Eselamu Alejkum,All-llahu ju dhëntë jetë
Hoxha jonë Eba Hamam, cila është dispozita e atij që e qorton një njeri për një mëkat nga i cili është penduar ai.
Një fenomen tek shumica e njerëzve dhe ai është se kur ndonjë vëlla e urdhëron familjen e tij apo shokët e tij me ndonjë gjë, apo i ndalon ata nga ndonjë gjë, i thonë atij: Ti deri dje e bëje këtë dhe këtë dhe na vjen tash që të na mësosh urdhrat dhe ndalesat.
Hoxhë i nderuar, ndonjëri nga ata pyet: A është nga kushtet e pendimit që i penduari ta publikojë pendimin e tij, sepse ka disa mëkate njeriu i kryen para shokëve të tij , apo para familjes së tij, andaj a është nga kushtet e pendimit të publikojë pendimin e tij nga ato mëkate.
Kjo dhe lusim All-llahun që t’ju bëj të begatshëm ku do që të jeni dhe ua zgjatë jetën tuaj me vepra të mira. AMIN
Përgjegjës , Komisioni sheriatik i Minberit të Teuhidit
Ue alejkumu selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu
Vëllau im pyetës:
Nuk ka dyshim se gjendja e thirrësit më të plotë, është ai i cili e ka historinë e pastër të dëlirë, sepse kjo është më afër pranimit të së vërtetës në të cilën ai thërret në të, kjo është gjendja e të dërguarit të All-llahut paqja dhë mëshira e All-llahut qoftë mbi të, ka qenë i njohur para pejgamberisë me atributet dhe cilësitë më të plota. Ka thënë All-llahu: “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”. (Kur’an 9:128)
Xhafer ibn Ebi Talib (All-llahu qoftë i kënaqur më të) i tha Nexhashiut, gjithashtu Mugiratu ibnu Sha’be (All-llahu qoftë i kënaqur me të ) të dërguarit të Kisras:” Me të vërtetë All-llahu ka dërguar tek ne një të dërguar, e njohim prejardhjen e tij dhe vetitë e tij, hyrjen dhe daljen e tij, besnikërinë dhe sinqeritetin e tij” (Shiko Tefsirul Kur’anil Adhim 2/497)
Në një Kiraet (transmetim tjetër i leximit të Kur’anit) tjetër të ajetit:” لَقَدْ جَاءَكُمْ رَسُولٌ مِنْ أَنْفَسِكُمْ” Enfesikum, duke marrë shkronja (fa) fet’ha ,ashtu siç e ka e lexuar Ibnu Abbasi (All-llahu qoftë i kënaqur me të) gjithashtu Ebu Alijeh, Edihak, ibnu Muhsajn gjithashtu Mahbubi nga Ebi Amr që do të thotë :Më i moralshmi nga ju.(Shiko Zadul Mesir fi ilmi tefsir 3/393)
Nëse thirrësi është i penduar nga mëkati i bërë në të kaluarën, kjo nuk mangëson aspak nga prestigji dhe vlera e tij andaj, nuk e ndal kjo nga thirrja për në të vërtetën për atë që e do të vërtetën sepse në hadith qëndron “I penduari nga mëkati është sikur ai që nuk ka bërë mëkat fare.” (transmeton ibnu Maxheh kurse Shejh Albani e klasifikon si të mirë)
Në hadithin tjetër “Urtësia është synimi i besimtarit, andaj kush do që e gjen atë, ai është meritor për atë” (transmeton Tirmidhiu dhe ibnu Maxheh ndërsa shejh Albani e cilëson si të dobët)
Ndërsa sa i përket fenomenit të njohur i cili gjendet tek shumë prej njerëzve nga nënçmimi dhe qortimi i thirrësit nga ajo që ka bërë para se të pendohet, kjo është nga cilësitë e Firaunit ! Kur All-llahu i Madhëruar na lajmëron se ai i ka thënë Musaut alejhi selam, “dhe ke punuar atë veprën (e keqe) tënde, të cilën e ke punuar, e ti madje – je edhe jomirënjohës?” (Musau) tha: “E kam punuar atë (vepër) kur nuk kam qenë i udhëzuar (para pejgamberisë) e kam ikur prej jush, ngase jam frikësuar prej jush, e Zoti im më dhuroi mençurinë dhe më bëri pejgamber”.(Kur’an 26:19-21)
Ka thënë dijetari i shquar ibnu Ashur, All-llahu e pastë mëshiruar : Kuptohet tërësia e ajetit, të mahniturit e Firaunit nga ngritja e Musaut në pozitën e udhërrëfyesit, me mangësitë që kishte në sytë e Firaunit, të cilat nuk mund të parafytyrohej ai të bëhet i dërguar i Zotit.
(Etahrir ue tenuir 19/127)
Gjithashtu kush shikon mirë në historinë e shokëve të Pejgamberit paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, dijetarët dhe thirrësit prej tyre, do të gjejë se shumica prej tyre kanë pasur të meta para se All-llahu t’i udhëzon në Islam.
Është transmetuar nga Ummer ibnul Hattab (All-llahu qoftë i kënaqur me të) se një ditë prej ditëve ishte ulur me disa sahabe, qeshi dhe tha: Unë kam vepra të mira më shumë se ju!
Thanë: Nga kjo? Tha: Ngaqë, unë kam pasur më shumë vepra të këqija në kohën e injorancës.
Kjo është një nga dy komentet të fjalës së All-llahut : “Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”.(Kur’an 25:70) “
Ka thënë Ibnu Kethiri: Këto të këqija në kohën e kaluar me pendim të sinqertë shndërrohen në të mira dhe e gjithë kjo se ai gjithmonë kur e kujton të kaluarën ndjenë keqëardhje, kthehet dhe pendohet, andaj shndërohet mëkati në adhurim në këtë pikëpamje, prandaj në ditën e Gjykimit edhe nëse e gjenë atë të shënuar ai nuk i bën dëm atij, dhe shndërrohet në vepër të mirë në librin e tij, ashtu siç janë transmetuar hadithet autentike nga të parët tanë All-llahu qoftë i kënaqur me ata.
Ai i cili është penduar duhet që nëse mëkatin që e ka krye ka qenë i lidhur vetëm me veten e tij,është obligim që mos ta poshtërsoje veten para tjerëve pasi që All-llahu ia ka mbuluar,dhe i mjafton pendimi në vetvete, mes tij dhe All-llahut. Transmetohet nga Ja’la se i Dërguari i All-llahut salAll-llahu alejhi ue selem ka thënë : Me të vërtetë All-llahu i madhëruar turpërohet dhe është Mbulues, e don turpin dhe mbulimin.( e ka nxjerë Ebu Daudi dhe Nisaiu kurse shejh Albani e ka cilësuar si autentik.)
Nga Zejd ibn Eslem transmetohet se një njeri në kohën e Pejgamberit alejhi selam pohoi për veten e tij se ka kryer amoralitet, pastaj urdhëroi i Dërguari i All-llahut alejhi selam që të gurëzohet pastaj tha: “O ju njerëz, ka ardhur koha që të ndaleni nga dënimet e All-llahut, kush goditet nga këto ndyrësira (mëkate) diçka le të mbulohet me mbulesën e All-llahut, sepse ai që na e shfaq faqen e tij (veprat ) hakmerret mbi të libri i All-llahut. (transmeton Maliku në Muata)
Ashtu siç e tha këtë pas gurëzimit, në këtë kontekst tha gjithashtu pas gurëzimit të Maiz ibni Malik el Eslemij, u ngrit i Dërguari i All-llahut alejhi selam dhe tha : “Largohuni nga kjo e ligë nga e cila ka ndaluar All-llahu, e kush kryen diçka nga ajo le të mbulohet me mbulesën e All-llahut dhe le të pendohet te All-llahu , sepse ai që na e shfaq neve faqen (veprën e keqe) hakmerret mbi të libri i All-llahut.(e ka nxjerrë Bejhakiu dhe Hakimi)
E nëse mëkatin që e ka kryer është haptazi , obligohet ta publikojë pendimin e tij dhe ta shpërndajë, veçanërisht nëse mëkati është i lidhur me dispozitë të sheriatit si :tekfiri (shpallja e dikujt për jobesimtarë) tefsik (shpallja e dikujt si mëkatarë) tebdi’ (shpallja e dikujt si bidatçi) mirëpo, kjo nuk është kusht për pranimin e pendimit të tij.
Ka ardhur në hadithin e Ebi Abdullah en-Nu’man Ibni Beshirit (All-llahu qoftë i kënaqur me të ) e ka ngritur fjalën deri tek Pejgamberi alejhi selam : Kush i largohet të dyshimtave e ruan fenë dhe nderin e tij, ndërsa kush bie në të dyshimtat bie në haram.(Autentik Mutefekun alejhi)
Thotë hafidh Ibnu Rexheb el Hanbelij All-llahu e mëshiroftë : Fjala “Istebre’ “ në hadith do të thotë : Kërkim i çlirimit për fenë dhe nderin e tij nga mangësia njollosja,ndërsa fjala “ird” do të thotë : Vendqëndrimi i përbuzjes apo lavdërimit, pra me çka përmendet për të mirë lavdërohet e kur përmendet me diçka të keqe nënçmohet.
Andaj, në këtë ka argument se ai që zhytet në gjërat e dyshimta e ka ekspozuar veten para nënçmimit dhe akuzave, siç kanë thënë disa nga të parët tanë: Kush e ekspozon veten në vendet ku mund të akuzohet, mos të ketë mendim të keq për atë që e akuzon.
Transmetohet nga Tirmidhiu se Pejgamberi (a.s.) ka thënë: Kush i len ato (gjërat e dyshimta pra) duke kërkuar çlirimin e fesë së tij dhe nderit të tij ka shpëtuar. Që do të thotë : Kush i le ato me këtë qëllim e ai është dëlirësia e fesë së tij dhe nderit të tij nga mangësitë, jo për qëllime tjera të prishura sikur syfaqësia e tjera.
Gjithashtu këtu ka argument se kërkimi e dëlirësisë së nderit është i lavdëruar, sikurse kërkimi i çlirimit të fesë (dëlirësisë) për këtë është transmetuar “ Çdo gjë me të cilën njeriu e ruan nderin e tij, është lëmoshë.”
(Përmbledhja e diturive dhe urtësive f. 95 -96 )
All-llahu e din më së miri.
Komisioni i Minberit
Hoxhë Ebu Hamam Bekr ibnu abdil Aziz elEtherij
Përktheu : Qëndrim Jashari



