Pyetje: Shpresoj nga hirësia juaj të më ndihmoni duke e bërë të qartë dispozitën e masturbimit dhe cila është mënyra që të shpëtohet nga kjo?
Përgjigje: Masturbimi që bëhet me dorë është i ndaluar. Dhe e keqja e kësaj vepre është e madhe dhe pasojat i ka të rrezikshme, sikurse e kanë vërtetuar këtë mjekët dhe ata që e njohin këtë shkencë .Ka thënë I Madhëruari duke i cilësuar besimtarët: “Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale). Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to. E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).” (Kur’an 70:29-31)
Dhe kjo vepër (masturbimi) bie ndesh me atë që i ka cilësuar All-llahu ata që kanë besuar dhe se kjo është prej shfrenimit dhe të bërit zullum vetvetes. Pra është obligim lërja e kësaj vepre dhe ruajtja e madhe nga kjo vepër, duke e përdorur atë që e ka lejuar Pejgamberi alejhi selam: ”O ju rini, kush ka mundësi nga ju mundësi martese, le te martohet, sepse kjo është mbrojtje për syrin e tij dhe mbrojtës për organin e tij, ndërsa kush nuk ka mundësi, le të agjëron,sepse ai (agjërimi) është për të mburojë”.
Pra, me këtë ilaç pejgamberik merr fund kjo vepër e shëmtuar dhe e ndaluar.
Nuk ka ndalesë për këshillimin me mjekun për këtë vepër të prishur, që ta udhëzon me ndonjë ilaç, për atë që nuk ka mundësi të agjëron dhe nuk mund t’i shmanget kësaj vepre, është vërtetuar nga i Dërguari i All-llahut alejhi selam se ai ka thënë: ”Nuk ka zbritur All-llahu ndonjë sëmundje vetëm se e ka zbritur me atë ilaçin, e din kush e din ilaçin, apo nuk e din kush nuk e din.”
Dhe ka thënë Ai (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të): ”O robër të All-llahut, përdorni ilaçet dhe mos përdorni ilaç me haram (të ndaluar)”.
Lusim All llahun që neve dhe ty edhe muslimanëve të gjithve ti ruan nga e keqja.
Shejh AbdulAziz ibn Baz
Përktheu: Qëndrim Jashari
Teuhid.NET



