Ndershmëria është një ndër gjërat më të mira që i jepet njeriut. Ndershmëria, është ndër shtyllat e krenarisë të muslimanit. Kur te muslimani ekziston ndershmëria, personalisht apo familjarisht, ai ndihet edhe më shumë krenar.
Sa i përket ndershmërisë në mesin e kufrit, ajo në kohën bashkëkohore mund të ndahet në dy lloje, njëra është e lejuar ndërsa tjetra mund të quhet poshtërsi, e jo ndershmëri:
1. I ndershëm është ai që hyn në kishën e jobesimtarëve dhe ngritet lart e pastaj i fton që të gjithë në Islam, apo hyn në mesin e kufarëve pa bërë kufër dhe që të gjithë fillon t’i thërret në Islam dhe pastaj duke u larguar nga ai vend për shkak kërcënimit të Allahut subhanehu ue teala në suren En-Nisa, ajeti 140. Kjo është ajo ndershmëri e cila lavdërohet.
2. Ndërsa sa i përket tjetrës, duke e veshur uniformën e një policie dhe duke e dhënë betimin në kufër, kjo që në fillim mund të thuhet se aspak nuk ndërlidhet me ndershmërinë, por me poshtërimin e një muslimanit dhe nënçmimin e tij, për shkak se është bërë pre e atij që e kushtëzon të bën kufër për shkak një rroge, apo disa interesave personale apo interesave të një grupi të vogël.
Më vjen keq, që pasi që është përgjigjur hoxha në web-faqen botaislame.com, pastaj është përgjigjur dhe shejhu i interesgjive, duke e përlyer fetvanë e faqes me dyshime të trubullta të cilat nuk kanë mbarim.
Në esencë hadithet e Pejgamberit sal’allahu alejhi ue selem kuptohen nga jashtë, ky ka qenë edhe usuli i Imam Ahmedit rahimehullah, ndërsa nga vetë hadithi tregohet se kërcënimi është për zullumqarë nga mesi i muslimanëve, e nga kjo edhe tregohet se tek as’habët, as që është bërë fjala për një musliman i cili punon në policinë dhe ushtrinë e mushrikëve.
Andaj, hoxha mundohet të na tregon se paska kuptim tjetër jashtë kuptimit të selefit, e nëse ka ndonjë kuptim, atëherë na trego atë dhe kush e ka thënë, në cilin libër, që pastaj të përfitojmë edhe ne nga ajo që ju keni përfituar.
Ju çdoherë na qortoni që mos të largohemi nga usuli i selefëve, ndërsa ju çdoherë jeni të parët që largoheni (siç u larguat duke dhënë kuptim të hadithit me analogji). Tash nuk e dijë një çështje, dhe po ju parashtroj pyetje: A kanë gabuar selefët në shpjegimin e gjërave apo ju jeni duke i shtrembëruar? Për të parët (selefët) e dijë se ka hadith për lavdërimin e tyre, ndërsa për juve, ende nuk kam gjetur...
Meselja e policisë dhe ushtrisë në kohën tonë është bërë një ndër debatet më kryesore në mesin e vëllezërve, dhe elhamdulilah, aq më shumë që flitet, aq më shumë edhe ngritet argumenti ndaj atyre që mundohen të arsyetohen me injorancë në mesin e Evropës.
Mua më vjen keq se si mundohen ta shtrembërojnë të vërtetën, pse për votimet flitni me fjalët e Ibn Bazit, Ibn Uthejminit dhe shejh Albanit, Allahu i mëshiroftë, ndërsa për punën e policisë flisni me fjalët tuaja që aspak nuk kanë bazë.
Pastaj, vetë uniforma e veshur tek një njeri, tregon pari dhe ushtri, këtë e definon çdo njeri që e njeh gjuhën e popullit të vet.
