E kanë pyetur sahabët të Dërguarit e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se cili është ajeti më i lartësuar në Kur`an. U përgjigj : “Allahu la il-lahe il-la Huve-l-Hajju-l-Kajjum” (Ajetul-kursij; El Bekare, 255; Allahu është Një, nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhesrshëm dhe i përjetshëm) (Ebu Davudi).
Një njeri i tha të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “E kam vendosur një tendë, por nuk e kam ditur se nën të është një varr. Kam ndëgjuar një njeri se si e lexon suren Mulk. E lexoi deri në fund.” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Ajo njeriun e ruan dhe e shpëton nga azabi (mundimet) i varrit.” (Për suren Mulk (Tebareke) i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë, se shpëton prej mundimeve të varrit.) (Trimidhiu; Ibn-Abdul Berri thotë se ky hadith është sahih.)
Një njeri kërkjo prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që t`ia lexojë një sure të përgjithshme. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e lexoi suren Zelzele dhe kur e dëgjoi deri në fund, ai njeri tha: “Pasha Atë i Cili të dërgoi me të Vërtetën, nuk do të lexoj asgje tjetër.” Pastaj shkoi, ndërsa i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Shpëto njeri i vogël, shpëto njeri i vogël” (Ebu Davudi)
Një prej sahabëve i tha të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Unë e dua suren Ku-l-Huvallahu Ehad,” dhe Pejgamberi i tha: “Dashuria ndaj asaj sure do të fuse në Xhennet.”
Ukbe b. Amir e pyeti: “Çka mendon për leximin e sures Hud dhe Jusuf?” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Nuk do të lexosh asgjë më të mirë dhe më të ndikueshme te Allahu nga suret Felek dhe Nas.” (Nesaiu)
Ibn Kajjim El Xheuzije
Teuhid.net



