Kur të vdesim, a do te jetojmë në varr a do ketë ndonjë jetesë aty? a do merremi në pyetje në varr apo ndonjë gjë tjetër? sa do të zgjasë 1 ditë në varr ?
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut teala, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Muhammedin alejhi selam.
Pasi që të vdesin njeriu fillon për të një jetë, etapë dhe fazë e re dhe ajo është jeta e varrit apo jeta në "berzah". Gjithashtu mundemi ta quajmë këtë si stacion mes jetës së parë dhe jetës së përherëshme.
Ka thënë Allahu teala në kuranin famëlartë duke e sqaruar se ç'të ndodhin pasi që njeriu të dalin nga kjo dunjaja: "E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen." (El-Mu'minun:99,100)
Kështu që njeriu e kalonë një kohë në jetën e berzahin deri të ringjallën të gjithë njerzit dhe ajo fillon kur të fryhet në Surin herën e dytë, pasi që me herën e parë e bëri Allahu që të vdesin të gjithë krijesat, dhe pastaj fillon llogaritja e secilit njeriut për veprat e tij dhe pastaj ndahen njerzit për në xhehennem dhe për në xhennet.
Thotë Allahu teala në kuranin famëlartë: "E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin.E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit.Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë." (El-Mu'minun:101-103)
Prej gjërave që ndodhin gjatë kohës së berzahit janë:
-Pyetja nga ana e dy Melekëve (Munkiri dhe Nekiri) që duhet të përgjigjur njeriu
-Shpërblimi: Nëse Allahu është i kënaqur më atë njeri, ai si parashpërblim do të jetojë një jetë apo një fazë të mirë deri sa të ringjallet për tu llogaritur
-Ndëshkimi: Nëse Allahu është i hidhëruar më atë njeri, ai si parandëshkim do të jetojë një jetë apo një fazë të vështirë me dënim dhe ndëshkim deri të ringjallet për tu llogaritur
Sa i përketë krahasimi mes ditës në këtë dunja dhe ditës në jetën e varrit nuk di ndonjë argument nga Kurani dhe Sunneti.
Pra për të ditur më shumë rreth kësaj teme është mirë të lexohen komentet e ajetëve të sipërshenuara dhe tema si "Jeta në varr" ose "Jeta në berzah" e kështu me radhë.
Allahu na mudësoftë që të ndriqojnë varret e tona me besimin ndaj Allaut teala duke jetuar një kohë të lumtur në të me mëshirën e Tij. Amin.
Allahu e din më së miri
Selman Ramadani /realitetiislam.net



