teuhid.NET - Ta mėsojmė TEUHIDIN...

Mjaftueshmėria nė Akide - Pjesa 1 PDF Printoni E-mail

 Me emrin e Allahut, I Gjithëmëshirëshmi, Mëshirëdhuruesi.
1) Ibn Kudameh el Makdisi (Allahu e mëshiroftë) tha: I gjithë lartmadhërimi dhe falenderimi i takojnë vetëm Allahut që madhërohet në çdo gjuhë dhe adhurohet në çdo kohë. Nuk ka vend ku Dija e të Cilit nuk gjendet dhe një çështje nuk e pengon Atë nga një çështje tjetër.

Ai është i pastër dhe i lartëmadhëruar nga të pasurit të barabartë dhe partner me Të dhe nga të pasurit grua apo fëmi. Të gjithë robët e Tij i nënshtrohen Vullnetit të Tij. Asnjë intelekt nuk mund ta përfytyrojë Atë, sado të mundohet dhe asnjë zemër nuk mund ta përshkruajë Atë.

"E askush e asgjë nuk është si Ai. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi" (42 :11)

Atij i takojnë Emrat më të bukur dhe Atributet më të larta.

"I Gjithëmëshirëshmi u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh. Atij i përkasin ç'është në qiell dhe ç'është në tokë, ç'është ndërmjet tyre dhe ç'është nën dhe. Dhe nëse ti e thua me zë (duanë) nuk ka dyshim se Ai e di të pa shfaqurën dhe atë ç'është akoma më e fshehtë në thellësi. Allah! Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me të drejtë veç Atij! Atij i takojnë emrat më të Bukur dhe më të Lartë". (20 :5-8)

Dija e Tij përfshin gjithëçka, Ai nënshtron të gjitha krijesat me Nderin dhe me Sundimin e Tij. Dija dhe mëshira e Tij përfshinë gjithëçka.

"Ai e di çfarë u ndodh atyre (krijesave të Tij) në këtë botë dhe çfarë do tu ndodhi atyre në (ahiret) dhe ata kurrë nuk do të përfshijnë gjë nga Dija e Tij". (20:110)

Ai përshkruhet sikurse e ka përshkruar Vehten në librin e Tij apo siç e ka përshkruar Atë, profeti i Tij fisnik.

2) Jemi të obliguar të besojmë dhe të afirmojmë me nënshtrim dhe pranim gjithëçka që është transmetuar rreth atributeve të Allahut në Kur'an apo në sunetin autentik të Resulit. Njëkohësisht duhet të braktisim kundërshtimin e tyre qoftë kjo me braktisje (red), deformim (te'wil), krahasim (teshbih), dhe përngjasim (temthil). Përsa i përket asaj që ne na duket e paqartë nga këto ne jemi të obliguar ta afirmojmë tekstin e saj, dhe të mos kundërshtojmë kuptimin literal (dhahir) të tyre. Dijen ekzakte të tyre ia referojmë Atij që i tha ato dhe kemi besim tek ai që i transmetoi ato (Resuli). Veprojmë kështu duke ndjekur shembullin e rrasikuneve (ata të cilit janë të satabilizuar në dije), të cilët Allahu i ka lavdëruar në librin e Tij madhështor duke thënë:
"Dhe ata që janë të stabilizuar në dije (rrasikunët), thonë: Ne besojmë në të (Kur'anin): I tëri është nga Zoti ynë". (3:7)

Dhe Ai thotë duke kritikuar atë që kërkon te'wilin (interpretimin) e vargjeve jo dhe aq të qarta në shpalljen e Tij:

"Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, duke kërkuar fitneh dhe duke kërkuar për kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta përveç Allahut " (3:7)

Kështu Allahu e ka deklaruar synimin e kërkimeve të kuptimeve të fshehta si një shenjë devijimi dhe e ka vënë atë të barabartë me kërkimin e fitneh-s si kritikë për ta.Gjithëashtu Ai ka vënë një barrikadë mes tyre dhe asaj që ata mundohen të arrijnë, barrikadë kjo, që i pret ambicjet e tyre për të arritur atë që kërkojnë, duke thënë:

"Po askush nuk e di kuptimin e vërtetë të tyre përveç Allahut" (3:7)

3) Rreth haditheve: "Vërtetë Allahu zbret në qellin e dunjasë" dhe "Vërtetë Allahu do të shihet në ditën e Gjykimit", si dhe çfarë është e ngjashme me këto hadithe, imam Ebu Abdilah Ahmed Ibn Hanbel tha: "Ne besojmë në to dhe dëshmojmë për vërtetësinë e tyre pa përcaktuar mënyrë dhe pa përcaktuar kuptim për to, as nuk mohojmë asgjë prej tyre. E dimë me siguri se gjithëçka me të cilën Resuli erdhi, është e vërteta. Ne nuk mohojmë ato me të cilën Resuli erdhi dhe as nuk e përshkruajmë Allahun me më tepër se sa Ai e ka përshkruar vehten e Tij, pa limite.

