|
Tanimë ke kuptuar se lloji i parë i teuhidit është teuhidur-rububijjeti uel mulk, që do të thotë bindja e fuqishme se All-llahu xhel-le shanuhu është Pronar dhe Sundues i çdo gjëje që ekziston, se të gjitha i ka krijuar Ai se të gjitha krijesat i furnizon Ai.
Nga kapitulli i parë kuptuam se si hyjnë njerëzit në fenë e All-llahut xhel-le shanuhu, mirëpo ata që hyjnë në iman dallojnë ndërmjet tyre. Midis tyre ka edhe të tillë të cilët All-llahu xhel-le shanuhu i përforcon në imanin e tyre dhe ata mbeten në të gjer në vdekje dhe vdesin duke qenë të bindur se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij. Por në mesin e tyre ka edhe të tillë që renegojnë për shkak të mohimit dhe kundërshtimit të tyre.
Në llojin e parë, përsëri, dallohen besimtarët: mes tyre ka muhsinë (të cilët janë në shkallën më të lart të besimit), ka edhe muktesidë (të cilët përkufizohen vetëm në obligime) dhe ka edhe të tillë që i bëjnë zullum vetvetes. Ndër ta ka të tillë që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe ka edhe të tillë që do ta kalojnë lehtë dhënien e llogarisë. Por ka edhe të tillë që do të ndëshkohen me zjarr, derisa All-llahu xhel-le shanuhu ta shprehë mëshirën e Vet ndaj tyre dhe i shpëton nga zjarri me mirësinë e Vet tejet të madhe.
Për sa i përket shkaqeve që nxjerrin nga imani, pasi të hyhet në të, në vend të parë do ta përmendim një rregull të përgjithshme, rreth së cilës janë në pajtim të gjithë pjesëtarët e ehli Sunnetit, e pastaj do ta sqarojmë hollësisht.
Rregulla
Përkitazi me rregullën, sipas së cilës caktohet se cilat vepra, bindje a fjalë shpiejnë në kufër, parashtrojmë definicionin e imam Tahaviut radijAll-llahu anhu, i cili, në veprën e vet të njohur El-Akidetut Tahavijje, thotë: Ne të gjithë pjesëtarët e kiblës sonë i konsiderojmë si muslimanë, besimta-rë, përderisa pranojnë atë me çka ka ardhur Pejgamberi alejhis-selam ynë dhe e besojnë për të vërtetë tërë atë që ka thënë dhe për çka na ka informuar. Dhe ne nuk themi për asnjërin pjesëtar të kiblës sonë se është jobesimtar për shkak të mëkatit që ka bërë, nëse nuk e konsideron të lejueshëm. Dhe ne nuk do të themi: Njeriut me iman nuk i bën dëm kurrfarë mëkati që e bën. Ndërsa njeriu nuk del prej imanit, vetëm nëse mohon atë me çka edhe ka hyrë në të.
Sqarimi i kësaj rregulle
Sheriati ka bërë një derë për hyrje në iman dhe në Islam dhe vetëm përmes saj mund të hyhet në të. Kjo derë është, siç e kemi kuptuar tanimë, shqiptimi dhe pranimi i kelimei shehadetit. E, ai që hyn në Islam nëpër këtë derë, më nuk del, vetëm nëse prej tij rrjedh diçka nga fjalët, veprat a bindjet që e anulojnë deklaratën dhe bindjen e mëhershme. Siç kemi kuptuar gjer më tani, shehadeti - nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij - do të thotë të veçohet All-llahu si i Vetmi lidhur me krijimin dhe sundimin me gjithësinë, lidhur me emrat dhe cilësitë e Tij dhe lidhur me veprat e Tij. Gjithashtu e veçojmë vetëm Atë në lidhje me hyjnizimin dhe çfarëdo lloji qoftë nga ibadetet ia drejtojmë vetëm Atij e askujt tjetër. Pastaj, shehadeti do të thotë pranimi dhe njohja për të vërtetë e tërë asaj me çka ka ardhur Muhammedi alejhis-selam dispozita, lajme për fshehtësinë (gajbin), dhe se e tërë kjo është nga Zoti i tij dhe pranimi i të gjitha veçorive të pejgamberllëkut që ka pasur ai, siç janë sinqeriteti, besnikëria, mendjemprehtësia, interpretimi besnik (i Shpalljes), pagabueshmëria etj.
Pas të gjitha këtyre, na bëhet e qartë se ai i cili bën ndonjë vepër ose shqipton ndonjë fjalë me të cilën mohon çkado qoftë nga gjërat e përmendura, me këtë akt ai e anulon deklaratën dhe pranimin e mëhershëm dhe del nga feja e All-llahut xhel-le shanuhu. E nëse fjala e tij, vepra a akti, i përgjigjen nijetit dhe bindjes së tij të vërtetë, ai bëhet jobesimtar edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Ai do të trajtohet sikurse edhe jobesimta-rët e tjerë në këtë botë dhe tek ai do të zbatohen ligjet e renegimit, prej të cilëve, më i rëndësishmi është kërkimi nga ai që të pendohet, e pastaj likuidimi nëse nuk pendohet. Dhe nëse ai vdes në këtë gjendje, mbetet përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit.
Nëse besimtari bën ndonjë mëkat, shqipton ndonjë fjalë a bën ndonjë vepër që sipas sheriatit konsiderohet si mëkat ndaj All-llahut xhel-le shanuhu, vetë ky akt nuk mund të jetë argument i daljes së tij nga imani, edhe pse nuk pendohet për atë, por me kusht që ai akt nuk përmban diçka që e anulon kelimei shehadetin ose një pjesë të tij. Njeriu i tillë mbetet në vullnetin e All-llahut xh. sh: nëse do, Ai do ta dënojë dhe do ta shpjerë në Xhehenem, e pastaj më në fund do të përfundojë në Xhenet. Ekziston një numër i madh hadithesh autentike që flasin se do të dalë nga Xhehenemi secili që në zemrën e tij ka iman madje edhe sa një kokërr. E nëse All-llahu dëshiron, do tia falë mëkatet dhe nuk do ta dënojë, por do ta shpjerë në Xhenet pa ndëshkim me zjarr. Sepse, All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
All-llahu, me të vërtetë, nuk e fal atë që i bën shok Atij, por ia fal të tjerat mëkate kujt të dojë (përveç këtij). (En-Nisa: 116)
Llojet e gjërave që nxjerrin nga imani
Prej asaj që parashtruam më sipër, mund të konkludojmë se gjërat që nxjerrin nga feja e All-llahut xhel-le shanuhu ndahen në disa lloje, e të gjitha ato kthehen në rregullën e përgjithshme të porsapërmendur. Në çdonjërin prej këtyre llojeve bëjnë pjesë aspekte dhe shembuj të ndryshëm, të cilët është tejet vështirë të përmbledhen dhe të sqarohen që të gjithë. Mirëpo, të gjithë këto lloje ekzistuese mund ti redukojmë në katër:
1 - Lloji që përmban gjërat me të cilat mohohet ose pjesërisht cenohet rububijjeti i All-llahut xhel-le shanuhu.
2 - Lloji që përfshin gjërat me të cilat cenohet dinjiteti i emrave dhe i cilësive të All-llahut xhel-le shanuhu.
3 - Lloji që përmban gjërat me të cilat cenohet uluhijjeti (hyjnia dhe adhurimi) i All-llahut xhel-le shanuhu.
4 - Lloji që përfshin gjërat me të cilat njolloset Shpallja dhe interpretuesi i saj alejhis-selam.
Këto janë katër llojet dhe në çdonjërën prej tyre bën pjesë një numër i madh shembujsh të ndryshëm të fjalëve, bindjeve dhe veprave, të cilat ngërthejnë në vetvete diçka që anulon ke-limei shehadetin, dhe bërësin e tyre e nxjerr nga imani, e All-llahu xhel-le shanuhu na ruajtë prej këtyre gjërave. Në faqet vijuese do të përpiqemi që ti sqarojmë më hollësisht këto lloje, duke i mbështetur në shembuj adekuat.
Lloji i parë
Tanimë ke kuptuar se lloji i parë i teuhidit është teuhidur-rububijjeti uel mulk, që do të thotë bindja e fuqishme se All-llahu xhel-le shanuhu është Pronar dhe Sundues i çdo gjëje që ekziston, se të gjitha i ka krijuar Ai se të gjitha krijesat i furnizon Ai, dhe se Ai është i Vetmi që qeveris gjithësinë me vullnetin, me diturinë dhe me urtësinë e Vet. Prandaj çdo fjalë, vepër a bindje me të cilën mohohet çkado qoftë nga kjo është kufër dhe renegim nga feja. Këtu bën pjesë mohimi i ekzistimit të Krijuesit, mendimi se bota ekziston përgjithmonë dhe se nuk është krijuar, se materia është e përhershme, ose të pandehet se dikush tjetër përveç All-llahut xh. ah., krijon dhe sundon me gjithësinë, siç thuhet: rasti, natyra e të ngjashme, mohimi se All-llahu xhel-le shanuhu është Sundues i të gjitha krijesave, se dikush tjetër i furnizon ato përveç All-llahut xhel-le shanuhu, ose që këtë e bën edhe dikush tjetër krahas All-llahut. Gjithashtu, besimi se All-llahu xhel-le shanuhu i ka krijuar krijesat e pastaj i ka lënë pas dore, se Ai assesi nuk ndikon në to, nuk kujdeset për to, se Ai nuk rregullon asgjë lidhur me to etj., që vjen në kundërshtim me rububijjetin.
Gjithashtu konsiderohet kufër dhe riddet (renegim) nëse dikush i jep vetes cilëndo qoftë prej këtyre cilësive, dhe ia vesh vetvetes rububijjetin, siç ka bërë Faraoni kur ka thënë:
Unë jam Zoti juaj më i lartë! (En-Naziat: 24)
Ose, së paku, të konfirmojë se vetë zotëron dhe se vetë e jep nafakën (furnizon), se vetë cakton çka të dojë pa All-llahun xhel-le shanuhu. Gjithashtu bën kufër edhe ai që i beson këtij.
Lloji i dytë:
Në llojin e dytë bën pjesë e tëra ajo që bie në kundërshtim me shkallën e dytë të teuhidit - me besimin se vetëm All-llahu xhel-le shanuhu posedon emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërisë.
Vetë All-llahu xhel-le shanuhu ia ka caktuar Vetes emrat dhe atributet, siç e ka bërë këtë edhe Pejgamberi i Tij alejhis-selam, ndërsa i ka mohuar cilësitë të cilat ia atribuojnë Atij, të cilat i ka mohuar edhe Pejgamberi i Tij. Prandaj, kush mohon a njollos çkado qoftë nga cilësitë me të cilat All-llahu xhel-le shanuhu e ka përshkruar Veten ose me të cilat e ka përshkruar Resulull-llahu alejhis-selam, ai ka bërë kufër. E njëjta gjë është edhe me atë i cili i atribuon All-llahut xhel-le shanuhu atë që ka mohuar Resulull-llahu alejhis-selam. Pra, për sa i përket cilësive të All-llahut xhel-le shanuhu ekzistojnë dy lloje të kufrit: kufri i mohimit dhe kufri i atribui-mit.
Në pjesën e parë bën pjesë mohimi i cilësdo qoftë nga cilësitë e All-llahut xh.sh., siç është për shembull mohimi i diturisë së Tij absolute, fuqisë së Tij, jetës së Tij, udhëheqjes së Tij me çdo gjë, të dëgjuarit dhe të parët e tij, ngritjen e Tij mbi Arsh, të folurit e Tij, mëshirën e Tij, madhështinë dhe fuqinë e Tij, a cilëndo qoftë cilësi tjetër që përmendet në Kuran dhe në Sunet. Këtu hyn edhe komentimi alegorik i emrave dhe i cilësive të Tij (teuili), që e zvogëlon vlerën e tyre. Siç është rasti me atë i cili pranon diturinë e All-llahut xhel-le shanuhu, por konsideron se ajo është e përgjithshme dhe se All-llahu xhel-le shanuhu nuk i di të gjitha detajet dhe hollësitë. Ose nëse dikush i krahason cilësitë e All-llahut xhel-le shanuhu me të njerëzve dhe konfirmon se All-llahu xhel-le shanuhu dëgjon ashtu siç dëgjojnë njerëzit, se sheh siç shohin njerëzit dhe ngjashëm me këtë.
Ndërsa në pjesën e dytë bën pjesë atribuimi i çfarëdo cilësie që Ai ka mohuar për Vete xhel-le shanuhu ose Pejgamberi i Tij, siç është të thuhet se ka djalë a vajza, bashkëshorte, ti mvishet pafuqia, pagjumësia, gafleti apo vdekja, ose çfarëdo gjymtësie tjetër e që mund tu ndodhë njerëzve.
Gjithashtu jobesimtar bëhet kushdo që i jep vetes a çfarë-do krijese tjetër cilëndo nga cilësitë e All-llahut xhel-le shanuhu, kurse jobesimtar bëhet edhe ai që i beson këtij. Si për shembull, sikur dikush të thoshte: Unë di siç di edhe All-llahu xhel-le shanuhu, ose filan filani ka dituri si All-llahu xhel-le shanuhu. Ai që shqipton këto fjalë bëhet jobesimtar, gjithashtu edhe ai që i beson këtij. Sepse, ti atribuosh All-llahut xhel-le shanuhu dikë të barabartë më Të është një trajtë e nënçmimit të All-llahut xhel-le shanuhu, e çdo nënçmim i All-llahut xhel-le shanuhu a i cilësdo nga cilësitë e Tij është kufër.
Lloji i tretë
Këtu bën pjesë çdo fjalë, bindje a vepër që bie ndesh me llojin e tretë të teuhidit (teuhidul uluhijje) - me besimin se vetëm All-llahu xhel-le shanuhu meriton të adhurohet dhe se vetëm Atij mund ti bëhet ibadet. E ai që e flet ndonjë fjalë, bën ndonjë vepër, beson në diçka me çka mohohet kjo e vërtetë për All-llahun xhel-le shanuhu, ose nënçmohet në çfarëdo mënyrë tjetër duke e përshkruar kështu dikë tjetër ose edhe pjesërisht, ai ka bërë kufër dhe ka dalë nga feja e All-llahut xhel-le shanuhu.
Rastet më të shpeshta të renegimit të njerëzve nga Islami dhe i mosbesimit të tyre janë të lidhura me këtë lloj, edhe pse shumica e njerëzve, në kohët e kaluara, e edhe sot, pranojnë ekzistimin e All-llahut xhel-le shanuhu si Krijues dhe shumica prej tyre i japin Atij atributet e rububijjetit, siç është fuqia, qeverisja, furnizimi, ringjallja, marrja e jetës etj. All-llahu xhel-le shanuhu në Librin e Vet përmend se mushrikët, të cilëve All-llahu xhel-le shanuhu ua ka dërguar Pejgamberin e Vet alejhis-selam, kanë besuar se All-llahu xhel-le shanuhu i ka krijuar ata:
E, nëse ti i pyet ata kush i ka krijuar, ata, me siguri, do të thonë: All-llahu! (Ez-Zuruf: 87)
Nëse ti i pyet ata: Kush i ka krijuar qiejt dhe To-kën? Ata me siguri do të thonë: Ato i ka krijuar i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi! (Ez-Zuhruf: 9)
Pra, kufri te shumica e jobesimtarëve ka depërtuar për shkak të mohimit të tyre se vetëm All-llahu xhel-le shanuhu meriton ti bëhet ibadet. Qoftë ky mohim me zemër (me besim), qoftë me fjalë dhe vepra që e vërtetojnë këtë besim. Ose për shkak të pohimit të tyre se përveç All-llahut xhel-le shanuhu edhe dikush tjetër e meriton këtë, qoftë ky pohim me anë të bindjes me zemër, me vepër a me fjalë. Ky lloj i kufrit, në realitet, i shpie njerëzit edhe në dy llojet e tjera paraprake, ngase ai që pranon se All-llahu xhel-le shanuhu është Krijues i çdo gjëje që ekziston, se Ai qeveris me të gjitha, se vetëm Ai meriton emrat e bukur dhe cilësitë e përsosmërisë për të cilat është i denjë Vetëm Ai, ky pranim kërkon prej tij njohjen abso-lute të hyjnisë së All-llahut xhel-le shanuhu dhe të konsiderojë se askush nuk meriton ti bëhet ibadet përveç All-llahut xhel-le shanuhu. E nëse e mohon këtë dhe nëse adhuron dikë tjetër përveç All-llahut xhel-le shanuhu ose krahas me All-llahun xhel-le shanuhu adhuron edhe dikë tjetër, pranimi prej tij i All-llahut si Krijues është i parregullt dhe nuk ka kurrfarë vlere.
Es-Sanani thotë: Ai që pranon teuhidin e All-llahut xhel-le shanuhu në rububijjet është i obliguar që vetëm Atij ti bëjë ibadet, e kush nuk vepron kështu, pranimi i tij i parë bëhet i pavlefshëm.
Prandaj teuhidi i All-llahut në ibadet është bazë e sprovimit të njerëzve në këtë botë. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. (Edh-Dharijat: 56)
Nga kjo shihet se, dëshminë nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, e anulojnë dy gjëra:
E para: Mohimi se meritat për ibadet i takojnë All-llahut xhel-le shanuhu, çfarëdo lloji qofshin ato; dhe
E dyta: Pohimi se kushdo qoftë tjetër përveç All-llahut xhel-le shanuhu i meriton këto.
Prandaj, çdo vepër që përmban njërën nga këto dy gjëra e shpie bërësin në kufër dhe në renegim. Ndërsa ibadeti, të cilin nuk e meriton askush tjetër përveç All-llahut xh. sh., është pendimi, përulësia, dëgjesa dhe bindja Atij.
Këtu bën pjesë edhe dashuria, frika, kërkimi i ndihmës, duaja, teuakuli, shpresa, rukuja, sexhdja, agjërimi, therja e kurbanit, tavafi etj.
Në bazë të gjitha këtyre, mund të konkludohet se, ai i cili me fjalë, me vepër a me bindje i mohon meritat e All-llahut për këto domethënie, ai bëhet jobesimtar. Pra, jobesimtar bëhet ai i cili ose beson se nuk duhet të ketë frikë nga All-llahu xhel-le shanuhu, se Atij nuk duhet ti drejtohet lutja, se nuk duhet të kërkohet ndihmë prej Tij, se nuk duhet Ti bëhet ruku dhe sexhde, e as që duhet të shpresohet diçka prej Tij; ose e përqesh dhe e konsideron si jonormal dikë që adhuron All-llahun xhel-le shanuhu, që ia drejton lutjen Atij dhe kërkon ndihmë nga Ai, që i përkulet dhe i bën sexhde, që agjëron për Të dhe Atij ia përkushton tavafin ose që bën çfarëdo vepre që sheriati e konsideron si ibadet. Sepse përqeshja dhe tallja me këto gjëra, në mënyrë të pashmangshme, tregon sheshit se ai nuk e sheh të udhës që këto ibadete i meriton All-llahu xhel-le shanuhu. Gjithashtu jobesimtar bëhet edhe ai që i mohon meritat e All-llahut xhel-le shanuhu për kryerjen me përkushtim të urdhrave të Tij dhe respektimit të ndalesave të Tij. Sepse, All-llahu xh.sh. në Librin e Vet ka caktuar Ligj, të cilin ia ka shpallur Pejgamberit të Vet alejhis-selam, prandaj kushdo që konfirmon se çkado qoftë nga ai Ligj nuk meriton të zbatohet ose që nuk i përgjigjet kësaj kohe dhe të ngjashme, ai bëhet jobesimtar. Pasi, një nga veçoritë e hyjnisë është urdhri, pushteti dhe ligji. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
... Vendimi (pushteti) i përket vetëm All-llahut. (Jusuf: 40)
Domethënë, nga veçoritë e nënshtrimit është kryerja e urdhrave dhe dëgjesa.
Jobesimtar bëhet edhe secili që çkado qoftë nga ibadetet ia përkushton dikujt tjetër përveç All-llahut xhel-le shanuhu. Jobesim-tar bëhet edhe ai që konfirmon se ai është meritor ti bëhet ibadet, ose i urdhëron njerëzit që ti bëjnë atij ibadet, ose këtë ta bëjnë për shkak të tijin. Gjithashtu jobesimtar bëhet edhe ai që i beson fjalëve të tij dhe kryen ndonjë prej ibadeteve që urdhëron ai. I njëjti rast është edhe me atë që ka dëshirë të adhurohet, edhe pse nuk u ka urdhëruar njerëzve ta bëjnë këtë. Siç është shembulli i atij që ka dëshirë që dikush të frikësohet nga ai, që atij ti drejtohet për ndihmë, që të mbështetet tek ai, të shpresojë diçka prej tij, ose ti bëhet sexhde dhe ruku, ose që njerëzit ndaj tij të kenë sjellje përul-jeje dhe gjëra të tjera që nuk bën ti kushtohen askujt tjetër përveç All-llahut xhel-le shanuhu.
Jobesimtar bëhet edhe ai që konfirmon se ka të drejtë të ligjësojë diçka që është e ndaluar nga All-llahu xhel-le shanuhu për shkak se ai gjendet në pushtet dhe në pozitë të lartë. Për shembull, thotë se ai ka të drejtë të lejojë të ndaluarën dhe të ndalojë të lejuarën. Shembulli për këtë është marrja dhe apliki-mi i ligjit me të cilin lejohet zinaja dhe veshja e çoroditur (amo-rale), ose të ndërrohet ndëshkimi të cilin All-llahu xhel-le shanuhu e ka caktuar në Kuran ose Resulull-llahu alejhis-selam në Sunet për ndonjë kundërvajtje, ose të bëhet ndërrimi i normave të sheriatit lidhur me zekatin, me trashëgiminë, me keffaretin (shpengimin), me disa ibadete dhe me gjëra të tjera që janë caktuar me anë të Kuranit dhe Sunetit. Jobesimtar bëhet edhe ai që beson në këta tagutë dhe pranon diçka nga cilësitë hyjnore, për të cilat ata konfirmojnë se kinse i posedojnë. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
Ne çdo populli i kemi dërguar nga një Pejgamber. (Ata u thoshin atyre): Adhuroni vetëm All-llahun, e shmanguni nga djalli (taguti)! (En-Nahl: 36)
... Ai që mohon tagutin (djallin) dhe beson në All-llahun - ai ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. (El-Bekare: 256)
Lidhja më e fortë është shehadeti, se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, me të cilin mohohen të gjitha llojet e ibadetit kujdo qoftë tjetër përveç All-llahut xhel-le shanuhu dhe i kushtohen vetëm All-llahut xhel-le shanuhu, i Cili nuk ka shok.
Nga kjo shihet qartë se sundimtari, i cili punon kundër së vërtetës duke caktuar ligje që janë në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin dhe lejon atë që ka ndaluar All-llahu xhel-le shanuhu ose ndalon atë që ka lejuar All-llahu xhel-le shanuhu, bëhet jobesimtar dhe renegat nga feja e All-llahut xhel-le shanuhu. Sepse ai me këtë konsideron se mund të dalë nga suazat e ligjit islam, duke caktuar ligje që dëshiron vetë, dhe e beson këtë, kështu ai bëhet jobesimtar.
Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me atë që sjell ligje për të cilat nuk flitet në Kuran e në Sunet, e as me ligjet të cilat mbështeten në ixhtihad dhe rreth të cilave ulemaja islame ka mendime të ndryshme.
