Preventiva (Seddudh-Dheri`ati)

Kur Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Në mesin e mëkateve më të mëdha është sharja dhe ofendimi i prindërve,” .

 

Kur Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Në mesin e mëkateve më të mëdha është sharja dhe ofendimi i prindërve,” e pyetën se si është e mundur që dikush të shajë prindërit e tij, i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Nëse ai e shanë apo ofendon ndonjë babe ose nënë të dikujt dhe kjo i kthehet në të njëjtën mënyrë.” (Mutefekun alejhi) [Buhariu, 10/338]

Ky hadith haptazi përmend se mjetet dhe shkaqet merren parasysh dhe se neutralizimi i mjeteve që çojnë deri te dëmet më të mëdha (preventiva), është kërkesë e Sheriatit. Argumentet për këtë rregull janë përmendur më pare, që mjafton.

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka pyetur: “Çka mendoni për zinanë?” “Haram” u përgjigjën. I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Sikur njeriu të bënte zina me dhjetë gra, do t`i vinte më lehtë që ta duronte dënimin (në Ditën e Gjykimit) sesa këtë ta bëjë me gruan e fqiut të tij.” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem pyeti: “Çka mendoni per vjedhjen?” “Haram”, u përgjigjën. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Sikur njeriu të vjedhë prej dhjetë shtëpive, do ta kishte më lehtë ta duronte dënimin (në Ditën e Gjykimit) sesa të vjedhë prej fqiut të tij.” [Ahmedi, “Musned”, 6/8]

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem pyeti: “A e dini se çka është përgojimi?”, “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dine më mirë.” Ai ka thënë: “Përmendja e vëllait tënd për atë që nuk i vjen mirë.” Dikush pyeti: “Nëse vëllai im është ashtu siç kam thënë?”, dhe iu përgjigj: “Nëse është i tillë ashtu siç ke thënë – e ke përgojuar, ndërsa nëse nuk është i tillë ashtu siç ke thënë – atëherë e ke shpifur.” [Muslimi, nr.2589]

Ibn Kajjim El Xheuzije

Teuhid.net

Hits: 417
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy