I nderuar hoxhë! Çfarë duhet të bëjë ai që sheh te vetvetja ndonjë të keqe që është më e madhe sesa të mirat e tij?
Pyetja:
I nderuar hoxhë! Çfarë duhet të bëjë ai që sheh te vetvetja ndonjë të keqe që është më e madhe sesa të mirat e tij?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh, Sunduesit të madhërishëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij… Duhet të dihet se njeriu është qenie e dobët. Ai i nënshtrohet edhe të mirës, edhe të keqes. Kështu mund të dobësohet dhe të shkojë rrugës së nënçmimit dhe të humbjes. Ngase e keqja e nxit që të niset rrugës së padrejtësisë dhe të dhunës. Pra, djalli ia zbukuron veprat e këqija dhe ia arsyeton çdo veprim devijues.
Mirëpo, komponenti i së mirës e lëviz ndjenjën e tij të brendshme.
Ajo ia jep nxitjen për t`u penduar, e nxit që të kthehet kah e vërteta dhe t`i përgjigjet ftesës së mendjes.
Aftësitë e njerëzve janë të ndryshme, e kam fjalën, njëjtë siç janë fuqia, vullneti, pastërtia e brendshme, shpirti i rafinuar… Disa (me përpjekje të mëdha) stërviten që t`i përmbahen rrugës së vlerave dhe veprave të ndershme. Ata i edukojnë shpirtat e tyre që të jenë me pasrime e me sjellje të mirë, qëndrojnë larg provokimeve të pasioneve dhe impulsive të devijimit. Kështu, obligohen në qëndrueshmëri dhe në drejtësi. Të tillët mund të ballafaqohen edhe me të keqen. Andaj, në atë rrugëtim i durojnë të gjitha vështirësitë që ju ndodhin. Nuk e humbin shpresën se e mira do të fitojë, ndërsa e keqja ngadalë do të dobësohet dhe zhduket.
Ka në mesin e njerëzve që iu nënshtrohen epsheve. Andaj, ata janë të paaftë që t`u nënshtrohen veprave të mira. Kjo është arsyeja që ata të mbesin larg urdhrave dhe udhëzimeve të Allahut xh.sh. dhe të të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem. Njerëzit e tillë janë të dobët gjatë ballafaqimit dhe e humbin shpresën se e mira do të sundojë
Sekreti i tërë kësaj tematike është që njeriu t`i kundërshtojë lakmitë e tij, sepse shpirti anon kah e keqja, më qëllim që ta arrijë udhëzimin prej Allahut xh.sh. Zoti i Lartësuar thotë:
“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t`i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e bëmirësve.” (El-Ankebut: 69)
Tani do t`i sjellim disa shprehje të ibën Kajimit (Zoti e mëshiroftë) në lidhje me luftën kundër pasionëve (el-muxhahed): “O këmbë të durueshme qëndroni, ngase ka mbetur edhe pak. Përkujtoni embëlsinë e adhurimeve, do ta keni më lehtë të duroni idhëtinë e luftës.” [El-Fevaid]
“Dil në fushën e betejës dhe përpiqu mirë që të mbjellësh farën, ujite drurin e pendimit me kovën e lotëve, ndërsa kur (druri) të gjelbërohet, kthehu ashtu siç ke qenë.” [Bedaiul-fevaid, 3/742]
Më here është thënë: “Dashuria është përpjekje e lodhshme në rrugën e kryerjes së urdhrave të Allahut, e posaçërisht në pasimin e sunetit të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ve selem).” [Tarikul-hixhretejn]
“Kush e injoron mundin, do t`i dobësohen impulset fetare, ndërsa epshet do t`i forcohen. Njeriu që nuk i pason epshet, ai do t`i mund ato kur të dëshirojë.”
“Besimtari luftëtar (kundër epsheve) e di se do të qëndrojë dhe do të mbijetojë, sado që të jetë e përhapur e keqja, fatkeqësia e madhe dhe sado që të sundrojë gjatë tirania e të kalojë çdo kufi. Allahu është Ai prej të Cilit kërkohet ndihmë.”
M.S.M
Teuhid.net



