Pyetje: Është e ditur se bojkotimi nga vepruesi i mëkateve është obligim, mirëpo nëse dojmë ti bëjme thirrje atij, si të veprojmë? A ta miqësojmë atë dhe të ulemi me të apo si të sillemi? Na jepni një udhëzim, lusim All llahun të jeni të shpërblyer?
Përgjigje: Bojkotimi nga mëkatari nuk është i njohur siç e ceku pyetësi, mirëpo bojkotimi nga mëkati është i njohur.
Dhe mëkatari nëse nuk është në mëkat (në prezencën tënde) ai nuk bojkotohet e as nuk braktiset, vetëm në rast se në braktisjen e tij ka dobi, ku për shkak të braktisjes frikësohet kur t'i sheh njerëzit se si po e braktisin, pra bojkotimi i tij në këtë gjendje është i kërkuar, përveç këtij rasti nuk braktiset.
Sa i përket uljes me të dhe bisedimit për shkak të lidhjes së mirë me të dhe thirjes për në udhëzim dhe devotshmëri, kjo çështje është e kërkuar.
E sa i përket uljes me të për servilosje dhe mos kujdesi për atë që vepron prej mëkateve, në këtë rast nuk lejohet, sepse çdo vend e ka fjalën e vet.
Shejh ibn Uthejmin
Përktheu: Qëndrim Jashari
Teuhid.NET



