Imani, në esencën e vet, është pranimi dhe njohja për të vërtetë se All-llahu xhel-le shanuhu është i Vetmi që meriton të adhurohet me të gjitha cilësitë që janë të denja për Të, pranimi i pejgamberllëkut të Muhammedit alejhis-selam dhe njohja për të vërtetë të tërë asaj që ka interpretuar ai nga Zoti i tij globalisht, gjë që dëshmohet me shehadet.
Thelbi i Imanit (i besimit)
Çdo të thotë imani? Si është ai? Çështë ajo së cilës me të vërtetë i përgjigjet ky emër?
Ulemaja islame lidhur me këtë çështje ka dy mendime:
Mendimi i parë: Imani është emër me të cilin quhet deklarimi (shehadeti) me gjuhë, vërtetimi me zemër dhe zbatimi në praktikë me organet e tjera të trupit. Këtë mendim e mbësh-tet shumica e Ehli Sunnetit.
Mendimi i dytë: Imani është emër me të cilin emërtohet shqiptimi (i shehadetit) me gjuhë dhe vërtetimi me zemër, e këtu nuk hyjnë veprat. Por, ata thonë: Kryerja e të gjitha gjërave që janë urdhëruar dhe janë shpjeguar në hadithe sahih të Resulull-llahut alejhis-selam është vaxhib për të gjithë besimta-rët, emër që e kanë fituar me fjalë dhe me vërtetim.
Edhe pse argumentet nga Kurani dhe Suneti janë më tepër në favor të mendimit të parë, edhe pse të gjithë përpiqen që mendimet e veta ti mbështesin me sa më shumë argumente, duket qartë se mospajtimi mes tyre është i karakterit teorik. Në të nuk bazohet kurrfarë dallimi në praktikë, edhe pse ndërtohen mospajtime të tjera, gjithashtu me karakter teorik. Komentuesi i Tahaviut thotë: Mospajtimi ndërmjet Ebu Hanifes dhe imamë-ve të tjerë të Ehli Sunetit është me karakter formal. Sepse, konstatimi se veprimet e organeve, krahas imanit të zemrës, janë të domosdoshme ose janë një pjesë e vetë imanit, edhe krahas pajtimit se ai i cili bën mëkat të madh nuk del nga imani, por është nën vullnetin e All-llahut xhel-le shanuhu nëse do, do tia falë, e nëse nuk do, do ta ndëshkojë është mospajtim teorik, i cili nuk rezulton nga pasaktësia në akide.
Shkaku i kësaj është, e këtë All-llahu e di më së miri, se të dy palët janë në pajtim në çështjen e rëndësisë së veprës në Islam, edhe pse nuk pajtohen në definicionin e tij - a është pjesë e imanit a vetëm njëra nga shkaqet dhe rezultatet e domosdoshme të imanit. Prandaj, ata që e konsiderojnë këtë si pjesë të imanit nuk i japin shkallë të njëjtë sikurse shqiptimit me gjuhë dhe vërtetimit me zemër, ngase, sikur të mungonte njëra prej këtyre dyjave, do të zhdukej edhe imani, që nuk është rasti me veprën. Ndërsa të tjerët, edhe pse nuk e konsiderojnë si pjesë të imanit, megjithatë konsiderojnë se ajo është e domosdoshme, ngase është pjesë e pandashme e imanit.
Për këtë shkak polemizimi dhe thellimi i hollësishëm në këtë shqyrtim është i panevojshëm dhe i pavlefshëm, ngase është më e nevojshme të merremi me çështje të tjera. Por, megjithatë, konsiderojmë se është e dobishme ti sqarojmë disa rregulla që mund të nxirren nga një pjesë e definicionit ku pajtohen që të dy palët, e me ndihmën e të cilave mund caktoj-më se cilët njerëz hyjnë nën emrin e imanit e cilët nuk hyjnë:
1 - Të dy palët janë të një mendimi se nuk hyjnë në iman ata të cilët publikisht e shqiptojnë shehadetin, por me zemër e mohojnë. Këta janë munafikë, për të cilët All-llahu xhel-le shanuhu na informon se do të jenë të ndëshkuar më ashpër se jobesimtarët dhe se ata do të jenë në fund të Xhehenemit.
2 - Gjithashtu janë të një mendimi se pranimi me zemër nuk është i mjaftueshëm për realizimin e emrit iman, ngase krahas pranimit dhe vërtetimit me zemër është edhe i nevojshëm shqiptimi me gjuhë. Faraoni dhe populli i tij e kanë ditur vërtetësinë e Musait dhe Harunit alejhis-selam, por megjithatë kanë qenë jobesimtarë. All-llahu xhel-le shanuhu, duke na informuar se çfarë ka thënë Musai alejhis-selam, thotë:
(Musai) tha: Me të vërtetë, ti e di se këto mrekulli të qarta nuk i ka shpallur askush tjetër përpos Zotit të qiellit dhe të Tokës, dhe unë jam i bindur se ti je i hedhur (në humbje). (El-Isra: 102)
Dhe, ata i mohuan ato - duke qenë zullumqarë dhe mendjemëdhenj - por shpirti i tyre i besonte për të vërteta. E, shiko se çfarë ka qenë fundi i ngatërrestarëve! (En-Nemël: 14)
Ehli Kitabët e kanë ditur se Resulull-llahu alejhis-selam është i Dërguar, por nuk e kanë besuar. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
Atyre që u kemi dhënë Librin, e njohin (Muham-medin), ashtu si i njohin fëmijët e tyre. E nuk do të besojnë ata që e kanë shkatërruar veten. (El-Enam: 20)
Madje edhe Iblisi është i vetëdijshëm për Zotin e vet, mirëpo, edhe përkundër kësaj, ai është udhëheqës i jobesimta-rëve.
Pjesëtarët e Ehli Sunnetit janë të një mendimi se si besimtar, pjesëtar i kiblës sonë (musliman), i cili nuk do të mbetet përherë në Xhehenem, nuk mund të jetë vetëm se ai që me zemrën e vet fuqimisht ka pranuar fenë tonë, Islamin, pa kurrfarë dyshimi dhe ka shqiptuar kelimei shehadetin. Sepse, nëse kënaqet vetëm me njërën prej këtyre, ai nuk mund të konsiderohet si pjesëtar i kiblës sonë, vetëm nëse nuk ka mundur ta shqiptojë shehadetin me gjuhë për shkaqe të arsyeshme, të cilat nuk ka mundur ti evitojë, siç është ai që nuk ka mundur ta shqiptojë shehadetin për shkak të të metës në gjuhë, ose për shkak se e ka hasur vdekja para se të ketë mundur ta shqiptojë shehadetin, ose dhuna e paevitueshme për shkak të së cilës ka qenë i detyruar që të mos e shqiptojë shehadetin.
3 - Pjesëtarët e ehli Sunnetit janë të një mendimi se All-llahu xhel-le shanuhu nga njerëzit kërkon fjalë dhe vepra. Me fjalë nënkuptohen fjalët e zemrës - bindja dhe fjalët e gjuhës si vërtetim dhe manifestim publik i kësaj bindjeje. Ata ndahen në mendime vetëm rreth çështjes se ajo që kërkon All-llahu xhel-le shanuhu prej nesh a i takon në tërësi emrit iman apo jo: disa thonë se e tërë ajo, edhe fjalët edhe veprat i takojnë këtij emri, ndërsa të tjerët thonë se vetëm pjesa e parë hyn në iman, e pjesa e dytë është rezultat i obligueshëm i tij.
4 Gjithashtu, janë në pajtim se, nëse njeriu beson me zemër, e këtë e deklaron me gjuhë, por i lë pas dore veprat, është mëkatar ndaj All-llahut xhel-le shanuhu dhe të Dërguarit të Tij, dhe se meriton ndëshkimin që All-llahu xhel-le shanuhu përmend në Kuran dhe Resulull-llahu alejhis-selam në hadithet e veta.
5 - Pajtohen se vepruesi i mëkatit të madh nuk del prej imanit derisa nuk e konsideron atë si të lejuar, edhe nëse vdes para pendimit. Shumica e ehli Sunetit, edhe pse veprat i konsiderojnë si pjesë përbërëse të imanit, nuk thonë se del prej ima-nit ai i cili beson me zemër dhe besimin e tij e deklaron me gjuhë, por i lë pas dore veprat. Ndërsa hanefitë, edhe pse veprat i kanë larguar nga definicioni i imanit, konsiderojnë se veprat janë rezultat i pashmangshëm i imanit. Pra, të gjithë janë të një mendimi se me mungesën e veprave nuk dilet nga imani.
6 Gjithashtu, nuk ka mospajtim mes ehli Sunnetit lidhur me atë që kemi thënë për definicionin e imanit - se aty bëjnë pjesë fjala, vërtetimi dhe vepra, dhe se e tërë kjo është në raport me All-llahun xhel-le shanuhu dhe me meritën e hyrjes në Xhenet dhe mosmbetjes përgjithmonë në Xhehenem. E, për sa i përket imanit në raport me dispozitat e kësaj bote, ai është vetëm shqiptimi i kelimei shehadetit me gjuhë. Dhe, ai që e shqipton këtë, ndaj tij aplikohen të gjitha dispozitat e kësaj bote dhe prej tij kërkohet që tu përmbahet atyre, ndërsa atij i sigurohen të drejtat të cilat i takojnë sipas tyre dhe nuk do të konsiderohet jobesimtar, vetëm nëse bën diçka (me fjalë a me vepër) që do ta anulonte kelimei shehadetin e shqiptuar.
Argument për këtë është hadithi i Usame bin Zejdit radijAll-llahu anhu, i cili thotë: Resulull-llahu alejhis-selam na dërgoi në luftë dhe na zuri agimi duke sulmuar fisin Xhuhejn. Unë e zura njërin prej tyre, i cili tha: La ilahe il-lAll-llah, e unë e vrava. Kjo filloi të më mundojë, prandaj i tregova Resulull-llahut alejhis-selam se çkishte ndodhur. Ai më tha: A mos vallë, e ke vrarë pasi ka thënë La ilahe il-lAll-llah? Dhe vazhdimisht ma përsëriste këtë, saqë dëshirova që pikërisht atëherë të kisha kaluar në Islam.
Këto janë fjalët e Resulull-llahut alejhis-selam: A mos ia ke hapur zemrën atij (e të bindesh se nuk ka qenë i sinqertë)? Ne jemi të obliguar të sillemi dhe të gjykojmë sipas së jashtmës dhe sipas asaj që shqipton gjuha, sepse ne nuk kemi mundësi të dimë se çka gjendet në zemra.
Zmadhimi dhe zvogëlimi i imanit
Në bazë të mospajtimit në definicionin e imanit, ulemaja gjithashtu nuk janë të një mendimi edhe rreth çështjes së dytë, çështjes së zmadhimit dhe zvogëlimit të imanit. Grupi që veprat i klasifikon si pjesë përbërëse të imanit konsideron se ai zmadhohet dhe zvogëlohet, ndërsa ata që me iman nënkuptojnë vetëm bindjen me zemër dhe shqiptimin me gjuhë konfirmojnë të kundërtën. Tanimë kuptuam se mospajtimi rreth definicionit të imanit është vetëm nga ana teorike dhe formale, e i njëjti rast është edhe rreth kësaj çështjeje. Sepse, ata që konsideroj-në se imani nuk zmadhohet dhe nuk zvogëlohet, konfirmojnë se njerëzit dallohen sipas devotshmërisë dhe veprave të mira dhe se në përputhje me këtë do të shpërblehen ndryshe dhe do të kenë shkallën e caktuar tek All-llahu xhel-le shanuhu. Tahaviu, në veprën e vet të njohur El-Akide, thotë: Imani është një dhe bartësit e tij në esencë janë të njëjtë, ndërsa dallimet ndërmjet tyre prehen në devotshmëri, takvallëk, ruajtje nga pasionet dhe kryerje të asaj që është më e rëndësishme.
