Thevbani r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se cila është vepra më e dashur te Allahu dhe ka thënë: “Bëni sa më shumë sexhde Allahut xh.sh. Për çdo sexhde të kryer në emër të Allahut, Allahut do të ngritë një shkallë dhe do të shlyejë një mëkat.” [Muslimi nr.488, kaptina “Rreth namazit”].
Abdullah bin-Sa`d r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Cili namaz është më i vlefshëm, në shtëpi apo në xhami?” “Vallë nuk sheh se sa është shtëpia ime afër xhamisë? Por, më e dashur për mua është të kryej namazin në shtëpi sesa në xhami, përveç farzeve.” [Ibn Maxhe nr.1378, kaptina “Rreth namazit”]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se a është e lejuar që të vrasësh mashkullin i cili i përgjason grave. “E kam të ndaluar të vras ata që bëjnë namazin.” [Ebu Davudi nr.4928, kaptina “Rreth edebit”,]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për kohët e namazit dhe i është përgjigjur atij që e ka pyetur: “Falu me ne dy ditët e ardhshme.”
Kur u largua dielli nga zeniti, urdhëroi Bilallin që të thirrë ezanin.
Pastaj urdhëroi që të thërrasë ikametin për namazin e drekës.
Pastaj, kur dielli ishte edhe mëtej lart dhe qartë, urdheroi që të therrasë ezanin e ikindisë.
Pastaj, kur dielli kishte perënduar, urdhëroi që të thërrasë ezanin për aksham.
Pastaj, kur u zhduk ngjyra e kuqe e mbrëmjes në qiell, urdhëroi që të thërrasë ezanin e jacisë.
Pastaj, kur agoi mengjesi, urdhëroi që të thërasë ezanin ezanin për sabah.
Dhe kur erdhi dita e dytë, namazin e drakës e shtyu deri sa u flladit pak.
Ikindinë e fail derisa dielli isht ende lartë, por diç më vonë në raport me ditën e mëparshme.
Akshamin e shtyu deri para humbjes së qiellit të kuqërremtë të mbrëmjes.
Jacinë e fail pas të tretës së pare të natës.
Kur agoi, fail sabahun kur veçmë shihej gjithçka.
Pastaj pyeti:
“Ku është ai i cili pyeti për kohët e namazit?”
“Këtu jam o i Dërguari ,” tha njeriu.
“Koha e namazit është ndërmjet kësaj që patë.” [Muslimi nr.613 “Për xhamitë” kaptina “Rreth namazitdhe kohët e tij”] u përgjigj Pejgamberi.
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “A egziston momenti gjatë ditës në të cilin robi mund të jetë më afër Zotit të tij sesa në kohët tjera?” “Po egziston”, tha i Dërguari. “Allahu xh.sh është më afër robit (besimtarit) në pjesën e fundit të tretë të natës. Nëse je në gjendje të jesh sikur ata që përmendin Allahun në atë kohë, kryeje namazin e natës.” [Tirmidhiu nr.3574, kaptina “Rreth namazit” dhe kaptina nr.129]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për namazin e mesëm: “Namazi i mesëm është namazi i ikindisë”, u përgjigj i Dërguari. [Tirmidhiu nr.2988, kaptina “Kohët në të cila është mekruh namazi”]
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “A ka gjatë ditës dhe natës kohë në të cilën është e ndaluar namazi?” “Po ka”, tha i Dërguari. “Kur të kryesh namazin e sabahut, mos u fal më gjersa delli të mos dale, sepse ai atëherë del ndërmjet brirëve të shejtanit. Pastaj, falu gjersa dielli të mos ngritet mbi kokë sa një shtizë, sepse në atë moment ndizet zjarri i xhehennemit dhe hapen dyert e tij dhe mos u fal derisa dielli të ngritet mbi vetullën tënde të djathtë, ndërsa kur dielli të lëvizë prej mesit të qiellit, është e lejuar të falesh. Pasi të falësh ikindinë, mos fal më derisa dielli të mos perëndojë. [Ibn Maxhe nr.1252, kaptina “Koha në të cilat është mekruh namazi”]
Në këtë është dëshmia se ndalesa është e lidhur me kryerjen indirekte të namazit vullnetar pas namazit të sabahut e jo gjatë kohës të cilën është falur.
