Kush e fyen ndonjërin prej Sahabeve dhe gjatë kësaj pretendon se Aliu është zot, apo se ai ishte pejgamber, se Xhibrili a.s ka gabuar gjatë dërgimit të shpalljes etj, rreth këtij personi nuk ka ndonjë dyshim se është në kufër. Madje nuk ka dyshim mbi kufrin e atij i cili dyshon në kufrin e këtij të fundit.
Njashtu ai i cili thotë se Kur’ani është i mangët për disa ajete, apo janë fshehur disa prej tyre; apo nëse pretendon se ai ka interpretime të fshehta të cilat ua largojnë obligimet e jashtme prej veprave etj, këta quhen Keramitë dhe Batinij. Ka prej tyre të cilët besojnë në reinkarnimin e shpirtrave. Rreth kufrit të tyre nuk ka aspak dyshim.
Nëse fyen duke mos folur për drejtësinë e tyre as për fenë e tyre; nëse e cilëson ndonjërin prej tyre me koprraci apo frikë; apo se ka dituri të paktë apo se nuk ka zuhd etj, ky është person i cili meriton të dënohet me rrahje për t’u edukuar. Nuk gjykojmë mbi kufrin e tij për këtë fjalë, dhe në këtë kuptim barten fjalët e dijetarëve të cilët nuk e konsiderojnë kafir fyesin e Sahabeve.
Sa i përket atij i cili i mallkon dhe i fyen keq në përgjithësi të gjithë, kjo është çështje polemike, ngase ky mallkim është mes mallkimit i cili është si rezultat i mllefit ndaj tyre dhe mallkimit i cili është nga besimi.
Ai i cili e kalon kufirin dhe e tepron duke thënë: ata dolën nga feja pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.s përpos një grupi të vogël të cilët janë pak më shumë se dhjetë dhe se shumica prej tyre u bënë fasika, edhe rreth kufrit të këtij personi nuk ka dyshim, ngase ai është përgënjeshtrues ndaj teksteve Kur’anore ku Allahu i Lartësuar përmend se është i kënaqur prej tyre, ku i lavdëron. Madje edhe ai i cili dyshon në kufrin e këtij të fundit bën kufër, ngase kufri i tij është bindshëm i qartë.
Kuptimi i kësaj fjale është se transmetuesit e Librit të Allahut dhe Sunnetit janë kafira dhe fasika. Kjo është në kundërshtim me kuptimin e ajetit: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.” (Ali-Imran -110).
Ndërsa më të mirët prej tyre janë nga gjenerata e parë: e si mund që shumica prej tyre të jenë kafira apo fasika?! Sipas kuptimit të fjalëve të tyre ky umet është umeti më i keq dhe se të parët e këtij umeti janë më të këqinjtë. Kufri i këtij është prej çështjeve të njohura në mënyrë detyrimore në fenë Islame. Mu për këtë shumica të cilët i thonë këto fjalë janë ZINDIKË.
Pra prej llojeve të njerëzve të cilët i fyejnë Sahabet ka edhe të tillë rreth kufrit të të cilëve nuk ka dyshim; ka prej tyre të cilët nuk gjykohen me kufër dhe ka të tillë rreth dispozitës së të cilëve ka dyshim. Mirëpo këtu nuk është vendi për detajizime.
I përmendëm edhe këto mesele sepse këto i plotësojnë fjalët për të cilat e shkruam këtë libër.
Kjo është ajo e cila na u lehtësua për ta përmendur në këtë temë. E përmendëm atë të cilën Allahu na e mundësoi në kohën që e kishim para nesh.
Allahu i Lartësuar e bëftë këtë për fytyrën e Tij dhe që të sjellë dobi me të. Ai na udhëzoftë për të vepruar me atë që është i kënaqur prej fjalëve dhe veprave.
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut mbi Muhamedin, zotëriun dhe të dashurin tonë, mbi familjen dhe shokët e tij.
Marrë nga libri: es-Sarimul Meslul (Së shpejti ky libër do të botohet në gjuhën shqipe)
Shejhul Islam Ibn Tejmijje
Përktheu: Rexhep MEMISHI
Teuhid.NET
www.teuhid.net



