|
Ndoshta dikush prej atyre që miqësohet me jobesimtarët do të arsyetohet me atë se frikohet për pozitën e vet, për pasurinë e vet etj. Mirëpo, kjo nuk është arsye justifikuese, ngase All-llahu xhel-le shanuhu nuk e pranon këtë arsyetim, dhe nuk do ta shfajësojë këtë person.
Ç'do të thotë miqësimi me jobesimtarët?
Këto janë vetëm disa prej ajeteve që tregojnë qartë rene-gimin e atyre që miqësohen me jobesimtarët dhe me mushrikët dhe nga të cilët shihet mospërputhja ndërmjet miqësimit me ta dhe kelimei shehadetit. Dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se domethënia e miqësimit me jobesimtarët nuk është shpjeguar, për shkak se në të ngërthehen shumë gjëra dhe se nuk jemi në gjendje të përcaktojmë se cilat prej tyre nxjerrin nga imani e cilat jo. All-llahu xhel-le shanuhu nuk ndalon diçka që nuk është definuar qartë dhe që nuk është e njohur dhe nuk thotë se është jobesimtar ai që ka hyrë në diçka të paqartë dhe të padefinuar. Sepse në këtë rast urdhri dhe ndalesa e Tij nuk do të kishin kuptim dhe nuk do të ishte e mundur të aplikohen, e ai që beson në All-llahun xhel-le shanuhu dhe në cilësitë e Tij të përsosmërisë, këtë nuk do ta thoshte kurrë.
E, nëse dikush pyet: Çdo të thotë miqësimi (muvala)?
Dije se kjo fjalë është derivat i fjalës afërsi, intimitet dhe vilajet (miqësim). Miqësim do me thënë e kundërta e mosmiqë-simit, ndërsa mik e kundërta e armikut. Besimtarët janë miq të All-llahut xhel-le shanuhu për shkak të afërsisë me All-llahun xhel-le shanuhu që arrihet me përulje dhe me ibadet ndaj Tij, ndërsa armiqtë janë miq të tagutit dhe shejtanit për shkak të nënshtrimit urdhrave të tij dhe për shkak largimit të tyre nga All-llahu xhel-le shanuhu duke mëkatuar dhe duke i kundërshtuar urdhrat e Tij. Nga kjo kuptohet se miqësimi me jobesimtarët do të thotë afërsi me ta dhe shprehje e dashurisë ndaj tyre, me fjalë, me vepra dhe me nijet (qëllim). Ajetet kuranore kanë nxjerrë sheshit shumë gjëra me të cilat njeriu hyn në miqësim me jobesimtarët, e disa prej tyre janë:
1 - Pasimi i qejfeve (epsheve) të tyre, e All-llahu xhel-le shanuhu e ka ndaluar të pasohen ato. All-llahu xhel-le shanuhu thotë: As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre. Thuaju: Vetëm drejtimi i All-llahut është i drejtë! E, në qoftë se pas asaj diturie që të ka zbritur ty, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë prej dënimit të All-llahut ti nuk do të kishe kurrfarë mbrojtësi as kurrfarë ndihmëtari. (El-Bekare: 120)
2 - Nënshtrimi ndaj atyre në atë që urdhërojnë dhe që dëshirojnë ata. All-llahu xhel-le shanuhu thotë: O besimtarë, nëse u nënshtroheni atyre që nuk besojnë, do tju kthejnë gjurmëve tuaja dhe do të jeni të humbur. (Ali Imran: 149) ... Dhe mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë të (shkujdesur ndaj Nesh) (El-Kehf: 28)
... Me të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që të polemizojnë me ju. E nëse ju u përuleni atyre, atëherë edhe ju, me të vërtetë, jeni idhujtarë. (El-Enam: 121)
3- Dashamirësia ndaj tyre. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
Dhe, mos anoni nga ata që bëjnë zullum, meqë do tju përcëllojë zjarri. Ju nuk keni mbrojtës tjetër përveç All-llahut dhe nuk do të jeni të ndihmuar. (Hud: 113)
E animi nga ata do të thotë ti simpatizosh ata dhe të jesh i kënaqur me atë që ata bëjnë kundër muslimanëve.
4 - Lajkatimi, miklimi dhe intimiteti me ta në llogari të fesë. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, e të bëjnë (lëshime) edhe ata. (El-Kalem: 9)
5 - Shprehja e dashurisë ndaj tyre. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
Nuk gjen njerëz që besojnë në All-llahun dhe në Ditën e Kiametit, e të ushqejnë dashuri ndaj atyre të cilët kundërshtojnë All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. (El-Muxhadele: 2)
6 - Gostitja e jobesimtarëve dhe afërsia me ta, veçanërisht me sundimtarët e tyre.
7 - Këshillimi me ta për gjërat e rëndësishme.
8 - Marrja e jobesimtarit për mbrojtës, pranë besimtarit.
9 - Tu ndihmohet atyre në padrejtësi.
10 - Imitimi i jobesimtarëve në veprat, në adetet e tyre dhe në traditat e tyre.
11 - Nxitja e muslimanëve me metoda dhe me mjete të ndryshme që ti imitojnë ata në mënyrën e jetës.
12 - Huazimi i ligjeve dhe metodologjisë së tyre, nga pikëpamjet e shoqërisë dhe edukimit të të rinjve.
13 - Bashkëpunimi me ta në punët e tyre të këqija, në rea-izimin e planeve të tyre, inkuadrimi në organizatat dhe blloqet e tyre, spiunimi për interes të tyre, tu zbulohen atyre dobësitë dhe mangësitë e muslimanëve dhe fshehtësitë e popujve muslimanë dhe luftimi në anën e tyre.
14 - Garantimi për sigurinë e tyre, duke e ditur se All-llahu xhel-le shanuhu i ka braktisur ata. Besimi i funksioneve të larta njerëzve të tyre, e veçanërisht në ushtri dhe në institucione të rëndësishme shtetërore.
15 - Konsiderimi se janë të drejta dhe të bukura idetë, drejtimet dhe konceptimet e jetës së tyre, si dhe thirrja në to.
16 - Të konsiderohen dijetarët e tyre më të vlefshëm se ulemaja islame.
Ai tek i cili gjenden këto gjëra, a ndonjëra prej tyre, dhe kjo bëhet gjë e njohur dhe e zakonshme tek ai, ai vetë ka ardhur me argument se është i kënaqur me kufrin e jobesimtarëve, prandaj bëhet i njëjtë sikurse ata ose bëhet njëri prej tyre dhe asgjë nuk do të mund ta shpëtonte nga kufri, përveçse imani i sërishëm dhe ndërprerja e miqësimit me ta.
ÇFARË PRANOHET E ÇFARË NUK PRANOHET NGA ARSYETIMI NË KËTË SITUATË?
Ndoshta dikush prej atyre që miqësohet me jobesimtarët do të arsyetohet me atë se frikohet për pozitën e vet, për pasurinë e vet etj. Mirëpo, kjo nuk është arsye justifikuese, ngase All-llahu xhel-le shanuhu nuk e pranon këtë arsyetim, dhe nuk do ta shfajësojë këtë person. Të gjitha këto janë shkaqe të cilat i ka sjellë shejtani duke i hijeshuar ato, shkaqe që shfaqin besnikërinë ndaj kësaj bote dhe lakminë ndaj stolive të saj. Sepse All-llahu xhel-le shanuhu prej asnjërit nuk ka pranuar kurrfarë arsyetimi për shoqërimin e tyre me jobesimtarët, përveçse një arsyetimi; dhuna. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
Ai që mohon All-llahun, pasi që pat besuar - përpos atij që është i detyruar me forcë (që të mohojë), por zemra e tij është plotë besim, (për të nuk ka mëkat) - por për ata që e hapin zemrën për mohim, për ta ka zemërim nga All-llahu dhe për ta ka dënim të madh, sepse, ata e duan më shumë jetën e kësaj bote se jetën e botës tjetër, e All-llahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë mohuesit. (En-Nahl: 106-107)
Besimtarët mos ti marrin për miq kafirët (mohuesit), duke i lënë anash besimtarët. Ata që bëjnë këtë, nuk kanë çka të shpresojnë te All-llahu. Këtë mund ta bëni vetëm për tu ruajtur nga ata - All-llahu u bën vërejtje për pezmin e Tij. Dhe të gjithë do të ktheheni te All-llahu. (Ali Imran: 28)
As detyrimi i dhunshëm nuk vlen (si arsyetim) kur është në pyetje kënaqësia e zemrës dhe lojaliteti i brendshëm ndaj jobesimtarëve. Kjo nuk është e lejuar. Sepse All-llahu xhel-le shanuhu thotë: por zemra e tij është plot besim, ngase dhuna nuk ndikon në zemër, por arsyetimi pranohet nëse është i lidhur me shqiptimin me gjuhë dhe me zbatimin me vepra.
Andaj, ai që ka në zemër miqësinë dhe besnikërinë ndaj jobesimtarëve, ai gjithsesi është jobesimtar. E nëse këtë miqësim e shpreh haptazi me fjalë dhe me vepra, ndaj tij do të praktikohet sjellja si ndaj jobesimtarit dhe në ahiret vendbanimi i tij i përhershëm do të jetë në zjarr. Por nëse këtë nuk e shpreh as me fjalë as me vepra dhe (publikisht) i përmbahet dispozitave islame, atëherë ai e ka ruajtur pasurinë e vet dhe jetën e vet, por ky është munafik dhe do të jetë në fund të Xhehenemit.
KUFIJTË E DHUNËS QË MERRET PARASYSH
Cilët janë kufijtë e dhunës për të cilën mendohet këtu?
Shejhul islam Ibni Tejmije radijAll-llahu anhu thotë: I kam studiuar mendimet rreth dhunës (detyrimit të dhunshëm) dhe kam konstatuar se ato ndryshojnë varësisht nga dallimi i gjërave me të cilat ndërlidhet ajo dhunë. Sepse nuk është e njëjtë dhuna e cila të detyron të thuash fjalë që nxjerrin nga imani dhe detyrimi për të bërë kufër në rast të ofrimit të një dhurate ose pozite. Imam Ahmedi në mënyrë të qartë ka konfirmuar në shumë vende se detyrimi në kufër nuk mund të jetë vetemse me torturim përmes rrahjes dhe lidhjes, ndërsa kërcënimi vetëm me fjalë nuk është i mjaftueshëm. Gjithashtu ka thënë se gruaja e cila ia ka dhuruar mehrin burrit të vet, ka të drejtë ta kthejë atë, me kusht që ajo në esencë mos të ketë dhuruar mehrin e vet, por ta ketë dhënë nga frika se ai do ta shkurorë-zojë, ose do të sillet keq ndaj saj. Edhe në këtë rast frika nga shkurorëzimi ose nga trajtimi i keq konsiderohet si dhunë. Mirëpo, ky rast dhe raste të tjera të ngjashme me këtë nuk mund të merren parasysh kur është në pyetje kufri. Prandaj, nëse i robëruari frikohet se armiku nuk do ta lejojë të martohet ose se do ta ndajë nga gruaja, në këtë rast nuk ka të drejtë të shqiptojë fjalë kufri.
Pra, imam Ahmed bin Hanbeli mendon, e me këtë është në pajtim edhe Ibn Tejmije, se detyrimi për tu deklaruar si jo-besimtar, qoftë me fjalë, qoftë duke u miqësuar me jobesimtarët, nuk merret si i vlefshëm derisa të arrijë shkallën e torturi-mit me goditje ose të përpjekjes për vrasje etj. E për sa i përket gjërave të tjera më të lehta se kjo, siç janë mundësia për të ardhur në pushtet, në ndonjë pozitë që do ta caktojnë jobesim-tarët, ose frika për pasurinë, familjen, atdheun etj., të tëra këto nuk janë të lejuara dhe nuk do të trajtohen si arsyetim. Këtë mendim e mbështesin ajetet të cilat tanimë i kemi cituar, e të cilat ua ndalojnë besimtarëve miqësimin me jobesimtarët dhe këtë e konsiderojnë si shkas për renegim dhe mosbesim.
Në ajetin që pason All-llahu xhel-le shanuhu nënvizon se dashuria ndaj jetës së kësaj bote dhe sakrifikimi për të nuk do të jetë arsyetim para All-llahut xhel-le shanuhu, po qe se ai shqipton diçka nga fjalët apo punon diçka me të cilen bëhet jobesimtar. All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
Sepse, ata e duan më shumë jetën e kësaj bote se jetën e botës tjetër, e All-llahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë mohuesit. (Nahl: 107)
Në një ajet tjetër All-llahu xhel-le shanuhu kërcënon me ndëshkim ate që për mbrojtës të vet merr babanë a vëllanë e vet jobesimtar, e thotë:
O besimtarë! Mos e bëni mik babanë tuaj dhe vëllezërit tuaj, nëse ata më tepër e duan mohimin sesa besimin. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është zullumqar. (Et-Teube: 23)
Shih se si All-llahu xhel-le shanuhu nuk pranon që madje edhe farefisi më i afërt të jetë arsyetim për miqësim me jobesimtarët. E, nëse dashuria ndaj fëmijës nuk është arsyetim i mjaftueshëm për miqësim me armikun, atëherë si mund të jetë kjo dashuri ndaj pozitës, pasurisë dhe stolive të kësaj bote? All-llahu xhel-le shanuhu ka refuzuar arsyetimin me ato pretekste me të cilat njerëzit shpeshherë arsyetojnë lënien pas dore të asaj që All-llahu xhel-le shanuhu dhe i Dërguari i Tij kërkojnë prej tyre.
Thuaj: Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj, që e keni fituar, tregtia - për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë - dhe shtëpitë në të cilat e ndieni veten rehat, u janë më të dashura se All-llahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni derisa ta sjellë vendimin All-llahu. E, All-llahu nuk do ta udhëzojë në rrugën e drejtë popullin e korruptuar. (Et-Teube: 24)
Nuk ka dyshim se me miqësimin me jobesimtarët shprehet dashuria dhe simpatia ndaj tyre dhe se atyre u jepet përparësi kundruall dashurisë ndaj All-llahut xhel-le shanuhu, të Dërguarit të Tij dhe luftës në rrugën e Tij. Njësoj thuhet edhe në këtë ajet:
Nuk gjen njerëz që besojnë në All-llahun dhe në Ditën e Kiametit, e të ushqejnë dashuri ndaj atyre të cilët kundërshtojnë All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, madje qofshin ata (kundërshtarët) edhe etërit e tyre, ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. (El-Muxhadele: 22)
Pra, njeriu nuk ka arsyetim për miqësimin me jobesimtarët, nëse frikohet për pasurinë e vet, për fëmijët e vet, për gruan e vet, për familjen e vet etj., me çka arsyetohen shumica e njerëzve.
Shih se si ka e refuzuar All-llahu xhel-le shanuhu arsyetimin e atyre që janë miqësuar me hebrenjtë dhe me të krishterët kur patën thënë: Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi. All-llahu xhel-le shanuhu ka thënë:
O besimtarë! Mos i konsideroni për miq hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kush-do që prej jush i konsideron ata për miq, ai është me ta. Me të vërtetë, All-llahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë zullumqarët. I sheh ti ata, zemrat e të cilëve lëngojnë (nga hipokrizia), se si vrapojnë për të lidhur miqësi me ta duke thënë: Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi. E, All-llahu do ti sjellë fitoren ose diçka tjetër nga ana e Tij, e prandaj, për atë që kanë fshehur në veten e tyre do të pendohen. (El-Maide: 51-52)
Në situatë të tillë gjenden edhe sot shumë renegatë. Sa të ngjashme janë arsyetimet e jobesimtarëve të mëhershëm me arsyetimet e jobesimtarëve të sotëm! Do ti gjesh këta duke u arsyetuar njësoj si edhe të parët e tyre dhe duke iu frikësuar fatkeqësive nga të cilat druheshin edhe të parët e tyre. Ata thonë: Si të mos miqësohemi me jobesimtarët ose të mos kemi marrëdhënie të mira me këtë dhe më këtë njeri a me këtë e këtë parti, madje edhe në llogari të fesë, duke qenë se ajo ka mbështetje dhe mbrojtje nga fuqitë e mëdha, e ne nuk jemi në gjendje tu kundërvihemi atyre? Ose thonë: Si të mos e përfillim dëshirën e asaj dhe asaj fuqie, ndonëse dëshira e tyre është që ti mbysin muslimanët, tua prishin moralin, ti largojnë ata nga feja e tyre, dhe nga atdheu i tyre, si mund të bëjmë këtë?! Edhe vetë e dini se nuk jemi në gjendje të ekzistojmë asnjë moment në vendin ku jemi, nëse nuk u nënshtrohe-mi dëshirave të tyre, ngase ne nuk jemi në gjendje ti sakrifikojmë pozitat dhe privilegjet që gëzojmë!!!
E kjo, pasha All-llahun, është frikë e palejuar, ngase frikë duhet të kihet vetëm atëherë kur është në pyetje All-llahu xhel-le shanuhu dhe feja e Tij. E, tanimë ke kuptuar se në kufër hyn ai i cili e miraton këtë frikë për tjetërkënd përveç All-llahut xhel-le shanuhu. Njerëzit e tillë bëjnë kufër të dyfishtë, duke u miqësuar me jobesimtarët dhe duke u bërë ibadet (shprehje frike) atyre, gjë që nuk është e lejuar ti bëhet askujt tjetër përveç All-llahut xhel-le shanuhu.
Këto ajete dhe të ngjashme me to janë argument i qartë se All-llahu xhel-le shanuhu askujt nuk do tia arsyetojë miqësimin me jobesimtarët, përveç atij i cili do të gjendet në ndonjë situatë si ka qenë Ammar bin Jasiri, për shkak të cilit All-llahu xhel-le shanuhu ka shpallur ajetin ku thuhet: përveç atij që është i detyruar me forcë (që të mohojë), por zemra e tij është plotë besim, (për të nuk ka mëkat) Pra, kjo nënkupton që ai, mbi të cilin ushtrohet dhuna, të jetë nën pushtetin e jobesimtarëve, të cilët janë në gjendje edhe ta vrasin, ndërsa lehtësimet për mëkate vlejnë vetëm gjatë kohës së zgjatjes së këtyre dhunave. Dhe nuk është e lejuar që kjo të shfrytëzohet pas ndërprerjes së torturimit. E nëse përsëri fillojnë ta torturojnë, ai prapë mund ta përdorë këtë lehtësim. Transmetohet se Resulull-llahu alejhis-selam, pasi kishte kuptuar se në çfarë situate gjendej Ammari, i ka thënë: E, nëse kthehet, edhe ti kthehu.
Ibni Kudame thotë: E nëse konstatohet se ai i cili ka qenë nën dhunë nuk ka bërë kufër, menjëherë pas ndërprerjes së saj prej tij do të kërkohet që publikisht ta rrëfejë Islamin, e nëse e bën këtë, ai mbetet në Islamin e vet. E nëse me atë rast shfaq kufrin, ai do të konsiderohet jobesimtar që nga momenti kur i ka shqiptuar fjalët e kufrit. Ngase me këtë është konstatuar se ai është i kënaqur me kufër që nga momenti kur e ka shprehur këtë me dëshirën e vetë dhe pa kurrfarë dhune.
Por, ai që është i shtyrë të bëjë kufër a të miqësohet me jobesimtarë gjithsesi është më mirë të durojë dhe të mos e bëjë këtë, madje edhe nëse kjo shkakton vdekjen e tij.
Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Habbab ibën el-Eretti radijAll-llahu anhu: Iu ankuam të Dërguarit të All-llahut alejhis-selam (për persekutimet nga mushrikët) derisa po rrinte i mbështetur nën hije të Kabës, e ne i thamë: A nuk do të na ndihmosh, a nuk do të bësh lutje (dua)? Ai na tha: Më parë (para jush), për shkak të fesë e merrnin njeriun, ia hapnin një gropë, e vendosnin në të, e pastaj e merrnin sharrën dhe ia vendosnin në kokë dhe e përgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lëkurën me krehër hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotësojë këtë fe ashtu që kalorësi do të shkojë prej Sanasë deri në Hadrameu e nuk do të frikësohet prej askujt tjetër përveç prej All-llahut, dhe prej ujkut për kopenë e vet, mirëpo ju po nguteni-(nuk jeni durimtarë).
Këtë e vërteton edhe ngjarja me njerëzit e Uhdudit, e cila transmetohet nga Buhariu, e ku përmendet se çkanë bërë me besimtarët, por ata kanë duruar dhe kanë qëndruar fuqishëm në rrugën e All-llahut xhel-le shanuhu. Ata nuk i ka penguar hendeku i mbushur përplot me zjarr të flakëruar që ta ndjekin fenë e tyre, por kanë mbetur fuqimisht në të duke i sakrifikuar edhe jetët e tyre në këtë rrugë. Kjo që thamë është sqarim i Fjalëve të All-llahut xhel-le shanuhu:
Mallkuar qofshin ata që hapën hendeqe dhe që i mbushën me zjarr, me gjithfarë lëndë djegëse, (mallkuar qofshin ata!) kur u ulën pranë tij, dhe ishin prezent të asaj (që u bënë besimtarëve)! (Buruxh: 4-7)
Imam Kurtubi radijAll-llahu anhu thotë se ulemaja islame është në pajtim se nëse dikush është i shtyrë të bëjë kufër, e në vend të tij e zgjedh vdekjen, do të jetë më tepër i shpërblyer nga All-llahu xhel-le shanuhu se ai që e ka zgjedhur lehtësimin.
Marrë nga libri: EL-IMAN: ERKÂNUHU HAKIKATUHU NEVAKIDUHU
Autori i librit: Dr. Muhammed Jasin
|