Pyetje: Si do t`i kishim pajtuar këto dy hadithe

Pyetje: Si do t`i kishim pajtuar këto dy hadithe, hadithin e Xhibrilit, alejhi selam, ku Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, imanin e sqaroi duke thënë: “Të besosh në Allahun, melekët e Tij, Librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe në caktimin e Allahut qoftë i mirë ose jo,’ dhe hadithin e grupit të Abdulkajsit në të cilin Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, imanin e sqaroi kështu: “Dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, azze ue xhel-le, që nuk ka ortak, falja e namazit, dhënia e zekatit dhe dhënia e një të pestës nga plaçka e luftës.?

Përgjigje: Para se të filloj me përgjigjen e kësaj pyetje, dëshiroj të tregoj se në Kuran dhe Sunnet nuk ka kundërshtime mes vete, d.m.th në Kuran nuk ka diçka që kundërshton diçka tjetër në vetë Kuranin, si dhe në hadhithet e vërteta nuk ka kundërshtime mes vete.
Në Kuran dhe Sunnet nuk ka diçka që e kundërshton realitetin, sepse realiteti është diçka e vërtetë, e po ashtu edhe Kurani e Sunneti janë të vërtetë, kështu që nuk mund të ketë kundërshtime në të vërtetë.
Nëse e kupton këtë rregull do të të zgjidhen shumë probleme. Allahu subhanehu ue teala, ka thënë: “A nuk e meditojnë ata Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër përveç prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërshtime.” (en-Nisa 82)

Pra, nuk mund të ketë kundërshtime mes haditheve të Resulullahut, salallahu alejhi ue selem.
Nëse ai e ka sqaruar imanin me një komentim, e në vend tjetër me komentimin tjetër, ku në shikimin e parë duket se ka kundërshtim, mirëpo nëse mendon pak më thellë nuk mund të gjesh ndonjë kundërshtim.
Në hadithin e Xhibrilit, alejhi selam, Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, me atë sqarim e ka ndarë fenë në tre grupe:
I pari: Islam
I dyti: Iman
I treti: Ihsan ( besim me sinqeritet të plotë)

Ndërsa në hadithin e grupit të Abulkajsit ka folur për njërin prej këtyre grupeve, ka folur për grupin e parë, Islamin
Kur përmendet Islami, këtu përfshihet edhe Imani, sepse Islam  është praktimi i gjërave, të cilat i ka përmendur Resulullahu, salallahu alejhi ue selem , në hadithin e dytë, e këto gjëra nuk mund t`i bëjë përveç atij që ka Iman.
Pra, kur përmendet Islami përfshin edhe Imanin, kur përmendet Imani përfshin edhe Islamin, e kur përmenden të dy, atëherë Imani ka të bëjë me zemrën e Islami ka të bëjë me gjymtyrët.
Kjo është një dobi me rëndësi për nxënësin e dijes.

Edhe një herë, kur të përmendet vetëm Islami nënkuptohet edhe Imani, Allahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “Me të vërtetë fe e vetme e pranuar tek Allahu është Islami..”
Dihet mirëfilli se feja Islame është jo vetëm besim (Iman), por në të ka edhe ligje. E kur përmendet Imani nënkuptohet Islami, e kur të përmendet që të dy, atëherë me Iman kemi për qëllim atë që ka të bëjë me punët e zemrës, ndërsa me Islam atë që ka të bëjë me gjymtyrët.

Pikërisht për këtë disa prej gjeneratave të para kanë thënë: “Islami është diçka që bëhet haptas e Iman që bëhet fshehtas”, sepse Imani është në zemër.
Për këtë edhe mund të shohish ndonjë dyftyrësh (munafik) i cili falet,  jep sadaka dhe agjëron, ky është muslim (me Islam), por nuk është mu`min (me besim), ashtu si ka thënë Allahu, subhanehu ue teala: “Ka prej njerëzve që thonë: ‘I kemi besuar Allahut dhe Ditës së Fundit` por ata nuk janë besimtarë” (el-Bekare 8)

 

Muhammed el-Uthejmin

Teuhid.NET

www.teuhid.net

Hits: 166
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy