teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Mjaftueshmėria nė Akide - Pjesa 3 PDF Printoni E-mail
 Pejgamberi s.a.v.s tha: "Do ta shikoni Zotin tuaj sikurse shikoni këtë hënë pa vështirësi për ta parë Atë". Ky është një hadith i saktë dhe është transmetim unanim. Kjo thënie është një krahasim i një mënyre shikimi me një mënyrë tjetër, nuk është krahasim mes dy gjërave që shikohen, ngase vërtetë Allahu nuk ka as të barabartë as të krahasueshëm me Të.

41) Resuli tha: "Do ta shikoni Zotin tuaj sikurse shikoni këtë hënë pa vështirësi për ta parë Atë". Ky është një hadith i saktë dhe është transmetim unanim.

42) Kjo thënie është një krahasim i një mënyre shikimi me një mënyrë tjetër, nuk është krahasim mes dy gjërave që shikohen, ngase vërtetë Allahu nuk ka as të barabartë as të krahasueshëm me Të.

43) Dhe nga atributet e Allahut është se Ai bën çfarë dëshiron. Asgjë nuk ndodh përveçse sipas (iradah-s) dëshirës së Tij dhe asgjë nuk i shmanget dot vullnetit (Meshi'ah-s) të Tij. S'ka asgjë në këtë botë, por nuk i shmanget dot përcaktimit (takdir-it) të Tij dhe asgjë nuk ndodh përveçse me administratimin e Tij (tadbir). Askush nuk mund ti shmanget përcaktimit (kaderit) që është shkruar për të. Asnjë nuk mund të kalojë kufitë që janë përcaktuar për të në "el-leuhul-mehfudh". Ai përcakton gjithçka që krijimi bën. Nëse Ai do ti krijonte ata të pa gEbueshëm ata nuk do të ishin të pa bindur ndaj Tij dhe nëse Ai do të donte që të tërë ata ti bindeshin Atij, ata patjetër do ti bindeshin Atij. Ai e krijoi krijimin dhe veprat e tyre dhe përcaktoi rriskun dhe jetëgjatësinë e tyre. Ai udhëzon kë dëshiron sipas vullnetit dhe Urtësisë së Tij. Allahu thotë:

"Ai as që mund të pyetet se çfarë bën Ai, ndërsa ata (gjithë krijesat) do të merren në pyetje". (21:23)
Allahu thotë:

"Me të vërtetë që Ne e kemi krijuar çdo gjë me Kader". (54:49)

Dhe Ai thotë:

"Ai i Cili krijoi çdo gjë duke matur saktësisht sipas përmasave të përpikta, të duhura". (25:2)

Dhe Ai thotë:

"Asnjë fatkeqësi nuk bie në tokë ose mbi ju që të mos jetë e shkruar në Librin (El-Leuh el-Mahfudh) para se Ne ta sjellim atë në zbatim". (57:22)

Dhe Ai thotë:

"Dhe atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, Ai ia hap atij gjoksin për Islamin, kurse atij që Ai dëshiron ta humbasë, ia mbyll dhe ia shtrëngon gjoksin sikur të jetë duke u ngjitur në qiell". (6:125)

44) Ibn Umeri trasmetoi se Xhibriili e pyeti Resulin se çështë Imani dhe ai u pëgjigj: "Të besosh në Allah, në engjëjt e Tij në librat e Tij, në të dërguarit e Tij në ditën e fundit dhe në kader të mirën dhe të keqen e Tij". Xhibrili i tha: "Ke thënë të vërtetën". Transmetohet nga Muslim.

45) Resuli tha: "Unë besoj në kader në të mirën dhe në të keqen e Tij, qoftë i ëmbël apo i hidhur ".

46) Një nga duatë që ai (profeti) i mësoi Hasan ibn Aliut, si dhe çfarë ai vetë thoshte gjatë duas së kunutit ishte:"Dhe më shpëto mua nga çdo e keqe e asaj që ke përcaktuar".

47) Ne nuk e përdorim kada-n në kaderin e Allahut si justifikim për të braktisur urdhëresat dhe për të shmangur ndalesat e Tij. Përkundrazi ne jemi urdhëruar të besojmë në të dhe të dimë se argumentet janë në favorin e Allahut. Ngase Ai shpalli libra dhe dërgoi të dërguarit e Tij.

