teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Mjaftueshmėria nė Akide - Pjesa 2 PDF Printoni E-mail
 Nga atributet e Allahut është se Ai flet me një të folur të përjetëshme. Ai bën që ta dëgjojë kushdo që Ai dëshiron. Musa e dëgjoi nga Ai pa pasur ndërmjetës mes tij dhe Allahut. Xhibrili e dëgjoi si dhe kushdo që Allahu lejoi nga engjëjt dhe të dërguarit e Tij ta dëgjojë atë.

21) Nga atributet e Allahut është se Ai flet me një të folur të përjetëshme. Ai bën që ta dëgjojë kushdo që Ai dëshiron. Musa e dëgjoi nga Ai pa pasur ndërmjetës mes tij dhe Allahut. Xhibrili e dëgjoi si dhe kushdo që Allahu lejoi nga engjëjt dhe të dërguarit e Tij ta dëgjojë atë.

22) Ai që është i Pastër nga çdo mangësi do tu flasë besimtarëve në ahiret dhe ata do ti flasin Atij. Dhe Ai do tu japë leje atyre dhe ata do të shkojnë ta vizitojnë Atë.

Allahu thotë:

"Dhe Musait Allahu i Foli drejtëpërsëdrejti me fjalë". (4:164)

Dhe Allahu thotë:

"(Allahu i)tha: O Musa Unë të kam zgjedhur ty mbi të gjithë njerëzit me Mesazhet e Mia dhe me të Folurit Tim". (7:144)

Dhe Ai thotë:

"Ata të dërguar! Ne parapëlqyem disa prej tyre mbi disa të tjerë. Disave Allahu i foli (drejtëpërsedrejti)". (2:253)

Dhe Ai thotë:

"Nuk i është dhënë ndonjë qënjeje njerëzore që Allahu ti flasë atij përveç se (të jetë) me Frymëzim ose nga pas një perdeje". (42:51)

Dhe Ai thotë:

"Dhe kur shkoi tek ai (zjarri), u thirr në emër: O Musa! Vërtetë, Unë jam Zoti yt". (20: 11-12)

Dhe Ai thotë:

"Vërtetë, Unë jam Allah! Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, kështu që më adhuro Mua dhe plotëso rregullisht faljen e namazit për përkujtimin Tim". (20:14)

Dhe nuk është e lejuar për askënd ta thotë këtë përveç Allahut, ajetin e fundit.

23) Abdullah ibn Mas'ud tha: "Kur Allahu flet nëpërmjet shpalljes banorët e qellit e dëgjojnë Zërin e Tij". Dhe ai e transmeton këtë hadith nga profeti.

24) Abdullah ibn Anis transmetoi se Resuli tha: "Allahu do ti mbledhë të gjitha krijesat ditën e gjykimit lakuriq, këmbë zbathur, të pa bërë synet dhe duke mos pasur asgjë me ta. Ai do ti thërrasë ata me një Zë që ata që janë larg sikur se ata që janë afër do ta dëgjojnë njëlloj duke thënë: "Unë jam El – Melik, Unë jam Ed- Dejen (Rikompensuesi)".

25) Në disa transmetime thuhet: "Një natë Musa pa një zjarr i cili e frikësoi atë, Zoti i tij e thirri atë: "O Musa!" Ai u përgjigj njëherësh ngase e njohi Zërin: "Në shërbimin Tënd, në shërbimin Tënd. E dëgjoj zërin Tënd por nuk të shikoj ku Je? Ku je? Ai tha: Jam mbi ty dhe përpara teje, në të djathtën dhe në të majtën". Kështu ai kuptoi se ky atribut nuk i takon askujt përveç Allahut. Ai tha: "Ti je sikurse thua, Zoti im! Pastaj pyeti: "Po dëgjoj Zërin Tënd apo zërin e ndonjë prej të dërguarve të Tu (engjëjt)?" Ai tha: "Jo (nuk është zëri i engjëjve) por Zëri Im o Musa".

26) Nga e folura e Allahut është Kur'ani madhështor që është libri i qartë i Allahut dhe litari i Tij i pakëputshëm. Është rruga e Tij e drejtë dhe shpallja e Zotit të botëve. Ruh el-Kudus (Xhibriili) e solli në zemrën e të dërguarit më të mirë në arabishte të qartë. U shpall dhe nuk është i krijuar nga Ai filloi dhe Atij do ti kthehet.

27) Konsiston në kapituj preçizë, ajete të qarta, gërma dhe fjalë. Kushdo që e reciton atë dhe e bën si duhet merr shpërblim dhjetë hasanate për çdo gërmë që reciton. Ka një fillim dhe një fund dhe konsiston në kapituj dhe pjesë. Është ajo që recitohet nga gjuhët, memorizohet nga zemrat, dëgjohet nga veshët dhe shkruhet në fletë. Në të ka vargje të qarta dhe jo krejtësisht të qarta dhe atë që abrogon dhe që abrogohet, ato që janë specifike dhe që janë të përgjithëshme dhe ato që përmbajnë urdhëresa dhe ndalesa.

"Nuk hyn gënjeshtra në të as nga para as nga prapa: ai është i zbritur nga (Allahu) më i Urti, më i Denji dhe Zotërues i të gjitha Lavdërimeve". (41:42).