E kush cakton ndonjë ligj me të cilin lejohet zinaja dhe ka-mata, a çkado qoftë tjetër nga mëkatet për të cilat dihet se janë të ndaluara me sheriat, ai bëhet jobesimtar. Dhe jobesim-tar bëhet çdonjëri që pranon me dëshirë të sillet një ligj i tillë. Mirëpo nuk bëhet jobesimtar ai që cakton një ligj me të cilin dëshirohet të rregullohet, të themi, komunikacioni, a diçka të ngjashëm, lidhur me çka sheriati nuk ka folur, e as që e ka përmendur. Gjithashtu nuk bëhet jobesimtar ai që cakton një ligj duke dëshiruar që me të të rregullohet çështja e çmimeve në treg dhe nuk mund të thuhet se caktimi i çmimeve është haram për shkak se këtë nuk e lejojnë disa alimë, sepse kjo është çështje e ixhtihadit, ndërsa disa fakihë e lejojnë këtë.
Më sa parashtruam më lart, duket qartë se jobesimtarë bëhen njerëzit që tagutëve ua pranojnë këto të drejta dhe janë të kënaqur me to dhe në bazë të të cilave gjykojnë, edhe pse këto ligje janë në kundërshtim me Islamin dhe me parimet e gjithënjohura. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
A nuk i ke parë ti (o Muhammed!) ata që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe në atë që është shpallur para teje, dëshirojnë që ti gjykojë djalli (taguti), e ata janë urdhëruar që ta mohojnë atë (të keqin). Djalli, madje, dëshiron që tua humbë atyre krejtësisht udhën e drejtë. (En-Nisa: 60)
Por ata kanë shokë të tjerë (udhëheqës të këqij), të cilët atyre u kanë përcaktuar në fe aso dispozita, çfarë nuk ka lejuar All-llahu. (Esh-Shura: 21)
Lloji i katërt
Në këtë lloj bën pjesë çdo fjalë, vepër a bindje me të cilën njolloset Shpallja ose Resulull-llahu alejhis-selam, sepse me këtë anulohet shehadeti se Muhammedi është Pejgamber i All-llahut. Sepse ky shehadet do të thotë të besohet vërtetësia e tërë asaj që është interpretuar me besnikëri nga Pejgamberi i All-llahut dhe se All-llahu xhel-le shanuhu e ka përgatitur Muhammedin alejhis-selam për këtë detyrë dhe e ka pajisur me të gjitha cilësitë e duhura, në mënyrë që të jetë në gjendje tua kumtojë Shpalljen njerëzve në mënyrën më të mirë të mundshme. Prej këtu shihet se kjo pjesë e shehadetit anulohet në njërën nga dy mënyrat.
Mënyra e parë: Përçmimi i Muhammedit alejhis-selam, sido që të shfaqet kjo gjë.
Mënyra e dytë: Mohimi çkado qoftë prej asaj me të cilën ka ardhur Muhammedi alejhis-selam, ose përçmimi i saj.
Në mënyrën e parë hyn cilësimi i Pejgamberit të All-llahut me gjithçka që bie në kundërshtim me dekorimin e tij nga ana e All-llahut xhel-le shanuhu për tua komunikuar besnikërisht njerëzve Udhëzimin e Tij. Prandaj, jobesimtar bëhet kushdo që mohon sinqeritetin, dëlirësinë, mendjemprehtësinë dhe virtytet e tjera të Resulull-llahut alejhis-selam. Jobesimtar bëhet edhe ai që e shan Resulull-llahun alejhis-selam, ose tallet me të, ose me çfarëdo vepre të tij, që besnikërisht është transmetuar deri te ne.
Ndërsa, në mënyrën e dytë hyn mohimi i çkado qoftë prej asaj me të cilën ka ardhur ai, e që është e gjithënjohur si pjesë e fesë. Prandaj jobesimtar bëhet ai që mohon diçka nga ajo që na është interpretuar nga Resulull-llahu alejhis-selam për ringja-lljen, llogainë, peshimin e veprave, urën Sirat, Xhenetin dhe Xhehenemin e për gjërat e tjera që i takojnë gajbit. Jobesimtar bëhet edhe ai që mohon çkado qoftë prej Kuranit, ngase Resulull-llahu alejhis-selam na ka informuar se çdo ajet kuranor është Fjalë e All-llahut xhel-le shanuhu, prandaj nëse mohon çkado qoftë prej saj, ai konsideron se fjalët e Resulull-llahut alejhis-selam janë të rrejshme. Jobesimtar është edhe ai që mohon cilëndo nga dispozitat e Islamit, që janë të konstatuara me Kuran a me Sunet. Prandaj jobesimtar bëhet secili që mohon obligueshmërinë e namazit ose të zekatit, ndalesën e zinasë a të kamatës dhe vjedhjes, ose ai që pandeh se cilitdo namaz duhet ti shtohet edhe një rekat ose është e lejueshme falja pa abdest etj.
Mirëpo, i falet atij që mohon diçka që nuk është e njohur në fe, që e di vetëm një rreth i vogël i ulemasë së lartë. Gji-thashtu, nuk bëhet jobesimtar edhe ai që mohon ndonjë dispozitë që bazohet në ixhtihad dhe për të cilën ulemaja nuk ka mendim unik.
Imam Neveviu thotë: Rasti i njëjtë eshtë edhe me atë që mohon nga feja diçka në të cilën pajtohet i tërë ummeti, nëse është e gjithënjohur, siç janë pesë namazet ditore, agjërimi i muajit Ramazan, larja pas xhunubllëkut, ndalesa e zinallëkut, martesa me gra të cilat janë mehrem e të ngjashme. Vetëm nëse njeriu është prej atyre të cilët posa e kanë pranuar Islamin dhe mohon diçka prej këtyre duke mos e ditur se kjo është e fesë; me këtë ai nuk do të bëhet jobesimtar. E, për sa i përket gjërave për të cilat pajtimi i ummetit është i njohur vetëm për një rreth më të ngushtë njerëzish, siç është për shembull ndalesa e martesës me një grua së bashku me tezen e saj, se ai i cili vret qëllimisht dikë nuk gëzon të drejtën e trashëgimisë, se njërit i takon një e gjashta dhe të ngjashme me këtë, kush mohon diçka prej këtyre nuk bëhet jobesimtar, po i falet për shkak se këtu ka të bëjë në dispozitat që nuk i kanë të njohura shumica e njerëzve.
Jobesimtar bëhet edhe ai që mohon madje edhe një ajet nga Kurani, ose mohon diçka nga gajbi, ose e konsideron si të rrejshëm lajmin për ndodhitë në të kaluarën, ose për atë çdo të ndodhë në të ardhmen e që përmendet në Kuranin fisnik.
Jobesimtar bëhet edhe ai që i mohon Pejgamberët para Muhammedit alejhis-selam, ose mohon diçka nga ajo që interpre-tohen në Kuran dhe në Sunet, në rrëfimet për ta dhe për popujt e tyre. Ose kush mohon mënyrën e fillimit të krijimit që All-llahu xhel-le shanuhu na ka sqaruar në Kuran, pastaj kush mohon xhinët, shejtanët, Arshin e All-llahut, Lehui Mahvudhin dhe penën (kalemin) Rasti i njëjtë është edhe me atë që mohon personalitetet historike që përmenden në Kuran a që mohon pejgamberllëkun e atij që Kurani e cek, ose që e akuzon dikë prej tyre për diçka që nuk është e denjë për zgjedhjen e tyre nga ana e All-llahut xhel-le shanuhu, ose që mohon se All-llahu xhel-le shanuhu ka dërguar edhe Pejgamberë të tjerë përveç këtyre që nuk i ka përmendur me emra, ngase lidhur me këtë All-llahu xhel-le shanuhu na flet në mënyrë të qartë në shumë vende të Kuranit. Jobesimtar bëhet edhe ai që mohon mbinatyrshmërinë e Kuranit, sepse për këtë na flet vetë Kurani. Po ashtu edhe ai që mëton se është pejgamber pas Muhammedit alejhis-selam, ose ai që i beson atij që mëton kështu, ngase Kurani na ka informuar se Muhammedi alejhis-selam është Pejgamberi i fundit.
Marrë nga libri: EL-IMAN: ERKÂNUHU HAKIKATUHU NEVAKIDUHU
Autori i librit: Dr. Muhammed Jasin
|