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Nuk jam në gjendje të mbajë në mend asgjë nga Kur`ani, më mëso diçka për të cilën do të shpërblehem. i tha: “Thuaj: Subhanallah, vel-hamdulil-lah, ve la ilahe il-lallahu, vallahu ekber, ve la havle vela kuvvete il-la bil-lahi.” Pastaj ai njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, kjo i takon Allahut, e çka më takon mua?” I tha: “Thuaj: Allahume-r-hamni, ve A`fini, vehdini verzukni”. Dhe e mbylli dorën (O Zot im, më mëshiro, më fal, më udhëzo dhe më furnizo!”) I Dërguari tha: “Sa i përket kësaj, i mbushi duart me të mira.” [Ebu Davudi nr.832, kaptina “Rreth namazit”]
Imran bin Husajn r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mënyrën e faljes së namazit, ndërsa vuante nga hemoroidet. “Nëse mundesh- falu në këmbë, ndërsa nëse nuk mundesh- atëherë ulur, ndërsa nëse nuk mundesh as ulur-atëherë i shtrirë në njerin krah.” [Buhariu 2/482 “Rreth shkurtimit të namazit,” kaptina “Rreth atij që falet ulur”]
Osman bin ebi el-A`asi i ka thënë të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, shejtani më ndërprenë në namaz dhe bëhem i humbur e gaboj në lexim.” I Dërguari i Allahut iu përgjigj: “Ai është shejtani me emrin Hinzeb. Nëse ndjen prezencën e tij, kërko mbrojtjen e Allahut prej tij dhe pështyj (pështyerje e thatë) tri herë në anën e majtë.” Ebu-A`as ka thënë: “Kështu kam vepruau dhe Allahu i Lartësuar e largoi prej meje.” [Muslimi nr.2203]
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “A më është lejuar që të falem me rrobët me të cilat iu kam afruar gruas time?” “Po, është e lejuar, vetëm nëse vëren diçka; atëherë pastroje.” [Ibn Maxhe, nr.542]
Muavija bin-Hejdeh e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, si është rregullorja kur janë në pyetje vendet tona të turpshme?”, dhe ka thënë “Ruaji vendet tuaja të turpshme, përveç prej gruas tënde dhe prej atyre të cilët në pronën tuaj!” Pyeti: “O i Dërguari i Allahut, e çka nëse njerëzit janë të përzier njëri me tjetrin?” dhe i tha: “Nëse mundesh që askush të mos shohë vendin tënd të turpshëm, bëre atë!” “Pyeti: “E çka nëse dikush prej nesh është vetëm; a është e lejuar që të zbulojë vendin e tij të turpshëm?”, dhe i tha: “Më e mira është të turpërohesh prej Allahut.” [Ebu Davudi nr.4017, kaptina “Për vendet e turpshme”]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për namazin me një pjesë të rrobeve dhe ka thënë: “Vallë askush prej jush nuk mund të gjejë rrobe dy pjesësh?” [Mutefekun Alejhi] [Buhariu nr.358 “Rreth namazit”]
Seleme b. el-Ekve`a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, kur jam në gjueti dhe e kryej namazin, ndërsa në mua është vetëm një këmishë, çfar të bëj?” dhe i tha: “Mbërtheje atë, nëse nuk gjen me diç tjetër, atëherë me një ferrë.” [Ahmedi]
Në një transmetim të cilën e përcjell Nesaiu, thuhet: “Kur është verë, në mua është vetëm një pëlhurë,” [Ebu Davudi nr.632, kaptina “Rreth namazit”]
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, a mund të falem në gunë prej lëkure?” “Çka është me regjien” (a keni bërë të pastër me regjie). [Ahmedi “Musned” nr.18581, 4/384]
Ebu- Dheri r.a ka pyetur: “O i Dërguari i Allahut, cila është xhamia e parë e ndërtuar në Tokë?” U përgjigj: “Mesxhidu-l-Haram” “E pastaj cila?” pyeti. “Kudsi”, u përgjigj. “Sa është dallimi kohor ndërmjet ndërtimit të tyre?” “Dyzet vjet. E të gjithë toka është mesxhid! Ku të takojë namzi, aty falu,” tha Pejgamberi (Mutefekun alejhi) [Buhariu 6\290,291]
Xha`fer ibn ebu-Talibi e ka pyeter të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem për namazin në anije, ndërsa ai i tha: “Falu në këmbë, vetëm nëse ke frikë se mos fundosesh.” [Hakimi 1/275 në “Mustedrek”]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për largimin e gurëve të vegjël (tokës) para vetes gjatë namzit. “Nëse duhet patjetër ta bëni këtë, atëherë bëne vetëm një herë”, u përgjigj Pejgamberi. [Ahmedi “Musned” nr.22764]
Xhabiri r.a, e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: “Vetëm një herë. Është më e mirë mos ta fshiesh pluhurin nga balli sesa të të ofrojnë një kope të deveve të kuqe me sy të zi.”
