Ç’gjykim ka të ftosh në fenë e Allahut?

A është të ftuarit në fenë e Allahut detyrë e çdo myslimani dhe myslimaneje apo është vetëm për dijetarët dhe studentët e fesë? A lejohet që një besimtar i thjeshtë të ftojë në fenë e Allahut?

Nëse njeriu është i dijshëm për atë që fton, nuk ka dallim ndërmjet tij dhe një dijetari të njohur, një student feje apo dhe një njeri të thjeshë, por e rëndësishme është që ai te ketë dije dhe siguri për atë që thot. Sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Përcillni prej meje qoftë edhe një ajet.” Nuk është kusht që thirrësi të ketë arritur nivele të larta në dije, por është kusht që të jetë i dijshëm për atë që fton.  Ndërsa të fton me padije vetëm se ka dëshirë ta bëjë një gjë të të tillë, kjo nuk lejohet. Ndaj dhe gjejmë vëllezër, të cilët ftojnë në fenë e Allahut dhe kan pak dije, por me entuziazmin që kanë për fenë, bëjnë haram atë që Allahu i madhëruar nuk e ka bërë, e i detyrojnë njerëzit me atë çka nuk i ka detyruar Allahu. Kjo gjë është shume e rrëzikshme, sepse ndalimi i asaj që nuk e ka ndaluar Allahu është njësoj si ajo që e ka bërë Allahu haram e ne e bëjmë hallall! Pra, nëse ata kritikojnë të tjerët për lejimin e ndonjë gjëje, të tjerë do t’i kritikojnë ata për ndalimin e kësaj gjëje, sepse Allahu i madhëruar ka thënë: “Por mos thoni në lidhje me atë që jua thotë goja duke gënjyer: “Kjo është hallall e kjo është haram” që  të shpifni për Allahun gënjeshtër. Pa dyshim se ata të cilët shpifin për Allahun gënjeshtër, nuk do të shpëtojnë. Kënaqësi të paktë (do të shijojnë) e për ta do të ketë dënim të dhimbshëm”

Ndërsa një njeri i thjeshtë nuk duhet të ftojë pa ditur gjë, por duhet që patjetër të mesojë fillimisht, e kjo siç thotë Allahu:
“Thuajë: Kjo është rruga ime. Ftojë për tek Allahu (te feja e Allahut) me dije të sigurt.”

Pra duhet që patjetër të ftojë në fenë e Allahut me dije të sigurt, ndërsa për atë të keqe që duket qartazi, apo të mirë që është tepër e qartë, këtë ai mund ta bëjë; të urdhërojë për diçka që është vepër e mirë e të ndalojë nga diçka nëse është vepër e keqe. Ndërsa thirrja dhe predikimi duhet që patjetër të parapihen nga dija, sepse ai që fton pa dije, më shumë prish se sa ndreq, ashtu siç edhe dihet. Pra duhet që njeriu së pari të mësojë e të marrë dije e pastaj të ftojë për në atë që mesoi. Ndërsa për sa u përket veprave që duken qartë se janë të këqija dhe ato që duken qartë se janë të mira, çdo kush mund të ndalojë nga e keqja dhe të urdhërojë për të mirë (edhe ai që nuk ka dije të hollësishme).

Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë

Teuhid.NET

Hits: 410
Comments (1)Add Comment
...
written by Es Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu nga TubaGuraba, January 19, 2010
ALL-LLAHU JU SHPERBLEFTE ME XHENETUL FIRDEUS EALA PER KETE TEM TE QELLUAR ALL-LLAHU JU BEGATOFTE ME TE MIRA VLLEZER. AMIN AMIN AMIN

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy