teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Shirku nė Uluhijje PDF Printoni E-mail

Fetë e kota bazohen kryesisht në këtë lloj shirku. Të gjitha sistemet e bëra nga njeriu në një mënyrë ose në një tjetër i ftojnë pasuesit e tyre të adhurojnë krijesat. Kristianët thërrasin për të adhuruar një njeri, Jezusin, për të cilin ata thonë se është Zot (mëshirimi i Zotit).

 

Shirku në Uluhijje

Në këtë kategori shirku futen veprimet e adhurimit që i drejtohen të tjerëve veç Allahut dhe shpërblimi i adhurimit kërkohet nga krijesat në vend që t’i kërkohet Krijuesit. Shirku në Uluhijje ndahet në dy aspekte kryesore:

a) Shirku i madh

Kjo formë shirku ndodh kur veprimet e adhurimit i drejtohen të tjerëve veç Allahut. Ky shirk paraqet formën më të dukshme të idhujtarisë për të cilën profetët u dërguan nga Allahu në mënyrë që ata t’i thërrisnin njerëzit për t’u larguar prej saj (idhujtarisë). Kjo gjë mbështetet nga ajeti:
“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thotë: “Adhuroni Allahun dhe largojuni tagutëve (adhurimit të tyre).”...” (En-Nahl, 36)

Tagut do të thotë diçka që adhurohet bashkë me Allahun ose në vend të Tij. P.sh. dashuria është një formë adhurimi e cila në perfeksionin e saj duhet t’i drejtohet vetëm Allahut. Në Islam dashuria ndaj Allahut shprehet me anë të bindjes së plotë ndaj Tij. Kjo dashuri nuk është ajo lloj dashurie që njeriu ndjen në mënyrë natyrale në drejtim të krijesave, në drejtim të prindërve, fëmijëve etj. Të duash Allahun njësoj si krijesat do të thotë t’a ulësh Allahun në nivelin e krijesave të Tij dhe kjo gjë përbën shirk në Esma ues-Sifaat. Pra dashuria ndaj Allahut duhet të jetë dashuri më e madhe dhe kjo, është nënshtrimi i plotë ndaj Tij. Allahu i thotë Resulit s.a.u.s. t’i thotë besimtarëve:
“Thuaj: “Nëse e doni Allahun atëherë ejani pas meje që Allahu t’iu dojë...” (Ali Imran, 31)

Resuli s.a.u.s. gjithashtu i ka thënë shokëve të tij: “Asnjëri prej jush nuk është besimtar i vërtetë derisa unë të bëhem për të më i dashur se fëmija i tij, babai i tij dhe i tërë njerëzimi”. (Buhariu dhe Muslimi)

Dashuria për Resulin s.a.u.s. nuk bazohet në humanizëm por bazohet në origjinën hyjnore të shpalljes së tij. Kështu që dashuria ndaj Allahut shprehet me anënë e bindjes së plotë ndaj urdhërave të Tij. Në shpalljen e fundit, Kur’anin, thuhet:
“Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut...” (En-Nisa, 80)
“Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të dërguarit...” (Ali Imran, 32)

Në qoftë se njeriu lejon që dashuria për ndonjë gjë ose dikë tjetër të jetë midis tij dhe Allahut ai e ka adhuruar këtë gjë. Në këtë mënyrë paratë mund të bëhen zot i dikujt bile në disa raste dhe dëshirat e këtij njeriu mund të bëhen si zot.
Resuli s.a.u.s. thotë: “Adhuruesi i dirhemit (lloj paraje) do të jetë gjithmonë i mjerë”. (Buhariu)

Allahu në Kur’an thotë:
“A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet...” (El-Furkan, 43)

Të këqiat e shirkut në Ibade (adhurim) theksohen në mënyrë të veçantë për shkak se ai kundërshton qëllimin e krijimit të cilin Allahu e ka shprehur qartë në Kur’an.
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh-Dharijat, 56)

Shirku i madh paraqet veprimin më të rëndë të kundërshtimit ndaj Zotit të universit, kështu që ai është mëkati ekstrem. Ai është mëkati kaq i madh sa që fshin të gjitha veprat e mira që mund të bëjë një person dhe i garanton atij që e bën atë qëndrimin e përhershëm në xhehennem.

Fetë e kota bazohen kryesisht në këtë lloj shirku. Të gjitha sistemet e bëra nga njeriu në një mënyrë ose në një tjetër i ftojnë pasuesit e tyre të adhurojnë krijesat. Kristianët thërrasin për të adhuruar një njeri, Jezusin, për të cilin ata thonë se është Zot (mëshirimi i Zotit). Katolikët, nga ana e tyre i luten Maries si “nëna e zotit”, engjëjve si Mikailit i cili nderohet në 8 Maj dhe 29 Shtator, (dita e Mikaelmës dhe sh. Mikaeli) si dhe shenjtorëve të tjerë të vërtetë apo jo qofshin këta.

