Pyetje: Cila është dispozita e këtyre lidhjeve? (Jashtëmartesore)
Përgjigje: Fjala e pyetësit para martesës, nëse ka për qëllim para hyrjes (dhëndër) mirëpo pas aktit (niqahut) ska gjë të keqe ,sepse me aktin (e bërë) ajo është bashkëshortja e tij edhe nëse nuk është bërë manifestimi (dasma) për hyrjen (dhëndër), ndërsa nëse është para aktit (martesor) si gjatë fejesës vetëm, kjo gjë është e ndaluar prerë dhe nuk i lejohet asesi dhe nuk i lejohet njeriut që të kënaqet me femër të huaj, as nëpërmjet të folurit, as me të shikuar, e as të vetmuarit me femër, sepse është vërtetuar nga I Dërguari I All-llahut alejhi selam se ka thënë: ”Mos të vetmohet një burrë me një grua vetëm se me mahrem (që ka të ndaluar martesën me të), dhe mos të udhëton femra vetëm se me mahrem.”
Dhe me një fjalë nëse ky kontakt kryhet pas aktit nuk ka të keqe, nëse është para aktit edhe nëse është i fejuar, nuk i lejohet, e ka të ndaluar ajo atë, sepse ajo është e huaj për atë (djalin) derisa ta kryejnë aktin martesor.
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Qëndrim jashari
Teuhid.NET