Allahu thotë:"E askush e asgjë nuk është si Ai. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi". (42:11)

Ne flasim me atë që Ai ka thënë. Ne e përshkruajmë Atë me çfarë Ai e ka përshkruar vehten e Tij dhe nuk tejkalojmë në të. Përshkrimi i atyre që mundohen ta përshkruajnë Atë (Allahun) nuk e përfshin Atë (Allahun). Ne besojmë në Kur'an, të gjithin, ajetet e qarta dhe ajetet jo shumë të qarta. Ne nuk mohojmë asnjë nga atributet e Tij (atributet e Allahut) si pasojë e pa rehatisë (që mund të kemi ndaj tyre si pasojë e mos arritjes së të kuptuarit të tyre). Ne nuk tejkalojmë ndaj Kura'nit dhe haditheve dhe ne nuk kemi dije për ti kuptuar ato përveç nëpërmjet afirmimeve të Resulit dhe konfirmimeve të Kur'anit.

4) Imam Ebu Abdilah Muhamed ibn Idris esh-Shafi' Allahu e mëshiroftë tha: "Unë besoj në Allah dhe në gjithëçka që na është transmetuar ndaj Allahut sipas qëllimit që ka pasur Allahu, dhe unë besoj tek i dërguari i Allahut dhe çfarë është transmetuar rreth të dërguarit të Allahut, sipas qëllimit që ka pasur i dërguari i Allahut".

5) Kjo është rruga që dijetarët e sotëm dhe të herëshëm kanë ndjekur. Ata kanë qënë dakort unanimisht në njohjen, pranimin dhe në afirmimin e gjithëçkaje që është përmendur në librin e Allahut dhe në sunetin e të dërguarit të Tij, rreth atributeve të Allahut pa aplikuar te'wil.


6) Ne jemi të urdhëruar të ndjekim rrugën e tyre (profetit dhe sahabat e tij) dhe të udhëzohemi prej shembullit të tyre. Dhe neve na është tërhequr vërejtja nga shpikjet në fe dhe na është treguar qartësisht se ato janë nga gjërat që të devijojnë. Profeti tha: "Kapuni pas sunetit tim dhe pas sunetit të khalifave të drejtë dhe të udhëzuar pas meje. Kapuni me dhëmballë tek ato. Kujdes nga çështjet e reja të shpikura në fe. Vërtetë çdo çështje e re e shpikur në fe është bidat dhe çdo bidat është humbje".


7) Abdullah ibn Masud tha: "Ndiqni sunetin dhe mos shpikni! Suneti është më se i mjaftueshëm për ju".

8) Umar ibn Adulaziz (Allahu e mëshiroftë) tha diçka kuptimi i së cilës është: "Ndaloni aty ku para jush ndalën! Ngase vërtetë ata u ndalën me dije të qartë, evidencat e qarta u mjaftuan atyre dhe ata ishin më të vendosurit për ti treguar dhe ndjekur ato. Nëse do të kishte nevojë për ndonjë shtesë (për sqarim apo praktikim), pa dyshim ata do ta kishin bërë atë. Kështu nëse thua është shpikur pas tyre, atëherë askush nuk shpik përveç atij që kundërshton udhëzimin e tyre dhe dëshiron tjetër nga udhëzimi i tyre. Ata kanë përshkruar nga ajo (feja) ç'farë është e mjaftueshme dhe kanë shpjeguar rreth saj çfarë është më se e mjaftueshme. Çështë mbi atë që ata kanë folur ata është tejkalim. Dhe çështë më pak se sa kanë folur ata është mangësi. Disa njerëz kanë rënë në mangësi dhe disa të tjerë janë shmangur. Të tjerë kanë tejkaluar dhe kanë dalë në ekstrem dhe vërtetë ata (selefët) ishin në mes të këtyre dy ekstremeve (as nuk tejkalonin e as nuk linin mangët) në udhëzimin dhe në rrugën e drejtë.


9) Ebu Amr el-Awzai tha: "Përmbajuni transmetimeve të atyre që erdhën përpara jush edhe nëse refuzohesh nga njerëzit dhe ki kujdes nga opinionet e njerëzve edhe nëse i zbukurojnë ato (me fjalët dhe veprat e tyre)".

10) Muhamed ibn Abdurrahmen el-Adarmi i tha dikujt që po fliste rreth një bidati dhe po i thërriste njerëzit në të:

"I dërguari i Allahut, Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu, a kishin dije rreth kësaj tek e cila ti po i thërret njerëzit apo jo?

Ai u përgjigj:-Ata nuk kishin dije rreth kësaj".

Ai i tha:-Diçka për të cilën ata nuk kishin dije, ti paske arritur ta dish?!

Ai u përgjigj:- Atëherë po them se ata kishin dije për këtë.

Ai tha:-A ishte e mjaftueshme për ata që të mos flisnin rreth kësaj dhe mos i thërrisnin njerëzit në të apo nuk ishte e mjaftueshme?

Ai u përgjigj:- Patjetër që ishte e mjaftueshme.

Ai tha:-Diçka që ishte e mjaftueshme për Resulin dhe për khalifat e tij nuk është e mjaftueshme për ty?!

Kështu ai individ hoqi dorë nga kjo thirrje dhe khalifi që ishte aty tha: "Allahu mos e ngoptë atë që nuk mjaftohet me atë që u mjaftuan ata".

11) Po ashtu kushdo që nuk mjaftohet dhe nuk ndihet i kënaqur me çfarë u mjaftua Resuli dhe sahabat e tij dhe ata që i ndoqën ata në Ihsan, Imanët që erdhën pas tyre dhe ata që janë të stabilizuar në dije rreth ajeteve dhe atributeve të Allahut dhe haditheve rreth tyre duke i lënë ato sikurse erdhën, Allahu mos e ngoptë.

12) Nga ajo që është shpallur në ajete rreth atributeve të Allahut është:

"Dhe do të mbetet përgjithmonë Fytyra e Zotit gjithë Madhështi e Lavdi" (55:27)

Dhe thënia e Tij:

"Përkundrazi, të dy Duart e Tija janë gjërësisht të shtrira" (5:64)

Thënia e Tij e cila informon se Isa biri i Mejremes tha:

"Ti e di se ç'ka thellë në brëndësinë time edhe pse unë nuk di asgjë se ç'ke Ti në Vehten tënde" (5:116)

Dhe thënia e Tij: "Dhe vjen Zoti yt...".(89:22)

Thënia e Tij:

"A mos presin atëherë për ndonjë gjë tjetër veçse tu vijë Allahu?" (2:210)

Thënia e Tij:

"Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Allahun." (5:119)

Thënia e Tij:

"Allahu do të sjellë një popull të cilin Ai do ta dojë dhe ata do ta duan Atë" (5:54)

Thënia e Tij rreth kufarëve:

"Dhe zemërimi i Allahut është mbi ta" (48:6)

Dhe Ai thotë:

"Kjo ngaqë ata ndoqën atë që zemëroi Allahun." (47:28)

Dhe thënia e Tij:

"Por Allahu nuk dëshironte daljen e tyre." (9: 46)

13) Nga suneti është thënia e Resulit:

"Zoti ynë i Bekuar dhe i Lartësuar qoftë Ai, zbret në qellin e dunjasë çdo natë".

Dhe thënia e Zotit tuaj:

"Zoti juaj çuditet me një të ri që nuk ka sjellje fëminore".

Dhe thënia e Resulit:

"Allahu i qesh dy vetëve njëri prej tyre vret tjetrin dhe të dy hyjnë në xhenet".

14) Ne besojmë në tërë këto dhe ç'është e ngjashme me këto, që kanë zinxhirë transmetimi autentik dhe transmetues të besueshëm. As nuk i braktisim as nuk i mohojmë këto e as nuk ua ndryshojmë kuptimin këtyre, me çfarë kontradiktojnë anën literale (dhahir) të tyre. Nuk i krahasojmë atributet e Allahut me krijimin dhe as nuk perdorim metodat e bidatçinjëve dhe ne e dimë se Allahu i Lartmadhëruar nuk ka të barabartë apo të krahasueshëm me Të.

"Dhe askush dhe asgjë nuk është i krahasueshëm me Të. Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi." (42:11)

Gjithçka që imagjinohet nga intelekti apo mbetet në mendimet e dikujt, Allahu është ndryshe nga ajo.

15) Një shembull tjetër është thënia e Tij:

"I Gjithëmëshirëshmi u ngrit dhe qëndroi mbi Arsh". (20:5)

Thënia e Tij:

"A po ndiheni të sigurtë se Ai i Cili është mbi qiell (Allahu)....". (67:16)

Dhe thënia e Resulit:

"Zoti ynë Allahu që është mbi qiell i Lartmadhëruar qoftë emri Yt".

Dhe pyetja që i bëri skllaves: "ku është Allahu? Ajo tha: mbi qiej. Ai tha: lirojeni atë ngase ajo është besimtare".

Melik ibn Enes, Muslim dhe dijetarë të tjerë e kanë transmetuar këtë hadith.

16) Resuli i tha Husejn ibn Imanit:

"Sa Zota adhuron? Ai iu përgjigj: shtatë, gjashtë në tokë dhe Një mbi qiej. Ai tha: tek cili prej tyre shpreson dhe frikësohesh më tepër? Ai tha: Atë që është mbi qiej. Resuli tha: atëherë braktisi ata gjashtë në tokë dhe adhuro Atë që është mbi qiej, dhe unë do të mësoj dy dua. Ai e pranoi islamin dhe Resuli e mësoi të thotë: "O Allah më dhuro udhëzim dhe më shpëto nga e keqa e vetvehtes".

17) Ajo ç'ka është transmetuar në librat e shpallur më parë, rreth shenjave të Resulit dhe sahabëve të tij është se:

"Ata bëjnë sexhde në tokë ndërkohë që besojnë dhe deklarojnë se Zoti i tyre është mbi qiej".

18) Ebu Dawud trasmeton në sunen-in e tij se Resuli tha:

"Vërtetë mes një qielli dhe një qielli tjetër mbi të, është një distancë kaq e kaq..." Ai vazhdoi duke i përmendur të shtatë qiejt deri sa tha "...mbi gjithë këtë është arshi dhe Allahu i Lartëmadhëruar është mbi tërë këtë".

19) Kjo dhe ç'është e ngjashme me të është ajo për të cilën selefët, Allahu i mëshiroftë, kanë rënë dakort unanimisht në transmetimin dhe pranimin e tyre. Ne as nuk anojmë nga mohimi i kësaj as nga shtrembërimi i kuptimit të tyre (te'wil-i), as nga krahasimi me të (teshbih-u) dhe as nga përngjasimet me Të (Temthil-i).

20) Imam Melik ibn Enes u pyet një herë: "O Ebu Abdullah! Allahu thotë: "Rrahmeni që u ngrit dhe qëndroi mbi Arsh". Si u ngrit dhe qëndron?! Ai (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj:

"El-istiwa (ngritja dhe qendrimi mbi arsh) nuk është e pa njohur!Si-ja (mënyra si) nuk është e mundur të imagjinohet! Të besosh në të është obligim dhe të pyesësh rreth kësaj është bidat!

Pastaj urdhëroi dikë që ta nxjerrë jashtë pyetësin.

Vazhdon In'shallah...

Marrë nga libri: Lumuatul itikad (Mjaftueshmëria në Akide)
Autori i librit: Ibn Kudameh el Makdisi

Lexime: 183
Komente (3)Add Comment
...
Shkruar nga Uthman, May 31, 2008
MashAllah artikull shum i mir All-llahi e meshirfot ket dijetar ..
Elhamdulilah qe jemi musliman elhamdulilah se e vetma fe dhe e pranuar te All-llahu eshte Islami
All-llahi na perforcoft ne dinnin Islam All-llahi na i perforcoft zemrat ton me iman me akide te paster InshAllah.
All-llahumme-gfirlena werhamna wehdina werzukna aminnnn
...
Shkruar nga florentin, May 14, 2008
te dual all.llah
...
Shkruar nga florentin, May 14, 2008
e dua fen muslimane e adhuroi vdes per moslimanizem

Komento
smaller | bigger

busy
 
< I mėparshmi   Tjetri >
 

Radio Islame


Copyright vEsti24

Sondazh

A ju pėlqen web-faqja?
 
Ju gjindeni ne  :Ballina

Hadith i javės

“Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė be­soni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėr­shėndetjen) nė mes jush!” (Mus­limi)