Me ç`pastrohet njeriu kur merr abdest ose gusëll

Pyetje: Me ç`pastrohet njeriu kur merr abdest ose gusëll dhe me çfarë pastrohen ndytësirat

Përgjigje: Thelbi i pastrimit me abdest edhe gusëll është uji dhe nuk ka pastrim përveç se me ujë, pa marrë parasysh a është uji plotësisht i pastër apo ka ndryshuar ndonjërin prej cilësive të tij me diçka të pastër.
Sepse mendimi më i vërtetë është se, nëse uji ndryshon ndonjërën prej cilësve të tij duke u përzier me diçka të pastër dhe pas kësaj ende mbetet i quajtur ujë, ai është i pastër, i pastër në vete dhe pastrues për tjetrin.
Nëse nuk ka ujë apo ekziston frika për dëmtim nga përdorimi i ujit, atëherë mirret tejmmum, duke i mëshuar tokës me duar, pastaj fërkimi i fytyrës me duar e pastaj fërkimi i durve mes vete.
Kjo është sa i takon pastrimit për abdest dhe gusëll

E sa i përket pastrimit nga papastërtitë e tjera; ato pastrohen me çdo mënjanues, i cili e largon (heq) atë papastërti, qoftë ujë apo diçka tjetër.
Kështu, nga shkaku se me heqjen e papastërtive është për qëllim largimi i asaj papastërtie konkrete, me çkado qoftë.
Nëse ajo papastërti konkrete hiqet plotësisht me ujë, benzene apo me diçka tjetër prej gjërave të lëngëta apo të ngurta, kjo numërohet pastrim i vërtetë.
Mirëpo te pastrimi nga papastërtia e qenit duhet patjetër që pastrimi të bëhet shtatë herë, e hera e parë të jetë me dhe. Me këtë e kuptojmë dallimin mes pastrimit për abdest dhe gusëll dhe pastrimit prej papastërtive të tjera.

 

Muhammed el-Uthejmin

Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

 

 

Hits: 280
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy