Trajtimi Sheriatik i përgjigjes kur të thirremi dhe kushtet e saj

I nderuar hoxhë! Nganjëherë thirrem që të marrë pjesë nëpër gazmende të vogla apo në manifestime të mëdha… Si të veprojë një një situate kur dihet se në parim, këto tubime përcillen me përgojime, me mallkime, me lavdërime të ndërsjella, me gara në të veshur, me aluzione ofenduese.

dhe me thumbimin e tyre që bartin rroba të zakonshme (grate sikurse unë), ndërsa nganjëherë në rastë të këtilla bëhet edhe bartja e fjalëve të huaja. Kurse në anën tjetër, unë jam amvise dhe i kam punët e shtëpisë. S`dua që të punësojë shërbëtore, ndërsa përafërsisht të gjitha grate marrin pjesë nëpër këto raste kanë shërbëtore, ashtu që gjejnë shumë kohë të lirë. Unë i duhem burrit tim dhe jam e nevojshme për shtëpinë time.

Çdo minute që e kaloj në shtëpi, ajo reflektohet në rezultatet e saj (nëse do Allahu) dhe kjo është detyra ime e vërtetë. Përveç kësaj, dëshiroj të kem kohë më tepër me qëllim që t`i përkushtohem leximit të Kuranit apo të lexojë ndonjë libër të dobishëm. Nuk dua që të perëndojë nëpër tubime të kësaj bote, ngase po i shoh pasojat e tyre të dëmshme që i kanë pushtuar dobitë. Më udhëzoni si të sillem në mënyrë adekuate në një situate të tillë dhe më tregoni çfarë të bëjë? A ka ndonjë arsyetim të duhur që të mos marrë pjesë në to, nëse më është e lejuar?

 Çka të bëjë në momentin kur nikoqirja e gostitë më ka zili dhe e cila gëzohet kur më sheh në një situate dhe pozitë të palakmueshme, kur dihet se ajo edhe flet kundër meje? Vallë, e kam për obligim që t`i përgjigjem thirrjes së saj dhe të marrë pjesë në atë gosti?

 

Përgjigja:

Falënderimi i qoftë Allahut xh.sh., Krijuesit të Gjithësisë, kurse paqja dhe mëshira Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij… Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, duke thënë: “Janë pesë obligime të muslimanit ndaj muslimanit: që t`i përgjigjet në selam, që ta vizitojë kur të sëmuret, që t`ia falë xhenazen, që t`i përgjigjet thirrjes së tij dhe që t`i urojë shëndet kur teshtinë” [Buhariu në Sahih, hadith nr.1164]
Dijetarët muslimanë kanë ndarë në dy kategori, thirrjet në të cilat muslimani e ka për obligim që të përgjigjet:


E para: Thirrja në dasmë. Shumica e dijetarëve islamë janë të mendimit se përgjigja në këtë lloj të thirrjes është obligim (vaxhib), përveç në rast se ekziston arsyetimi sheriatik. Disa nga këto arsyetime (nëse do Allahu) do t`i përmendim më vonë. Argumenti që tregon në obligimin e përgjigjes është hadithi që e transmeton Ebu Hurejre r.a., në të cilin i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ushqimi më i keq është ushqimi i gostitë te e cila refuzohen apo pengohen ata që do të prezantonin në të, ndërsa thirren ata që refuzojnë t`i përgjigjen asaj. Ai që nuk i përgjigjet thirrjes, ai e ka refuzuar dëgjueshmërinë dhe nënshtrimin ndaj Allahut dhe ndaj Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem” [Buhariu në Sahih, nr.4779]
E dyta: Thirrja në llojë të tjera të gostitë, përveç atyre të dasmave.


Shumica e dijetarëve ilsam konsiderojnë se t`i përgjigjemi atyre është e lavdëruar (mustehab). Vetëm disa shafij dhe dhahirij kanë marrë qëndrim tjetër nga ky edhe ata konsiderojnë se përgjigja është obligim (vaxhib). Mirëpo, nëse mund të themi se përgjigja është e lavdëruar fort, atëherë ndoshta një qëndrim i tillë do të ishte me afër mendimit të drejtë. Allahu xh.sh e di më së miri.


Mirëpo, dijetarët islamë i kanë paraparë kushtet e caktuara për t`iu përgjigjur ftesës. Nëse këto kushte nuk plotësohen dhe nuk respektohen, atëherë përgjigja në këtë ftesë nuk është aspak e obligueshme (vaxhib), bile as e lavdëruar (mustehab) por në disa situate të caktuara, mund të jetë edhe e ndaluar (haram). Këto kushte shejh Muhamed ibën Uthejmini (Zoti e mëshiroftë) i ka përmendur në këtë mënyrë:
1-Në vendin ku jemi ftuar të mos jetë prezente ndonjë vepër e ndaluar. Mirëpo, nëse gjendet ndonjë vepër e tillë dhe njeriu ka mundësi që ta largoj, atë atëherë pjesëmarrja e tij bëhet e obligueshme (vaxhib). Kjo për shkak të dy arsyeve: përgjigja në ftesë dhe largimi i veprës së keqe. E në qoftë se njeriu nuk është në gjendje të bëjë një gjë të tillë, atëherë e ka të ndaluar të prezantojë nëpër ato tubime.