Ndërkaq, ajetet kuranore dhe hadithet na mundësojnë të kuptojmë se imani zmadhohet dhe zvogëlohet. Ja disa prej këtyre ajeteve:
Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata zemrat e të cilëve, kur përmendet All-llahu, vërgëllojnë (nga frika dhe përulja), e kur tu lexohen argumentet e Tij, u shtohet thellimi në besim dhe mbështeten vetëm te Zoti i tyre. (El-Enfal: 2)
E atyre të cilëve u thanë njerëzit: Armiku është përgatitur kundër jush, frikohuni!, kjo përkundrazi ua shtoi atyre besimin, e thanë: Neve na mjafton All-llahu, dhe Ai është mbrojtës i mrekullueshëm! (Ali Imran: 173)
Ai është që sjell qetësi në zemrat e besimtarëve për tua forcuar (edhe më tepër) besimin, krahas besimit që kanë. (Feth: 4)
Ndërsa nga hadithet që e argumentojnë këtë është hadithi ku Resulull-llahu alejhis-selam thotë: Imani përbëhet prej shtatëdhjetë e ca pjesësh. Më e madhja prej tyre është maksima: La ilahe il-lAll-llah, ndërsa më e vogla është të largosh nga rruga diçka që pengon kalimtarët. E, edhe turpi është pjesë e imanit. Gjithashtu hadithi: Besimtari më i kompletuar me iman është ai që ka sjellje më të mira. Pastaj hadithi: Kush prej jush sheh ndonjë të keqe, le ta pengojë me dorën e vet, e nëse nuk është në gjendje, le ta bëjë këtë me fjalë, e nëse edhe kështu nuk është në gjendje, atëherë le ta urrejë këtë me zemrën e vet, e ky është imani më i dobët. Transmetohet nga Abdull-llah bin Mesudi radijAll-llahu anhu, se Resulull-llahu alejhis-selam ka thënë: Secili Pejgamber, që ka dërguar All-llahu xhel-le shanuhu para meje, ka pasur pasues (havarijjunë) dhe shokë të vet, të cilët i zbatonin udhëzimet e tyre dhe ndiqnin shembullin e tyre. E, pastaj, pas tyre vinin gjenerata që flisnin atë që nuk e punonin dhe punonin atë që nuk ishin të urdhëruar. Andaj, kush prej jush lufton kundër tyre me dorë, ai është mumin, e kush prej jush lufton kundër tyre me fjalë, edhe ai është mumin, dhe kush prej jush lufton kundër tyre me urrejtje në zemrën e vet, edhe ai është mumin, por pas kësaj më nuk ka iman as sa një kokërr sinapi (bimë barishtore që bën fara të vogla)
Ndërsa, nga fjalët e ashabëve, që e konfirmojnë këtë, janë: Transmetohet se Ebu Derda radijAll-llahu anhu ka thënë: Është e udhës që çdo njeri ta përtëritë imanin e vet kur zvogë-lohet diçka prej tij, dhe është e udhës që ta dijë se a është duke iu zmadhuar a zvogëluar. Umeri radijAll-llahu anhu e kishte zakon tu thoshte ashabëve: Hajde ta zmadhojmë imanin tonë, pastaj i bënim dhikër All-llahut xhel-le shanuhu Ekzistojnë edhe shumë ajete, hadithe dhe proverba (thënie) të ashabëve, të cilat na bëjnë të kuptojmë zmadhimin ose zvogëlimin e imanit, varësisht nga veprat që bëjmë.
E nëse ajetet dhe hadithet, sipas domethënieve të tyre parësore provojnë zmadhimin dhe zvogëlimin e imanit, atëherë nuk është nevoja që ti shmangemi kësaj domethënieje, sidomos kur nuk kemi kurrfarë dobie nga komentimi alegorik (teuili) dhe as nga kjo ndarje në mendime që rezulton prej këtu. Më e rëndësishmja është që njeriu vazhdimisht ta përtëritë imanin e vet dhe ta kontrollojë vetveten se a i është duke iu zmadhuar imani apo duke iu zvogëluar. E, pastaj ti konstatojë shkaqet e zvogëlimit të tij, në mënyrë që ti eliminojë ato dhe të largohet prej tyre, ose ti hulumtojë shkaqet për zmadhimin dhe rritjen e imanit dhe këndelljes së zemrës së tij, ashtu siç kanë bërë ashabët radijAll-llahu anhu. Shkaqet më të rëndësishme për zmadhimin e imanit janë këto:
1 - Dituria: zmadhimi i diturisë shkakton rritje të bindjes dhe njohjes. Ibni Xhundubi, Ibni Umeri e të tjerë radijAll-llahu anhum kanë thënë: E kemi mësuar imanin, pastaj e kemi mësuar Kuranin, e na është shtuar imani. Me dituri nënkuptohet dijenia për All-llahun xhel-le shanuhu përmes emrave, cilësive, veçorive dhe veprave të Tij dhe dijenia për Resulull-llahun alejhis-selam dhe për udhëzimet e tij nga pikëpamja e moralit e të ngjashme dhe për parimet e ligjit. Njohja e mënyrës së kryerjes së ibadetit, xhihadit dhe punës. Dijenia për Librin e All-llahut xhel-le shanuhu dhe përmbajtjen e tij, për rrëfimet historike, për shembujt që parashtron ai, për proverbat e tij, për mësimet dhe sqarimet e tij.
