Nëse të thotë: “Pejgamberit, salallahu alejhi we selem, i është dhënë shefaati dhe unë e lus me atë të cilën Allahu ia ka premtuar.” Përgjigja. Allahu me të vërtetë ia ka dhënë ndërmjetësimin (shefaatin), por ta ka ndaluar që të kërkosh prej tij, salallahu alejhi we selem. Lidhur me këtë, Ai thotë:
“Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar Allahun, e mos adhuroni në to askujt tjetër krahas Allahut!” (El-Xhin, 18) Nëse kërkon prej Allahut, subhanehu we teala, që të dhurojë ty shefaatin e Pejgamberit, salallahu alejhi we selem, - kjo paraqet ibadet, ndërsa Allahu ta ka ndaluar që në këtë ti shoqërosh ndonjë partner. Nëse dëshiron që Allahu, subhanehu we teala, ta bëjë ndërmjetësues për ty, atëherë përmbaju fjalëve të Allahut: “..dhe mos e thirni përveç Allahut askënd!” Përgjigja e dytë. Shefaat gjithashtu do të bëjnë edhe të tjerët, përveç Pejgamberit, salallahu alejhi we selem. Në transmetimet e besueshme transmetohet se shefat do të bëjnë melekët, fëmijët e vegjël të vdekur për të gjithë prindërit dhe evlijatë, domethënë njerëzit e devotshëm. Nëse thua: “Allahu, subhanehu we teala, i ka nderuar me shefat dhe unë atë shefat e kërkoj prej tyre, me këtë u ke bërë ibadet njerëzve të mirë, përveç Allahut, në të njëjtën mënyrë si dhe ata të cilët Allahu i ka përmendur në Librin e Tij. Nëse thua “Jo”, me këtë ke përgënjeshtruar qëndrimin tënd se si është e lejuar prej tyre të kërkohet shefat (ndërmjetësim) personalisht, edhe pse Allahu i kishte nderuar me të.” Paqartësia(shubha) e tetë
Nëse thotë: “Allahu më ruajtë, unë Atij nuk i përshkruaj shok, por nuk konsideroj se kërkimi i mbrojtjes dhe i strehimit te njerëzit e mirë – është shirk.” Përgjigja. Thuaji: “Pasi po e pranon se Allahu, subhanehu we teala, ka ndaluar shirkun dhe se ai është gjunah më i madh se binaja dhe se po pranon se Allahu, subhanehu we teala, nuk do ti falë askujt, atëherë përgjigju se si e kupton këtë gjunah më të madh për të cilin Allahu, subhanehu we teala, ka thënë se nuk do tia falë askujt?” Nëse nuk e di, thuaji: “Atëherë si po arsyetohesh se nuk je duke rënë në shirk nëse nuk e di se çfarë është shirku? Si ka mundësi që Allahu, subhanehu we teala, ta ka ndaluar shirkun dhe thotë se nuk do ta falë, ndërsa ti nuk merresh me të dhe nuk e ke mësuar esencën e idhujtarisë (shirkut)?? Vallë, mendon se Allahu, subhanehu we teala, nuk i ka ndaluar ashtu shkel e shko, e të mos na sqarojë më parë?” Vazhdon... Marrë nga libri: Zbulimi i dyshimeve (Keshf esh-shubuhat) Autori i librit: Imam Temimi Punoi: teuhid.net
|