teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Shirku nė Rububije PDF Printoni E-mail

Besimi kristian pohon se një Zot e paraqet veten e Tij në tre gjëra, atin, birin (Jezusin) dhe shpirtin e shenjtë. Këto tre gjëra prapë se praë shikohen si një njësi që ndan një substancë. I dërguari Isa (Jezusi) është bërë zot nga kristianët dhe sipas tyre ulet në krahun e djathtë të Zotit dhe gjykon botën.

Shirku në Rububije

Kjo kategori shirku ka të bëjë me besimin se të tjerë ndajnë Sundimin, Zotërimin e Allahut mbi krijimin, si të barabartë me Të ose afërsisht të barabartë, apo me besimin se nuk ka Zot. Shumica e sistemeve fetare bien në aspektin e parë të shirkut në Rububije, ndërsa përsa i përket filozofëve dhe filozofive të tyre ato bien kryesisht në aspektin e dytë (të shirkut).

a) Shirku i shoqërimit

Besimet që bien në këtë nënkategori shirku janë ato besime në të cilat njihet një Zot kryesor ose një Qënie Supreme megjithatë dominimi, sundimi i Tij ndahet me zota të tjerë më të vegjël (këto mund të jenë shpirtra, të vdekshëm, trupa qiellore ose objekte tokësore). Sisteme të tilla besimi quhen zakonisht nga teologët dhe filozofët si as monoteiste (që besojnë në një Zot) as politeiste (që besojnë në shumë zota). Sipas Islamit të gjitha këto sisteme janë politeiste dhe shumë prej tyre paraqesin gradë të ndryshme të devijimit nga sistemet fetare hyjnore të shpallura, të cilat të gjitha ishin të bazuara në teuhid.

Në hinduizëm Qenia Supreme, Brahma është kuptuar si qënie që jeton, e kudo ndodhur, e panndryshueshme dhe e përjetshme...në të cilën të gjitha gjërat kanë origjinën dhe fundin e tyre. Zoti Brahma është krijuesi i personifikuar i universit që formon një trinitet me zotin e ruajtjes Vishnu dhe zotin e shkatërimit Shiva. Kështu që shirku në Rububije shprehet në hinduizëm nga dhënia e fuqive ruajtëse dhe shkatërruese të Zotit, zotave të tjerë.

Besimi kristian pohon se një Zot e paraqet veten e Tij në tre gjëra, atin, birin (Jezusin) dhe shpirtin e shenjtë. Këto tre gjëra prapë se praë shikohen si një njësi që ndan një substancë. I dërguari Isa (Jezusi) është bërë zot nga kristianët dhe sipas tyre ulet në krahun e djathtë të Zotit dhe gjykon botën. Shpirti i shenjtë, që në shkrimet hebreje është mjeti me anën e të cilit Zoti ushtron fuqinë e Tij krijuese, në mendimin kristian bëhet pjesë e kryesisë së Zotit. Pali e bëri ndihmën e kristianëve, që e tregoi veten për herë të parë në ditën e Pentakostës. Si rrjedhim shirku në Rububije ndodh në besimin kristian se Jezusi dhe shpirti i shenjtë janë partnerë të Zotit në të gjithë dominimin e Tij, gjithashtu shirku shfaqet në besimin e tyre se vetëm Jezusi gjykon mbi botën dhe në besimin se kristianët ndihmohen dhe udhëhiqen nga shpirti i shenjtë.

Koncepti Zorastian për Zotin që ata e quajnë Ahura Mazda është se Ai është krijuesi i gjithçkaje të mirë dhe është i vetmi që meriton adhurimin absolut. Zjarri është një nga shtatë krijimet e Ahura Mazdës dhe konsiderohet si biri ose përfaqësuesi i tij. Por ata gjithashtu bëjnë shirk sepse besojnë se e keqja, dhuna dhe vdekja janë krijesa të një zoti tjetër të quajtur Angara Mainju që ata e paraqesin me simbolin errësirë.

