Fetvatë e Pejgamberit për Pastërtinë

Ebu-Th`alebe ka pyetur: “Nëse gjendemi në tokën e ehli- kitabijve ndërsa ata hanë mishin e derrit dhe pine alkool, si do të veprojmë me enët e tyre?,” ndërsa ai tha: “Nëse nuk gjeni diç tjetër, lani me ujë, zieni në to dhe pini.” [Ebu Davud nr.3839].

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për marrjen e abdestit me ujë të detit dhe është përgjigjur: “Uji i detit është i pastër, ndërsa e vdekura (cofëtina) prej tij është e lejuar të hahet.” [Ebu Davud nr.63-65]

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu ajehi ve sel-lem për ujin në shkretëtirë reth të cilit tubohen egërsirat dhe kafshët dhe ka thënë: “Nëse ka sa dy shtamba të mëdhenj me ujë, asgjë nuk mund ta bëjë të papastër.”
[Ebu Davud nr.63-65]

Ebu-Th`alebe ka pyetur: “Nëse gjendemi në tokën e ehli- kitabijve ndërsa ata hanë mishin e derrit dhe pine alkool, si do të veprojmë me enët e tyre?,” ndërsa ai tha: “Nëse nuk gjeni diç tjetër, lani me ujë, zieni në to dhe pini.” [Ebu Davud nr.3839]

Në “Sahihet” e Buhariut dhe të Muslimit shkruan: “Nëse gjendemi ne tokën e kitabijve, a mund të hamë nga enët e tyre?” Ai u tha: “Mos hani prej tyre! Nëse nuk gjeni diç tjetër, lani e pastaj hani prej tyre.” [Buhariu, 12/42]

Në “Musned” dhe “Sunen” shkruan: “ Na thuaj si të veprojmë nëse jemi të detyruar të përdorim enët e mexhusijve?”  Na tha: “Nëse detyroheni, lani me ujë dhe zieni në to.” [Ahmedi “Musned” 2/184]

Në “Sunenin” e Trimidhiut theksohet një hadith tjetër: Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem lidhur me vorbat e mexhusijve.” “Pastroni ato me larje dhe zieni në to.”

Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë të cilit i duket se e ka prishur abdestin për shkak të lëshimit të erës dhe ka thënë: “Mos të dale prej xhamisë deri sa nuk e dëgjon me zë lëshimin e erës ose derisa nuk e ndien erën e saj.” [Buhariu 1/208 dhe 209]

Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për medhjin- lëngun e bardhë të jargëzuar (që del me rastin e të menduarit për marrëdhënie seksuale apo me rastin e përkëdheljes), dhe është përgjigjur: “Mjafton abdesti.” “Çka nëse prekë rrobët?” “Mjafton që të marrësh pak ujë dhe me të ta spërkatësh atë vend, u përgjigj Pejgamberi.” (Tirmidhiu thotë se ky hadith është sahih). [Ebu Davudi 210]

Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se kur është e obligueshme të merret gusli dhe për lëngun që del pas lëngut dhe është përgjigjur: “Ai është lëng jargëzor që del para spermës, ndërsa çdo burrë nxjerr këso lëngu; duhet larë organet gjenitale, e pastaj të merret abdest sikur qysh merret abdest për kryerjen e namazit.” [Ebu Davudi ne 211, kaptina “Për pastërtinë dhe kaptina “Për medhjin”]

Fatima bint ebu-Hubejshi e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Unë jam një grua e cila pandërprerë kam istihada. Cilat janë dispozitat për një grua e cila gjithmonë derdh gjak dhe a duhet të ndërprejë faljen në atë periudhë?” i ka thënë “Jo, ai  gjak është prej kapilarëve, nuk është menstruacion. Kur të vjen koha e menstruacioneve, mos u fal, kur të kalojnë, laju merr abdest dhe falu.”  [Buhariu 1/357, “Rreth hajzit”, kaptina “Për gruan të cilës hajzi i vjen tri here në muaj.”]

Është pyetur ngjashëm dhe është përgjigjur: “Le të mos falë namaz aq ditë sa e di se sa zgjatë zakonisht hajzi, pastaj le të lahet dhe marrë abdest para çdo namazi, le të agjërojë dhe falet.” [Ebu Davudi, nr.280, 286 kaptina “Për pastërtinë kaptina “Nëse vjen koha e hajzit, mos të falet”]

Është pyetur i Dërguari i Allahut sa-lallahu alejhi ve sel-lem: “A duhet sërish te marrim abdes pas ngrënies së mishit të dashit?” “Nëse do, por nuk je i obliguar nëse nuk do,” u përgjigj i Dërguari.

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për ngrënien e mishit të devës. “Po, do të marësh abdest.” u përgjigj i Dërguari.

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për lejimin e kryerjes së namazit në torishtë me bagëti të imtë dhe ka thënë: “Po, mund të faleni atje.”

Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për lejimin e kryerjes së namazit në torishtë të devës dhe ka thenë“Jo!” [Muslimi nr.360, “Rreth hajzit” kaptina “Marja e abdestit pas ngrënies së mishit të deves”]

Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, çka thua për njeriun i cili ka takuar një grua të huaj dhe me të ka bërë atë që mundet një burrë ta bëjë me gruan e tij, përveç që nuk ka ardhur deri te marëdhëniet seksuale?”

Me rastin e kësaj ngjarje, ka zbritur ajeti ku`ranor: “Dhe fale namazin ne dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S`ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.” (Hud, 114).

Ndërsa i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Merr abdest dhe falu”. Muadhi r.a e pyeti: “A vlen kjo dispozitë  vetëm për të apo edhe për besimtarët tjerë o i Dërguari i Allahut?” “Për të gjithë besimtarët,” tha i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem  [Tirmidhiu nr.3113, në “Tefsir” Kaptina “Surja Hud”]

Ummu Seleme ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. A duhet të lahet gruaja e cila në ëndërr sheh atë që sheh mashkulli?” (pra, përjetimin e marrëdhënies seksuale në gjumë), dhe i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Po nëse ka polucion në ëndërr, le të lahet.” Ummu selem ka thënë: “Vallë edhe gruaja mund të ketë polucion, o i Dërguar?” Në këtë i Dërguari iu përgjigj: “Po të mos kishte, atëherë si do të mund t`i përngjante fëmija?”

Në një transmetim tjetër është theksuar se Ummu Seleme e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për gruan e cila në ëndërr përjeton ata që përjeton mashkulli. Ai i ishte përgjigjur: “Nëse gruaja sheh ndonjë gjë të tillë, le të lahet.” [Buhariu, 1/202,  kaptina “Rreth shkencës” dhe “Rreth marjes së guslit” kaptina “Nëse gruaja ëndërron”]

Në “Musnet” është shkruar se Havla bint-Hakim e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për gruan e cila në ëndërr sheh atë që sheh edhe mashkulli, ndërsa ai i është përgjigjur: “Nuk duhet të marrë gusël derisa nuk ejakulon, ashtu sikur edhe mashkulli që nuk lahet derisa nuk ejakulon.” [Malik “Muvet`a” 1/115, kaptina “Për gruan e cila në ëndërr sheh atë që sheh mashkulli.”]

Emiru-l-mu`minin Ali ibn-Talibi r.a e ka pyetur të Dërguarin për një lëng (medhij) që del para spermës dhe ai i është përgjigjur: “Abdestin është vaxhib për lëngun (medh) kur të paraqitet, ndërsa gusli është vaxhib pas daljes së spermës.”

Në një transmetim tjetër: “Nëse paraqitet medhhi, merr abdest dhe laje organin gjenital, ndërsa nëse sheh se sperma ka dalë, atëherë laju.” [Tirmidhiu nr.114 “Për pastërtinë, kaptina “Për medhin dhe spermën”]

Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për njeriun i cili sheh lagështi ndërsa nuk i kujtohet ëndrra e përjetuar, dhe ka thënë: “Le të lahet.”

I pyetur rreth asaj se nëse njeriut i kujtohet ëndrra e përjetuar dhe në rrobe nuk sheh shenja të sperms, tha; “Për këtë nuk duhet të mirret gusël” [Ahmedi, 6/256]

Është pyetur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, çfarë të bëjë njeriu i cili është takuar me gruan e tij por që nuk ka ejakuluar. Aty ka qenë prezente Aisha r.a. dhe i Dërguari i tha: “Kështu edhe unë veproj me të e pastaj lahemi.”            [Muslimi nr.349 kaptina “Rreth hajzit”, “Muvet`a”, ”Rreth pastërtisë]

Ummu Seleme e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, unë jam një grua e cila shumë fort i lidhi gërshetat e flokëve. A duhet t`i shprish ato kur jam xhunub që të lahem?”, dhe tha: “Jo, nuk është patjetër. Mjafton që të hedhësh mbi kokën tënde tri grushta ujë, e pastaj ta lash tërë trupin.” [Muslimi nr.330]

Te Ebu Davudi qëndron: “Shtrydhi gërshetat tua me rastin e çdo hedhje të ujit.” [Muslimi nr.330]

Një grua e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, rruga jonë deri të mesxhidi është i pastër, çka të veprojmë kur edhe bie shiu?” “Pse, nuk ka rrugë tjetër më të pastër?” “Ka o i Dërguari i Allahut!” “Atëherë shfrytëzoni atë rrugë që është më e pastër.”

