|
Njeriu nuk mund të ketë teuhidin e plotë përderisa nuk dëshmon se nuk ka zot pos All-llahut, në këtë rast ai mohon çdo zotërim e pastaj të njëjtën ia përshkruan All-llahut. Sepse mohimi i plotë është zhdukje e plotë, ndërsa pohimi i plotë nuk pengon edhe pjesëmarrjen e dikujt tjetër në zotërim.
Definicioni i teuhidit dhe llojet e tij
Teuhidi gjuhësisht rrjedh prej foljes vehhade juvehhidu d.m.th. e ka bërë një gjë një.
Kjo nuk arrihet pos me mohim dhe pohim, mohimi i zotërimit nga çdo gjë tjetër dhe pohimi i të njëjtës All-llahut.
Ne themi: Njeriu nuk mund të ketë teuhidin e plotë përderisa nuk dëshmon se nuk ka zot pos All-llahut, në këtë rast ai mohon çdo zotërim e pastaj të njëjtën ia përshkruan All-llahut. Sepse mohimi i plotë është zhdukje e plotë, ndërsa pohimi i plotë nuk pengon edhe pjesëmarrjen e dikujt tjetër në zotërim.
Sikurse nëse thotë: Filani është në këmbë, ti këtu ke pohuar se ai është në këmbë por nuk do të thotë se vetëm ai është në këmbë, e nëse thotë: Asnjëri nuk është në këmbë, këtu ke mohuar plotësisht d.m.th. se nuk është në këmbë askush, e kur thotë: Asnjëri nuk është në këmbë pos Zejdit, këtu ti e ke veçuar Zejdin se vetëm ai është në këmbë, sepse ke mohuar se dikush tjeter është në këmbë. Kështu është kuptimi i Teuhidit.
Pra, kuptuam se teuhidi nuk mund të quhet teuhid përderisa në të nuk ka mohim dhe pohim.
Llojet e teuhidit bëjnë pjesë në një definicion të përgjithshëm, ai është: Njëshmëria e All-llahut ,subhanehu ue teala, me atë që i përket Atij. Llojet e teuhidit sipas asaj që i kanë përmend dijetarët janë tre lloje:
Teuhidi rububijeh (i zotërimit)
Teuhidi uluhijeh ( i ibadetit)
Teuhidi i cilësive dhe emrave të bukur të All-llahut.
Këtë e kanë kuptuar gjatë leximit, përcjelljes dhe shikimit në ajete dhe hadithe, ku e kanë parë se këto mund të jenë llojet e teuhidit dhe e kanë ndarë në këtë mënyrë.
Teuhidi rububijeh: Ky është: Njëshmëria e All-llahut ,subhanehu ue teala, në krijim, sundim dhe rregullim, sqarimi i kësaj është kështu:
E para: Sa i përket njëshmërisë së Tij në krijim, ajo është: All-llahu Vet është krijues i çdo gjëje dhe nuk ka krijues pos Tij.
Ka thënë All-llahu ,subhanehu ue teala,: A ka krijues pos All-llahut, i Cili ju furnizon prej Qiellit dhe Tokës, nuk ka zot pos Tij
(Fatir 3); poashtu ka thënë duke na bërë të qartë të kotën e zotërave të pabesimtarëve: Kush krijon ashtu si krijon All-llahu, a nuk po mendoni (en-Nahël 17).
Vetëm All-llahu ,subhanehu ue teala, është Krijues, ka krijuar çdo gjë dhe ka caktuar çdo gjë.
Krijimi i Tij përfshin çdo gjë, qoftë ajo prej veprave të Tij apo prej veprave të krijesave të Tij.
Mu për këtë shkak edhe imani plotësohet atëherë kur të besosh se All-llahu është Krijues i veprave të robërve të Tij, si dhe ka thënë: All-llahu ju ka krijuar juve dhe atë që veproni (es-Saffat 96).