Imani, në esencën e vet, është pranimi dhe njohja për të vërtetë se All-llahu xhel-le shanuhu është i Vetmi që meriton të adhurohet me të gjitha cilësitë që janë të denja për Të, pranimi i pejgamberllëkut të Muhammedit alejhis-selam dhe njohja për të vërtetë të tërë asaj që ka interpretuar ai nga Zoti i tij globalisht, gjë që dëshmohet me shehadet. Dhe ai që e shqipton këtë, duke besuar në atë që thotë, ai arrin themelin e Islamit, por ky nuk mund të krahasohet me atë që ka njohur domethënien e tij në hollësi dhe të gjërave që rezultojnë nga ai. Sepse është e pamundur të barazohet në iman ai që i di detajet për të cilat ka folur Resulull-llahu alejhis-selam, lidhur me ndodhitë pas vdekjes, me engjëjt, me vuajtjet dhe kënaqësitë etj., me atë që nuk i di këto, edhe pse e tërë kjo globalisht hyn në dëshminë se Muhammedi alejhis-selam është i Dërguari i All-llahut xhel-le shanuhu. Gjithashtu nuk mund të barazohet ai i cili është i njohur me detajet për ahiretin dhe çka do ti ndodhë atij, duke filluar nga ringjallja dhe tubimi, e gjer te parashtrimi dhe leximi i librit të veprave për dhënien e llogarisë. Pastaj për vështirësitë në të cilat do të gjenden njerëzit, për burimin e Resulull-llahut alejhis-selam, urën Sirat, Xhenetin dhe Xhehenemin. Ky nuk mund të barazohet me atë i cili ka besuar në botën e ardhshme përgjithësisht pa i ditur detajet për të. Gjithashtu nuk mund të barazohet ai që është njohur hollësisht me jetën e Resulull-llahut alejhis-selam dhe madhështinë e tij me atë që nuk është njohur me këtë. Prandaj All-llahu xhel-le shanuhu ka thënë:
... Me të vërtetë, All-llahut i druajnë vetëm të dijshmit prej robërve të Tij. (Fatir: 28)
... Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? (Zumer: 9)
2 - Veprat: Me rritjen e një numri të veprave të mira dhe me përuljen ndaj All-llahut xhel-le shanuhu zmadhohet jekini dhe forcohet imani. Ndërsa, me zvogëlimin e veprave dhe më zhytjen në pasione dhe në mëkate zvogëlohet imani. Disa njerëz mëkatimet e tyre të vazhdueshme i sjellin gjer te mohimi i dispozitave fetare dhe te konsiderimi për të lejueshëm diçka që është e ndaluar dhe gjer te mohimi i haditheve të Resulull-llahut alejhis-selam duke i asryetuar mëkatet e veta, e në këtë mënyrë dalin nga imani e futen në kufër. All-llahu na ruajttë nga ky kob! Sepse, siç thamë edhe më parë, bazë e imanit është pranimi dhe njohja për të vërtetë se All-llahu xhel-le shanuhu është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe se vetëm Atij duhet Ti përulemi. E ky pranim dhe njohje është i dyllojshëm: pranimi teorik duke besuar dhe pranimi praktik me përulje dhe me aplikim. Kush përkufizohet vetëm në mënyrën e parë, imani i tij në All-llahun xhel-le shanuhu është i mangët, jo i plotë, e sa më shumë që rritet përulësia e tij aq më shumë rritet edhe imani i tij. Ndërsa për iman të plotë janë të nevojshme që të dy mënyrat.