Allahu thotë:

"Në mënyrë që njerëzimi të mos ketë më arsye për tu shfajësuar ndaj Allahut pas të dërguarve" (4:165)

48) Ne e dimë se Allahu i Lartmadhëruar nuk urdhëron apo ndalon veç asaj që mund të veprohet dhe mund të braktiset. Ai nuk urdhëroi askënd të bëjë vepra mosbindje dhe as nuk detyroi askënd që mos i bindet Atij.

Allahu thotë:
"Allahu nuk e rëndon askënd mbi mundësinë që ai ka. Secili merr shpërblimin për atë (të mirë) që ai ka fituar" (2:286)

Dhe Ai thotë:

"Ki pra frikë Allahun dhe përmbushni detyrimin e Tij sa të mundeni". (64:16)

Dhe Ai thotë:

"Këtë ditë çdokush do të shpërblehet për atë që ka fituar. Asnjë padrejtësi (nuk do ti bëhet askujt)...." (40:17)

49) Kjo tregon se çdo rob (i Allahut) posedon vepra dhe ç'ka ai fiton dhe ai do të shpërblehet për veprat e tija të mira me shpërblim dhe për veprat e tija të këqija me ndëshkim. Kjo do të ndodhë me komandë Hynore (el Kada) dhe përcaktimin (kaderin) e Allahut.

50) Imani është thënie e gjuhës, vepra e gjymtyrëve dhe besimi i zemrave. Rritet me bindje dhe zvogëlohet me mosbindje.

51) Allahu thotë:

"Dhe ata nuk u urdhëruan për tjetër veçse që të adhuronin vetëm Allahun dhe që të mos adhuronin përveç ose përkrah Tij. Ta adhuronin Atë me besim dhe përkushtim të plotë dhe të kryenin faljen e detyruar të namazit e të jepnin zekatin. E kjo është fe e drejtë dhe e vërtetë". (98:5)

Kështu Ai e ka vendosur adhurimin e Allahut, sinqeritetin e zemrës, kryerjen e namazeve dhe dhënien e zekatës të tëra këto si fe (iman).

52) Resuli tha: "Imani përbëhet nga më tepër se 70 degë më e larta e të cilës është të dëshmosh "s'ka Zot (që adhurohet me te drejtë) vec Allahut", dhe më e ulëta, të largosh diçka dëmtuese nga rruga".

53) Kështu Ai e bëri fjalën dhe veprën pjesë të Imanit.

Allahu thotë:

"Sa për ata që besojnë, ajo e ka shtuar besimin e tyre". (9:124)

Dhe Ai thotë:

"Në mënyrë që atyre tu shtohet besimi, bashkë me besimin që patën" (48:4)

54) I dërguari i Allahut tha: Kush thotë "S'ka Zot (që adhurohet me te drejtë) vec Allahut" dhe ka në zemrën e tij iman që peshon sa një kokërr gruri apo meli apo atomi, do të dalë nga xhehenemi.

Kështu ai e ka kategorizuar imanin në shkallë (dhe grada) të ndryshme.

55) Ne jemi të obliguar të besojmë gjithëçka për të cilën na ka informuar profeti dhe në gjithëçka që i është atribuar autentikisht atij nga transmetimet qofshin ato që i dimë apo ato që nuk i dimë. E dimë se ky është realiteti dhe e vërteta, kjo është e njëjtë nëse i kuptojmë apo nuk i kuptojmë ato (transmetimet). Nuk tejkalojmë anën literale (dhahir) të kuptimit të tyre sikurse hadithi i Israsë dhe Miraxhit. Kjo ndodhi kur Resuli ishte i zgjuar dhe jo në ëndërr, ngase Kurejshët e mohuan atë dhe e konsideruan atë diçka të pa besueshme e ata kurr nuk i mohonin ëndërrat.

56) Një shembull tjetër është kur engjëlli i vdekjes i afrohet Musës për ti marrë shpirtin. Musa e goditi dhe i nxorri syrin. Ai u kthye tek Zoti i tij që ja shëroi syrin përsëri.

57) Një shembull tjetër janë dhe shenjat e orës së fundit sikurse dalja e Dexhallit, zbritja e Isa ibn Mejremes që do ta vrasë atë (Dexhallin), ardhja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, dalja e kafshës, lindja e diellit nga perëndimi dhe gjithëçka tjetër si këto që janë transmetuar autentikisht.

58) Ndëshkimi dhe shpërblimi në varr janë të vërtetë. Profeti kërkonte strehim nga ndëshkimi i varrit dhe urdhëroi që të kërkohej mbrojtje nga ndëshkimi i varrit në çdo namaz (pas tehijatit dhe para se të japësh selam).

59) Sprovimi në varr është i vërtetë, marrja në pyetje nga Munker dhe Nekir është e vërtetë. Ringjallja pasi të vdesim është e vërtetë dhe do të ndodhë kur Israfili ti fryjë surit.

"Dhe i fryhet Surit, kur ja, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Zoti i tyre" (36:51)

60) Njerëzit do të mblidhen në ditën e gjykimit këmbë zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet dhe me asgjë me vete (nga pasuritë e dynjasë). Ata do të arrinë tek vendgrumbullimi derisa i Dërguari të ndërhyjë për ta tek Allahu. E Allahu fillon ti gjykojë ata. Peshorja do të pregatitet, shënimet e veprave do të shpërndahen dhe fletushkat e secilit do tu jepen, disave në dorën e majtë dhe disave në dorën e djathtë.

"Pastaj, sa pë ata të cilit do ti jepet libri i tij në dorën e djathtë, ai me të vërtetë do të ketë llogarin të lehtë, dhe do të kthehet tek familja e tij i lumtur. Por cili do që do ti jepet libri pas shpine (ose në të majtë), ai do të lus shkatërrimin e vet. Dhe do të hyjë në zjarrin e ndezur fort dhe do të bëhet të shijojë djegjen e tij". (84:7-12)

61) Peshorja ka dy anë (peshuese) dhe një gjuhë në të cilën do të peshojë veprat.

"Pastaj ata, peshorja (e punëve të mira) e të cilëve është e rëndë, tamam këta janë të fituarit. Ndërsa ata peshorja (e punëve të mira) e të ilëve është e lehtë, mu këta janë që humbin vehten e tyre, në xhehenem do të banojnë". (23: 102-103)

62) Profetit do ti jepet Hawdi ditën e gjykimit. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Gotat e tij janë po aq të shumta sikurse yjet në qiell. Kushdo që pi nga ai, nuk do të ketë më etje kurrë.

63) Ura është e vërtetë. Të devotëshmit do ta kalojnë atë ndërsa të këqinjtë do të bien në të.

64) Profeti ynë do të ndërmjetësojë për pjesëtarët e umetit të tij që kanë hyrë në xhehenem si pasojë e mëkateve të mëdha. Prej ndërmjetësimit të tij ata do të nxirren nga xhehenemi por pasi të jenë djegur dhe të jenë bërë shkrumb e hi. Pastaj ata do të hynë në xhenet si pasojë e ndërhyrjes së tij.

65) Do të ketë gjithëashtu ndërhyrje edhe prej profetëve të tjerë, besimtarëve dhe engjëjve. Allahu thotë:

"Dhe ata nuk mund të ndërhyjnë përveç për atë me të cilin Ai është i kënaqur. Duke qëndruar me nderim nga frika e Tij".(21:28)

66) Ndërmjetësimi i atyre që ndërmjetësojnë nuk është për qafirat.

67) Xheneti dhe xhehenemi janë të krijuar dhe nuk do të zhduken. Xheneti është vendi i ewlijave të Allahut. Ndërsa xhehenemi është vendi i ndëshkimit të armiqve të Allahut. Banorët e xhenetit do të qëndrojnë aty përgjithmonë.

"Vërtetë, mëkatarët kriminelë do të jenë nën dënimin e xhehenemit për të mbetur atje përgjithmonë, (dënimi) nuk do të lehtësohet mbi ta dhe do të hidhen atje në hidhërim të thellë, në mjerim e dëshpërim". (43:74-75)

68) Vdekja do të sillet në formën e një dashi të zi dhe do të theret në mes të xhenetit dhe xhehenemit. Pastaj do të thuhet: "O banorë të xhenetit! Përjetësi për ju!" Dhe : "O banorë të xhehenemit! Përjetësi për ju dhe nuk ka më vdekje".

69) Muhamedi është i dërguari i Allahut, vula e profetëve dhe imami i të gjithë të dërguarve të Allahut. Imani i robëve të Allahut nuk është i vlefshëm deri sa të besojnë në mesazhin e tij dhe të dëshmojnë për pejgamberllëkun e tij. Njerëzit nuk do të gjykohen në ditën e gjykimit, përveç se me ndërmjetësimin e tij. Askush nuk do të hyjë në xhenet deri sa të hyjë ymeti i tij përpara.

70) Ai është posedues i flamurit të lavdisë el-mekam el-Mahmud dhe el-hawd. Ai është imami i profetëve dhe zëdhënësi i tyre dhe ai që ka ndërmjetësimin e tyre. Umeti i tij është umeti më i mirë dhe sahabet e tij janë njerëzit më të mirë që shoqëruan profetët.

71) Më i miri i umetit të Resulit ishte Ebu Bekër es-Sidik. Më pas Umer el Faruk. Pastaj Uthman Dhun-nurejn pastaj Ali el-Murtada, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata. Kjo sipas transmetimit të Abdullah ibn Umer që tha: "Ne thonim ndërsa Resuli ishte gjallë: Më i miri i këtij umeti pas Profetit është Ebu Bekër pastaj Umeri pastaj Uthmani pastaj Aliu. Profeti e merrte vesh këtë dhe nuk e kundërshtonte".

72) Transmetohet saktësisht nga Aliu se ai tha: "Më i miri i këtij umeti pas profetit është Ebu Bekri, pastaj Umeri dhe po të doni, mund të them edhe emrin e të tretit".

73) Ebu Darda transmeton se Resuli tha: "Dielli as nuk ka lindur dhe as nuk ka perënduar mbi dikë më të mirë se Ebu Bekër, përveç profetëve".

74) Ai (Ebu Bekri) ishte njeriu që e meritonte khalifetin pas profetit më tepër se tërë krijimi, si pasojë e meritave të tij, përparësisë së tij sipas preferencës së Resulit që ai ti udhëhiqte ata në namaz. Allahu qoftë i kënaqur me ata. Po ashtu sipas unanimitetit të sahabëve për përparësinë e tij e sipas bejah-s që i dhanë atij. E Allahu nuk do ti kishte bashkuar ata në një mendje, në gabim.

75) Dhe pas tij ishte Umeri sipas meritave të tij dhe sipas caktimit të Ebu Bekrit.

76) Pastaj Uthmani sipas preferencës së tij nga anëtarët e këshillit konsultues.

77) Pastaj Aliu sipas meritave dhe unanimitetit të njerëzve të kohës së tij për këtë.

78) Këta janë khalifat e drejtë dhe të udhëzuar. Këta janë ata për të cilët Resuli tha: "Kapuni pas sunetit tim dhe khalifave të drejtë dhe të udhëzuar pas meje. Kapuni pas kesaj me dhëmballë".

79) Resuli tha: "Kalifeti pas meje do të zgjasë 30 vjet". Pjesa e fundit të tij ndodhi gjatë kalifetit të Aliut.

80) Ne dëshmojmë për dhjetë të përgëzuarit me xhenet sikurse profeti dëshmoi për ta kur tha:

"Ebu Bekri është në xhenet, Umeri është në xhenet, Uthmani është në xhenet, Aliu është në xhenet, Talha është në xhenet, Zubejri është në xhenet, Sadi është në xhenet, Saidi është në xhenet, Abdurrahmen ibn Awf është në xhenet, Ebu Ubejde ibn el Xherrah është në xhenet".

81) Për gjithëkënd tjetër për të cilin Resuli ka dëshmuar se do të jetë në xhenet edhe ne dëshmojmë. Sikurse për thënien e tij:

"Hasani dhe Hyseni janë liderët e të rinjve në xhenet".

Si dhe thënia e tij për Thebit ibn Kajis:

"...vërtetë ai është nga banorët e xhenetit".

82) Ne nuk vërtetojmë për asnjë nga njerëzit e kiblës, që ata janë në xhenet apo në xhehenem, përveç atyre për të cilët Resuli ka dëshmuar. Megjithëatë ne shpresojmë për vepërmirët dhe frikësohemi për mëkatarët.

83) Ne nuk deklarojmë asnjë nga njerëzit e kiblës tonë si qafir për çdo mëkat dhe as nuk e nxjerrim nga Islami për çdo vepër.

84) Haxhi dhe xhihadi janë të përherëshme së bashku me bindjen ndaj prijësave (muslimanë) qofshin ata vepërmirë apo jo. Po ashtu të falesh pas tyre lejohet.

85) Enesi transmeton se Resuli tha:

"Tre gjëra janë nga esencat e imanit: Mosluftimi i askujt që thotë "S'ka Zot (që adhurohet me të drejtë) veç Allahut". Nuk e deklarojmë atë qafir për ndonjë mëkat e as nuk e nxjerrim atë nga islami për ndonjë veprim. Xhihadi është i përherëshëm që kur Allahu më dërgoi mua e derisa pjesa e fundit e umetit tim të luftojë Dexhallin. As shtypja e ndonjë tirani dhe as drejtësia e ndonjë prijësi të drejtë nuk e anullojnë atë. Dhe besimi në kader". Trasmeton Ebu Dawud.