Ibn Kajjimi thotë: “Mesxhidi ishe i mbushur me rërë dhe për këtë disa me dorë kanë fshirë vendin e sexhdes. I Dërguari ua lejoi që ta bëjnë këtë vëtëm një herë derisa në të njejtin moment i porositi që most a bëjnë atë.” [Hadithi është në “Musned” Ahmedi në version të shkurtuar, nr.13792]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për lëvizjen gjatë namazit dhe është përgjigjur: “Kjo është ajo që e vjedh shejtani prej namazit të njeriut.” [Buhariu, 2/194]
Një njeri e pyti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem “Nëse dikujt i ndodhë që të falet në shtëpi, e pastaj e dëgjon ikametin dhe niset për në xhami, ndërsa atje veçmë kanë filluar të falen?” “Të takon shpërblimi i namazit me xhemat,” i tha Pejgamberi. [Maliku “Muvet`a”, 1/133, “Rreth namazit në xhemat”]
Ebu- Dheri r.a e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për qenin e zi i cili ndërprenë namazin, nuk ka as ngjyrë të kuqe e as të verdhë në të, i tha: “Qeni i zi është shejtani.” [Muslimi nr/510, “Rreth namazit”].
Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, jam falur por nuk e di se kam falur numër çift apo tek të reqateve”, ndërsa Pejgamberi i tha: “Ruhuni që shejtani mos të luaj me juve në namaz. Kush falet ndërsa nuk e di se a ka falur numër çift apo tek të reqateve, le të bëjë sehvi sexhde, sepse ajo do t`ia plotësojë namazin.” [Ahmedi nr, 452]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se pse dita e premte është ditë e bekuar dhe e zgjedhur, ka thënë: “Atë ditë është krijuar babai juaj Ademi, në atë ditë të gjithë do të vdesim dhe të gjithë sërish do të ringjallen dhe në atë ditë do të ndodhë Fundi i Botës. Në tri orët e fundit është momenti kur Allahu pranon duatë e atij që lutet.” [Ahmedi nr.8041]
Gjithashtu është pyetur edhe për kohën në të cilën pranohet duaja dhe ka thënë: “Prej ikametit (namazit të xhumasë) e deri në përfundim të namazit.”
Këto dy hadithe nuk janë kundërthënëse, edhe pse përmendet se duaja pranohet në tri orët e fundit para perëndimit të diellit. Është më e rendit për t`u pranuar duaja në momentin në të cilën thirret ikameti për namazin e xhumasë, ashtu sikur që mesxhid Kuba konsiderohet xhamia e cila është ndërtuar si frikërespekt ndaj Zotit, edhe pse më e rendit është që e tillë të konsiderohet xhamia e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. [Muslimi nr.853]
I është thënë të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, na fol për të premtem dhe për vlerat e saj”dhe ka thënë: “Kjo ditë përmbanë pesë karakteristika: Në të është krijuar Ademi a.s, atë ditë ka zbritur në tokë (prej Xhennetit), në atë ditë ka vdekur, në atë ditë është një orë në të cilën – nëse robi i Allahut e lutë Atë për diçka – Ai ia jep atë, vetëm nëse nuk bëhet fjalë për ndonjë mëkat apo për ndërprerjen e lidhjeve faerfisnore, të premten do të ndodhë Dita e Kijametit. Nuk ka asnjë melek të afërt, qielli toka e as malet, e as gurët, e që të mos frikohen nga dita e premte.” [Ahmedi, “Musned” nr.2195]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për namazin e natës dhe ka thënë: “Namazi i natës falet nga dy reqate, nëse ke droje se do të zë sabahu, atëherë përfundo me një rekat të vitër namazit.” (Mutefekun alejhi) [ Buhariu, 2\404; “Rreth vitër namazit”]
Ebu Umame r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Me sa reqate ta fali vitër namazin?” “Me një”, i tha Pejgamberi! “Unë mundem më shumë se kjo” “Atëherë tre, pesë, apo shtatë.”
Në përmbledhjen e Tirmidhiut theksohet se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem është pyetur për çiftin dhe tekun në suren El Fexhr dhe ka thënë: “Namazi përbëhet prej numrit çift dhe tek të reqateve.”
Në “Sunen” të Darekutnit shkruan se një njeri e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për vitrin, ndërsa ai i ishte përgjigjur: “Jep selam pas reqatit të dytë, pastaj ngrihu dhe fale reqatin e tretë.” [Tirmidhiu nr.3339 “Tefsir”, kaptina “Prej sures El-Fexhr”]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se cili është namazi më i mirë dhe ka thënë: “Në të cilin qëndrohet gjatë dhe përulje.” [Ahmedi “Musned” nr.13959,]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kur është më mirë të falet namazi i natës?” “Në mesnatë, ndërsa pak janë ata të cilët e bëjnë këtë.” [Bejhekiu “Sunenu-l-Kubra”]
Ibn Kajjim El Xheuzije
Teuhid.net



