Pyetja:
Çka duhet të bën një mysliman i bindur nëse jeton një shtet jomysliman ku urdhërohet ta rruan mjekrën, mos ta fal namazin dhe të kryen mëkate haptazi? A konsiderohet hixhret nëse ai e len familjen dhe pasurinë e tij?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut.
Myslimanit nuk i takon që të jeton në një shtet që të thërret të bësh atë që ka ndaluar Allahu ose të detyron që të bësh gjëra sikur mos falja e namazit, rruajtja e mjekrës ose kryerja e zinasë dhe pirja e alkoolit. Ai duhet ta lëshon atë shtet, sepse ai është vend i ligë dhe nuk është e lejuar aspak për të të jeton në atë shtet. Ai duhet të shpërngulet prej atje edhe nëse vije puna që mos ti respekton prindërit e tij, sepse këtu prioritet ka respektimi i Allahut dhe respektimi i prindërve është vetëm në gjërat e lejuara. Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Respektimi është vetëm në gjërat e lejuara” dhe “Nuk i bëhet respekt krijesës në dëm të Krijuesit.” Nëse një person nuk mundet ta praktikon fenë e tij ose është i detyruar që të bën mëkate, në cilin do shtet që të jetë ai duhet të shpërngulet prej atij vendi.
Shejh AbdulAziz ibën Baz
Majmoo’ Fataawa wa Maqaalaat Mutanawwi’ah li Samaahat al-Shaykh al-‘Allaamah ‘Abd al-‘Azeez ibn ‘Abd-Allaah ibn Baaz (may Allaah have mercy on him), vol. 8, p. 278
Përktheu: Teuhid.NET