Pastaj, policia dhe ushtria është shkaku kryesorë për qëndrimin e një shteti, qoftë ky shtet Sheriatik apo shtet demokratik. Për këtë ka shembuj të mirë në vitin e kaluar, dhe i verbuar është ai që nuk ka analizuar rreth kësaj çështje. Nëse një pushtetar nuk e ka ushtrinë dhe policinë, ai aspak nuk mund të quhet pushtetar sepse nuk do të ketë fuqi për ta mbajtur pushtetin e vet. Sikur mos të ishte policia dhe ushtria në tokat tona, që moti çdo fis do të kishte shtet të vetin dhe këtë normal e ndalon policia dhe ushtria.
Pastaj, policia dhe ushtria e tokave tona, ëndërr të tyre e kanë që të bëhen pjesë e NATO-s, ndërsa na tregoni dispozitën e hyrjes në NATO, Allahu ju shpërbleftë.
Pastaj, me nënshkrimin dhe betimin e tij që e bën që në fillim, ai nënshkruan dhe betohet për mbrojtjen e ligjit që totalisht është kufër, me betimin e tij ai legjitimon: Amoralitetin, pirjen e alkoolit, martesën me gjini të njëjtë, mbrojtjen e busteve të jobesimtarëve më të fëlliqur që i njeh populli shqiptar, siç janë Skënderbeu dhe të tjerët, mbrojtjen e koncerteve me muzikë, mbrojtjen e diskotekave që janë (shumë) pak në tokat tona, mbrojtjen nga terrorizmi (Islami).
Pastaj, i verbër është ai që nuk e merr si argument për ndalimin e policisë, veprën e policisë kur u bënë protestat nëpër Kosovë për mbrojtjen e mbulesës. Kush e mbante rendin? Kush i sulmonte muslimanët? Kush i fyente muslimanët? Ata të ndershmit apo? Ku ishin ata që ju i quani të ndershëm që t’i mbronin motrat dhe vëllezërit tanë nga torturimi i armiqve të Allahut – policëve. Pasi që ishin pjesë e asaj policie, pse nuk dolën në bojkot të atij institucioni për shkak maltretimit të muslimanëve gjatë protestave?! Ju lutem përgjigjuni, Allahu ju shpërbleftë.
Andaj, duke i pasur parasysh këto dhe shumë të tjera që besoj se nuk duhet të shkruhen sepse për të mençurin mjafton kjo, themi: Quajtja e policit në shtetin demokratik si i NDERSHËM, është turp për një hoxhë, poashtu është në kundërshtim me konsensusin që e ka sjellë vetë dijetari që shumë shpesh e përmend – Ibn Bazin, Allahu e mëshiroftë.
Për fund dua të them edhe diçka. Është interesant se murxhiat, i thyejnë të gjitha rregullat që vetë i vendojnë kur është në pyetje që të arsyetohen për disa gjëra. Ata vetë thonë se duhet t’i marrim fjalët e dijetarëve që i ka dëshmuar historia, ndërsa kur fjalët e atyre dijetarëve janë në kundërshtim me epshin dhe fetvatë e tyre, atëherë shkelin mbi fjalët e dijetarëve dhe fjalët e atyre që vetë murxhiat i tregojnë si shëmbëlltyrë për ummetin. Shikoni, analizoni dhe vërtetojuni!
Kur diçka të thoni,
Ku ta marrim na tregoni,
Nëse në këtë na bojkotoni,
Ju epshin tuaj e arsyetoni.
Polici i Kosovës,
është polic i Sirisë,
që të gjithë janë në kufër,
janë larg ndershmërisë.
Mos na shkelni rregullat,
që vetë i venduat,
mos i nënçmoni dijetarët,
që vetë i lavdëruat.
Mos na maltretoni,
me analogji pa bazë,
muslimanët janë arsimuar,
nuk janë më shtazë.
Përgatiti për ju: -A.Sallahudin Ejubi-




edhe pse te gjithe banoret e atij vendi kane dal ne mbrojtje te tij.