|
Ai i cili e di se personi i caktuar, organizata a pjesëtarët e fesë së caktuar, janë në kufër të qartë dhe nuk i konsideron ata si jobesimtarë a renegatë duke thënë se drejtimet e tyre janë korrekte, ai ka hyrë në kufër së bashku me ta dhe është bërë sikurse edhe ata.
Kënaqja me kufër dhe pakënaqësia me Islam
Përsëri theksojmë se këta shembuj dhe detaje të mohimit të kelimei shehadetit janë përmendur ndër shumë shembuj që ekzistojnë në realitet.
Këtu posaçërisht tërheqim vërejtjen në një gjë, për të cilën dikush do të mendojë se i takon gjërave të përmendura më parë, edhe pse kjo në esencën e vet e anulon kelimei shehadetin dhe nënkupton mohimin e teuhidit dhe Shpalljes. Pra, këtu bëhet fjalë për kënaqësinë me kufër dhe pakënaqësinë me Islam.
Ai i cili për shembull thotë: Konsideroj se ka thënë të vërtetën ai që ka mohuar kelimei shehadetin, ose ai që thotë: Konsideroj se nuk e ka thënë të vërtetën ai që ka shqiptuar kelimei shehadetin. Askush nuk duhet të dyshojë në kufrin e tij, madje edhe nëse këtë e ka thënë që ti hyjë në hatër dikujt (në rastin e parë). Ekzistojnë edhe shumë lloj aspektesh të deklarimeve, veprave dhe bindjeve, të cilat kanë peshë të barabartë me shembujt e përmendur dhe të cilat nxjerrin nga imani. Ja disa prej tyre:
Shembulli i parë: aspektet e kënaqësisë me kufër
1 - Pohimi se jobesimtarët - ateistët, renegatët dhe mushrikët - nuk janë jobesimtarë, ose dyshimi në mosbesimin e tyre, ose të pranohet si i vërtetë cilido drejtim i tyre jo-besimtar
Ai i cili e di se personi i caktuar, organizata a pjesëtarët e fesë së caktuar, janë në kufër të qartë dhe nuk i konsideron ata si jobesimtarë a renegatë duke thënë se drejtimet e tyre janë korrekte, ai ka hyrë në kufër së bashku me ta dhe është bërë sikurse edhe ata.
Mirëpo, ky parim kërkon sqarim dhe kujdes të madh gjatë aplikimit të tij.
Nga shkaku se ai, për të cilin thuhet se në këtë rast është bërë renegat, e ka ditur realitetin e atyre që i ka konsideruar si muslimanë e jo kafirë. Mirëpo, nëse ai nuk e ka ditur saktësisht të vërtetën e bindjes së tyre dhe se ata njëmend janë në kufër, atëherë nuk është e lejuar që të konsiderohet renegat që në fillim, por do ti shpjegohet në mënyrë të mirë realiteti i atyre jobesimtarëve, kështu që këtu të mos mbetet aspak dyshim, e nëse edhe pas kësaj ai përsëri mohon kufrin e tyre, atëherë do të konsiderohet renegat dhe kafir, sepse mohimi i kufrit të tyre, në realitet, paraqet pranimin e bindjes së tyre dhe pranimin e korrektësisë së tyre. Me kusht që duhet të kihet parasysh se kufri i disa sekteve është bërë i gjithënjohur mes njerëzve, siç janë hebrenjtë, të krishterët, mexhusijët etj. Andaj bëhet jobesimtar çdonjëri që mohon kufrin e tyre.
E, për sa i përket sekteve dhe drejtimeve jobesimtare për të cilat dihet pak mes njerëzve, duhet të kihet kujdes kur shpalljet për jobesimtar personi që pjesëtarët e tyre nuk i konsi-deron si jobesimtarë, derisa atij ti shpjegohen tërësisht detajet e atyre sekteve të cilat shpien në kufër. Veçanërisht duke pasur parasysh se një pjesë e atyre sekteve e konsiderojnë veten pjesëtarë të Islamit dhe para njerëzve të thjeshtë tregohen dhe argumentojnë se ata nuk mohojnë asgjë nga Islami. Dhe fshehin prej tyre, bile në fillim, atë që do të shkaktonte që ata të refuzojnë besimin e tyre, ku shihet qartë mohimi i çkado qoftë nga bazat e Islamit.
Kusht që ky lloj njerëzish të konsiderohet jobesimtar është edhe që pjesëtarët e sektit përkatës të jenë bërë jobesimtarë në gjërat rreth të cilave ulemaja është në pajtim se ai që i mohon del nga imani. E nëse këto janë gjëra për të cilat ulemaja e pranuar nuk kanë mendim unanim, disa mendojnë se ato nxjerrin nga imani e disa se nuk nxjerrin; në këtë rast nuk është e lejuar që të konsiderohen jobesimtarë ata të cilët këta pjesëtarë nuk i konsiderojnë jobesimtarë. Siç është rasti i konsiderimit të havarixhëve për jobesimtarë dhe i disa sekteve të tjera rreth riddetit të të cilëve ulemaja nuk ka mendim unanim. Këtu bën pjesë edhe ai që nuk e konsideron jobesimtar atë që qëllimisht nuk e kryen namazin, nëse nuk e ka mohuar obligueshmërinë e tij. Nëse plotësohen të gjitha këto kushte, e muslimani edhe përkundër tyre jobesimtarët nuk i kon-sideron për jobesimtarë dhe drejtimin e tyre e konsideron si drejtim të rregullt, ai atëherë është sikurse edhe vetë të kishte shqiptuar atë që i ka çuar ata në kufër, me çka e ka anuluar sheha-detin e vet të deklamuar para kësaj. E nga ana tjetër ai i mohon ajetet dhe hadithet që i konsiderojnë të tillët për jobesimtarë dhe me mohimin e këtyre argumenteve edhe vetë bëhet jobesimtar.
2 - Miqësimi me jobesimtarët dhe shprehja e pajtimit me besimin e tyre
Tanimë ke kuptuar se një nga domethëniet e shehadetit, se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, mohon ekzistimin e çdo hyjnije tjetër që meriton ti bëhet ibadet përveç All-llahut xhel-le shanuhu, krahas asaj që ai udhëzon në pranimin se këtë të drejtë e gëzon vetëm All-llahu xhel-le shanuhu. Këtë e vërtetojnë Fjalët e All-llahut xhel-le shanuhu:
Adhuroni vetëm All-llahun, e shmanguni nga djalli (taguti)! (En-Nahl: 36)
Prandaj, për realizimin e këtij shehadeti nuk mjafton që njeriu vetëm ta besojë All-llahun xhel-le shanuhu, por duhet të shmanget nga adhurimi i kujdo qoftë tjetër dhe të mohojë se kushdo qoftë tjetër meriton të adhurohet përveç All-llahut xhel-le shanuhu.
Përkitazi me këtë çështje ulemaja është në pajtim të plotë dhe rreth kësaj nuk ka diskutim. Gjithashtu, nuk është i diskutueshëm fakti se një nga karakteristikat më të shquara të jobesimtarëve është se ata nuk e adhurojnë All-llahun në mënyrë të drejtë, ngase ata në ibadet i shoqërojnë edhe të tjerët, duke i shtuar kësaj edhe atë se ata shpeshherë e mohojnë Shpalljen dhe e përçmojnë Resulull-llahun alejhis-selam, ose bëjnë gjërat që anulojnë kelimei shehadetin. Edhe këtu është në pajtim e tërë ulemaja islame.
Në bazë të këtyre dy fakteve të pakontestueshme ne caktojmë qëndrimin tonë ndaj armiqve të All-llahut xhel-le shanuhu dhe armiqve të fesë së Tij, që përputhet me kelimei shehadetin. Në mënyrë të qartë shohim kufirin të cilin muslimani nuk guxon ta kalojë assesi në marrëdhëniet dhe afarizmin e vet me jobesimtarët, në mënyrë që ta ruajë fenë dhe besimin e vet. Ky kufi nuk mund të shquhet tek ai që është i kënaqur me besimin e tyre dhe më kufrin e tyre. Prandaj, kur muslimani e kalon këtë kufi dhe u nënshtrohet jobesimtarëve duke konsideruar si të drejtë besimin e tyre të padrejtë, u ndihmon atyre me mundin e vet dhe materialisht dhe shoqërohet me ta, ndërkohë që nuk shoqërohet më me muslimanët dhe këta i flijon për ata, ky person është bërë njëri prej tyre, ka dalë nga feja e vet dhe është bërë jobesimtar, prej armiqve më të mëdhenj të All-llahut xhel-le shanuhu dhe Pejgamberit të Tij. Këtu bën përjashtim vetëm ai që është nën pushtetin jobesimtar dhe është i detyruar të veprojë kështu. Atij i urdhërojnë që të jetë i dëgjueshëm në kotësinë e tyre. E kërcënojnë se do ta vrasin nëse nuk i dëgjon dhe fillojnë ta torturojnë.
Në këtë situatë i lejohet që ta shprehë me fjalë pajtimin me ta, por zemra e tij duhet të mbetet e sigurt në iman. Edhe pse kjo nënkuptohetnga kelimei shehadeti, shumë ajete kuranore i urdhërojnë muslimanët që të ndërpresin shoqërimin me jobesimtarët dhe i obligojnë të kenë që ndaj tyre qëndrim armiqësor në çështjet e fesë. Shumë prej këtyre ajeteve tregojnë sheshit se ai që nuk vepron kështu gjendet në kufër dhe në riddet. Prandaj, nëse merr në konsideratë domethënien që tregon kelimei shehadeti dhe udhëzimet e qarta të ajeteve kuranore, do të shohësh se ky realitet nuk duhet të komentohet në mënyrë figurative. Këtu do të përmendim vetëm disa nga ato ajete, ngase ato janë të shumta edhe tejkalohen në numër vetëm ajetet nga që flasin për teuhidin dhe urdhrin për adhurimin e All-llahut xhel-le shanuhu:
a) Besimtarët mos ti marrin për miq kafirët (mohuesit), duke i lënë anash besimtarët. Ata që bëjnë këtë, nuk kanë çka të shpresojnë tek All-llahu. Këtë mund ta bëni vetëm për tu ruajtur nga ata - All-llahu u bën vërejtje për pezmin e Tij. Dhe të gjithë do të ktheheni tek All-llahu. (Ali Imran: 28)
Me këtë ajet All-llahu ua ndalon besimtarëve që ti marrin për miq, shokë dhe ashabë jobesimtarët krahas besimtarëve dhe na informon se ai që megjithatë e bën këtë, ai nuk do të gjejë mbrojtje tek All-llahu xhel-le shanuhu. Ibni Xheriri, duke komentuar këtë ajet, thotë: Kjo do të thotë: O besimtarë, mos i merrni jobesimtarët për ndihmës dhe mbështetje tuajën, duke ua miratuar fenë dhe duke u ndihmuar kundër muslima-nëve, përveç besimtarëve me të cilët mund të shoqëroheni, duke ua treguar atyre dobësitë që i kanë, sepse ai që vepron kështu nuk do të ketë kurrfarë ndihme nga All-llahu xhel-le shanuhu All-llahu xhel-le shanuhu ka hequr dorë prej tij dhe All-llahu nuk ka më asgjë me të, e as ai me All-llahun xhel-le shanuhu, ngase me këtë ka hequr dorë nga feja e vet dhe ka hyrë në kufër.
E për sa i përket fjalëve vetëm për tu ruajtur nga ata, kjo është sqaruar me ajetin përpos atij që është i detyruar me forcë (En-Nahl: 106), dhe kjo ka të bëjë me muslimanin që jeton në mesin e tyre i pafuqishëm tu kundërvihet, andaj sa për sy e faqe ua bën me dije se është me ta, por zemra e tij është e mbushur me iman dhe me urrejtje ndaj kufrit dhe armiqve të All-llahut xhel-le shanuhu. Ibni Xheriri thotë: Përveç që të ruheni prej tyre, por duke fshehur armiqësi, e jo duke marrë pjesë në kufrin e tyre dhe duke mos i ndihmuar në asnjë mënyrë kundër muslimanëve.
Për kufijtë e dhunës, që merren parasysh në këtë rast, do të bëhet fjalë më vonë.
b) O besimtarë! Mos i konsideroni për miq hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo që prej jush i konsideron ata për miq, ai është me ta. Me të vërtetë, All-llahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët. I sheh ti ata zemrat e të cilëve lëngojnë (nga hipokrizia) se si vrapojnë për të lidhur miqësi me ta duke thënë Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi. E, All-llahu do ti sjellë fitoren ose diçka tjetër nga ana e Tij, e prandaj, për atë që kanë fshehur në veten e tyre do të pendohen. (El-Maide: 51-52)
Pra, All-llahu xh. sh. na ndalon të miqësohemi me hebrenjtë dhe me të krishterët dhe na tërheq vërejtjen se ai që miqësohet me ta bëhet njëri prej tyre. Andaj, kush miqësohet me hebrenj-të, ai është hebre, e kush miqësohet me të krishterët, ai është i krishterë. Gjithashtu, kush miqësohet me cilindo kafir qoftë, ai së bashku me të është në kufër. Sepse njeriu pranon prej atij me të cilin shoqërohet dhe është i kënaqur me gjendjen e mikut të tij, prandaj gjendet në kufër sikurse edhe ai. Ibni Hatimi transmeton nga Muhammed bin Sirini se ka thënë: Abdull-llah bin Utbe ka thënë: Çdonjëri prej jush le të ruhet që të mos bëhet hebre a i krishterë, e të mos jetë as i vetëdijshëm për këtë. Andaj kuptuam se ai mendon në këtë ajet.
Vetëm shikoje arsyetimin e atyre të cilët janë bërë jobesimtarë duke u miqësuar me hebrenjtë dhe me të krishterët, arsyetimin të cilin All-llahu xhel-le shanuhu nuk ua ka pranuar - frikën e tyre nga ehli kitabët dhe nga pushteti i tyre, për pozitat dhe pasuritë e veta, për dynjallëkun e vet. Të menduarit për këtë të jep të kuptosh se këtu kemi të bëjmë me dhunë që mund të merret parasysh dhe me dhunë që nuk merret parasysh, për të cilën kemi premtuar se do të flasim pas citimit të këtyre ajeteve.
c) Ti i sheh shumicën nga ata që miqësohen me mohuesit. Me të vërtetë, e shëmtuar është ajo që i përgatisin ata vetes: që All-llahu të pezmatohet në ta dhe ti dënojë përherë. Sikur ti besonin ata All-llahut, Pejgamberit dhe asaj që i është shpallur atij, nuk do ti merrnin ata (mohuesit) për miq. Por, shumica prej tyre janë mëkatarë. (El-Maide: 80-81)
Nga këto ajete shihet se miqësimi i tyre me ta patjetër rezulton në mosbesimin e tyre, ngase All-llahu xhel-le shanuhu u ka premtuar atyre që miqësohen me ta hidhërimin e Vet dhe dëni-min e përhershëm dhe i ka informuar se besimtari nuk bën të miqësohet me ta, ngase jobesimtarët kanë sjellje armiqësore ndaj tyre.
Pastaj, shiko se si All-llahu xhel-le shanuhu mosmiqësimin me jobesimtarët e ka renditur si pjesë përbërëse të kelimei shehadetit, duke folur për imanin në All-llahun, Pejgamberin dhe në atë që i është shpallur atij.
ç) Lajmëroji (o Muhammed!) hipokritët për dënimin e mjerueshëm që i pret ata, të cilët miqësohen me mohuesit, e jo me besimtarët! A thua te ata kërkojnë fuqi, kur, me të vërtetë, e gjithë fuqia i përket vetëm All-llahut! (En-Nisa: 138-139)
Me këto ajete All-llahu xhel-le shanuhu miqësimin me jobesimtarë e konsideron si shenjën më të madhe të nifakut.
d) Nuk gjen njerëz që besojnë në All-llahun dhe në Ditën e Kiametit, e të ushqejnë dashuri ndaj atyre të cilët kundërshtojnë All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, madje qofshin ata (kundërshtarët) edhe etërit e tyre, ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. (El-Muxhadele: 22)
Me këtë ajet, All-llahu xhel-le shanuhu na informon se nuk ka besimtar që e do jobesimtarin dhe se ai që e do jobesimtarin nuk është besimtar. Nëse All-llahu xhel-le shanuhu i ka quajtur jobesimtarë ata të cilët i duan etërit e tyre, vëllezërit dhe farefisin që janë jobesimtarë, gjithsesi më parë do të jetë jobesimtar ai i cili miqësohet me jobesimtarë të tjerë.
dh) Me të vërtetë, ata që janë kthyer prapa (në mohim), pasi u është treguar rruga e drejtë, djalli i ka shpënë në mëkat dhe i ka ushqyer ata me shpresë të rrejshme. Kjo ngjet, ngase ata u thoshin atyre të cilët nuk e donin atë që e ka shpallur All-llahu: Ne do tju përulemi juve në disa gjëra, e All-llahu i di mirë fshehtësitë e tyre. E, (çka do të bëjnë) ata, kur engjëjt do tua marrin shpirtin atyre, duke i rrahur ata nëpër fytyrat dhe shpinat e tyre? Kjo është ngase ata pasuan atë që shkakton pezmin e All-llahut dhe që urrenin kënaqësinë (mënyrë e vdekjes) e Tij; e Ai, ua ka shkatërruar veprat e tyre. (Muhammed: 25-28)
Me këto ajete All-llahu xhel-le shanuhu na shpjegon se shkaku i riddetit dhe i kufrit të tyre është se u thonin jobesimtarëve: Ne do tju përulemi juve në disa gjëra. Prandaj nuk u ka sjellë kurr-farë dobie ajo që kanë ditur nga udhëzimi dhe e vërteta, pasi kanë thënë këto fjalë dhe u kanë premtuar armiqve të Islamit.
e) Ai, juve, madje, jua ka shpallur në Libër (Kuranin): kur të dëgjoni se mohohen argumentet e All-llahut dhe bëjnë tallje me to, atëherë mos rrini me ata, derisa të rrokin tjetër temë (përndryshe nëse rrini me ta), - ju atëherë jeni si ata. All-llahu do ti tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit. (En-Nisa: 140)
All-llahu xhel-le shanuhu na tërheq vërejtjen se në Librin e Vet u ka shpallur besimtarëve që të mos rrinë në shoqëri me ata që mohojnë shenjat e All-llahut xhel-le shanuhu dhe tallen me to, derisa të fillojnë ndonjë bisedë tjetër dhe se ai që rri me jobesimtarët, gjersa ata tallen me shenjat e All-llahut xhel-le shanuhu dhe i mohojnë ato, është si ata. Kjo ka të bëjë me ashabët të cilët kanë qenë vetëm në një qytet të muslimanëve. Atëherë si qëndron puna me ata që sot jetojnë në shtet islam, ndërsa jobesimtarët që përqeshin All-llahun dhe shenjat e Tij thirren në shtetin e tyre dhe merren si miq, ashabë dhe këshilltarë duke dëgjuar kufrin e tyre dhe duke ua lejuar të gjitha këto?! E në të njëjtën kohë dijetarët islamë persekutohen nga atdheu i tyre!!! Kjo është njëra nga mënyrat e kënaqësisë me kufër, e cila vepruesin e vet e largon nga imani dhe e shpie në kufër. Sepse heshtja në vendin ku përmenden gjërat që paraqesin kufër është argument i mjaftueshëm se ai person është në pajtim me ta.
Prandaj, besimtari është i obliguar të ruhet prej kësaj ashtu siç ruhet nga kufri dhe është i obliguar ti ikë ndejave të tilla, në mënyrë që të shpëtojë nga ndëshkimi i All-llahut xhel-le shanuhu. Atë nuk do të duhej ta pengonte frika se kështu ndoshta do të humbte pasurinë, pozitën, ose çkado qoftë tjetër në këtë botë, ngase më me rëndësi është të ketë frikë nga All-llahu xhel-le shanuhu.
Marrë nga libri: EL-IMAN: ERKÂNUHU HAKIKATUHU NEVAKIDUHU
Autori i librit: Dr. Muhammed Jasin
|