Në një transmetim tjetër: “Vallë a nuk ka aty ndonjë pjesë të pastër?” “Po i Dërguari i Allahut!” “Atëherë do të shkoni në atë rrugë që është më e pastër.” [Ahmedi, “Musned” nr.26906]

I është thënë të Dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Kur drejtohemi për në xhami, shkelim nëpër të papastra.” Ndërsa, ai tha: “Me të vërtetë, toka me hapat e tjerë e pastron atë që ka qenë e papastër.” [Ibn Maxhe nr.532]

Një grua e pyeti të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Nëse rrobet e ndonjërës prej nesh ndoten me gjakun e menstruacioneve, çfarë duhet bërë në atë rast?” “Do ta spastrojë duke fërkuar e pastaj do ta lagni me ujë, do ta fërkoni dhe lani, e pastaj të faleni me to.”  [Buhariu 1/349 kaptina “Rreth hajzit”]

Është pyetur i Dërguari Allahut sal-lallahu alejhi ve selem për miun i cili ka rënë në yndyrë (tëlyen), dhe ka thënë: “Largone dhe hiqni atë është reth tij, ndërsa vajin tjetër hane.” [Buhariu]

Transmeton i cili përmend dallimin ndërmjet vajit të lëngshëm dhe të fortë nuk është i vërtetë.

Mejmuna r.a. e ka pyetur të Dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem për delen e ngordhur, lëkura e së cilës është gjuajtur, ndërsa ai i tha: “Pse nuk keni marrë lëkurën e saj?” Ajo u përgjigj: “Vallë të marrim lëkurën e deles e cila është ngordhur?” Ai iu përgjigj: “Allahu i lartësuar thotë: “Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak I derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t’i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që falë e mëshiron shumë. “(el En’am, 145), ndërsa ju nuk doni ta hani por do ta regjni dhe përdorni.”

Atëherë ajo dërgoi një dele për t’ia rrjepur lëkurën, e regji dhe prej saj punoi një shakull për ujë dhe e kishte shfrytëzuar derisa nuk u shqye. [Ahmedi, shkurt. Buhariu 4/343, kaptina “Rreth shitblerjes,” kaptina “Për lëkurën e kafshës së ngordhur para regjies.”]

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për lëkurën e kafshëve  të ngordhura, ka thënë: “Regja e bën të pastër” (e bën të lejuar për përdorim;vër.përkth.) [Nesaiu 7/173 dhe 174]

Është pyetur I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se me çka të pastrohemi pas nevojës dhe ka thënë: “Vallë nuk mund të gjeni tre gurë, dy- që të fshiheni rreth vrimës anale dhe një gur për vrimën?” (hadithi është hasen ndrësa Maliku është mursel: “Vallë nuk mund të gjeni tre gurë?” dhe kësaj nuk i shtoi asgjë më shumë). [Maliku, “Muvet`a”1/28]

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mënyrën e marrjes së abdesit dhe është përgjigjur: “Merr abdes ashtu si duhet, futi gishtat e njërës dorë ndërmjet gishtave të dorës tjetër dhe laje hundën tërësisht duke future ujë në të, vetëm nëse je agjërues. [Ebu Davudi nr.142, kaptina “Rreth pastërtisë”]

Amr b. Abese e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mënyrën e marrjes së abdestit dhe i ishte përgjigjur: “Kur merr abdest, i lanë duart tua, nga majat e gishtërinve tuaj dhe nën thonjë e tu bijnë mëkatet me të cilët i ke bërë, ndërsa kur e lane mirë gojën, hundën dhe fytyrën, pastaj njëherë e lagë kokën dhe me duar të lagura i fërkon laprat e jashtme dhe të brendshme të veshëve, pastaj i lanë këmbët deri mbi nyjet, do të pastrohesh prej mëkateve sikur nëna të kishte lindur.” [Nesaiu nr.1/91 dhe 92 “Rreth pastërtisë”, kaptina “Shpërblimi për atë i cili merr abdest ashtu siç është urdhëruar”] (Këtu mendohet në mëkatet e vogla; vër. E përkthyesit nga gj. Bosnhjake).

Një beduin e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mënyrën e marrjes së abdestit. i Dërguari sal-lallahu alejhi ve sel-lem morri abdest para tij dhe çdo pjesë e lau nga tri herë, e pastaj i tha: “Kështu merret abdesti sipas rregullave të fesë, ndërsa ai që shton diçka në këtë, ka vepruar keq, ka tejkaluar kufirin dhe është bërë i padrejtë.” [Ebu Davudi nr.135, “Rreth pastërtisë”, kaptina “Cilësitë e abdestit të Pejgamberit”]

Një bediun e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, nëse ndonjë prej nesh falet dhe ndjenë një erë të pakëndshme, ndërsa ujë ka pak, si të veprojë?” i ka thënë: “Nëse dikush lëshon erë, le të marrë abdest.”