Si jo, kur dihet se vepra e njeriut është prej cilësive të tij, e njeriu është krijesë e All-llahut, pra Krijuesi i një gjëjë është edhe Krijues i cilësive të tij, si dhe çështja se vepra e njeriut ndodh me fuqinë dhe dëshirën e plotë të njeriut, ndërsa këto të dyja (dëshira dhe fuqia) janë krijesa të All-llahut, e dihet se Krijuesi i shkakut është edhe Krijues i rezultatit.
Nëse dikush thotë: Si mund të pajtojmë këtë (njëshmërinë e All-llahut ,subhanehu ue teala, në krijim) kur krijimi ndonjëherë i përshkruhet edhe tjeterkujt pos All-llahut, sikurse ajeti: I Lartësuar qoftë më i Miri i krijuesve (el-Muminun 14), si dhe fjala e Resulull-llahut ,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, për piktorët:
e do të ju thuhet atyre: jipuni shpirt këtyre që i krijuat?
Përgjigje: Se çdokush pos All-llahut nuk krijon ashtu si krijon All-llahu, ngase ata nuk munden asgjënë ta bëjnë gjë, as ta ngjallin të vdekurin.
Krijimi i njeriut nuk bëhët ndryshe pos nëpërmjet transformimit apo ndryshimit të cilësive të një gjëje, e ajo në të vërtetë, prap është krijesë e All-llahut ,subhanehu ue teala,.
Piktori p.sh. nëse vizaton diçka, ai nuk ka bërë asgjë të re, gjënë më të madhe që ka bërë është se ka transformuar diçka në diçka tjetër, ashtu sikurse që dheun e bën në formë të deves apo zogut si dhe me ngjyrosjen e tij e transformon ngjyrën dhe fletën e bardhë në një vizatim të ngjyrosur, e në realitet edhe ngjyra edhe fleta e bardhë janë krijesa të All-llahut ,subhanehu ue teala,.
Ky është dallimi mes atij krijimi që i përshkruhet All-llahut dhe atij krijimi që i përshkruhet dikujt tjetër. Pra, vetëm All-llahu është i Vetmi i Cili mund të krijon.
E dyta: Njëshmëria e All-llahut me sundim. Ai është i Vetmi Sundues, Ai thotë: Qoftë i lartësuar Ai në dorë të të Cilit është sundim i, Ai është i Plotëfuqishëm mbi çdo gjë. (el-Mulk 1); poashtu ka thënë: Thuaj: Në dorë të kujt është mbisundimi i gjithçkaje? Ai mbron çdo gjë, ndërsa kundër të Cilit nuk ka asnjë mbrojtës
. (el-Muminun 88).
Sunduesi i plotë që përfshin çdo gjë në Gjithësi është All-llahu , subhanehu ue teala,.
E nëse sundimi i përshkruhet edhe dikujt tjetër, ky sundim është sundim sipërfaqësor, sikurse thotë All-llahu ,subhanehu ue teala,:
ose aty ku ju i sundoni (posedoni) çelësat
(en-Nur 61); poashtu ka thënë: Përveç me bashkëshortet e tyre ose ato që i kanë nën sundimin (pronësinë) e tyre (el-Muminun 6), e kështu me rradhë ku aludohet se edhe dikush tjetër paska sundim (pronësi).
Por ky sundim nuk është i plotë sikurse sundimi i All-llahut ,subhanehu ue teala, por ai është sundim i mangët dhe i kufizuar.
Kur është e mangët atëherë ajo nuk përfshin çdo gjë, pasuria e cila është nën sundim të Zejdit nuk mund ta ketë edhe Amiri dhe atë që është nën sundim të Amirit nuk mund ta ketë Zejdi.
Poashtu thamë se ky sundim është edhe i kufizuar, ngase njeriu nuk mund të bën me atë që sundon pos asaj që ia ka lejuar All-llahu ,azze ue xhel-le, në të.
Për këtë shkak Resulull-llahu ,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka ndaluar te humbet pasuria për së koti, dhe All-llahu ,subhanehu ue teala, ka thënë: Dhe mos e leni në dorë të mendjelehtëve pasurinë të cilën All-llahu e ka bërë mjet jetese për ju
. (en-Nisa 5).
Këto janë argumente se sundimi i njeriut është i mangët dhe i kufizuar, për dallim të sundimit të All-llahut ,azze ue xhel-le, sundim i cili është i përgjithshëm që përfshin çdo gjë dhe sundim i cili është i pakufizuar, ngase All-llahu ,azze ue xhel-le, bën me të çtë dojë dhe nuk pyetet për të e ne do të pyetemi.
E treta: Zotërimi. All-llahu ,subhanehu ue teala, është i Vetmi i Cili zotëron, Ai i zotëron krijesat e Tij, a i zotëron Q iejt dhe Tokën, ashtu si ka thënë: Ja, vetëm Atij i takon krijim i dhe zotërim i, i Lartë është All-llahu, Zoti i botërave. (el-Araf 54).
Ky zotërim është i plotë, pa të nuk bëhet gjë dhe atë nuk e kundërshton gjë.
E zotërimi i cili është te disa njerëz, sikurse zotërimi i njeriut mbi pasurinë, fëmijtë, shërbëtorët etj. ai është zotërim i ngushtë, i kufizuar dhe i përcaktuar.
Me këtë që sqaruam deri këtu po shohim vërtetësinë e fjalës tonë për teuhidin se ai është: Njëshmëria e All-llahut ,subhanehu ue teala, në krijim , sundim dhe rregullim.
Lloji i dytë. Teuhidi Uluhijeh: Ai është: Njëshmëria e All-llahut ,azze ue xhel-le, me adhurim (ibadet).
Ashtuqë njeriu të mos merr tjetër pos All-llahut ,subhanehu ue teala, për ta adhuruar dhe për tu afruar tek ai ashtu si adhuron All-llahun dhe afrohet tek Ai.
Në këtë lloj të teuhidit kanë devijuar idhujtarët të cilët i ka luftuar Resulull-llahu ,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe e ka lejuar gjakun e tyre, pasurinë, tokën, shtëpitë, robërimin e grave dhe familjeve të tyre.
Ky është teuhidi me të cilin janë dërguar pejgamberët, me të cilin janë zbritur Librat bashkë me dy llojet tjera, teuhidin rububijeh dhe atë të emrave të bukur dhe cilësive të All-llahut ,subhanehu ue teala,.
Ky është ai lloj i teuhidit për të cilin janë munduar më së shumti pejgamberët me popujt e tyre, janë munduar që ta mësojnë njeriun se nuk guxon të drejtohet me ndonjë lloj të ibadeteve dikujt tjetër pos All-llahut ,xhel-le shenuhu,. Nuk guxon ti drejtohet as ndonjë meleku të afërt, ndonjë pejgamberi të dërguar, ndonjë evlijasë dhe askujt prej krijesave.
Ngase adhurimi nuk është i vërtetë pos për All-llahun ,azze ue xhel-le, e kush e len këtë pas dore ai është mushrik (idhujtar) dhe kafir (pabesimtar) edhe nëse e pranon teuhidin rububijeh dhe teuhidin e emrave dhe cilësive të All-llahut ,xhel-le shenuhu,.
Poqese dikush beson se All-llahu është krijues, sundues, zotërues i çdo gjëje dhe beson se ato emra dhe cilësi i përkasin vetëm Atij, por ai pos All-llahut adhuron edhe dikënd tjetër, këtij njeriu nuk i bën dobi besimi i tij në atë që e thamë.
Nëse një njeri e beson teuhidin rububijeh dhe atë të emrave dhe cilësive të All-llahut me një besim të plotë, por shkon te ndonjë varr dhe e lutë atë, ose therrë kurban për të me qëllim të afrimit tek ai, dije se ky njeri është mushrik, kafir dhe do të jetë përgjithmonë në Zjarr.
All-llahu ,subhanehu ue teala, ka thënë: Ai i cili i ka bërë All-llahut shok, All-llahu ia ka ndaluar këtij Xhennetin, e vend i këtij është Zjarri, atë ditë zullum qarët nuk do të kenë ndihmëtarë. (el-Maide 72).
