Vetëdijësohu!

ABDULLAH

Të gjithë njerëzit e dinë nga praktika se sa rëndë është të pajisesh me dituri,të dish për lloje të ndryshme çështjesh,të kesh njohuri për problemet, të mbash mend shumë gjëra në memorje, etj. Poashtu e dinë se sa punë, mundime e stres nevojiten për të arritur deri te njohuria e saktë.

Më shkurtimisht, lodhja është ajo që i vjen ndër mend çdonjërit nëse bisedojmë për ndonjë arritje, qoftë të kësaj apo të asaj bote. Secili e ka të qartë se nëse i niset kësaj rruge do ta ketë rëndë;bile shumica e njerëzve janë ndalur diku para mesit të rrugës duke thënë se kanë vendosur të merren me diç tjetër, por pa e treguar të vërtetën që qëndron prapa këtij dështimi. Kurse e vërteta është se lëvizjet e vogla në drejtimin e mbledhjes së diturisë janë shumë të lodhshme e të dhimbshme;bile deri në atë masë saqë e dekurajojnë njeriun qysh në hapat e parë.

Ja psh hapni faqet e Internetit dhe gjejeni një tekst pakëz më të gjatë. Pastaj filloni ta lexoni me kujdes, e jo shkel e shko. Do të shihni se sa vështirë është t′idalësh deri në skaj pa mos u nervozuar me disa pakuptimësi, pa mos u djersitur për shkak të stilit të shkrimit, pa e ndjerë veten ngushtë nga shkaku i moskuptimit të disa fjalëve, etj... Bile shumica e njerëzve, kur e shohin gjatësinë e tekstit, menjëherë e ndërrojnw mendimin dhe fillon të kërkojnë diçka më të lehtë. Por dijeni se nëse dëshirojmë të arrijmë te dituria e saktë dhe e plotë, fjala "lehtësi" duhet përfundimisht të largohet nga fjalori; sepse për çdo gjë të vlefshme, rrugët janë të vështira e të gjata.

Dhe nuk do të arrish ta kuptosh esencën e problemit nëse kërkon shtigje të lehta. Po kështu, nëse dëshiron të bëhesh i ditur për vetveten, personalitetin, jetën e brendshme, duhet të hulumtosh shumë dhe të jesh i durueshëm; duhet të mbledhësh dituri; duhet t′i mbyllësh sytë para nënçmimeve të të tjerëve; duhet të jesh i hapur ndaj kritikave… Dhe jo vetëm kaq, por duhet të kesh edhe njohuri për atë që e kërkon, pra të dish saktë se çka kërkon. Ja një hartë e thjeshtë e asaj që të duhet sa për fillim:

  1. Vetëdija për veten tënde
  2. Vetëdija për njerëzit e afërt
  3. Vetëdija për njerëzit tjerë që të rrethojnë
  4. Vetëdija për botën materiale
  5. Vetëdija për gjërat e imagjinuara

Ka edhe çështje tjera, por le të koncentrohemi te këto pesë fusha.

E para ka të bëjë me diturinë që e posedon për vetën tënde, e cila vjen nga përvoja yte dhe nga fjalët që t′ithonë të tjerët qysh nga fëmijëria. Janë këto informata që kanë të bëjnë me aftësitë tua, idetë e mendimet, qëndrimet e principet, aspektet e forta dhe të dobëta personale, cilësitë e personalitetit tënd, kufizimet, autoritetin, etj. Ki kujdes nga shtrembërimet, sepse shumë informata që i ke për veten tënde nuk janë të sakta apo janë gjysëm të sakta. Dhe ki kujdes nga informatat e të tjerëve për ty, të cilat ndoshta janë edhe më të koklavitura e më të pasakta. Këtu hyjnë llojlloj lavdërimesh që ndoshta nuk i meriton, andaj mundet të të duket vetja shumë e madhe. Poashtu ruaju nga informatat që t′ikanë dhënë të tjerët e ti mendon se janë tuat, dhe kështu jeton me planet e të tjerëve duke menduar se ky është plani yt jetësor. Hulumtoji aspektet negative e pozitive duke u bazuar në Kur′an e Sunnet sepse përndryshe do të duhet të bazohesh në traditën popullore apo në dëshirat personale. Pra mëso sa të mundesh për vetveten, që të mundesh ta kuptosh se si funksionon vetja jote. Kështu do ta dish se çka të nervozon, çka të hidhëron, çka të nxjerr nga kontrolli, çka të pëlqen;me çka mund të të mashtrojnë;në cilat situata je i paqëndrueshëm; çka të frikëson dhe cilat janë shpresat tua. Kjo të mundëson të jesh i fortë para problemeve. Kështu do të kesh mundësi ta kontrollosh veten tënde. Kur ta bësh këtë, kalo te e dyta.