Muslimanët që bien në këtë kategori shirku janë ata që i luten të dërguarit Muhammed s.a.u.s. ose personave të tjerë, që zakonisht i përkasin hierarkisë sufiste, duke besuar se ata mund t’i përgjigjen lutjeve të tyre megjithëse Allahu ka thënë qartë në Kur’an:
“Thuaju: “ Nëse u vjen dënimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, më tregoni,nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos All-llahut (për ndihmë)?” (El-En'am, 40)

b) Shirku i vogël

Mahmud ibn Lubejd transmeton:  I Dërguari i Allahut s.a.u.s. tha: “Gjëja për të cilën kamë më shumë frikë për ju është shirku i vogël”. Shokët e pyetën: “O i dërguari i Allahut, çfarë është shirku i vogël?” Ai u përgjigj: “Rijaja (bërja e diçkaje për t’u dukur), sepse me të vërtetë Allahu do të thotë ditën e gjykimit kur njerëzit do marrin shpërblimin e tyre: “Shko te ata te të cilët ti doje të dukeshe në botën materiale dhe shiko nëse mund të gjesh ndonjë shpërblim prej tyre”. (Ahmedi, Tebaraani dhe Bejhakiu)

Mahmud Lubejd gjithashtu thotë: “Resuli s.a.u.s. erdhi dhe tha: “O njerëz, ruhuni nga nga shirku i fshehtë!” Njerëzit pyetën: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është shirku i fshehtë?” Ai u përgjigj: “Kur një[ njeri ngrihet për t’u falur dhe përpiqet t’a zbukurojë faljen e tij për shkak se njerëzit janë duke e parë atë, ky është shirku i fshehtë”. (Ibn Huzejmeh)

Rijaja

Rijaja është kryerja e ndonjë forme adhurimi për t’u dukur ose për t’u lavdëruar nga njerëzit. Ajo shkatërron të gjithë shpërblimin që ka vepra e mirë në të cilën futet rijaja dhe sjell për atë atë që e kryen, ndëshkim. Rijaja është mjaft e rrezikshme sepse është në natyrën e njeriut dëshira për t’u lavdëruar nga njerëzit apo miqtë e tij, prandaj njeriu duhet të tregojë kujdesin maksimal ndaj saj dhe të bëjë gjithçka që ka në dorë për t’a larguar atë.

Qëllimi i besimtarëve është që të gjitha veprimet e jetës së tyre t’ia kushtojnë Allahut, për këtë arye rijaja paraqitet si diçka shumë e keqe. Në fakt, mundësia që një besimtar i vërtetë, i ditur të kryejë shirk të madh është e vogël, sepse ai është mjaft i qartë, por për të, si dhe për çdo besimtar, mundësia për të rënë në rija është e madhe sepse ajo është e fshehtë. Ajo thjesht nënkupton veprimin e ndryshimit të nijetit (qëllimit). Ibn Abasi e ka përmendur këtë gjë duke thënë: “Shirku është më i fshehtë se një milingonë e zezë e futur nën një gurr të zi në mes të një nate pa hënë”. (Ibn Ebi Hatim)

Pra një kujdes i madh duhet të tregohet që nijeti të fillojë i pastër dhe të mbesë i pastër sa herë që kryen vepra të mira. Për këtë arye thënia e emrit të Allahut është urdhëruar në Islam para gjithë veprave të rëndësishme.

Shumë dua janë përshkruar (thënë, urdhëruar) nga Resuli s.a.u.s. para dhe pas, të gjitha veprimeve natyrale të njeriut si ngrënia, pirja, fjetja, marëdhëniet seksuale bile deri te shkuarja në banjo, në mënyrë që t’i kthejë këto veprime të përditshme në veprime adhurimi dhe të zhvillojë tek muslimanët devotshmërinë ndaj Allahut. Kjo devotshmëri e quajtur tak’ua, siguron që nijeti të mbetet i pastër.

Resuli s.a.u.s na ka mësuar dua të veçanta për t’u mbrojtur nga veprat e shirkut. Ebu Musa thotë: “Një ditë Resuli s.a.u.s. mbajti një predikim duke thënë: “O njerëz, frikësojuni shirkut sepse ai është më i fshehtë se sa kacavjerrja (ecja, ngjitja pa zhurmë) e një milingone”. Ata që deshi Allahu pyetën: “Dhe si ta menjanojmë ne atë kur ai është më i fshehtë se sa ecja (ngjitja pa zhurmë) e një milingone, o Resulullah?” Ai u përgjigj: “Thuaj: Allahumme inna ne’udhu bike en nushrike shej-en ne’alemehu ue nestagfiruke limaa laa ne’alemuhu”. (O Allah, të lutemi të na mbrosh që të mos bëjmë shirkun që e dimë dhe kërkojmë falje për atë që nuk e dimë). (Ahmedi dhe Tebaraani)


Marrë nga libri: Islamic Monotheism
Autori i librit: Ebu Emiin Bilal Philips
Përgatiti: teuhid.net

Lexime: 124
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)