Përgjigje: Dije, o ti, që pyet dhe le ta dije secili që e lexon këtë përgjigje se urtësia e të gjitha dispozitave të sheriatit për besimtarin, e vërtetë është fjala e Allahut dhe e të Dërguarit të tij, salallahu alejhi ue selem. Ai, azze ue xhel-le, ka thënë: “Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguaru i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare...” (el-Ahzab 36)
Pra, kushdo që na pyet për detyrimin apo ndalimin e diçkaje për të cilën kanë aluduar argumentet nga Kurani dhe Sunneti, ne i themi: urtësia në atë gjë është fjala e Allahut ose fjala e Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, e kjo urtësi është e mjaftueshme për çdo besimtar.
Kur e pyetën Aishen, radijallahu anha, se pse gruaja që ka pasur menstruacione i kompenson ditët që nuk i ka agjëruar ndërsa nuk i kompenson namazet që nuk i ka falur, ajo tha vetëm kështu: “Kur na vinte hajzi, u urdhëronim për kompensim të agjërimit e nuk u urdhëronim për kompenzimin e namazit”, sepse për besimtarin shkak i mjaftueshëm është teksti nga Kurani ose Sunneti.
Por nuk ka gjë të keqe nëse njeriu hulumton rreth ndonjë shkaku tjetër apo mundohet të gjejë ndonjë urtësi të asaj dispozite
Kjo ia shton edhe më tepër qetësinë; i qartësohet pozita e lartë që ka ligji i Allahut, subhanehu ue teala në rastin kur i lidh dispozitat me shkaqet; si dhe i mundësohet që të bëjë kijas (krahasim) për ndonjë çështje tjetër për të cilën nuk ka tekst nga sheriati, mirëpo në të gjindet i njëjti shkka që është te çështja për të cilën ka tekst.
Pra, të njohurit e urtësive i ka këto tri dobi që përmendem.
Pas gjithë kësaj, për pyetjen që parashtruat themi: Është vërtetuar nga Resulullahu salallahu alejhi ue selem, ndali i mbajtjes së arit për meshkujt, ndërsa për femrat jo.
Urtësia e kësaj është kjo: se ari është prej gjërave më të shtenjta me të cilat njeriu zbukurohet dhe stoliset, ari është stoli dhe xhevahir, e burri nuk është për këtë gjë.
D.m.th. nuk është njeriu ai që ka nevojë për plotësimin e diçka tjetër, porse burri është i plotë në veten e tij, për shkak të burrërisë që gjindet në të dhe ai nuk ka nevojë që të zbukurohet për dikënd me diçka që mund të ndikojë te personi tjetër, gjë që është e kundërt me gjininë tjetër, sepse gruaja është e mangët dhe ka nevojë për plotësim në bukurinë e saj, ashtu që ka nevojë të stoliset me llojet më të shtenjta të xhevahirëve dhe me këtë të bëhet tërheqëse për bashkëjetesë mes saj dhe burrit të saj.
Për këtë pra, gruas i është lejuar që të stoliset me ari, ndërsa burrit jo.
Allahu, subhanehu ue teala, në një cilësi që u bën grave ka thënë: “A, atë që rritet me stoli, e në dialog është i paqartë” (ez-Zuhruf 18)
Me këtë besoj se u bë e qartë urtësia e ndalimit të mbajtjes së arit për burrat.
Me këtë rast shfrytëzoj që t`ua jap një këshillë atyre meshkujve, të cilët stoliset me ar.
Ata me këtë gjest e kanë kundërshtuar Allahut, të Dërguarin e Tij dhe e kanë shtyrë veten e tyre në një prej cilësive të grave. Si dhe kanë marrë me duart e tyre një gacë zjarri dhe zbukurohen me të, siç është vërtetuar kjo nga Resulullahu, salallahu alejhi ue selem.
Ata e kanë detyrim që të pendohen nga kjo gjë, e nëse dëshirojnë të zbukurohen me argjend brenda kufijve të sheriatit, atëherë nuk prish punë, e po ashtu edhe me diçka tjetër përveç arit nga metalet nëse mbajnë unaza nga ato nuk prish punë po ashtu, gjithmonë nëse nuk teprohet.
Muhammed el-Uthejmin
Teuhid.NET