Atë që e din secili i cili e lexon Librin e All-llahut ,azze ue xhel-le, se idhujtarët gjakun e të cilëve e kishte lejuar Resulull-llahu ,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, si dhe pasurinë e tyre, poashtu edhe robërimin e grave dhe familjeve të tyre, të njejtit këta besonin se All-llahu është Krijues i Vetëm dhe nuk dyshonin në të, por nga shkaku se ata adhuronin edhe dikënd tjetër pos All-llahut, u bën idhujtarë dhe merituan atë që merituan.
Lloji i tretë, teuhidi i emrave të bukur dhe cilësive (Teuhidul esmai ue sifat).
Ky është: Njëshmëria e All-llahut ,xhel-le shenuhu, me atë që e ka emërtuar apo cilësuar Vetveten në Kuran apo në Sunnetin e Resulull-llahut ,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,. Kjo bëhet ashtuqë pohojmë çdo emër dhe cilësi të cilën e ka vërtetuar All-llahu pa kurrfarë ndryshimi, mohimi, përngjasimi apo përshkrimi të mënyrës.
Është patjetër të besohet ajo me të cilën All-llahu ,subhanehu ue teala, e ka emërtuar ose cilësuar Vetveten në mënyrën e vërtetë si kuptohen ato emra dhe cilësi e jo si alegori, edhe atë pa kurrfarë përshkrimi të mënyrës apo përngjasimi.
Në këtë lloj të Teuhidit kanë devijuar shumë njerëz nga ky ummet të cilët drejtohen kah Kibla dhe të cilët thonë se janë musliman.
Devijimi i tyre është në disa aspekte: ka prej tyre të cilët e kanë tepruar në mohim apo pastrim, me të cilën gjë edhe dalin prej Islamit, ka prej tyre të cilët janë mesatar dhe ka që janë afër Ehlu Sunnetit.
Besimi i Selefit në këtë lloj të Teuhidit është që All-llahu të emërtohet dhe cilësohet me atë që Ai Vet e ka emërtuar apo cilësuar Vetveten duke i kuptuar ato emra dhe cilësi ne kuptimin e drejtë të tyre pa kurrfarë ndryshimi, mohimi, përngjasimi apo përshkrimi të mënyrës.
Shembull për këtë: All-llahu ,subhanehu ue teala, e ka emërtuar Veten e Tij el-Hajjul Kajjum (I Gjalli i Përjetshmi), e ne e kemi obligim të besojmë se el-Hajj është emër prej emrave të All-llahut ,azze ue xhel-le,, dhe e kemi obligim të besojmë në atë që kuptohet prej këtij emri d.m.th. kuptojmë Jetën e plotë të cilën nuk e ka paraprirë asgjëja dhe nuk e pret mbarimi.
Poashtu i Lartësuari e ka emërtuar Vetveten me Semiië(Dëgjues), e ne e kemi obligim të besojmë se Semiië është emër prej emrave të All-llahut ,xhel-le shenuhu, dhe të besojmë në të njëjtën kohë se dëgjimi është edhe cilësi prej cilësive të Tij.
Kjo është ajo që kuptohet prej këtij emri dhe kësaj cilësie, e ai që thotë se është Dëgjues pa dëgjim ose ka dëgjim por nuk dëgjon, kjo është diçka jonormale, krahaso edhe vet!!
Shembull tjetër: Thotë All-llahu ,subhanehu ue teala,: Jehuditë thanë dora e All-llahut është e shtrënguar. Qofshin të lidhura duart e tyre dhe qofshin të m allkuar për atë që u nxorri goja, përkundrazi Dy Duart e Tij janë gjërësisht të shtrira
. (el-Maie 64).
Këtu All-llahu ,subhanehu ue teala, tha: Dy Duart e Tij janë gjërësisht të shtrira
, d.m.th. ia vërtetoi Vetvetes dy duar që qenkan të shtrira, e shtrirja në këtë rast ka për qëllim dhënien e tepërt.
Neve këtu na bëhet obligim të besojmë se All-llahu ,azze ue xhel-le, ka dy duar me të cilat dhuron shumë të mira, ku edhe e kemi obligim që me zemrat tona mos të bëjmë paramendime e as të mos flasim diçka rreth atyre duarve, sikurse të tregojmë mënyrën e atyre duarve apo ti përngjasojmë me duart e krijesave, sepse All-llahu ,xhel-le shenuhu, ka thënë: Atij nuk i përngjason gjë, Ai është Semiië(dëgjues) dhe Besiir (që sheh çdo gjë). (esh-Shuura 11); Poashtu thotë: Thuaj: Zoti im ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, qofshin haptas apo fshehtas. Ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi ti mvishni All-llahut shok pa patur kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk dini. (el-Araf 33); si dhe thotë: Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, sepse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi. (el-Isra 36).
Ai i cili mundohet ti perngjasojë këto dy duart, ai e ka përgënjeshtruar ajetin: Atij nuk i përngjason gjë, Ai është Semiië(dëgjues) dhe Besiir (që sheh çdo gjë). Dhe e ka kundërshtuar urdhërin e Zotit ,xhel-le shenuhu, ku thotë: Mos shpikni përngjasim e për All-llahun
. (en-Nahël 74).
Ai i cili dëshiron të tregon mënyrën e këtyre duarve, çfarëdo mënyre qoftë ajo, ky ka thënë për All-llahun atë që nuk din dhe i është qasur asaj për të cilën nuk ka njohuri.
Po sjellim një shembull tjetër lidhur me cilësitë e All-llahut ,azze ue xhel-le,: qëndrimi i Tij mbi Arsh (Fron). All-llahu ka vërtetuar se Ai qëndron mbi Arsh, duke
1 Duke menduar se disa emra dhe cilësi nuk përkojnë m e All-llahun ,azze ue xhel-le, (sh.p.)
2 Pasuesit e Sunnetit të Resulull-llahut ,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem , (sh.p.)
3 Tri gjeneratave të para të Islam it të cilët e kanë ditur Islam in më së miri ngase kanë qenë më afër kohës së Resulull-llahu sal-lall-llahut alejhi ue sel-lem(sh.p.) e përmend këtë shtatë herë në Kuran, me fjalën:Isteva (qëndroi, u ngrit) dhe fjalën: alel A rsh (mbi Arsh).
Kur të kthehemi në gjuhën arabe e shohim se kur fjalën isteva e pason pjesëza ala kuptimi është lartësi dhe ngritje. Ashtuqë kuptimi i fjalës së All-llahut: I Mëshirshmi i cili u ngrit mbi Arsh (Taha 5) dhe gjitha ajetet si ky, është se All-llahu ,subhanehu ue teala, është ngritur me një ngritje që është e posaçme vetëm për Të, jo si ajo e njohura për neve.
Kjo ngritje është e vërtetuar për All-llahun në kuptimin e vërtetë, dhe themi:
Ai është i ngritur me një ngritje që vetëm Atij i përkon, nuk i perngjan ngritjes së njeriut mbi shtratin e tij, as lartësisë së tij mbi kafshët e as ngritjes së tij mbi anije të cilën e ka përmend All-llahu ,xhel-le shenuhu,, ku thotë:
dhe ka sjellë për juve anije dhe bagëti mbi të cilat udhëtoni, me qëllim që ju të hipni në to të sigurtë dhe pastaj që të përkujtoni Mirësinë e Zotit tuaj, kur të hipni në to dhe të thoni: Lavdi i qoftë Atij i Cili e ka nënshtruar këtë për ne dhe ne kurrë nuk do të mund ta kishim atë. Me të vërtetë që te Zoti ynë do të kthehemi. (ez-Zuhruf 12-14).
Për atë, ngritja e një krijese mbi diçka nuk mund ti përngjason ngritjes së All-llahut ,subhanehu ue teala, ngase Atij nuk i përngjet asgjë.
Ka gabuar shumë ai i cili thotë se kuptimi i fjalës isteva (u ngrit) është istevla (e mbisundoi), sepse kjo është ndryshim i fjalëve nga vendi i duhur dhe kundërshtim i koncenzusit të shokëve të Muhammedit ,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe Tabiinëve (pasuesit e sahabeve).
Pastaj nga kjo patjetërsohen edhe shumë gjëra të cilat nuk mund ti nxjerr goja e besimtarit kur është fjala për All-llahun ,azze ue xhel-le,.
Kurani Famëlartë padyshim se ka zbritur në gjuhën arabe, thotë All-llahu ,subhanehu ue teala,: Ne e kemi bërë atë Kuran në arabisht, ashtuqë ju të mendoni. (ez-Zuhruf 3).
Kuptimi i fjalës për të cilën po flasim, në gjuhën arabe e ka kuptimin e ngritjes dhe përqëndrimit. Kuptimi i fjalisë: isteva alel Arsh d.m.th. u ngrit mbi të me një ngritjë e cila i përkon Madhërisë dhe Lartësisë së Tij.
Ai që thotë se isteva është me kuptim të istevla, siç thamë, ky ka ndryshuar fjalën nga vendi i duhur sepse e ka mohuar kuptimin në të cilin aludon gjuha e Kuranit -që është lartësimi- dhe ka vërtetuar kuptim tjetër të kësaj fjale, kuptim që është i kotë.
Pastaj tri gjeneratat e para të Islamit (Selefi) janë të një mendimi për kuptimin e kësaj fjale dhe nuk transmetohet as një shkronjë prej tyre ku e kundërshton këtë kuptim që e treguam ne.
Kur në Kuran na vjen një fjalë, dhe nga komentimi i Selefit nuk transmetohet se ajo kuptohet ndryshe, atëherë ajo kuptohet ashtu si është, ngase edhe ata e kanë kuptuar në atë mënyrë.
E nëse thotë dikush: A ka ndonjë fjalë të qartë prej selefit ku e kanë komentuar fjalën isteva me ngritje?
Themi: Po, ka aso transmetime, mirëpo edhe po të mos kishte pasur, esenca është se Kurani dhe Sunneti kuptohen sipas gjuhës arabe, dhe mund të thuhet se kështu e kanë kuptuar edhe Selefi.
Sa i përket se nëse thuhet se isteva e ka kuptimin e istevla, patjetërsohen edhe gjëra tjera, ajo është:
1. Se Arshi para krijimit të qiejve dhe Tokës nuk paska qenë pronë e All-llahut, azze ue xhel-le, sepse All-llahu ka thënë: Me të vërtetë Zoti juaj, All-llahu i Cili krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, e pastaj isteva (u ngrit)
(el-Araf 54), d.m.th. All-llahu ,xhel-le shenuhu, nuk paska qenë Sundues i Arshit para krijimit të qiejve dhe Tokës.
2. Sipas kësaj atëherë kemi të drejtë të themi se All-llahu u ngrit mbi Tokë (me kuptim se e mbisundoi) apo mbi çkado qoftë prej krijesave të Tij, e kjo padyshim se është kuptim i pabazë dhe nuk i përkon All-llahut ,subhanehu ue teala,.
3. Është ndryshim i fjalëve nga vendi i duhur.
4. Është kundërshtim i koncenzusit të Selefit All-llahu qoftë i kënaqur me ta.
Shkurtimisht për këtë lloj të teuhidit teuhidit të emrave dhe cilësive-: e kemi obligim të përshkruajmë për All-llahun, subhanehu ue teala, atë që ia ka përshkruar Ai Vetvetes ose ia ka përshkruar Muhammedi ,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke i kuptuar ato në kuptimin e vërtetë pa kurrfarë ndryshimi, mohimi, përngjasimi apo përshkrimi të mënyrës së tyre.
Marre nga libri: Fetva rreth shtyllave të Islamit
Autori i librit: Muhammed bin Salih el-U thejmin
|