2-Ai që thërret në gazmend mos të jetë prej atyre njerëzve që e kemi për obligim (vaxhib) apo sunet të largohemi prej tyre.
Njëra prej arsyeve se e ka një trajtim të këtillë është kryerja haptazi e mëkateve nga ana e tij. Largimi prej tij mund të jetë e dobishme me qëllim që personi i tillë të pendohet për veprimet e tij.
3-Që nikoqiri dhe mikpritësi të jetë musliman, përndryshe ftesa e jomuslimanit s`është e obligueshme. Këtë e ka potencuar i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alehi ve selem, duke thënë: “Obligimi i muslimanit ndaj muslimanit..”
4-Ushqimi që shërbehet në gazmend të jetë i lejuar.


5-Ftesa të mos përmbajë apo përfshijë shpërfilljen e ndonjë obligimi (vaxhib) tjetër apo diçka që është më e obligueshme. Nëse e përfshin këtë, atëherë është e ndaluar që t`i përgjigjemi kësaj ftese.
6-Të mos përfshijë vështirësi apo ndonjë dëm për personin që e thërret, siç është udhëtimi i gjatë, lëshimi i familjes që ka nevojë për prezencën e tij apo ndonjë vështirësi tjetër. [Ibën Uthejmini, El-Kavlul-mufid, 3/111.]
Disa dijetarë islam këtyre pikave ia kanë shtuar edhe disa të tjera:
7-Që nikoqiri most a përmend personin e caktuar veçanërisht në thirrje, por ai duhet t`i fton të gjithë të pranishmit në ndonjë tubim të përgjithshëm ku do të marrin pjesë në gazmendin që do ta përgatisë për ndonjë rast. E nëse ai thërret vetëm ndonjë person të caktuar që është në tubim, atëherë sipas mendimit të shumicës së dijetarëve, përgjigja e tij nk është e obligueshme.


Pas kësaj do të të qartësohet se pjesëmarrja nëpër këto gazmende që po i përmend, jo vetëm që nuk janë të obligueshme, por në disa situata mund të jenë të ndaluara (haram), Prej tyre do t`i përmendim: rastin me pamundësinë tënde që ta largosh të keqen; kur pjesëmarrja jote do të rezultojë me injorimin e të drejtave të burrit dhe detyrave ndaj tij apo të drejtave të fëmijëve tuaj që shihen në edukimin dhe në kujdesin tend ndaj tyre; ti nuk je e sigurt prej të keqes dhe demit të tyre që mund ta shkaktojnë… Kjo është arsye e mjaftueshme që të çliron nga pjesëmarrja në ftesën e obligueshme, ndërsa për ftesën e jo të obligueshme as që do të flasim.


Gjithashtu, gruaja duhet të ketë kujdes ta kërkojë lejen e burrit që të dale në gazmendin apo menifestimin në të cilën është ftuar. E ke për obligim që t`i këshillosh motrat tuaja se duhet të kujdesen për shfrytëzimin e kohës dhe për shoqërimin e tyre në atë gjë që do t`ju sjellë si në këtë, po ashtu edhe në botën tjetër. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, na e ka tërhequr vërejtjen lidhur me përfundimin dhe me rezultatet e padëshirueshme të ndejës ku nuk përmendet emri i Allahut xh.sh. Ai ka thënë: “Nuk ka grup të njerëzve që ulen bashkërisht në ndonjë shoqërim të përbashkët, të cilët nuk e përmendin Allahun xh.sh dhe të cilët as që dërgojnë salavate mbi të Dërguarin, salallahu alejhi ve selem, e që për shkak të kësaj të mos e ndiejnë pikëllimin dhe pendimin. Nëse do Allahu xh.sh do t`i dënojë, e nëse do, Ai do t`ua falë.” [Tirmidhiu në Sunen, Hadithi nr. 3302]


Transmetohet se Ebu Hurejre r.a ka thënë: “I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nuk ngrihet asnjë grup i njerëzve prej vendit të shoqërimit ku nuk e kanë përmendur emrin e Allahut xh.sh., e që ngritja e tyre të mos i përngjanë ngritjes së cofëtinës së gomarit dhe për shkak të kësaj do ta ndiejnë pikëllim.” [Ebu Davudi në Sunen, nr.4214]
Mirëpo, po t`i kishe ftuar në shtëpinë tënde dh eta kishe shfrytëzuar tubimin për formimin e radhëve që të përmendet Zoti, por edhe të disa lutjeve të dobishme që janë të dashura dhe të afërta për bashkimin e shpirtrave të tyre, e në tërë këtë duke shpresuar që Allahu xh.sh të të bëjë shkaktar të futjes së kësaj praktike të mire të shfrytëzimit të këtyre shoqërimeve dhe grupimeve, atëherë kjo do të ishte e dobishme, si për ty ashtu edhe për të tjerët. Vetëm Allahu xh.sh. udhëzon për rrugë të drejtë.

 

M.S.M

Teuhid.net

Hits: 363
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy