetojnë pohimin e tyre me hadithin e mëparshëm. Gjithashtu mendojnë se imami mund t`i anulojë këto gjykime, ndërsa për këtë pohim nuk ka dëshmi.
Një grua kishte dalë për namaz. E kishte takuar një burrë dhe me të kishte pasë marrëdhënie intime. Ajo bërtiti ndërsa ai iku. Përskaj saj kishte kaluar një njeri tjetër dhe ata e zunë. Ajo kishte menduar se ai është i cili e kishte dhunuar, duke i thënë: “Ky është ai i cili më dhunoi.” Shkuan te Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe ai urdhëroi që ta gurrëzojnë. U ngrit ai i cili e kishte dhunuar dhe tha: “Unë e kam bërë këtë.” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Shko, Allahu ty ta ka falë,” por edhe njeriut i tha fjalë të mira. I thane: “A nuk do ta gurëzosh atë i cili e kishte dhunuar?” Tha: “Ai është penduar me aso pendimi, saqë sikur të pendoheshin banorët e Medines sikur ai, do të pranohej prej tyre.” (Ahmedi dhe mbledhësit e “Suneneve”) [Ebu Davudi 4379]
Nuk ka fetva më të mire e as gjykim më të mirë se kjo.
Nëse dikush pyet: Si ka urdhëruar që të gurëzohet njeriu i pafajshëm, do t`i përgjigjemi: Sikur ai ta mohonte, nuk do të urdhëronte që ta gurëzojnë. Mirëpo kur është zënë dhe kur ajo ka thënë: “Ky është ai” ndërsa ai nuk e ka mohuar, as që është mbojtur, njerëzit në të kanë njohur si të dyshimtë, këtu janë edhe fjalët e gruas edhe heshtja e tij, e cila të përkujton në heshtjen e të dyshuarit. Këto indicione janë më të forta si dëshmi ndihmëse sesa indicioni i dënimit të gruas me mallkim të burrit kur ajo hesht. Mendo rreth kësaj.
Ibn Kajjim El Xheuzije
Teuhid.net