E dyta ka të bëjë me diturinë që e posedon për njerëzit e afërm, qofshin familjarë apo të dashur në baza tjera. Edhe për ata e ke patjetër të tubosh dituri të saktë, që të mund t′ivlerësosh mirë, sepse kjo do të të ndihmojë të jesh i kujdesshëm, i drejtë, i matur dhe i pajtuar me ta. Shumë njerëz bëhen diktatorë në shtëpitë e tyre, kurse frikacakë me njerëzit tjerë;krejt kjo nga padituria që e kanë për familjarët e tyre. Nuk i dinë aftësitë fizike dhe psikologjike të anëtarëve të familjes dhe kjo i çon deri në përfundime dhe gjykime të gabuara; epastaj edhe në sjellje të padrejtë ndaj tyre. Andaj mblidh informata për ta, angazhohu në kuptimin e tyre dhe bëhu mbështetës i tyre, sepse kjo do të ta lirojë rrugën tënde dhe do t′ilargojë barikadat nga qëllimet tua më të larta;sepse harmonia me familjarët është përkrahja më e madhe që mund të ta japin njerëzit.

E treta ka të bëjë me diturinë që e posedon për njerëzit që të rrethojnë, sepse ata në një mënyrë janë barometri yt jashtë shtëpisë sate, ata janë pasqyra yte, ata janë formëdhënësit e sjelljes dhe mendimeve tua;kjo sepse ti nuk mund t′ikontrollosh të gjitha ndikimet që të vijnë nga jashtë;ti nuk ke kohë t′ifiltrosh të gjitha informatat, prandaj gjithësesi se do të ndikohesh nga jeta me njerëzit tjerë. Andaj është prej urtësisë që t′imësosh sjelljet, mendimet, bindjet, besimet, mënyrën e jetës, etj, që të dish se si të sillesh ndaj tyre e që ata të mos ofendohen prej teje. Sepse njerëzit hidhërohen për shkak të gjërave të vogla. Kur ta fitosh këtë lloj diturie, do të mund të ndikosh te ta pa e kuptuar ata këtë ndikim. Kjo i vetëdijëson ata për ekzistencën tënde në vendin ku jeton dhe pastaj ti me besimet tua bëhesh pjesë e pandashme e atij vendi;ti nuk shihesh nga ata si mish i egër(por kjo kërkon kohë);ti fillon tu japësh formë mendimeve dhe besimeve të tyre. Por mos harro se duhet dituri për shoqërinë ku jeton.

E katërta ka të bëjë me diturinë për botën materiale që të rrethon;e cila është mjaft e rëndësishme, kurse ne nuk ia kushtojmë kujdesin e duhur. Kjo sepse mendojmë se bota materiale nuk ka ndikim te ne(ose se ndikimi është i vogël/i parëndësishëm). Por ndikimi i saj është më i madh se sa që mund ta mendojmë ne. Një prej arsyeve mund të jetë se ne mundohemi ta imagjinojmë veten si të orientuar kah bota tjetër dhe se nuk e marrim parasysh ndikimin e kësaj bote. Por realiteti është i hidhur:sa vëllezër tanë i ka mashtruar paraja dhe kanë devijuar;sa të tillë i ka mashtruar pozita;sa kanë devijuar për shkak të ngritjes apo ruajtjes së autoritetit;sa tregtia, sa veturat e bukura, sa dëshira për të pasur sukses të shpejtë… E sheh pra se bota materiale të rrëzon nëse nuk mbledh informacione rreth saj dhe ndikimeve të saj. Sepse me diturinë për të do të mund ta kontrollosh veten por edhe ndikimet që vijnë prej saj.

E pesta ka të bëjë me diturinë për gjërat e imagjinuara që drejtpërdrejtë ndikojnë në energjinë dhe fuqinë tënde:dhe kështu ose e lirojnë(dhe e shtojnë) ose e bllokojnë(dhe e burgosin). Kjo kryesisht ka të bëjë me mendimet dhe botën e brendshme të individit, e cila i përpunon informatat dhe i sjell gjykimet. Këtu rol të madh luan propaganda, e cila ta bën të vërtetë një gjë që nuk ekziston, ta bën të gjallë atë që nuk është, ta fut në kokë virusin e frikës, ta vështirëson përparimin në çdo fushë…, dhe krejt kjo në bazë të planeve të atyre që e planifikojnë propagandën. Dhe në fund ti fillon të besosh në disa gjëra, fillon të ikësh nga disa tjera(psh Vehabistët etj), e ndërron kuptimin e të mirës dhe të keqes, mikut dhe armikut;gjëra të paqena fillojnë të jetojnë në kokën tënde, kurse ato të vërtetat fshihen apo nuk vërehen;fillon të formohet nje realitet ku gjërat mbeten të shtrembëruara.

Andaj lufta më e madhe është në tubimin e informatave të sakta e të plota(sipas mundësisë) për gjërat që u përmendën më lartë; pastaj vjenanalizimi dhe mësimi i tyre, veprimi sipas tyre dhe se krejt kjo çon në vetëdijësimin tënd për atë që ndodh me ty dhe me tjerët. Vetëdijësohu para se të të vetëdijësojnë të tjerët. 

Përgatiti dhe përshtati: Teuhid.NET

www.teuhid.net

 

Hits: 278
Comments (3)Add Comment
...
written by ebu hamza, February 14, 2012
Allahu te shperbelft shum analiz e shkelqyer dhe me vend.. kemi nevoj me shum per Analiza te tilla.. Allahu ju ruajt nga qdo e keqe Teuhid.net
...
written by almir, February 16, 2012
Allahu ju shperbleft per qdo mundim tuaj, dhe lusim Allahun qe kjo veper te jet sadaka rrjedhse per ju,,,,,
...
written by Shkupjani, February 16, 2012
All-llahu s.v.t. ju shperblefte

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy