Edhe Buhariu edhe Muslimi përmendin transmetimin në vijim: “Nuk ka dhunë (nuk lejohet të besohet që sëmundja krijohet jashtë vullnetit të Allahut) dhe kob. Më pëlqen optimizmi.” “E çka është optimizmi, o i dërguari i Allahut?” “Ajo është fjala e mirë.” [Buhariu, 10/206].
I pyetur për murtajën, i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ajo është denim me të cilën Allahu i Lartësuar ka dënuar popujt e mëhershëm, dhe e ka bërë mëshirë për besimtarët. Kë e takon epidemia e ndonjë sëmundje ngjitëse në ndonjë vend dhe ai bën sabër, duke mos e lëshuar atë vend, duke e ditur se mund t`i ndodhë vetëm ajo që ia cakton Allahu, ai do të arrijë te Allahu shpërblimin e shehidit.” [Buhariu, 10/163]
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është e lejuar ogurzia (parashikimi i fatit me anë të shpendëve). Më i miri është optimizmi.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut, e çka është optimizëm?” “Fjala e mirë dhe e bukur të cilën e dëgjoni,” ka thënë ai. [Mutefekun alejhi]
Edhe Buhariu edhe Muslimi përmendin transmetimin në vijim: “Nuk ka dhunë (nuk lejohet të besohet që sëmundja krijohet jashtë vullnetit të Allahut) dhe kob. Më pëlqen optimizmi.” “E çka është optimizmi, o i dërguari i Allahut?” “Ajo është fjala e mirë.” [Buhariu, 10/206]
Kur ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve se-lem: “Është e ndaluar të besohet se sëmundja krijohet përpos me lejen e Allahut, është ndaluar sjellja e kobit dhe e ndaluar është që të besohet se eshtrat e të vdekurve shndërrohen në zogj,”
një njeri pyeti: “Çka mendon për deven e cila është zgjebosur dhe ka kaluar edhe në devet tjera?” Pejgamberi tha: “Ky është kaderi. Ashtu sikur Allahu që ia ka dhënë të parës sëmundjen, ashtu ua ka dhënë edhe të tjerave.”
Nuk ka argument ai i cili mohon shkaktarët. Në to është vërtetimi i kaderit dhe kthimi i të gjitha shkaqeve te Shkaku i parë, sepse çdo shkak është i mbështetur në të kaluarin, e jo në qëllimin final, që pretendon renditjen zinxhirore të shkakut, që është e pamundshme. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem atë zinxhir të shkaqeve e ka ndërprerë me fjalët: “Kush i pari e dha sëmundjen?” I pari i cili është zgjebosur, e ka marrë atë sëmundje me epidemi si edhe ai para tij, e nuk ekziston caku përfundimtar i cili pretendon renditje zinxhirore, që është e pamundur.
Një grua e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, jemi vendosur në një shtëpi ndërsa ne jemi shumë. Kemi pasur shumë pasuri. Pastaj ne u pakësuam dhe pasuria humbi.” Ka thënë: “Lëshone atë shtëpi, sepse ajo është e qortuar.” [Maliku e transmeton si mursel] [Ebu Davudi nr.3924]
Kjo është në pajtim me fjalët e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Nëse ka pesimizëm në diçka, atëherë ka në tri gjëra: në kalorësi, në shtëpi dhe në gruan.” Ky është vërtetimi për llojin e fshehur të shkakut të cilat shumë njerëz nuk i njohun. Nuk janë të njohura përveç kur të ndodhin pasojat. Nga shkaqet, shkaku i të cilave njihert para se të ndodhin, pasojat janë sipas shkaqeve të njohura. Për disa prej tyre nuk dihet shkaku vetëm pas ndodhjes së pasojës, e këto janë shkaqet e fshehta. Në këtë hyjnë edhe thëniet e njerëzve: “Paraqitja e këtij njeriu është pesimiste (baksuz)” e të ngjashme. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka treguar në këtë lloj dhe nuk e ka shfuqizuar. Fjalët e tij: “Nëse ka pesimizëm në diçka, atëherë ka në tri gjëra.” [Buhariu, 10/180-181] paraqesin realizmin e pesimizmit në to, e jo mohimi i ndodhisë së tij prej të tjerëve. Ashtu siç thotë: “Nëse ka ilaç në diçka me çka do të shërohemi,” atëherë ajo është në hixhamin, ngrënien e mjaltit ose djegien e varrës, ndërsa nuk e dua djegien e varrës.” [Buhariu, 10/127]
Ibn Kajjim El Xheuzije
Teuhid.net