Pra, sovraniteti i Zotit mbi të gjithë krijimin ndahet me një shpirt të keq i ngritur në nivelin e një zoti kundërshtar përshkak të dëshirës së njerëzve për të mos i atribuar të këqija Zotit.

Në fenë Joruba, e ndjekur nga 10 milion njerëz (kryesisht në Nigeri), është një Zot suprem, Olorius (Zoti i qiellit) ose Olodumare. Megjithatë feja moderne Joruba karakterizohet nga adhurimi i Orishës, kështu që kjo fe shfaqet si politeizëm strikt. Si rrjedhim pasuesit e kësaj feje bëjnë shirk në Rububije nga dhënia e funksioneve të Zotit zotave më të vegjël dhe shpirtrave.

Zulut e Afrikës së Jugut besojnë në një Zot, Unkulukulu, që do të thotë i lashti, i pari, më i nderuari. Titujt kryesor të tyre për Zotin janë; Nkosi Jafizulu (Zoti i qiellit) dhe Umvelinganki (që u shfaq i pari). Zoti i tyre paraqitet si mashkull i cili me tokën femër nxori në dritë botën njerëzore. Bubullima dhe vetëtima janë në fenë Zulu veprime të Zotit, kurse sëmundjet apo vështirësitë në jetën shkaktohen nga stërgjyshët "Idlozi" ose "Abafansi" (ata nën tokë). Stërgjyshërit e tyre gjithashtu mbrojnë jetën, kërkojnë për ushqim, janë të kënaqur me rituale dhe sakrifica, ndëshkojnë neglizhimin dhe marrin pozicionin e falltorëve (in-junga).

Shirku në Rububije në fenë Zulu shfaqet jo vetëm në konceptin e tyre të krijimit të botës njerëzore, por gjithashtu edhe në dhënien e të mirave ose të këqijave në jetën e njeriut punës së shpirtrave fisnor (stërgjyshëve).

Midis disa muslimanëve shirku në Rububije shfaqet në besimin e tyre se shpirtrat e njerëzve të shenjtë ose të drejtë mund të ndihmojnë në punët e kësaj bote bile dhe pas vdekjes së tyre. Ata besojnë se këto shpirtra mund të plotësojnë nevojën e dikujt për të larguar fatkeqësitë dhe të ndihmojnë këdo që i thërret (i lutet) ata. Prandaj adhuruesit e varrëve i japin shpirtrave të njerëzve aftësinë hyjnore të shkaktimit të ngjarjeve në këtë jetë, në të vërtetë vetëm Allahu mund t'i shkaktojë ato. E përbashkëta midis shumë sufistëve është besimi në "Ruxhalul-gajbi" (njerëzit e botës së padukshme) drejtuesi i të cilëve pushton vendin e quajtur "kutub" nga ku drejton punët e kësaj bote.

b) Shirku nga mohimi

Në këtë nënkategori futen filozofi dhe ideologji të ndryshme të cilat mohojnë egzistencën e Zotit direkt ose indirekt. Në disa raste pohohet mos egzistenca e Zotit (p.sh. ateizmi), ndërsa në disa të tjera deklarohet egzistenca e Zotit, por mënyra në të cilën Zoti kuptohet në të vërtetë mohon egzistencën e Tij (p.sh. pateizmi).

Ka pak "sisteme" të vjetra fetare në të cilat Zoti nuk egziston. Më kryesori i tyre është ai që i atribohet Gotama Budës. Budizmi, një lëvizje reformiste në hinduizëm që kundërshtoi kastën e sistemit, lindi rreth shekullit të 6 p.e.s. në të njëjtën periudhë me xhainizmin. Gjatë shekullit të 3 p.e.s. ajo u bë fe shtetërore. Më në fund ajo u asimilua nga hinduizmi, ndërsa Buda vetë u bë njëri prej mëshirimeve të interpretimeve të budizmit, që u shfaq pas vdekjes së Budës shprehet qartë se nuk ka Zot; kështu që barra e shpëtimit i përket vetëm një individit.

Ky tipar i lashtë i budizmit mund të klasifikohet si një shembull i shirkut në Rububije ku egzistenca e Zotit mohohet në mënyr të drejtëpërdrejtë.

Njësoj, në mësimet e xhainizmit vendosur nga Vardhamana, nuk ka Zot, por shpirtra të lirë që arrijnë diçka prej këtij statusi duke qenë të pavdekshëm dhe duke ditur gjithçka, komuniteti fetar i tyre i trajton këta shpirtra sikur ata janë zota, duke ndërtuar tempuj për ta dhe duke adhuruar imazhet e tyre.

Një tjetër shembull është ai i faraonit të kohës së të Dërguarit Musa alejhi selam. Allahu përmend në Kur'an se ai mohonte egzistencën e Zotit duke i thënë Musait dhe egjiptianëve se vetëm ai (faraoni) ishte i vetmi Zot i krijesave. Allahu e citoi atë duke i thënë Musait: "...Nëse ti beson Zot tjetër përveç meje do të gjendesh në mesin e të burgosurve". (Esh-Shuarau, 29), dhe popullit "...Unë jam zoti juaj më i lartë". (En-Naziat, 24)

Në shekujt 19-20 disa filozofë evropianë pohuan mos egzistencën e Zotit në atë që njihet si "Vdekja e filozofisë së Zotit". Filozofi gjerman Filip Meinlendër (1841-1876), në shkrimin e tij kryesor "Filozofia e shpëtimit" 1976, thotë se bota filloi me vdekjen e Zotit, mbasi Zoti është një parim i njësisë, i copëtuar në shumëllojshmërinë e kësaj bote dhe një princip i kënaqësisë i mohuar në ligjin e vuajtjes që dominon botën.

"Prussia Friedrich Nietzsche (1844-1900)" mbështetet idea e "vdekjes së Zotit" duke hedhur tezën se Zoti nuk është gjë tjetër veçse projektim i ndërgjegjës së njeriut dhe se njeriu ishte ura për te supernjeriu.

Zhan Pol Sartri, një filozof francez i shekullit të njëzetë, gjithashtu i bëri jehonë mendimit të "vdekjes së Zotit". Ai deklaroi se Zoti nuk mund të egzistojë sepse Ai është një kontradiktë në terma. Ideja e Zotit sipas tij është një sajesë të cilën njeriu e bëri të jetë ashtu siç është edhe vetë.

Propozimi i Darvinit (vdiq në 1882) se njeriu ishte thjesht një majmun i glorifikuar u adaptua gjerësisht në teoritë e shkencëtarëve dhe filozofëve socialë të shekullit të 19, si diçka që provonte bazat "shkencore" për mos egzistencën e Zotit. Në ditët tona mbajtësit e këtij besimi janë pasuesit e Karl Marksit, komunistët dhe shkencëtarët socialistë, që deklarojnë se origjina e çdo gjëje në egzistencë është çështje rastësie. Ata më vonë deklaruan se Zoti është imagjinatë e njeriut e krijuar nga klasat sunduese për të justifikuar ligjin e trashëguar të tyre dhe për të larguar vëmendjen e masave të shtypura nga realiteti ku ato jetojnë.

Një formë e këtij shirku midis muslimanëve është ai i sufistëve si Ibn Arabiu që thotë se vetëm Allahu egziston (gjithçka është Allahu dhe Allahu është gjithçka). Ata mohojnë egzistencën e ndarë të Allahut si qenie sh.p.) dhe me anë të kësaj ata mohojnë vetë egzistencën e Tij. Kjo ide gjithashtu u shpreh në shekullin e 17 nga gjermani çifut Baruch Spinoza (filozof) i cili deklaroi se Zoti është shuma e përgjithshme e të gjitha pjesëve të universit duke përfshirë edhe njeriun.


Marrë nga libri: Islamic Monotheism
Autori i librit: Ebu Emiin Bilal Philips
Përgatiti: teuhid.net

Lexime: 136
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)