10 Mëkatet e Demokracisë

Ky është një shqyrtim i shkurtër që sqaron disa nga efektet shkatërruese dhe të rrezikshme që rezultojnë nga zhytja në moçalin e demokracisë me të cilën shumë njerëz janë mashtruar për shkak të vendosjes së shpresave të tyre në të, edhe pse është qartë kundër metodologjisë së Allahut,

siç edhe do ta sqarojmë më poshtë në këtë studim të shkurtër, sidomos për shkak të përvojave të hidhura me të cilat janë ndeshur njerëzit që janë mashtruar nga loja e saj dhe ku aspektet e mos ngopjes dhe divergjencave janë shfaqur.

1. Ky sistem na bën ta harrojmë konfrontimin në sjellje midis xhahiljetit dhe Islamit, midis hakut dhe batilit, sepse ekzistenca e njërës prej tyre lejon shuarjen e tjetrës, nuk është madje e mundur që të dyja të përzihen me njëra tjetrën.
Secili që mendon se përmes zgjedhjeve të përgjithshme, fraksionet e xhahiljetit do t’ia dorëzojnë të gjitha institucionet Islamit, gabohen ngase kjo është qartë në kundërshtim me racionalen, nash dhe sunen (mashtrim ndaj Allahut) që ka ndodhur edhe tek popujt e mëhershëm.

“Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e Allahut kurrë nuk do të hasësh devijim.” (Fatir, 43)

2. Sistemi i demokracisë shkakton prishje të akides së vërtetë të cilën e besonte dhe praktikonte Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, dhe Sahabët e fisnikë. Do të shkaktojë përhapjen e bid’atit për të mos studiuar dhe për të mos ua mësuar njerëzve akiden e vërtetë, sepse këto mësime shkaktojnë përçarje brenda anëtarëve të partive. Në fakt, mund të ndodhë që dikush të largohet nga partia ngase asisoj do të reduktohej numri i përgjithshëm i votave dhe votuesve.

3. Sistemi i demokracisë nuk bën dallim midis dijetarit dhe injorantit, midis besimtarit dhe jobesimtarit, dhe midis mashkullit dhe femrës, sepse ata të gjithë kanë të drejtën e njëjtë të flasin pa mos shikuar përparësitë nga pikëvështrimi i Sheriatit, ku Allahu Te’Ala thotë:

“Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” (Zumer, 9)

Dhe Allahu Te’Ala gjithashtu thotë:

“A mos është ai që ishte besimtarë, sikurse ai që ishte jasht rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.” (Sexhde, 18)

"A do ti bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?" (Kalem, 35)

"Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?" (Kalem,36)

4. Ky sistem shkakton përçarje në mesin e aktivistëve të davetit dhe Xhematit Islam, sepse një pjesë e tyre do të zhyten dhe do të vazhdojnë brenda këtij sistemi (deshën apo nuk deshën) që do t’i bënte ata të përkrahin dhe mbrojnë atë si dhe të përpiqen të bëjnë emër të mirë, dhe nga ana tjetër bëhen kundër çdokujt që kundërshtohet nga ky sistem, ndërsa në të njëjtën kohë ata përkrahin dhe mbrojnë çdonjërin që është i përkrahur dhe i mbrojtur nga ky sistem. Andaj, fetvatë në fund ndryshohen pa ndonjë siguri midis atyre që lejojnë dhe ndalojnë, midis atyre që lavdërojnë dhe kritikojnë.

5. Nën hije të sistemit demokratik çështja el-vela dhe el-bera bëhet e paqartë dhe e mjegullt dhe për shkak të kësaj ka njerëz që e përqafojnë dhe janë të futur në këtë sistem duke u orvatur të arsyetojnë më thëniet se mosmarrëveshjet e tyre me partitë socialiste, bathiste apo partitë tjera sekulare janë të kufizuara në mosmarrëveshje vetëm në aspekt të platformave, e s’janë mosmarrëveshje në kuptim të menhexhit dhe se kjo nuk është shumë e ndryshme nga mosmarrëveshjet që kanë ndodhur midis katër medh’hebve. Kështu që bëjnë marrëveshjes që të mos e bëjnë tekfir njëri-tjetrin dhe mos të tradhtohen mes veti, e për shkak të kësaj thonë ata, le të ekzistojnë mosmarrëveshje por të mos lejojmë që ato ta prishin dashurinë dhe afeksionin që kemi mes veti!!!

6. Ky sistem synon themelimin e një konfederate iluzionesh më partitë sekulare, siç edhe po ndodh.

7. Është shumë qartë për njerëzit që futen ne moçalin e demokracisë, se qëllimet e tyre janë të plasaritura, ngasë çdo parti tenton dhe synon të mbrojë grupin e vet, por edhe bën çmos në kuptim të përdorimit të mjeteve dhe mundësive që të mblidhen dhe të ndikojnë masat e njerëzve, sidomos mjetet e mediumeve në të cilat toni fetar është vetëm brenda bisedave, dhënies së këshillave, lëmoshës dhe të tjerave si këto.

8. Zhytja në moçalin e demokracisë gjithashtu do të rezultojë në dëmtimin e vlerave fisnike të ahlkakut (moralit) siç janë sinqeriteti, transparenca, përmbushja e premtimeve, por edhe parandalimin e gënjeshtrave, shtirjeve dhe thyerjes së premtimeve.

9. Andaj demokracia gjithashtu do të prodhojë karaktere mendjemëdhenjsh që i nënçmojnë të tjerët, si dhe se që secili të mburret me pikëpamjen e tij ngase ajo që shndërrohet të jetë më e rëndësishme është mbrojtja e saj (pikëpamjes). Allahu Te’Ala thotë:

“E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar për vete.” (Mu’minun, 53)

10. Nëse shikojmë dhe analizojmë më thellë, pranimi dhe betimi në demokraci do të thotë goditje më thikë ndaj të Dërguarve dhe misionit të tyre, sepse nëse haku (e vërteta) duhet të deduktohet nga zëri i shumicës së njerëzve, atëherë nuk ka kuptim në dërgimin e Pejgamberëve që ta kundërshtojnë shumicën e njerëzisë të cilët thërrasin në akide të gabuara, që devijojnë dhe kanë tradita të xhahilijetit.

Hits: 689
Comments (0)Add Comment

Write comment
bolditalicizeunderlinestrikeurlimagequote SmileWinkLaughGrinAngrySadShockedCoolTongueKissCry
smaller | bigger

busy