86) Prej sunetit është besnikëria ndaj sahabëve, dashuria për ta, përmendja e të gjitha cilësive të mira të tyre, të bërit dua Allahut që ti japë atyre mëshirë dhe falje dhe po ashtu të ndaluarit nga të përmendurit e ndonjë gabimi dhe ndonjë mosmarrëveshje në mes tyre por duke besuar dhe afirmuar virtytet dhe superioritetin e tyre ndaj gjithë të tjerëve. Sikurse Allahu thotë:

"Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: "Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që kanë besuar". (59:10)

Dhe Allahu thotë:

"Muhammedi është i dërguari i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet tyre...." (48:29)

87) Resuli tha: "Mos flisni keq për sahabët e mi ngase nëse dikush prej jush do të jepte sadaka, flori sa mali i Uhudit, nuk do ta arrinte shpërblimin as sa një grusht prej (sadakasë) tyre e as sa gjysma e saj".

88) Prej sunetit është të jesh i kënaqur me gratë e Resulit, nënat e besimtarëve, të shkëlqyerat dhe të pastrat nga çdo e keqe. Më të mirat prej tyre ishin: Hadixhe bint Khuwejlid dhe Aisha bint es-Sidik të cilën Allahu e pastroi nga shpifjet në Librin e Tij. Ajo është gruaja e profetit në këtë botë dhe në tjetrën. Kushdo që lë mënjëanë pastërtinë (nga shpifjet kundër saj) e shpallur nga Allahu në librin e Tij ka bërë kufër ndaj Allahut.

89) Muawijah është daja i besimtarëve dhe njëri prej atyre që kanë shkruar shpalljen e Allahut gjatë shpalljes së saj. Ai ishte një nga khalifat e muslimanëve Allahu e mëshiroftë.

90) Prej sunetit është dëgjimi dhe bindja ndaj emirëve muslimanë dhe khalifave qofshin ata të mirë apo të këqinj. Për aq kohë sa ata nuk na urdhërojnë në mosbindje ndaj Allahut, ngase vërtetë nuk ka bindje ndaj dikujt në mosbindje ndaj Allahut.

91) Është e detyrueshme ti bindesh kujtdo që i jepet titulli khalif ndërkohë që njerëzit janë të kënaqur me të, sikurse edhe ai që i luftoi njerëzit derisa u bë khalif dhe u shpall Emirul-mu'minin. Ti kundërvihesh atij, të ngrihesh në revoltë kundër tij dhe të mbjellësh farën e përçarjes mes muslimanëve kundër tij është haram.

92) Dhe prej sunetit është hixhrah prej njerëzve të bidateve dhe që të qëndrosh larg tyre duke braktisur debatet në fe duke mos i kushtuar vëmendje librave të bidatçinjve dhe as asaj që thonë ata. E çdo çështje e re e shpikur në fe është bidat.

93) Kushdo që e atribon vehten me tjetër veç Islamit dhe sunetit, është bidatçi sikurse Rrafidhat, Xhahmiat, Khauarrixh-ët, Kadariat, Murxhiat, Muatezilat, Karramijet, Kullabijet dhe grupe të tjera të ngjashme me to. Këto janë grupe të humbura dhe bidatesh. Allahu na ruajtë prej tyre.

94) Përsa i përket një imami në çështjet degëzore të fesë sikurse katër medhhebet nuk kritikohet. Vërtetë që mosmarrëveshjet në çështjet degëzore të fesë janë mëshirë dhe ato që kanë mosmarrëveshje në to lavdërohen në mosmarrëveshjet e tyre dhe do të shpërblehen për ixhtihadin e tyre. Mosmarrëveshjet mes tyre janë mëshirë dhe konsensusi i tyre është provë deçizive.

95) I lutemi Allahut që të na mbrojë nga bidatet dhe fitneja dhe të na bëjë të jetojmë në Islam dhe në sunnet. I lutemi Atij të na bëjë që të ndjekim Resulin sa jemi gjallë dhe të na ringjallë me të me Mëshirën dhe me Begatinë e tij (Allahume amin).
Kjo është pika e fundit në akideh. El-hamdulilahi el-Wahid. Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin, familjen e tij dhe sahabat e tij.

"FUND"

Marrë nga libri: Lumuatul itikad (Mjaftueshmëria në Akide)
Autori i librit: Ibn Kudameh el Makdisi

Lexime: 150
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)