3 - Dhikri dhe përsiatja: Me të parin mendohet ta kujtosh All-llahun xhel-le shanuhu me cilësitë e Tij dhe me atë që i përshtatet Madhërisë dhe Lartësisë së Tij dhe me këndim të Kuranit (Fjalët dhe ajetet e Tij), ngase kjo përforcon lidhjen e zemrës me Krijuesin e saj, ndërsa zvogëlimi i kësaj shkakton harresën e All-llahut xhel-le shanuhu. Po përmendim thirrjen e Umerit radijAll-llahu anhu që i ka bërë ashabëve që ta zmadhojnë imanin e tyre duke përmendur All-llahun xhel-le shanuhu. Transme-tohet nga Ebu Xhaferi, i cili transmeton nga gjyshi i tij, Umejr bin Habibi, ashab i Resulull-llahut alejhis-selam, se ka thënë: Imani zmadhohet dhe zvogëlohet. I kanë thënë: Si zmadho-het dhe si zvogëlohet? Është përgjigjur: Kur e përmendim All-llahun dhe e falënderojmë Atë, atëherë imani na zmadhohet, e kur shkujdesemi dhe e harrojmë Atë, atëherë zvogëlohet imani. Ndërsa Abdull-llah bin Revaha e kishte zakon ta merrte përdore ndonjërin prej ashabëve e ti thoshte: Eja të besojmë një orë (numinu saa), e pastaj të shkojmë e të rrimë në shoqëri ku përmendet All-llahu xhel-le shanuhu.
Ndërsa All-llahu xhel-le shanuhu na informon se nga veçoritë e besimtarit është edhe se ai e përmend All-llahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe shtrirë:
Për ata që e përmendin All-llahun duke qëndruar në këmbë, shtrirë dhe ndenjur. (Ali Imran: 191)
Kurse me përsiatje mendohet që gjithnjë të bëjmë përpjekje që përherë të mendojmë për krijimin e All-llahut xhel-le shanuhu duke përsiatur për krijimet e Tij dhe duke i vështruar shenjat dhe muxhizet e Tij. Sepse, në iman bën pjesë edhe vetëdija për Madhërinë e All-llahut xhel-le shanuhu dhe Plotfuqinë e Tij, për cilësitë e lartësuara dhe veprat e përsosura të Tij. E kjo ndjenjë formohet duke i vështruar dhe duke i vëzhguar mbretë-ritë e All-llahut xhel-le shanuhu, duke përsiatur dhe duke marrë mësim nga çdo gjë që mund të shihet. A nuk po e vëren se bindja jote, që ndonjë njeri është mjeshtër i madh në zejen e tij, do të rritej sikur ta shihje me sytë e tu ndonjë vepër të tijën, pasi vetëm ke dëgjuar për të dhe për mjeshtrinë e tij nga njerëzit e tjerë. E, nëse do të shihje më tepër shembuj të mje-shtrisë së tij, me siguri se bindja jote do të ishte rritur edhe më. Dhe, gjithsesi kjo bindje do të rritej gjithnjë e më tepër sikur të kishe gjasa që më hollësisht ti shikoje e ti studioje këta shembuj. Ndërsa cilësitë e All-llahut xhel-le shanuhu dhe veprat e Tij madhështore, janë të dukshme për çdonjërin në këtë gjithësi kolosale. Mirëpo, ekzistojnë njerëz që pranë këtyre shenjave kalojnë të shurdhër dhe të verbër dhe assesi nuk shkojnë më larg se kënaqësitë dhe pasionet që gjenden te ta. Këta janë jobesimtarë dhe besimtarë me iman të dobët. Ndërsa, ekzistoj-në edhe të tillë që në to shohin madhështinë e All-llahut dhe madhështinë e mbretërisë së Tij, plotfuqinë dhe përcaktimin e Tij dhe për shkak të gjitha këtyre imani dhe jekini u rritet edhe më shumë. Të tillët janë ata që All-llahu xhel-le shanuhu i ka përshkruar në këto ajete:
... dhe që mendojnë në krijimin e qiejve dhe të Tokës. (Ali Imran: 191)
Dhe ata të cilët kur përkujtohen me argumentet e Zotit të tyre, nuk binë para tyre, as të shurdhër e as të verbër (por dëgjojnë e meditojnë). (El-Furkan: 73)
Ndërsa për të tjerët thotë:
Ata (që janë zhytur në të këqija e bredhin andej e këndej) janë të ngjashëm me ata që ndezin zjarrin, i cili kur të ndriçojë rrethin e tyre, All-llahu ua merr dritën, i lë në errësirë dhe ata nuk shohin asgjë! Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër; prandaj nuk kthehen (nga e keqja në të mirë). (El-Bekare: 17-18)
Marrë nga libri: EL-IMAN: ERKÂNUHU HAKIKATUHU NEVAKIDUHU
Autori i librit: Dr. Muhammed Jasin
|