Pyetje: Disa njerëz e zënë të lehtë dhe asgjë të folurit me femër të huaj,si për shembull,nëse shkon një burrë tek shoku i tij në vizitë dhe nuk gjen në shtëpi shokun e tij, e pret bashkëshortja e tij vizituesin (pra shokun e bashkëshortit të saj) dhe e thërret brenda ,e shërben me kafe e çaj, pra a lejohet kjo çështje? Duke e pasur parasyshë se në shtëpi nuk ka tjetër mikpritës përveç gruas?
Përgjigje: Nuk i lejohet femrës që ti jep leje burrit të huaj të hyn në shtëpi kur mungon burri i saj, edhe nëse është shoku i burrit të saj, edhe nëse është i besuar dhe i devotshëm, sepse kjo llogaritet vetmi me femër të huaj, sepse ka ardhur në transmetim nga Pejgamberi alejhi selam: ”Nuk vetmohet mashkulli dhe një femër,vetëm se i treti është shejtani”.
Sikurse është e ndaluar që burri të kërkon nga bashkëshortja e shokut të tij që të ngritet e të shërbej, edhe nëse sigurohet në fenë e tij dhe në besnikërinë e tij, nga frika që mos të manipulon shejtani dhë të fut diçka mes atyre dyve.
Dhe është obligim për bashkëshortin që të ja tërheq vërejtjen bashkëshortes së tij nga hyrja e saj në dhomë kur është prezent ndonjë i huaj, edhe nëse është i afërt në farefisni (nëse sheriati e ka ndaluar), për shkak të fjalës së Pejgamberit alejhi selam: ”Kujdes ju, nga hyrja tek femrat, thanë (shokët e tij): O I dërguari i All llahut, po puna e kunatit ? Tha:”Kunati është vdekje!”
Shejh Ibn Xhibrin
Përktheu: Qëndrim Jashari



