Pyetja: Një pyetëse thotë: “Në disa raste i shoh disa njerëz në gabim, dhe kur fillojë të këshilloj, më kapin ndjenjat, se unë ka mundësi të jem një ditë prej ditëve sikur ata (në gabime), sepse është një fjalë që thuhet: “Mos e turpëro vëllaun tënd, e pastron All-llahu atë e të sprovon ty”.
Përgjigje: Ndjenja që të kap është prej kurthave të shejtanit, që të ndalon me këtë nga këshillimi, pra ke frikë All-llahun motër dhe mos e respekto armikun e All-llahut dhe ti vetëm vazhdo me këshillim aty ku e sheh se kundërshtohet ligji i i pastër i All-llahut, fjalë apo vepër, nëse ke dituri për këtë çështje dhe qartësi, duke vepruar sipas fjalës së All llahut: “Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje”. (Kur’an 12:108)
Dhe fjala e Tij: “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira”. (Kur’an 16:125)
Dhe fjala e të Lartësuarit: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë”. (Kur’an 9:71)
E Lusim All-llahun për neve dhe për ty që të na jap suksese dhe qëndrim në të vërtetën dhe mbrojtje nga pëshpëritjet e shejtanit.
Allahu është më i Miri Mbrojtës.
Shejh Ibn Baz
Përktheu: Qëndrim Jashari
Teuhid.NET