Me të vërtetë Allahu i Lartësuar nuk turpërohet nga e vërteta dhe mos iu afroni grave tuaja nga mbrapa, në vrimën anale.” [Tirmidhiu nr.1164,1166 ‘Rreth gjidhënies”]

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mes`hin në meste dhe ka thënë: “Për mysafirin tre ditë e tre netë, ndërsa ai i cili është në shtëpi – një ditë e natë.” [Tirmidhiu nr.95 kaptina “Rreth pastërtisë”]

Ubejj Amare e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, a mund të marr mes`h në meste?” “Po mundesh” i është përgjigjur Pejgamberi. “Një, dy ose tre ditë?”, e pyeti “Po, sa të duash.”

Në një transmetim tjetër është theksuar se e ka pyetur për mes`hin deri në shtatë ditë, ndërsa i Dërguari i Allahut i është përgjigjur. “Deri sa të duhet” – ky hadith është i dobët [Ebu Davudi]

Disa juristë islame kanë marrë qëndrim në bazë të kuptimit të jashtëm të hadithit të përmendur dhe kanë lejuar përdorimin e pakufishëm të mes`hit, derisa të tjerët e kufizojnë. Hadithet për zgjatjen e mes`hit nënkuptojnë kohën e kufizuar, sepse kufizueshmëria i jepet përparsi para asaj të pakufishmes. [Ebu Davudi nr.158, kaptina “Rreth pastërtisë”; ky hadith është daif; ndërsa e ka transmetuar Ubejj b.Amareh r.a mendohet ne transmetimin tjetër.(vër. përkth]

Një bediun e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Qëndroj në tokë plot me rërë katër pesë muaj, ndërsa me ne ka gra të cilat janë në hajz ose nifas apo bëhemi të papastër nga xhunubllëku . Si të pastrohemi?” “Vetëm me dhe.” i është përgjigjur i Dërguari [Ahmedi, “Musned” nr.8412]

Shafiu, Ahmedi dhe nxënësit e tyre mendojnë se ky hadith nënkupton se tejemmumi merret vetëm me pluhurin e tokës, ndërsa Ibn Abbasi r.a thotë: “Më e mire është toka e punueshme” (këtë e përmend edhe Ibn Merdevejhi në komentin e tij. përkth.)

Ebu Dheri r.a e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Si të veproj nëse kam marrëdhënie me gruan, ndërsa nuk kam ujë?”  “ Toka (dheu) i pastër është mjet pastrues për muslimanin, madje edhe nëse nuk gjenë ujë dhjetë vjet. Ndërsa nëse e gjenë atëherë me të laje tërë trupin,” i tha i Dërguari [Ebu Davudi nr.332,333 “Rreth pastërtisë”]

Thevbani r.a thotë: “ Kërkuam prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që t`ua sqaroj rregullat e guslit dhe ka thënë “Burri do të lëshojë flokët dhe do t`i lajë deri në rrënjë, deri sa gruaja nuk është patjetër të shthurë flokët, mjafton vetëm që në kokën të hedhë tre grushta ujë.” [Ebu Davudi nr.255, kaptina “Rreth pastërtisë”]

Një grua e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mënyrën se si lahet gruaja pas menstruacioneve dhe ka thënë: “Secila prej jush le të marrë ujin dhe lotosin dhe le të pastrohet mirë. Pastaj le të hedhë ujë mbi kokën e saj dhe le të fërkojë fort deri sa uji të depërtojë te rrënja e flokëve dhe në trup. Pas kësaj, le të shpërlahet dhe le të marrë një copë pëlhurë në të cilën ka misk (moshus) dhe le të pastrohet me të.” [Buhariu, 1/353, 354 “Rreth hajzit”]

Është pyetur edhe për mënyrën e larjes pas marëdhënies seksuale dhe ka thënë: “Merr ujë, pastrohu dhe plotëso pastrimin. Pastaj hedh ujë mbi kokë fërko deri sa uji të depërtojë në rrënjën e flokëve pastaj me ujë laje tërë trupin.” [Muslimi, kaptina “Rreth hajzit”]

Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Çka e kam të lejuar nga kënaqësitë derisa gruaja është në hajz? “Në pjesën e poshtme të trupit vendose një rrobë (prej kërthizës e deri nën gjunj), ndërsa gjithçka që është mbi, e ke të lejuar.” [Malik “Muvet`a”, 1/57, kaptina “rreth pastërtisë”]
                                                                                                                                                                                       
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për atë se a është e lejuar të hahetme gruan derisa ajo është në hajz dhe ka thënë: “Po hani bashkë me të” [Tirmidhiu nr.133, kaptina “Rreth pastërtisë”]

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për kohëzgjatjen e nifasit dhe ka thënë: “Dyzet ditë, vetëm nëse vëren se nifasi është ndërprerë më herët.”  [Darekutni, “Sunen” 1/220]




Hits: 646
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy