Essalamu alejkum!
Kush është Imran Husseini (ka serial leksionesh në temën Dexhalli, Mehdiu, jexhuxhët e mexhuxhët ...në Youtube) Disa vëllezër nga xhemati im rekomandojnë që të shikohen derset dhe janë të kënaqur me ixhtihadin e tij.
Dhe unë kam dëgjuar se ai ishte një shejh i sufive dhe se qëndrimet e tij ndryshojnë shumë nga ato të dijetarëve të ehlisunetit p.sh. ai thotë se dexhalli nuk do të ketë mangësi fizike dhe verbërim, por ajo është verbëri në zemër. Pastaj për Jexhuxhët dhe Mexhuxhët thotë se janë Aleanca Atlantike dhe të ngjashme. Dëshiroj që atyre vëllezërve tua përcjell qëndrimin tuaj në lidhje me këtë njeri. Allahu ju shpërbleftë dhe ju dhashtë sukses në punën tuaj për këtë din.
Përgjigje:
Alejkumusselam.
Shejh Imran Huseini ka lindur në ishullin Trinidad në Detin e Karaibeve në vitin 1942, me origjinë indiane. Ai e përfundoi Institutin e shkencës në Karaçi dhe ka mësuar në shumë institute të tjera nga të cilat është Universiteti në Karaçi (Pakistan), Universiteti perëndimor i ishullit indian, Universiteti El-Az-har dhe instituti Ndërkombëtar në Gjenevë.
Ai ka punuar në shërbimin diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Trinidad dhe Tubaga, por ka dhënë dorëheqje në vitin 1985 për ta sakrifikuar jetën e tij për të punuar për Islam.
Ai jetoi dhjetë vjet në Nju Jork, ku aktivisht është marrë me davet dhe ku ka qenë kryetar i Komisionit të Përbashkët për shoqatat islame dhe fondacionet.
Ai ka kryer disa funksione fetare në institucione të ndryshme, ka ligjëruar në institute të ndryshme dhe në shkolla në Pakistan dhe në Amerikë dhe ka shkruar 12 libra me tema islame. (e marr nga faqja e tij)
Ndërsa sa i përket ideve dhe komentimit të Islamit, ajo që shkruhet për të në faqe të ndryshme të internetit është mes lavdërimit jo-kritik dhe teprimit të komentimit të tij të shenjave të mëdha dhe akuza në anën tjetër se është sufi dhe se i komenton Jexhuxhët dhe Mexhuxhët pa bazë. Derisa ai për vete pohon se nuk i përket asnjë grupi apo xhemati por e pason Kuranin dhe Sunetin dhe preferon medhhebin Ehli Sunnetin vel Xhematin.
Megjithatë, para se të reflektojmë në mënyrën kritike mbi interpretimin e tij është e nevojshme që në pika shumë të shkurtra, pas hulumtimeve objektive dhe analizave të ideve të tij dhe ixhtihadit për shenjat e mëdha të Ditës së Gjykimit, të paraqesim një përmbledhje të diturisë së tij.
Në fakt, ajo prej nga ky shejh u bë i njohur janë idetë e tij, ixhtihadi dhe interpretimi i shenjave të mëdha. Shumë shpjegime dhe komentime janë produkt i imagjinatës së pastër që nuk ka argumente të Sheriatit në të cilat mund të mbështetesh, edhe një nga këto komentime janë shumë në kundërshtim me interpretimin e qartë të teksteve të Sheriatit që flasin për këtë temë. Dhe arsyeja e gjithë kësaj është se ai në interpretimin e teksteve të Sheriatit përdor metafora, që është se i komenton Hadithet në atë mënyrë sa që ajo që është e qartë dhe e kuptueshme për çdo njeri ashtu si ka ardhur në hadith, i komenton se nuk e kanë atë kuptim por kanë kuptim tjetër.
Dy tema janë të rëndësishme për të cilat ai shpesh flet: Dexhxhalli dhe Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët. Sipas tij të dy këto shenja të mëdha të Ditës së Gjykimit vetëm se janë paraqitur tashmë shumë kohë më parë dhe në vazhdimësi pandërprerë janë të pranishme në Tokë.
Ai shpjegon se pengesa e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve tashmë është hapur dhe atë para më shumë se një mijë vjet dhe se Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët, janë në fakt hebrenjtë e Al-Hazer, në realitet se hebrenjtë nga Kaukazi janë përzier me evropianët Je'xhuxh dhe Me'xhuxh për të cilët flasin tekstet e sheriatit.
Gjithashtu, hebrenjtë që tani jetojnë në Palestinën e okupuar janë Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët. Ndërsa plaçkitja e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve ndaj botës islame, sipas tij, vetëm se ka ndodhur me kryqëzatat në shekullin e mesëm, dhe pastaj në kohën e re me kolonizimin e vendeve islamike. Ka shumë detaje dhe veçori në lidhje me këtë shenjë të madhe të Ditës se Gjykimit për të cilën ai flet në interpretimet e tij të çuditshëme dhe po ashtu të pazakonshme.
Gjithashtu, sipas tij Dexhxhalli vetëm se ka dalë për një kohë të gjatë, dhe se paraqitja e tij nuk përngjan në formën e një njeriu por në një sistem shtetëror apo vetë një shteti. Përshkrimin e tij për Dexhallin më së miri e shpjegon interpretimi i tij përmes hadithit të njohur nga Muslimi në të cilin tregon për kohën në të cilën Dexhalli do ta kaloj në mesin e njerëzve kur do të shfaqet: "Dyzet ditë, një ditë si një vit, një ditë si një muaj, një ditë si një javë dhe ditët e tjera sikur ditët tuaja".
Dhe kështu thotë se "dita është si një vit" në realitet është metaforë për një mijë vjet, dhe këtë e argumenton me fjalët e të Lartësuarit: "... pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju. " (El-Haxh, 47), dhe se Dexhxhalli në këtë periudhe një mijë vjet ka qenë i mishëruar në shtetin e Britanisë e cila ishte fuqi perandorake në atë kohë, mbretëria e së cilës ishte aq e madhe sa që nga ajo kurrë dielli s’ka perënduar. Manifestimi i Dexhxhallit në forcën perandorike të Britanisë është ndal me fundin e Luftës së Parë Botërore (1918) kur ylli Britania shkoi dhe u lajmërua ylli i fuqisë se re perandorike - Amerika.
Dhe sipas tij "një ditë si një muaj" është një periudhë prej vitit 83 të cilën e ka marrë që nga një mijë vjet i ka ndarë me dymbëdhjetë muaj, e kjo është periudha gjatë së cilës Dexhxhalli do të jetë i mishëruar në shtetin e Amerikës, e cila u bë fuqia e parë botërore. Pastaj, pas rënies së Amerikës e cila ka ndodhur në vitin 2001 më 11 shtator, forcat cioniste, me qendër në Amerikë dhe Palestinë (Izrael) është bërë fuqia më e madhe në tokë, kështu që Dexhxhalli do të jetojë në zemër të atij fisi sionist dhe në atë periudhë që do të zgjasë, si ka ardhur në hadith "dita si një javë" , d.m.th. rreth 20 ose 21 vjet. Dhe më në fund Dexhxhalli do të shfaqet në formën e tij të fundit ...
Përveç këtyre komentimeve të këtyre dy shenjave kryesore të Ditës së Gjykimit, në bazë të cilës është i njohur në veçanti, nga gjërat të cilat janë të vlefshme të përmenden, ndërsa janë në lidhje me kristalizimin e pozitës për shejh Imran Huseinin dhe idetë e tij, është si vijon më poshtë:
- Se me gjithë forcën, pjesërisht dhe tejet subjektive, sulmon, fyen dhe akuzon një grup të cilin ai e quan "vehabistë" duke mos i ndarë "vehabitë" nga familja saude që janë në pushtet në Arabinë Saudite, të cilët i akuzon, që së bashku me Britaninë e përmbysën halifetin islamik të Perandorisë Osmane,
- Ndonjëherë me turp dhe në mënyrë simbolike thotë se shiat rafidi janë në dalalet (devijim), ndërsa nganjëherë e lavdëron udhëheqësin e revolucionit iranian, Homeinin dhe sistemi e tij shtetërore i cili ekspozon armiqësi ndaj shejtanit të madh Amerikës.
Pas prezantimit të ideve të tij në pika të shkurtra mbetet që të njëjtat të vlerësohen me kritik.
Sa i përket komentimit të tij për Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët, gabimi i parë dhe i madh i tij është pohimi se ata janë paraqitur, sepse në hadithe të vërteta është se Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët që do të paraqiten pas zbritjes se Isa'ait alejhi selam, dhe kjo natyrisht nuk ka ndodhur ende. Gabimi tjetër i madh është se përshkrimi i paraqitjes të popujve Je'xhuxh dhe Me'xhuxh ka ardhur në mënyrë precize në tekste të sheriatit dhe assesi nuk i përshtatet popullit evropianë dhe hebrenjve.
Më së shumti të cilëve i përgjigjet (përshtatet) ai përshkrim janë Mongolët, Tatarët, apo edhe Kinezët. Sipas kësaj, ky interpretimi i tij është një dështim i pastër, është produkt i imagjinatës dhe interpretimit metaforik të teksteve të sheriatit. Ndërsa dijetarët e Ehli Sunnetit e kundërshtojnë interpretimin metaforik të teksteve për Je'xhuxhët dhe Me'xhuxhët dhe Dexhxhalin.
Ndërsa sa për interpretimin e Dexhallit, kundërshtimi më i madh i këtij interpretimi të teksteve të sheriatit është paraqitja e Dexhxhallit në sistemin shtetëror të Britanisë, Amerikës, apo të ngjashme sepse në tekstet e sheriatit dhe sipas ixhmas së dijetarëve Dexhalli është në formën e njeriut, dhe jo personifikim i diçkaje tjetër. Gjithashtu, pretendimi se Britania e Madhe, në të cilën e ka formësuar Dexhallin, se 1000 vjet ka qenë forca e parë në historinë botërore nuk është e saktë e as precize sepse në periudhën prej shekullit të nëntë deri te shekulli njëzetë shumë fuqi të tjera kanë qenë më të fortë se sa Britania, të tilla si halifati musliman edhe në Lindje edhe ne Perëndim, Franca, Rusia, Bizanti dhe të ngjashme.
Gjithashtu, Amerika në të cilin formësohet Dexhalli, në periudhën pas luftës së parë botërore deri në fillim të shekullit 21-të nuk ishte gjatë gjithë kohës fuqia më e fortë në botë për shkak se i barazoheshin Britania, Rusia dhe madje edhe Franca dhe Kina. Këto të gjitha pika tregojnë në prodhimin dhe jo precizitetin (pasaktësinë) që janë unike në imagjinatën e tij në lidhje me ngjarjet historike me paraqitjen e Dexhallit.
E kam pyetur një shejh saudit Mensur Es-Simarijin për Imran Huseinin dhe interpretimin e tij nga këto shenja, i cili, ndër të tjera, është dijetar i njohur i hadithit dhe i akides dhe ekspert në interpretimin e shenjave të mëdha, dhe pasi që ka ardhur në përfundim se interpretimet e tija janë të pasakta dhe kontradiktore me shumë tekste të sheriatit mbi këtë çështje, tha se këto interpretime janë të dexhxhallit, dmth. të rreme dhe të gabuara, dhe se ai nuk është i pari që të ketë gabuar kështu dhe i ka interpretuar shtrembër, por se në këtë e kanë tejkaluar shumë të tjerë.
Sa për sulmet e tij të ashpra dhe fyerjet ndaj atyre që ai i quan "Vehabi", nëse me këtë mendohet në davetin selefij, davetin me të cilin ka ardhur Muhamed ibn Abdulvehabi, si një reformator i kohëve moderne i cili bëri thirrje për pastrimin e Islamit nga të gjitha gjurmët që janë mbledhur në të me shekuj nga shirku dhe format e tij, dhe risive (bidateve) të ndryshme në akide dhe fikh, atëherë kjo tregon në, mosnjohjen e akides së saktë të Ehli Sunetit, ose mosnjohjen e asaj me çfarë ka ardhur Muhammed ibn Abdulvehabi, ndërsa edhe njëra edhe tjetra janë bela...
Sa për lavdërimin e tij ndaj Homeinit, udhëheqësit të revolucionit iranian, kjo mund të kuptohet në njërën nga tri mënyrat, duke shikuar nga aspekti i akides shiite.
I pari – se këtë e bënë që ti përfitoj shiitët rafidi ose të paktën për mos ti refuzuar në njërën anë, dhe në anën tjetër pajtohet me urrejtjen e tij të madhe që e shpreh ndaj Amerikës dhe çifutëve, ndërsa Iranit i thuhet se është armiku më i madh i tyre. Nëse kjo pranohet si e vërtetë, duhet theksuar se në përpjekje për të fituar mbështetës sa më shumë në kurriz të mbulimit (fshehjes) të vërtetës është në kundërshtim me davetin e Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, dhe pasuesve të tij, që janë, dijetarët dhe imamët e këtij umeti, që është temë në vete. Rëndësi të veçantë ka kjo që ai e lavdëron kokën e dalaletit (devijimit) dhe kufrit të personifikuar në Homeinin që është e pakapshëme për një shejh suni të kësaj kohe, i cili vë në dyshim akiden dhe suni-zmin e tij, duke vënë politikën mbi akiden.
E dyta - se ai nuk e di në cilën akideh është Homeini. Dhe nëse është kështu atëherë nuk i takon një shejhi që ta lavdëroj një udhëheqës fetar, besimin e të cilit nuk e din, edhe pse kjo është shumë larg sepse ai që e njeh akiden e shiave në përgjithësi, sigurisht se e njeh edhe akiden e udhëheqësit të tyre.
E treta – sikur ta dinte akiden e shiave në përgjithësi, dhe të Homeinit në veçanti, megjithatë, nuk e konsideron akiden e shiave dalalet dhe të humbur dhe as liderin e tyre Homeinin udhëheqës të kufrit dhe të dalaletit te mbështjellur me dashuri të rreme për Ahli Bejt (familjen e Pejgamberit). Dhe kjo, nëse do të ishte e vërtetë nga vet vetvetja do të fliste për akiden e vetë shejh Imran Huseinit.
Kështu që, interpretimet e shejh Imran Husainit për paraqitjen e Je'xhuxhëve dhe Me'xhuxhëve dhe Dexhallit janë të pa sakta dhe plotë metafora dhe lëshime të imagjinatës së lirë, sepse ato nuk përputhen me tekste të qarta dhe pa mëdyshje të hadithit dhe më shumë i ngjajnë një skenari filmik të bazuar në fakte historike dhe tekste fetare, ku autori e lë të lirë imagjinatën e tij krijuese dhe jo një qasje serioze shkencore apo interpretimin e një dijetari islam.
Dhe për këtë arsye një musliman nuk duhet të bie në grackën e fjalë-ëmbëlve, foto-xhen, plastike, interesante dhe thirrjes së interpretimit historik të shenjave të mëdha nëse kjo shkon në kurriz të së vërtetës. Dhe sulmi i tij plot pasion dhe ashpërsi ndaj "Vehabive", ndërsa duke e lavdëruar kreun e kufrit dhe dalaletit Homeinin është një shenjë e madhe dhe isharet që i vë pikëpyetje mbi akiden e tij dhe davetin në të cilën bënë thirrje. / botaislame.com
Teuhid.NET

written by tirane, December 15, 2011
written by etiketo ma let sulmu, December 17, 2011
written by Ebu Ommar, December 18, 2011
Sa i perket diturise se Imran Hoseinit mendoj se ndoshta ka njohuri monetare dhe ekonomike, mirpo sa i perket njohurise se shenjave te dexhallit dhe je`xhuxhit dhe me`xhuxhit mendoj se ka gabuar teper ,pse e theme kete , e para pik nuk mundet qe te del dexhalli paralel me Je`xhuxhet dhe Me`xhuxhet te cilet jane nje popull qe I Derguari i Allahut i ka pershkruar se jane te races se verdhe ( Turkmenistanit , Kaukazit, )te cilet i ka pershkruar edhe fytyrat e tyre ,jan te veshur me kepuc me qime,fytyrat i kan si mburoje te kalitura etj etj etj ,qe ne shumicen e rasteve ky popull sipas transmetimeve te sakta do te vijn nga horasani ,i cili eshte ky vend qe e cekem,d.m.th nje pjese e Turqise,Turkmenistanit,kazakstanit dhe kaukazit,dhe Imran Hoseini tha se Je`xhuxhet dhe Me`xhuxhet jane AMERIKA ,apo BRITANIA ,qe eshte totalisht gabim ,e dyta ne nje pytje ky hoxhe ne faqen e tij kur e kan pyetur se cilit grup i perket ka thane qe eshte Kadijani Sufi, te cilet e parashikojne te ardhmen ,dhe thone qe caktimin ne vet e bejm dhe e mohojne se Allahun e ka caktuar ate per ne keshtu qe ky grup dhe sekt SUFI eshte i devijuar, dhe me pastaj ,ky dijetar flet per Dexhallin ,dhe ne disa video njeherit thot qe seshte njeri,me pastaj e pershkruan si njeri ,dhe sipas haditheve qe thuhen ky njeri i komenton me METAFORA ,p.sh per TSUNAMIT thot qe kjo eshte hadithi te cilen ka thene I Derguari i Allahut qe do te permbysen 3 kontinente ,e ky e ka keqinterpretu kete hadith ,pastaj thot qe teknologjija ka perparuar dhe qe njeriun e ngjall SPITALI dhe e komenton hadithin ku Pejgamberi a.s thote se dexhalli do te ket mundesi ti ringjall njerezit, dhe ky e komenton kete hadith qe p.sh nese je ne spital je ne aparate ,nese ti hjekin vdes,nese i vendosin apet ngjallesh ,qe eshte ky komentim total gabim trashanik dhe shum e shum shum shum gabime tjera qe i ka bo ne komentimin e gabueshem te haditheve me METAFORAT e tij.Ka edhe shum argumente tjera per gabimet e tij ,mirpo sipas mendimit tim qe kam ndegjuar ligjeratat per shenjat e kijametit ,prej shenjave te vogla kan dalur thuaj se te gjitha,dhe disa jan ende duke dalur ,mirpo prej shenjave te medha nuk ka asnje ende ,Allahu e di me se miri besoj se e ke te qarte. Esselamu Alejkum.
written by por cfare jane shiat mor robi i Allahut? ata jane komplet aut, nuk e kane idene e islamit fare...!!!!!!!, December 22, 2011
written by shiat nuk e besojne Muhamedit s.a.v.s si te derguarin e ALLAHUT XHE.SH. besojne aliun si te derguar, edhe ti na flet akoma per shiat, ALLAHU te udhezofte vella., December 22, 2011
written by Ndriçim, January 30, 2012
Cdo gje mundohet me argumentu me fakte nga pervoja dhe diturija e tij dhe nga ngjarjet qe ndodhin, qe shihet qarte qe eshte be nje 'research' i mirefillt. Dhe nuk ma merr mendja qe ka diqka gabim nese e shpreh nje mendim (normal perderisa nuk del jasht dispozitave Islame),
Dhe tu e lexu shkrimin e juaj, dhe tu e pas parasysh qe i kam ndjek shumicen e ligjeratave te Imran Hossein, une mendoj i keni keqkuptu shume nga ligjeratat e tij (ose nuk i keni shiku hiq, vetem e keni perkthy nga ndonje tekst). Ma boni hallall
written by tetovari, January 30, 2012
vella Ndricim, dije se nuk ka 'research' me hadithet e sakta, te vertetuara: keto hadithe ose pranohen ose nuk pranohen nga njerezit, sepse nuk lejohet eksperimintimi me hadithet. Pastaj ne Islam dijetaret ose e thone te verteten me ajete e hadithe ose heshtin, por nuk thone mendime personale te paqarta. Keshtu lehte arrijme te dalja nga Ehli Suneti. Mendimi qe shprehet duhet te kete baze te forte, perndryshe nuk pranohet.
written by abuhasan, January 31, 2012
written by Ndriçim, January 31, 2012
ReligionSunni Islam - http://en.wikipedia.org/wiki/Imran_Nazar_Hosein
Mos u ngutni me dhan paragjykime tgabume o njerz, se edhe dikush thojke "ky pi parashikon sene, po thot qe pe din t'ardhmen, e ajo eshte e fshehte se din kerkush" kush e thot kta nuk ja nxo per tmadhe, ky nuk po e din t'ardhmen, po pasi eshte specialist ne politiken boterore dhe ekonomike dhe gjithashtu sipas ngjarjeve qe po ndodhin dhe kan ndodh, po i analizon mire gjerat, dhe po supozon qe mundet me ndodh kshtu kshtu, shum gjera edhe kan dal qysh ka than, qe ska kurgjo t'keqe ktu,
@tetovari nuk thash qe ka bo research (hulumtim/studim) me hadithe t'sakta, po me shkencen ne te cilen aj e njeh dhe duhet me ja dhan doren (me politiken boterore/ekonomike/sociale) , dhe normalisht o bazu ne Hadithe e Kur'an. Tu hesht nuk ecim perpara vlla, po tu u mundu, tu studju edhe nfusha tjera, kem nevoj per experta nfusha tndryshme, edhe tek e fundit gjithush gabon, mirpo po mendoj qe qellimi eshte i mir. selam
written by tetovari, January 31, 2012
Vella Ndricim, ne kete menyre jane perkthyer dhe jane perhapur librat e filozofeve greke qysh heret ne shtetin Islam; dhe kjo ka qene gabim shume i madh. Filozofet punojne ashtu sic ua merr mendja dhe komentojne pa baze. Ketu nuk e kam fjalen per ndodhite ekonomike/sociale etj por per ajetet dhe hadithet e sakta. Nese hadithi thote se Dexhalli eshte ne forme njeriu, me qime, me nje sy etj etj atehere dmth se nuk komentohet ndryshe; pra nuk eshte as televizor as amerike as europe as shkence e as dicka tjeter. Ma ban hallall.
written by etiketo ma leht me sulmu, February 03, 2012