"Thuaj: nëse njerëzit dhe xhinët do të mblidheshin të gjithë bashkë të nxirrnin ngjasimin e këtij Kur'ani, ata nuk do të bënin dot përngjasimin e tij, edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin". (17:88)

28) Është libri në arabisht për të cilin qafirat thanë:

"Ne nuk besojmë në këtë Kur'an" (34:31)

Disa prej tyre thanë:

"Kjo s'është gjë tjetër veçse fjalë e një njeriu!" (74:25)

Dhe Allahu u tha:

"Unë do ta hedh atë në zjarr të xhehenemit" (74:26)

Dhe disa prej tyre thanë që është poezi. Dhe Allahu u tha:

"Dhe ne nuk i kemi mësuar atij (Muhamedit) poezi dhe as që i shkon (kjo gjë atij). Ky është veçse Mesazh Përkujtues dhe Kur'an i qartë". (36:69)

Dhe kështu kur Allahu mohoi se është poezi Allahu dhe konfirmoi se është Kuran, nuk duhet të mbetet më asnjë dyshim për atë që ka intelekt se Kurani është një libër në arabisht që përbëhet nga fjalë, gërma dhe ajete. Kjo ngase po të mos ishte ashtu ata (qafirat) nuk do të pretendonin se është poezi.

29) Allahu thotë: "Dhe nëse ju (mosbesimtarë) dyshoni për atë (Kur'anin) që Ne i kemi zbritur robit tonë (Muhamedit), atëherë bëni ju edhe ju një sure të ngjashme si ajo dhe thirrni dëshmitarët tuaj përveç Allahut nëse jeni të drejtë (dhe shihni nëse dyshimet tuaja janë të vërteta)." (2:23)

Dhe nuk do të ishte e drejtë për Të, ti sfidonte ata me sjelljen e diçkaje të cilën ata as nuk e njohin dhe as nuk e kuptojnë.

30) Allahu thotë: "Dhe kur atyre u recitohen vargjet Tona të qarta, ata nuk shpresojnë aspak në takimin e tyre me Ne, thonë: "Sillna neve një kuran tjetër, ose ndryshoje këtë". Thuaj (o Muhamed): Nuk më takon mua të ndryshoj atë sipas vullnetit tim. Unë vetë ndjek atë që më është shpallur mua". (10:15)

Kjo konfirmon se Kur'ani përmban ajete që u recitohen atyre.

31) Allahu thotë: "Përkundrazi ajetet e qarta janë ruajtur në gjokset e atyre të cilëve u është dhënë dija dhe gjykimi"(29:49)

Dhe Ai thotë pasi betohet në të: "Ky është një Kur'an i nderuar. Në një libër të ruajtur mirë (El-Leuh el-Mahfudh), të cilin nuk mund ta preki veçse të pastrit e të kulluarit (melekët)" (56:77-79)

32) Dhe Allahu thotë:

"Kef-He-Je-'Ajn-Sad" (19:1)

"Ha-Mim. Ajn- Sin-Kaf" (42:1)

Dhe Ai filloi 29 sure të Kur'anit me gërma teke.

33) Resuli tha: "Kushdo që reciton Kur'anin dhe e reciton siç duhet, për të ka dhjetë hasanate për çdo gërmë dhe kushdo që reciton Kur'anin por nuk e reciton mirë ka një hasanat për çdo gërmë".

34) Dhe ai tha: "Recitoni Kur'anin përpara se tu arrinë njerëz që do ti recitojnë fjalët e tij më shpejt se një shigjetë, e megjithatë nuk do të kalojnë (fjalët) fytet e tyre, ata do të përshpejtojnë shpërblimin e tij dhe nuk do ta ndalojnë".

35) Ebu Bekri dhe Umeri thanë: "Ta recitojmë Kur'anin si duhet është më e dashur për ne se sa të memorizojmë disa gërma prej Tij".

36) Aliu tha:"Kush nuk beson në një gërmë prej tij atëherë nuk beson në të tërin".

37) Muslimanët kanë rënë dakort unanimisht për numrin e sureve, fjalëve dhe gërmave të Kur'anit.

38) Nuk ka mosmarrëveshje mes muslimanëve për kufrin e atij që mohon një sure, një ajet, një fjalë, një gërmë të Kur'anit (sikurse është pranuar unanimisht dhe jo me shtesat e shiave). Kjo është unanime dhe ky është fakt deçiziv që (Kur'ani) përbëhet nga gërma.

39) Besimtarët do ta shikojnë Zotin e tyre në ahiret me sytë e tyre dhe do ta vizitojnë Atë. Ai do tu flasë atyre dhe ata do ti flasin Atij. Allahu thotë:

"Disa fytyra atë ditë do të jenë që shkëlqejnë. Duke parë Zotin e tyre " (75:22-23)

Dhe Ai thotë:

"Dhe për më tepër! Sigurisht që ata (keqbërësit) do të velohen (do tu vihet perde) nga të parët e Zotit të tyre atë ditë" (83:15)

40) Nëse Allahu është i veluar përpara këtyre njerëzve (qafirave) ndërkohë që ata janë në vuajtje, kjo tregon që besimtarët do ta shikojnë, ndërkohë që janë në një gjendje kënaqësie. Sikur të mos ishte kështu, nuk do të kishte dallim midis dy grupeve.


Vazhdon In'shallah...

Marrë nga libri: Lumuatul itikad (Mjaftueshmëria në Akide)
Autori i librit: Ibn Kudameh el Makdisi

Lexime: 129
Komente (0)Add Comment

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)